Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Terrorizmi nuk përputhet me Fenë Islame !

Sot, më e pakta që mund të themi, është se Islami nuk njihet nga të gjithë. Myslimanët duhet të deklarojnë: "Në Islam nuk ka terrorizëm!" Në Islam, vrasja e një njeriu është një akt i barabartë për nga rëndësia me mosbesimin. Asnjë person nuk mund të vrasë një krijesë njerëzore. Asnjë person nuk mund ta ngacmojë një person tjetër të pafajshëm, edhe në kohë lufte. Asnjë person nuk mund të japë një fetva për këtë çështje. Asnjë person nuk mund të jetë një kamikaz. Asnjë person nuk mund të vrapojë mes turmave me njerëz, me bomba lidhur në trupin e tij. Pakujdesia e treguar ndaj fesë së njerëzve në këto turma, nuk është nga ana fetare e lejueshme. Edhe në kohë lufte - gjatë së cilës është e vështirë të mbash balancat - kjo nuk është e lejuar në Islam. Islami deklaron: "Mos prekni fëmijët ose njerëzit që luten në kisha!" Kjo nuk është thënë vetëm një herë, por është përsëritur vazhdimisht gjatë gjithë historisë. Ç’thoshte mësuesi ynë, profeti Muhamed, ç’thoshte Ebu Bekri dhe ç'thoshte Omeri, është e njëjtë me çfarë kanë thënë gjithashtu në kohët e mëvonshme Salahudin Ejubi, Allparslani dhe Fatihu. Por sot, Islami, si në çdo pikë tjetër, nuk është kuptuar saktë. Islami gjithmonë ka respektuar idetë e ndryshme dhe kjo duhet kuptuar për të pasur një vlerësim të saktë. Me keqardhje konstatojmë që në vendet ku jetojnë myslimanët, disa udhëheqës fetarë dhe myslimanë të papjekur nuk kanë armë tjetër në duar veç interpretimit fundamentalist të tyre për Islamin. Ata e shfrytëzojnë këtë për të hedhur njerëzit në luftëra që u shërbejnë interesave të tyre. Në fakt, Islami është një besim i vërtetë dhe duhet jetuar besnikërisht. Në rrugën për arritjen e besimit nuk mund të përdoren kurrë metoda të rreme. Në Islam, ashtu siç një qëllim mund të jetë i ligjshëm, po ashtu duhet të jenë të gjithë mjetet që përdoren për ta arritur atë. Nga kjo perspektivë, askush nuk mund ta fitojë parajsën duke vrarë një person tjetër. Një mysliman nuk mund të thotë: "Unë do të vras një njeri dhe kështu do të shkoj në parajsë." Pëlqimi i Zotit nuk mund të fitohet duke vrarë njerëz. Sot nuk ka një botë islame. Sot Islami është individual. Myslimanët janë në vende të ndryshme të botës. Meqenëse nuk ka një botë islame, gjithsecili vepron individualisht. Madje mund të thuhet që disa myslimanë kanë bindjet e tyre personale. Nuk mund të deklarohet që ka një konceptim islam i cili ka qenë sipas marrëveshjes i aprovuar nga studiues të kualifikuar, mbështetur me besimin në Kuran dhe i testuar në mënyrë të përsëritur. Më saktë, mund të thuhet që është mbizotëruese një kulturë myslimane, sesa një kulturë islame. Osama Bin Laden është një prej njerëzve që urrej më shumë në botë, sepse ai ka nxirë pamjen e ndritshme të Islamit. Ai ka krijuar një imazh të njollosur. Edhe nëse ne përpiqemi me më të mirën tonë për të rregulluar dëmin e tmerrshëm që ai ka sjellë, do të duhen shumë vite për ta korrigjuar. Ne flasim rreth kësaj mbrapshtie kudo, në shumë tribuna të ndryshme, shkruajmë libra për të, themi: "Ky nuk është Islam”. Bin Laden zëvendëson logjikën islame me ndjenjat dhe dëshirat e tij. Ai është një mostër, siç janë edhe njerëzit përreth tij. Nëse njerëzit ngado janë të ngjashëm me të, atëherë ata gjithashtu, nuk janë asgjë më shumë se mostra. Një mysliman i vërtetë që e ka kuptuar Islamin në çdo aspekt, nuk mund të jetë terrorist. Është e vështirë për një person që të mbetet mysliman nëse ai është përfshirë në terrorizëm. Kurani e konsideron vrasjen e një njeriu si vrasjen e gjithë njerëzimit, sepse për vrasësin e një njeriu është e pranueshme ideja se çdo person tjetër mund të vritet. Islami nuk e pranon terrorizmin në asnjë formë. Terrorizmi nuk mund të përdoret për të arritur ndonjë qëllim islam. Një terrorist nuk mund të jetë mysliman dhe një mysliman i vërtetë nuk mund të jetë terrorist...






This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free