Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Hasan el Basri thote

Hasan el Basri Allahu e mëshiroftë thotë:

U ndala tek një shitës në Meke për të blerë një rrobë, ai filloi duke e lavdëruar e duke u betuar, e tërhiqja afër vetes dhe i thashë, nuk e meriton me ble diçka prej teje, dhe e bleva nga dikush tjetër.

Pastaj bëra Haxhin pas dy viteve, u ndala afër tij, por nuk e dëgjoja duke e lavdëruar pasurinë e vet dhe duke u betuar.

I thashë atij:

A nuk je ti njeriu (tregëtari) që u ndala tek ti para disa viteve?

Tha :po

I thashë: E ç'ka të shtyri që të jesh në këtë gjendje që po të shoh ? Nuk po të shoh se po lavdëron dhe po betohesh?

Tha: Kisha një grua, kur i sillesha të hyra të pakëta,nuk i lenin gjurm fare, e kur i sillja të hyra të shumta, i pakësonte ato (nuk ia mbushnin syrin), pastaj ishte caktimi i Allahut dhe vdiq, u martova me një grua tjeter pas saj, e kur doja të dilja nga shtëpia për në treg, më kapte për rrobat dhe më thoshte: o burri im, ke frik Allahun dhe mos na ushqe vetëm me atë që është hallall, nëse na vjen me diçka të pakët e shumojmë atë,e nëse nuk sjell asgjë,atëherë mundohemi të gjejmë zgjidhje tjetër.

Sa ishin nënat tona të tilla, kur na ushqyen, sa janë motrat tona që ushqejnë fëmijët e tyre, sa janë gratë tona, ndaj nesh, mbetet pyetje për çdo musliman, të edukojë, nënen, motrën, gruan me këtë edukatë.

Allahu na mundësoftë të jemi shembull, sikur ata që ishin para nesh, të devotshmit e këtij Umeti.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free