Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Dashuroje endrren tende

Nuk mjafton te kesh nje enderr, te cilen deshiron ta realizosh nje dite.Ty te nevojitet qe kete enderr ta dashurosh dhe te jesh shume i lidhur me te.Napoleon Hel thote:"Kur ke vullnet aq sa duhet,do te ndjesh se i ke te gjithe mundesite dhe kapacitetet e pazakonta per realizimin e asaj qe deshiron".Prandaj,qe tani vendos dhe enderro qe te behesh numri nje ne fushen tende.Programoje trurin,qe te punoje vetem ne ate drejtim.Kembengulja eshte fronti i mbrojtjes.Nje tipar i mrekullueshem i kembenguljes eshte, se i thyen te gjithe kundershtaret e barrierat dhe te pajis me besim.Te gjithe i besojne nje njeriu te vendosur dhe kembengules,pasi e dine se kur merr dicka persiper,rezultati pozitiv do te jete ne anen e tij.Ai e arrin gjithcka qe ka vendosur te arrije.Meso nga personalitetet e suksesshme ! Nje tipar i perbashket i te gjithe personave te suksesshem eshte,se te gjithe kane nje enderr,te cilen kembengulin ta bejne realitet.duke sfiduar veshtiresite e shumta.Prandaj,lexo sa me shume mbi personalitetet e suksesshme,nxirr mesime nga vendimet e duhura dhe hapat efektive qe kane ndermarre ne sherbim te realizimit te endrrave te tyre.