Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Nxito ngadalë

Pasi kishte blerë gjërat e nevojshme për në shtëpi, një zonjë doli nga supermarketi me duart plot qese. Por me të dalë jashtë, sytë i vajtën tek makina e saj, ku po hipnin katër burra dhe po bëheshin gati t’ia mbathin. Meqë në jetën e saj i kishin ndodhur shumë të papritura, ajo i bënte llogaritë mirë. Me një shpejtësi të rrufeshme, ajo nxori pistoletën që mbante në çantë dhe duke ia drejtuar katër burrave u tha me zë të lartë:”Siç e shihni mbaj një armë në dorë dhe të jeni të sigurt që di ta përdor. Prandaj dilni nga makina se u vrava!”
Të katër burrat dolën të tmerruar nga makina dhe ia dhanë vrapit. Pasi u sigurua se ishin larguar, zonja hipi në makinë, vendosi qeset në sediljet e pasme dhe futi çelësin të ndezë makinën, por...
Në çast makina e saj rrethohet nga makina të shumta policie. Policët zbresin të shoqëruar nga katër burrat që ishin orvatur ti vjedhin makinën dhe pasi iu afruan makinës së zonjës, policët i pyetën:”A kjo është zonja që u kërcënoi?”
Ata u përgjigjën:”Po dhe tani po orvatet ta ndezë dhe ta rrëmbejë.”
Në fakt, kishte rastisur që makina e katër burrave të ishte e një ngjyre dhe e një marke me atë të zonjës. Duke u nxituar, ajo kishte kujtuar se katër burrat po i vidhnin makinën, prandaj menjëherë u kishte nxjerrë pistoletën.
Të nxituarit të vë shpesh herë në pozita të vështira dhe të sikletshme. Prandaj është mirë të vetëpërmbahesh dhe të sigurohesh mirë.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free