Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Sahih Buhari 1

 

 




 

Sahih'ul ´Buhari 1

 

 

Sahih´ ul ´Buhari 1 Shqip

Me Emrin e Allahut, Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit


SHPALLJA

1. Na ka treguar Humejd Abdullah b. Zubejri, këtij Sufjani, këtij Jahja b. Se’id
Ensariu, e këtë e kishte njoftuar Muhammed b. Ibrahim Tejmiu se e ka dëgjuar
Alkame b. Vekkas Lejthiun duke thënë: E kam dëgjuar Omer b. Hattabin r.a. kur në
minber tha se e ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:
"Veprat çmohen vetëm sipas qëllimeve. Çdonjërit i takon vetëm ajo për të cilën ka
menduar (ka për qëllim). Kush shpërngulet me qëllim që të arrijë të mira në këtë botë, ose për shkak të femrës me të cilën do të martohej, shpërngulja e tij do të jetë ajo për të cilën edhe është shpërngulur."
----------------------------------------------
-
2. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, ky nga Maliku, ky nga Hisham b. Urve, ky nga
babai i tij, ky nga Aishah r.a., e cila transmeton se Harith b. Hishami r.a. e ka pyetur
Pejgamberin s.a.v.s.:
"O Resulullah, si të vjen ty Shpallja (Vahji)?’
Pejgamberi s.a.v.s. i qe përgjigjur:
‘Herë-herë më vjen si tingujt e ziles. Kjo për mua është mënyra më e vështirë e Shpalljes,e më ndërpritet pasi ta kem mbajtur në mend atë që më është thënë. Dhe, herë-herë meleku (Xhibril) më paraqitet në formë njeriu. Ai më flet dhe unë e mbaj në mend atë që më thotë.’
Aishah r.a. është shprehur kështu:
’E kam parë atë (Pejgamberin s.a.v.s.) duke i zbritur atij Shpallja në ditët shumë të ftohta
dhe kur i ndërpritej (Shpallja), vërtet, ballin ende e kishte qull me djersë’."
-------------------------------------------------------------------------------------------------
3. Na ka treguar Jahja b. Bukejri, këtij Lejthi, ky nga Ukajli, ky nga Ibni Shihabi,
ky nga Urve b. Zubejri, ky nga Aishah r.a., e cila ka thënë:
"Kur Pejgamberi s.a.v.s. për herë të parë ka filluar ta marrë Shpalljen, ishin ato ëndrra të mira që i përjetonte në gjumë. Nuk ka pasur ndonjë ëndërr që nuk do t’i dilte qartë si agimi i mëngjesit. Pastaj ai u dashurua në vetmi. Vetmohej në shpellën Hira dhe aty ruhej (nga gabimet) dhe lutej me net të tëra, para se të zbriste te familja e tij që të furnizohej me ushqim për këtë qëllim. Pastaj kthehej te Hatixheja dhe furnizohej si më parë. (Kështu veproi) derisa i erdhi E VËRTETA kur ai ndodhej në shpellën Hira.
I erdhi meleku dhe i tha: ‘Ikre’, d.m.th. ‘Lexo, mëso!’
’Nuk di të lexoj’ – iu përgjigj (Pejgamberi s.a.v.s.).
’Më mori’, - tha ai (Muhammedi a.s.) – ‘dhe më shtrëngoi aq sa më kaploi mundimi, e
pastaj më lëshoi dhe më tha: ’Ikre’, d.m.th. ’Lexo, mëso!’
’Nuk di të lexoj,’ – ’i thashë, e ai (Xhibrili) më mori edhe për herë të dytë më shtrëngoi
derisa më kapi mundimi, pastaj më lëshoi dhe më tha:
"Lexo! Me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (çdo gjë). Ka krijuar njeriun nga Alak (copë
gjaku e mpiksur në mitrën e nënës). Lexo! Dhe Zoti yt është më i Begati Dhurues." (Al
‘Alak: 1-3).
Pastaj, Pejgamberi s.a.v.s. u kthye, e duke iu dridhur zemra (nga frika), hyri te Hatixhe b.
Huvejlidi r.a. të cilës i tha: ‘Më mbuloni! Më mbuloni!’ E mbuluan derisa i kaloi frika.
Pasi ia tregoi ndodhinë Hatixhes, tha: ‘Po frikohem!’ ndërkaq Hatixheja ia ktheu: ‘Jo, për Zotin, kurrsesi! Allahu nuk të turpëron dhe nuk të lëshon ty asnjëherë, sepse ti i viziton të afërmit, po u ndihmon jetimëve dhe atyre që nuk janë të aftë, u jep të varfërve, je mikpritës dhe po u ndihmon atyre të cilët e mbrojnë të vërtetën.’
Atëherë Hatixheja e çoi te djali i mixhës së vet, Vereka b. Neufel b. Esed b. Abdi Uzza.
Ky njeri e kishte pranuar krishterimin në kohën e xhahilijetit. E dinte mirë shkrim-leximin hebrej dhe përshkruante (transkriptonte) nga Inxhili në gjuhën hebreje, atë që Allahu xh. sh. donte të shkruhej. Ishte plak i këputur (shumë i moshuar) dhe, vërtet, ishte verbuar.
Hatixheja i tha (Verekës):
‘O djal i xhaxhait, dëgjo diç nga djali i vëllait tënd!’
Vereka i tha (Muhammedit a.s.):
‘O djal i vëllait tim, ç’është ajo që ke parë?’
Pejgamberi s.a.v.s. ia shpjegoi Verekës ndodhinë që e kishte përjetuar, e Vereka i tha:
‘Ai është Namusi, të cilin Allahu ia dërgoi Musait. Ah, ta kisha fatin të isha i ri në ditët e
thirrjes sate. Ah, ta kisha fatin të isha gjallë kur populli yt do të dëbojë.’
‘A thua do të më dëbojë? – pyeti (Pejgamberi s.a.v.s.).
‘Po’ – tha ai – ‘sepse asnjëherë askush nuk ka sjellur diç t ngjashme si ti, e që nuk është sulmuar. Po të jem gjallë, do të ndihmoj ty sa të mundem.’
Nuk kaloi shumë pas kësaj e Vereka vdiç. Edhe Shpallja për një kohë pushoi.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
4. Ka thënë Shihabi: Më ka njoftuar Ebu Seleme b. Abdurrahmani, se me të vërtetë,
Xhabir b. Abdullahu Ensariu ka thënë: Ai (Pejgamberi s.a.v.s.) në një fjalim të tij,
duke folur për pushimin (ndërprerjen e përkohshme) e Shpalljes, ndër të tjera tha:
"Unë duke ecur (një ditë), dëgjova një zë nga qielli. E ngrita shikimin lart dhe pashë të
njëjtin melek i cili më vinte në shpellën Hira; rrinte ulur një në pozitë në mes qiellit dhe
tokës. U ktheva (në shtëpi) dhe ashtu i frikësuar, thashë: ’Më mbuloni!’
Për këtë shkak, Allahu i Madhëruar shpalli ajetet e Kur’anit:
"O ti (Muhammed) i mbështjellur në rroba! Ngrihu dhe këshillo! Dhe madhëroje Zotin
tënd! Dhe rrobat e tua i pastro! Dhe larg nga Er-Ruxhz (idhujt) qëndro!" (El
Muddethir: 1-5).
Prej këtij momenti, Shpallja vazhdoi t’i arrijë rregullisht.
(Vargu tjetër i transmetuesve për hadithin e lartëpërmendur) është: Jahjain e ndjek
Abdullah b. Jusufi dhe Ebu Salihu, këta i ndjek Hilal b. Reddadi duke transmetuar
nga Zuhriu. Ndërkaq, Junusi dhe Ma’meri kanë thënë: ’I janë dridhur nënsqetullat’."
5. Na ka treguar Musa b. Ismaili, këtij i ka treguar Ebu Avane, këtij Musa b. Ebi
Aishe, këtij Se’id b. Xhubejri nga Ibni Abbasi r.a., i cili për Fjalën e Allahut të
Madhëruar: " (O Muhammed) mos e shqipto me gjuhën tënde kur e këndon atë
(Kur’anin), për ta përvetësuar me të shpejtë! (El Kijameh: 16), tha:
"Pejgamberi s.a.v.s. shumë përpiqej për ta mbajtur në mend Shpalljen dhe për këtë shkak i lëvizte buzët gjithnjë.’ Duke e thënë këtë, Ibni Abbasi vazhdoi:
‘Edhe unë po i lëviz buzët para jush, ashtu siç i lëvizte Pejgamberi s.a.v.s., kurse Se’idi i ka thënë (Musait):
‘Ja, edhe unë po i lëviz buzët ashtu siç e kam parë Ibni Abbasin duke i lëvizur.’
Allahu i Madhëruar lidhur me këtë, e ka shpallur ajetin e Kur’anit:
-
"(O Muhammed) mos e shqipto me gjuhën tënde kur e këndon atë (Kur’anin), për ta
përvetësuar me të shpejtë! Është për Ne ta mbledhim atë dhe të të japim ty aftësinë për ta kënduar atë (Kur’anin). (El Kijameh: 16, 17).
Ibni Abbasi (këtë ajet) e ka shpjeguar:
’Të është tubuar (Kur’ani) në gjoksin tënd dhe ti me lehtësi do ta lexosh atë.’ Pastaj
ajetin:
"Dhe kur Ne ta lexojmë atë ty (me anë të Xhibrilit), atëherë ti përcille leximin e tij." (El
Kijameh: 18).
Ibni Abbasi e komenton: ’Dëgjo dhe hesht!’ Ndërkaq ajetin:
"Dhe pastaj është detyrë e Jona që ta bëjmë atë ty të qartë." (El Kijameh: 19).
(Ibni Abbasi) e komenton:
’Vërtet, detyra jonë është që ti pastaj me lehtësi ta mësosh atë.’
Pas kësaj, sa herë që vinte Xhibrili, Pejgamberi s.a.v.s. vetëm do ta dëgjonte, e kur shkonte
ai, Pejgamberi s.a.v.s. i përsëriste (ajetet e Kur’anit) pikërisht ashtu siç i kishte lexuar
Xhibrili."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
6. Na ka treguar Abdani, këtij Abdullahu, këtij Junusi, i cili ka transmetuar nga
Zuhriu, kurse sipas një vargu tjetër të transmetuesve, qëndron: Na ka treguar Bishr
b. Muhammedi, këtij Abdullahu që ka thënë se e ka njoftuar Junusi dhe Ma’meri,
duke transmetuar nga Zuhriu, ky nga Ubejdullah b. Abdullahu, ky nga Ibni Abbasi
r.a., i cili ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. ishte njeriu më shpirtgjerë e më bujarë, e më shpirtgjerë ishte në
Ramazan, kur i vinte Xhibrili, e Xhibrili i vinte çdo mbrëmje të muajit Ramazan dhe ia
mësonte Kur’anin. Pejgamberi s.a.v.s. për punë të mira, ishte më zemërgjerë se era e
dërguar."

-
7. Na ka treguar Ebu-l-Jeman Hakem b. Nafiu duke transmetuar nga Shu’ajbi, ky
nga Zuhriu, ky nga Ubejdullah b. Abdullah b. Utbe b. Mes’udi, këtij i ka thënë
Abdullah b. Abbasi se e ka njoftuar Ebu Sufjan b. Harbi se Herakleu ka dërguar pas
tij (Ebu Sufjanit) përfaqësues te një karvan i kurejshitëve, të cilët kishin ardhur si
tregtarë në Sham (Damask) mu në kohën kur Pejgamberi s.a.v.s. kishte lidhur
marrëveshje paqësore me Ebu Sufjanin dhe me pabesimtarët tjerë të fisit Kurejsh.
Ata (Ebu Sufjani me shokët e vet) erdhën në Jerusalem. Herakleu i thirri në
rezidencën e tij, e tek ai ishin edhe krerët (paria) bizantine. Kur Herakleu i thirri ata,
e thirri edhe përkthyesin e vet dhe (përmes tij) pyeti:
"Cili njeri është më i afërt për nga origjina me atë njeri që vërteton për vete se është
Pejgamber?’
‘Unë, i thashë, jam më i afërt me të për nga afria farefisnore’, tha Ebu Sufjani.
‘Ma afroni, tha ai (Herakleu), edhe shokët e tij afroni, por rradhitni pas tij!’
Pastaj Herakleu iu drejtua përkthyesit të vet: ‘Thuaju atyre se unë do ta pyes këtë (duke menduar në Ebu Sufjanin) për atë njeri (për Muhammedin a.s.) dhe çka të më gënjejë, ju tregoni se po gënjen!’
(Ebu Sufjani) tha: ‘Për Zotin, po të mos turpërohesha se do të mund të më zbulonin
(shokët e mi) se gënjej, unë për të edhe do të gënjeja diçka.’ Pyetja e parë që ma shtroi ishte:
’Si çmohet origjina e tij në mesin tuaj?’
’Ndër ne ai njifet se ka origjinë të ndershme’ – i thashë.
‘A ka folur ndonjë prej jush para tij ndonjëherë kështu?’ – pyeti.
‘Jo, nuk ka folur.’ – u përgjigja.
‘A ka qenë mbret ndonjë nga të parët e tij?’ – pyeti (Herakleu).
‘Jo, nuk ka qenë’ – i thashë.
‘A e përkrahin atë njerëzit e lartë apo masat e gjera?’ – pyeti ai.
’Masat e gjera, gjithsesi’ – i thashë.
’Numri i tyre rritet apo pakësohet?’ – pyeti.
‘Nuk pakësohet, por përkundrazi, rritet’ – i thashë.
‘A e lëshon fenë e tij ndonjë pasi ta ketë pranuar, duke e urrejtur atë?’ – pyeti.
’Jo’ – thashë.
’A e keni fajësuar për rrenë, para se të fillojë të shpall atë që po shpall tash?’ – pyeti.
’Jo’ – u përgjigja.
’A e then fjalën e dhënë?’ – pyeti.
‘Jo, por tash jemi në një marrëveshje paqësore me të, e nuk dimë se si do të veprojë’ – u përgjigja.
Ebu Sufjani pastaj tha (thotë transmetuesi): ‘Përveç këtyre fjalëve që i thashë, asnjë
përgjigje nuk më dha mundësi që për të të hedh çfarëdo lloj dyshimi.’
Herakleu vazhdoi të pyes:
‘A keni luftuar kundër tij?’
’Po’ – i thashë.
’Si ka qenë rezultati i luftës me të?’ – pyeti.
‘Lufta mes nesh dhe atij ka qenë me përfundime të ndryshme, nganjëherë fitonte ai, e
nganjëherë fitonim ne’ – i thashë.
‘Çka ju urdhëron?’ – pyeti Herakleu.
‘Na urdhëron’ – i thashë: ‘Adhuroni vetëm Allahun, mos i bëni shok Atij, lëreni atë që u
thonë prindërit tuaj; na urdhëron namazin, sinqeritetin, virtytet e larta morale dhe
bashkimin.’
Pasi i bëri të gjitha këto pyetje, (Herakleu) i tha përkthyesit të vet: Thuaj këtij (Ebu
Sufjanit):
‘Të pyeta për origjinën e tij, e ti më the se ai në mesin tuaj njihet se ka prejardhje të
ndershme. Ajo është dukuri te të gjithë Pejgamberët; ata paraqiten nga familja më e lartë e popullit të tyre.
Të pyeta se a ka folur diçka të ngjashme ndonjëherë para tij ndokush prej jush, e ti u
shprehe se jo, nuk ka folur. Po të them se po të kishte folur dikush diçka të ngjashme para tij, do të thoja se është njeri që lakmon fjalët e thëna përpara tij.
Të pyeta se a ka qenë mbret ndonjë nga të parët e tij; më the se nuk ka qenë, e unë po të them se po të kishte qenë mbret ndonjë nga të parët e tij, do të mendoja se ai është njeri, i cili kërkon pushtetin e babait të vet.
Të pyeta: a keni dyshuar se gënjen para se ka filluar të flasë atë që flet tash. U përgjigje, jo. Kam bindje të fortë se kur nuk e ka gënjyer popullin, si do të mund të gënjejë Allahun!
Pastaj, të pyeta: a e përkrahin njerëzit e lartë, apo masat popullore, e ti m’u përgjigje se e përkrahin masat e gjera. Po të them se pjesa dërrmuese e tyre kanë qenë përkrahës të Pejgamberëve.
Të pyeta: Numri i tyre shtohet, apo pakësohet. Ti më përmende se numri i tyri shtohet.
Ashtu është çështja e fesë dhe e besimit, derisa ajo të bëhet e plotë.
Pastaj të pyeta: a e ka lëshuar ndonjë fenë e tij (Islamin), duke e urrejtur atë, pasi ta ketë pranuar një herë. Ti u pergjigje jo, nuk e ka lëshuar. Po të them se ashtu është besimi (imani) kur dashamirësia e tij përzihet dhe mbizotëron zemrat e besimtarëve.
Të pyeta: a e then fjalën e dhënë. Më the, nuk e then. Të tillë janë Pejgamberët, ata nuk e thyejnë fjalën.
Të pyeta: çka ju urdhëron, e ti u përgjigje se ju urdhëron ta adhuroni Allahun dhe Atij të mos i bëni shok; ju ndalon t’i adhuroni idhujt dhe ju urdhëron namazin, sinqeritetin dhe vetitë e larta morale. Prandaj, nëse këto që i the janë të vërteta, ai së shpejti do të zotërojë tokën nën këto këmbët e mia. Unë, vërtet, e kam ditur se është paraqitur (Pejgamber), por nuk kam menduar (nuk kam besuar) se pikërisht është nga mesi juaj. Po ta di se, me të vërtetë do të jem i pranuar nga ai,
do të përpiqesha që të takohem me të. E, po të isha pranë tij, do t’ia kisha larë edhe këmbët.
Pastaj, Herakleu e kërkoi letrën e Pejgamberit s.a.v.s që ia kishte dërguar kryetarit të
Busrës nëpërmjet Dihjes, i cili tashmë ia kishte dërguar Herakleut.
Herakleu e lexoi letrën në të cilën shkruante:
Bismi-l-Lahi-r-Rahmani-r-Rahim!
Nga Muhamemedi, rob i Allahut dhe Pejgamber i Tij,
Herakleut, mbretiz të Bizantit.
"Shpëtimi i takon atij që ndjek rrugën e drejë. Po të ftoj me ftesë islame: pranoje Islamin, do të jesh i lumtur dhe i shpëtuar! Allahu do të japë ty shpërblim të dyfishtë, e nëse nuk e pranon këtë ftesë, do të mbash në qafën tënde gjynahun e bujqve (të varfërve) të tu".
(Letra vazhdon me ajetin e poshtëshënuar):
"Thuaj (O Muhammed): "O ithtarë të Librave të Parë! (jehudi e të krishterë): Ejani te
një fjalë që është e drejtë dhe e përbashkët mes nesh dhe jush: që të mos adhurojmë askënd përveç Allahut, që të mos i vëmë shokë Atij në adhurim, dhe që asnjë prej nesh të mos marrë të tjerë për zot përveç Vetëm Allahut." Pastaj në qoftë se ata largohen, thuaju: "Dëshmoni për ne se jemi muslimanë (besimdrejtë)." (Al Imran: 64)
Ebu Sufjani vazhdoi të tregojë: Kur Herakleu tha atë që kishte për të thënë dhe kur mbaroi leximin e letrës, filloi zhurma rreth tij dhe u ngrit tensioni. Ne na nxorën nga ai tubim.
(Kur mbeta vetëm me shokët e mi) u thashë atyre: ’Fama e Ibni Ebu Kebshes
(Muhammedit a.s.) me të vërtetë është rritur, e ja, i frikohet edhe mbreti i rasës së verdhë –
Bizantit (Beni Asfar – emërtim i arabëve për bizantinët).
Prej këtij çasti kam pasur bindjen e thellë se ai, me të vërtetë do të ngadhnjejë. Allahu edhe mua më bëri ta pranoj Islamin,’ – tha Ebu Sufjani.
Ibni-n-Naturi, mëkëmbës i Jerusalemit (Ilijës), mik i Herakleut dhe peshkop i të
krishterëve të Sirisë, ka thënë: Kur arriti Herakleu, ishte i mërzitur, prandaj disa nga
patrikët i thanë: ’Të shohim paksa të mërzitur.’
Herakleu, tha ibni-n-Naturi, ishte astrolog dhe i vërente yjet. Kur e pyetën (çka shikon), u përgjigj: ’Kur i shikoja yjet një natë, kam vënë re se mbreti i popullit, që bëhet synet, po korr fitore. E kush bëhet synet?’ – pyeti.
’Askush nuk bëhet synet përveç hebrenjve. Mos të të brengos pozita e tyre. Shpalle nëpër qytetet e mbretërisë sate që të gjithë hebrenjtë të vriten’, i thanë ata.
Derisa ata ende ishin duke biseduar, Herakleut ia sollën njeriun të cilin e kishte dërguar mbreti i Gassanës të lajmërojë për Pejgamberin s.a.v.s. Kur Herakleu e pranoi atë në bisedë, tha: ’Shkoni dhe shikoni se a është bërë synet apo jo?’ Ata e shikuan dhe e lajmëruan Herakleun se është bërë synet. Ai vazhdoi ta pyes edhe më për arabët, e njeriu u përgjigj: ’Ata bëhen synet’. Atëherë Herakleu tha: ’Ai (Muhammedi a.s.) është mbreti i këtij populli, pikërisht është paraqitur.’
Pastaj Herakleu i shkroi letër një miku të tij në Romë, i cili në dijeni ishte i barabartë me të, e pastaj u nis për në qytetin Hims. Derisa Herakleu ishte ende në Hims, i erdhi letër nga miku i tij, përmbajtja e së cilës pajtohej me mendimin e Herakleut lidhur me paraqitjen e Pejgamberit s.a.v.s. dhe se ai, me të vërtetë është Pejgamber i Allahut. Herakleu prandaj, i thirri në rezidencën e tij në Hims autoritetet e Bizantit dhe urdhëroi që së pari t’i mbyllin dyert. Doli para masës dhe tha:
‘O popull i Bizantit! A dëshironi shpëtim!? A dëshironi rrugë të drejtë!? A dëshironi
pushtet tuajin të gjatë!? (Nëse pajtoheni) atëherë bëhuni ithtarë të këtij Pejgamberi!’
Kur i dëgjuan këto fjalë, ata u vërsulën kah dera si gomarë të egër. Mirëpo, dyert ishin të mbyllura. Kur Herakleu shikoi mllefin e tyre për këtë besim, tha:
‘Kthehuni nga unë!’ e pastaj vazhdoi: ’Pak më parë e mbajta fjalimin tim për të vërtetuar qëndrueshmërinë dhe besnikërinë tuaj ndaj fesë suaj dhe, ja, tash jam i bindur.’ Ata kur i dëgjuan këto fjalë, u përulën dhe u pajtuan me të.
Ky ishte fundi i rastit të Herakleut." Këtë e transmetojnë Salih b. Kajseni, Jusufi dhe
Ma’meri nga Zuhriu.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
KREU – 2.
Besimi (Imani)


8. Na ka treguar Ubejdullah b. Musa, këtij Handhale b. Ebu Sufjani, ky nga Ikrime
b. Halidi, ky nga Ibni Omeri r.a., i cili ka thënë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Islami ndërtohet në pesë shtylla: dëshmia se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se,
vërtet, Muhammedi është Pejgamber i Tij; falja e namazit; dhënia e zekatit; haxhxhi dhe agjërimi i Ramazanit."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
9. Na ka treguar Abdullah b. Muhammedi, këtij Ebu Amir Akadiu, këtë e kishte
njoftuar Sulejman b. Bilali nga Abdullah b. Dinari, ky nga Ebu Salihu, ky nga Ebu
Hurejre, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s. i cili ka thënë:
"Besimi i përkryer përbëhet nga gjashtëdhjetë e sa degë (pjesë). Edhe turpi është pjesë e besimit (imanit)."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
10. Na ka treguar Adem b. Ebu Ijasi, ky nga Shu’be, ky nga Abdullah b. Ebu Seferi
dhe Ismaili, këta nga Sha’biu, ky nga Abdullah b. Amri r.a., e ky nga Pejgamberi s.a.
v.s., i cili ka thënë:
"Musliman i vërtetë është ai, që nga gjuha dhe dora e tij janë të qetë muslimanët e tjerë, kurse shpërngulës (muhaxhir) i vërtetë është ai, i cili e largon atë që Allahu xh.sh. e ka ndaluar."
Ebu Abdullahu (Buhariu) për hadithin e lartëpërmendur jep edhe këtë varg të
transmetuesve: Na ka treguar Ebu Muaviu, duke thënë se na ka treguar Davudi duke
transmetuar nga Amiri, i cili ka thënë se e ka dëgjuar Abdullahun se transmeton nga
Pejgamberi s.a.v.s.; kurse Ebul-l-A’lai transmeton nga Davudi, ky nga Amiri, ky nga
Abdullahu, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
11. Na ka treguar Se’id b. Jahja b. Se’id Kurejshiu, këtij babai i tij, këtij Ebu Burde
b. Abdullah b. Ebu Burde, ky nga Ebu Burde, ky nga Ebu Musai r.a., i cili ka thënë
se e kanë pyetur Pejgamberin s.a.v.s.:
"O Resulullah, cili është muslimani më i vlefshëm?’ Ai është përgjigjur: ’Ai, që nga gjuha dhe dora e tij janë të qetë muslimanët e tjerë’."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
12. Na ka treguar Omer b. Halidi, këtij i kishte thënë Lejthi, duke transmetuar nga
Jezidi, ky nga Ebu-l-Hajri, ky nga Abdullah b. Amri r.a. se një njeri e ka pyetur
Pejgamberin s.a.v.s.:
"Çka është më së miri të punohet sipas Islamit?’ Pejgamberi s.a.v.s. u përgjigj: ‘Ta
ushqesh të uriturin dhe t’i japësh selam atij që e njeh dhe që nuk e njeh’."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
13. Na ka treguar Museddedi, këtij i ka treguar Jahjai, ky nga Shu’be, ku nga
Katade, ky nga Enesi r.a., e ky nga Pejgamberi s.a.v.s., ose: nga Husejni, ky nga
Katade, ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s i cili ka thënë:
"Asnjëri nga ju nuk do të jetë besimtar i mirë derisa nuk ia dëshiron vëllait të vet atë që e dëshiron për vete".
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------
-
14. Na ka treguar Ebu-l-Jemane, këtij i ka treguar Shu’ajbi, këtij Ebu-z-Zinadi, ky
transmeton nga A’rexhi, e ky nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë:
"Betohem në Atë, në duart e të Cilit është jeta ime, se asnjë nga ju nuk do të jetë besimtar i vërtetë, derisa unë nuk do të jem më i dashur se prindërit dhe fëmijët e tij".

15. Na ka treguar Ja’kub b. Ibraihimi, këtij Ibni Ulejje, ky transmeton nga Abdu-l-
Aziz b. Suhejbi, ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s (sipas një senedi tjetër): Na
ka treguar Ademi, ky nga Katade, ky nga Enesi, i cili ka treguar se Pejgamberi s.a.v.
s ka thënë:
"Asnjë nga ju nuk do të jetë besimtar (i mirë) derisa unë nuk do të jem më i dashur te ai se prindët e tij, fëmija i tij dhe njerëzia përgjithësisht".
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
16. Na ka treguar Muhammed b. Muthennai, këtij i ka treguar Abdu-l-Vehhab
Thekafiu, këtij Ejjubi, duke transmetuar nga Ebu Kilabe, ky nga Enesi, e ky nga
Pejgamberi s.a.v.s., i cili ka thënë:
"Ai që i ka tri cilësi, e përjeton kënaqësinë e besimit (imanit): që Allahu xh.sh. dhe
Pejgamberi i Tij të jenë te ai më të dashur se çdo gjë tjetër; të dojë çdokënd, por vetëm në Emër të Allahut; të urrejë kthyerjen në mosbesim (kufër), ashtu siç urren të hudhet në zjarr."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
17. Na ka treguar Ebu-l-Velidi, ky nga Shu’be, ky nga Abdullah b. Abdullah b.
Xhebri që ka thënë se e kam dëgjuar Enesin kur ka transmetuar nga Pejgamberi s.a.
v.s., këtë:
"Dashuria ndaj Ensarëve është shenjë e besimit, ndërsa shenja e hipokrizisë (dyfytyrësisë) është urrejtja ndaj Ensarëve."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
18. Na ka treguar Ebu-l-Jemani, i cili tha se e ka njoftuar Shu’ajbi nga Zuhriu, këtë
e kishte njoftuar Ebu Idris Aidhullah b. Abdullahu se Ubade b. Samiti r.a., i cili
kishte marrë pjesë në luftën e Bedrit dhe është njëri nga paria e fisit të vet që kishte
marrë pjesë në bisedimet e natës së Akabes, ka treguar se:
"Kur një grup i sahabeve ishte rreth Pejgamberit s.a.v.s., ai (Pejgamberi s.a.v.s.) kishte thënë:
‘Zotohuni se nuk do t’i bëni shok Allahut, se nuk do të vidhni, se nuk do të bëni zina
(prostitucion), se nuk do t’i mbytni fëmijët tuaj, se nuk do t’i bëni shpifje tjetrit me ndonjë gënjeshtër për ta dobësuar (nënçmuar) para jush dhe se nuk do t’i kundërshtoni (gjërat) që janë plotësisht të njohura (urdhërat e Allahut). Ai që i kryen detyrimet, do të shpërblehet te Allahu xh.sh., ndërsa ai që nuk e plotëson ndonjë nga këto pika, do të dënohet në këtë botë (sipas sheriatit). Dhe, dënim për të është mosbesimi. Ai që diçka nuk respekton nga kjo, e Allahu ia mbulon, ajo është dëshirë e Allahut, nëse dëshiron e fal, e nëse dëshiron e dënon.’
Edhe ne në këtë u zotuam (u betuam)."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
19. Na ka treguar Abdullah b. Mesleme, këtij Maliku, ky nga Abdurrahman b.
Abdullah b. Abdurrahaman b. Ebu Sa’sa, ky nga babai i vet, e ky nga Ebu Se’id el-
Hudriu, i cili ka thënë:
Ka thënë Pejgamberi s.a.v.s.: "Ndoshta pasuria më e mirë e muslimanit do të jetë bagëtia, me të cilën ai do të shkojë nëpër majat e maleve dhe vendet ku mblidhet uji, duke ikur me fenë e tij nga ngatërresat."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
20. Na ka treguar Muhammed b. Selami, këtij i ka treguar Abde, këtij Hishami, ky
nga babai i vet, e ky nga Aisha r.a., e cila ka thënë:
"Kur Pejgamberi s.a.v.s. u ka urdhëruar diçka shokëve të tij, ua ka urdhëruar vetëm atë që kanë mundur ta mbajnë (ta realizojnë).
‘O Pejgamber i Allahut, ne nuk jemi sikur ti! – i kanë thënë. Allahu ty t’i ka falë gabimet e mëparshme, por edhe ato të mëvonshmet.’
Ai për këtë u zemërua, sa që zemërimi vërehej në fytyrën e tij, e pastaj tha: ‘Unë jam më i devotshëm (takva) dhe di më shumë se ju për Allahun’."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
21. Na ka treguar Sulejman b. Harbi, ky nga Shu’be, ky nga Katade, ky nga Enesi r.
a., e ky nga Pejgamberi s.a.v.s. i cili ka thënë:
"Te ai që ka tri gjëra, do të ndiqet kënaqësia e besimit: te ai i cili nuk ka më të dashur se  Allahun dhe Pejgamberin e Tij, te ai i cili e do tjetrin vetëm për hir të Allahut dhe, te ai i cili urren të kthehet në mosbesim, pasi e shpëtoi Allahu, ashtu siç urren të hudhet në zjarr."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
22. Na ka treguar Ismaili, duke transmetuar nga Maliku, ky nga Amr b. Jahja el-
Maziniu, ky nga babai i vet, ky nga Ebu Se’id el-Hudriu r.a., e ky nga Pejgamberi s.a.
v.s., i cili ka thënë:
"Në Xhennet do të hyjnë besimtarët, kurse në Xhehenem pabesimtarët.’
Pastaj Allahu i Madhërueshëm do të thotë:
"Nxirreni (nga zjarri-Xhehenemi) të gjithë ata, në zemrat e të cilëve ka pasur besim të
peshës së një thelbi të hardelit (bizele).’
Dhe kur të jenë nxirë në tërësi, do të nxirren nga aty (nga zjarri) dhe do të hidhen në
lumin e turpit, ose në lumin e jetës – dyshon Maliku. Pastaj do të mbijnë sikur fara në
bregun e lumit. A nuk e ke parë se ajo, me të vërtetë del e verdhë dhe e përdredhur?"
Vuhejbi ka thënë: "Na ka treguar Amri: ‘…el-hajati", d.m.th. "…në lumin e jetës" dhe
vazhdoi: "hardelin min hajrin", d.m.th. "të bëjë mirë sa pesha e një hardeli."
----------------------------------------------------
23. Na ka treguar Muhammed b. Ubejdullahu, këtij Ibrahimi b. Sa’di, ky nga
Salihu, ky nga Ibni Shihabi, e ky nga Ebu Umame b. Sehli, i cili ka dëgjuar nga Ebu
Se’id el-Hudriu se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Kam parë në ëndërr disa njerëz. Ata më janë paraqitur qartë. Kishin veshur këmisha,
disave u vinin deri në gjoks (gji), e disave nën gjoks. M’u paraqit edhe Omer b. Hattabi.
Ai e kishte këmishën e cila i shkonte për toke.’
’O Resulullah, si e shpjegon ti këtë?’ – e pyetën të pranishmit.
’Me fe (sipas shkallës së besimit),’ – u përgjigj."
24. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij Malik b. Enesi, këtij Ibën Shihabi, këtij
Salim b. Abdullahu, këtij babai i tij se Pejgamberi s.a.v.s. ka kaluar pranë një
ensariu, i cili e këshillonte dhe e qortonte vëllain e vet për turpin. Pejgamberi s.a.v.s.
i tha:
"Lëre, mos e nga! Turpi, vërtet është pjesë e besimit."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
25. Na ka treguar Abdullah b. Muhammed Musnediu, këtij Ebu Revh Haremijj b.
Umare, këtij Shu’be, këtij Vakid b. Muhammedi, i cili ka thënë: E dëgjova babain
tim kur e transmetonte hadithin nga Omeri, duke thënë se Pejgamberi s.a.v.s. ka
thënë:
"Më është urdhëruar që të luftojë kundër njerëzve derisa ata të dëshmojnë se nuk ka zot tjetër përveç allahut dhe se Muhammedi është Pejgamber i Tij; derisa të fillojnë të falin namazin e të japin zekatin. Kur ta bëjnë këtë, do t’ua garantoj jetën e tyre dhe pasuritë e tyre, por vetëm sipas së drejtës islame. Ndërkaq, llogaria përfundimtare i përket Allahut xh.sh."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
26. Na ka treguar Ahmed b. Junusi dhe Musab b. Ismaili, këtyre u kishte treguar
Ibraimi b. Sa’di, këtij i kishte thhënë Shihabi, këtij Se’id b. Musejbi, ka nga Ebu
Hurejre se Pejgamberi s.a.v.s e kanë pyetur:
"Cila punë është më e vlefshme?
‘Besimi në Allahun dhe në Pejgamberin e Tij’ – është përgjigjur.
Mandej i është thënë: ‘E çka pastaj?’
‘Lufta në rrugën e Allahut’ – është përgjigjur.
Përsëri e kanë pyetur: ’E tjetër?’
’Haxhillëku - që për shkak të përkushtimit ndaj tij, bëhet pa gabime’ – është përgjigjur
Pejgamberi a.s.v.s."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
27. Na ka treguar Ebu-l-Jemani, këtij i ka thënë Shu’ajbi nga Zuhriu, këtij Amir b.
Sa’d b. Ebu Vekkasi, ky nga Sa’di r.a., i cili ka treguar:
"Pejgamberi s.a.v.s. u ka ndarë lëmoshë (sadaka) disa njerëzve. Aty kishte ndodhur edhe Sa’di. Pejgamberi s.a.v.s. e la njërin (pa i dhënë sadaka). Ai për mua (thotë Sa’di) ishte më i dashur (në atë grup), prandaj i thashë:
’O Resulullah, ç’është puna me filanin? Për Zotin, unë atë e di si besimtar!’
’Mos thuaj ashtu, (thuaj) edhe musliman,’ – tha (Pejgamberi s.a.v.s.).
Unë heshta pak, por nuk u durova sepse e njihja atë, prandaj e përsërita fjalën:
’O Resulullah, ç’është puna me filanin? Për Zotin, unë e njoh atë për besimtar!’
‘Mos thuaj ashtu, (thuaj) edhe musliman.’ – tha.
Unë heshta pak, por nuk munda të përmbahem sepse i dija cilësitë e tij, prandaj përsëri e pyeta:
‘O Resulullah, ç’është puna me filanin? Për Zotin, unë e di atë besimtar!’
’(Thuaj) edhe musliman,’ – tha (Pejgamberi s.a.v.s.).
Përsëri heshta, por ajo që dija për të, më shtyu të përsëris të njëjtën pyetje. Edhe
Pejgamberi s.a.v.s. e përsëriti të njëjtën përgjigje. Pejgamberi s.a.v.s. pastaj tha:
‘O Sa’d, unë i ndava sadaka atij njeriu, ndonëse tjetri më ishte më i dashur, duke u
frikësuar që Allahu të mos e hedh në zjarr’."
Ky hadith transmetohet edhe nga: Junusi, Salihu, Ma’meri, nga djali i vëllait tim,
Zuhriu, transmetuar nga Zuhriu.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
28. Na ka treguar Kutejbe, i cili thotë se na ka njoftuar Lejthi, këtij Jezid b. Ebu
Habibi, ky nga Ebu-l-Hajri, ky nga Abdullah b. Amri se një njeri e ka pyetur
Pejgamberin s.a.v.s.:
"Çka është më së miri të veprohet sipas Islamit?’
Pejgamberi s.a.v.s. i është përgjigjur:
‘Ta ushqesh të uriturin, të përsëndesësh (t’i japish selam) atë që e njeh dhe që nuk e
njeh’."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
29. Na ka treguar Abdullah b. Mesleme, ky nga Maliku, ky nga Zejd b. Eslemi, ky
nga Ata b. Jesari, ky nga Ibën Abbasi r.a., i cili ka thënë se Pejgamberi s.a.v.s. ka
thënë:
"Më është paraqitur zjarri (Xhehenemi) dhe kam parë në të se shumica ishin gra. Ato
kishin bërë kufër (kishin mbuluar të vërtetën).’
‘A kanë bërë kufër ndaj Allahut?’ – është pyetur.
‘Ato kanë bërë kufër ndaj bashkëshortëve të tyre, kanë bërë kufër ndaj mirësisë. Kur
ndonjërës prej tyre, gjithë jetën i bën mirë, e më vonë në ty vëren diçka që nuk i pëlqen, do të thotë: ‘Nuk kam parë prej teje asnjëherë ndonjë të mirë’ – është përgjigjur."
-------------------------------------------------------------------------------------------------
30. Na ka treguar Sulejman b. Harbi, këtij i ka treguar Shu’be, këtij Vasëll el-
Ahdedi, këtë e kishte njoftuar Ma’muri, i cili ka thënë:
"E takova rastësisht Ebu Dherrin. Ai dhe fëmiu i tij, kishin veshur tesha të njëjta. E pyeta për këtë, e ai u përgjigj:
’(Një herë) jam fjalosur me një njeri, e unë e ofendova dhe e turpërova atë në nënën,
prandaj Pejgamberi s.a.v.s. më tha:
’O Ebu Dherr, a e turpërove dhe e ofendove në nënën? Ti je njeri me shprehi të
xhahilijetit (injorancës). Robërit tuaj, vëllezërit tuaj, Allahu i ka vënë nën pushtetin tuaj dhe kushdo që të ketë të tillë nën pushtetin e tij, le ta ushqejë ashtu si ushqehet vetë dhe le ta veshë ashtu siç vishet vetë. Mos i ngarkoni deri në rraskapitje, e nëse i ngarkoni, ndihmojuni’."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
31. Na ka treguar Abdurrahman b. Mubareku, këtij i kishte treguar Hammad b.
Zejdi, këtij Ejjubi dhe Junusi nga Hasani, këtë e ka lajmëruar Ahnef b. Kajsi i cili ka
thënë:
"Shkova t’i ndihmoj këtij njeriu, por më takoi Ebu Bekre dhe më tha:
‘Kah ia ke mësyer kështu?’
‘T’i ndihmoj këtij njeriu,’ – i thashë.
‘Kthehu! – tha Ebu Bekre. Me të vërtetë kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:
‘Kur përleshen dy muslimanë të armatosur me shpata, në zjarr (Xhehenem) do të hyjë
edhe vrasësi edhe i vrari.’
‘O Resulullah, vrasësi po, por pse edhe i vrari?’ – i thashë.
‘Për shkak se edhe ai ka lakmuar ta vrasë vëllain e vet musliman.’ – u përgjigj
(Pejgamberi s.a.v.s.)’."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
32. Na ka treguar Ebu-l-Velidi, këtij Shu’be, e sipas vargut tjetër të transmetuesve:
Më ka treguar Bishri, këtij i ka treguar Muhammedi, këtij Shu’be, ky nga
Sulejmani, ky nga Ibrahimi, ky nga Alkame, e ky nga Abdullahu, se kur është
shpallur ajeti:
"…ata që besojnë (në Njësinë e Allahut dhe nuk adhurojnë tjetër përveç Atij) dhe nuk e përziejnë besimin e tyre me Dhulm (me të gabuarën)…" (En Aam: 82).
Sahabët e pyetën Pejgamberin s.a.v.s.:
’E, cili nga ne nuk ka bërë dhulm (nuk ka gabuar)?’
Allahu i Madhëruar (lidhur me dhulmin – gabimin më të madh) dërgoi këtë ajet:
"Vërtet që bashkimi i të tjerëve në adhurim me Allahun është Dhulm (padrejtësi, gabim) i madh (më i madhi)." (Lukman: 13).
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
33. Na ka treguar Sulejman Ebu Rebiu dhe ka thënë se atij i kishte treguar Ismail b.
Xha’feri, këtij Nafi’ b. Malik b. Ebu Amir Ebu Suhejli, ky nga babai i vet, ky nga
Ebu Hurejre r.a., e ky nga Pejgamberi s.a.v.s. i cili ka thënë:
"Shenjat e dyfytyrëshit (munafikut) janë tri: kur flet, gënjen; kur premton, nuk e mban
fjalën dhe kur diçka i besohet, tradhton."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
34. Na ka treguar Kabisa b. Ukbe, ky ka dëgjuar nga Sufjani, ky nga A’meshi, ky
nga Abdullah b. Murre, ky nga Mesruku, ky nga Abdullah b. Amri se Pejgamberi s.a.
v.s. ka thënë:
"Do të jetë dyfytyrësh (munafik) i vërtetë ai që ka katër karakteristika, ndërsa ai që ka
vetëm një nga këto karakteristika, do të konsiderohet dyfytyrësh përderisa nuk e largon atë: kur i besohet diçka – tradhton, kur flet – gënjen, kur premton diçka – nuk e realizon, e kur hasmohet – e kalon kufirin."
Kështu e transmeton këtë (këtë hadith) edhe Shu’beja nga A’meshi.
---------------------------------------
35. Na ka treguar Ebu-l-Jemani, këtë e kishte njoftuar Shu’ajbi, këtë Ebu Zinadi,
këtë A’rexhi, e këtë Ebu Hurejre, i cili ka thënë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Kush e kalon Natën e Kadrit duke bërë ibadet dhe duke llogaritur (vetëm në shpërblimin e Allahut), do t’i falen gabimet e bëra më parë."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
36. Na ka treguar Harem b. Hafsi, këtë e ka njoftuar Abdu-l-Vahidi, këtë Umarja,
këtë Ebu Zur’a b. Amr b. Xheriri, i cili ka thënë se e ka dëgjuar nga Ebu Hurejre, e
ky nga Pejgamberi s.a.v.s. duke thënë:
"Allahu me kënaqësi do t’ia plotësojë dëshirën atij që niset (në luftë) në Emër të Allahut: - atë e ka shtyer të niset në luftë, vetëm duke më besuar Mua dhe Pejgamberët e Mi – dhe se nuk do ta kthej në shtëpi pa dhuratë, ose pa pasuri lufte të cilën e ka merituar, ose do ta fus në Xhennet.
Dhe po të mos i ngarkoja pasardhësit e mi me vështirësi, nuk do të ndahesha nga asnjë front dhe do të doja të vdes në Rrugën e Allahut, pastaj të jetoj një kohë e të vdes, e pastaj përsëri të jetoj një kohë e të vdes."
-------------------------------------------------------------------------------------------------
37. Na ka treguar Ismaili, këtë e kishte njoftuar Maliku, këtë Ibën Shihabi, këtë
Humejd b. Abdurrahmani, këtë Ebu Hurejra se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Kush e kalon muajin e Ramazanit në ibadet për shkak të besimit (duke e besuar Allahun) dhe duke llogaritur vetëm në shpërblimin e Tij, do t’i falen gabimet e mëparshme."
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------
-
38. Na ka treguar Ibën Selami, këtë e ka njoftuar Muhammed b. Fudajli, këtij i ka
treguar Jahja b. Se’idi, ky nga Ebu Seleme, ky nga Ebu Hurejra i cili ka deklaruar se
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Kush e agjëron muajin e Ramazanit duke besuar dhe duke llogaritur (vetëm në
shpërblimin e Allahut), do t’i falen gabimet e bëra më parë."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
39. Na ka treguar Abdu-s-Selam b. Mutahhari, ky nga Omer b. Aliu, ky nga Ma’n b.
Muhammed el-Xhifariu, ky nga Se’id b. Ebu Se’id el-Makburiu, ky nga Ebu
Hurejra, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s. i cili ka thënë:
"Feja Islame është fe e lehtë. Në këtë fe, asnjë nuk duhet të përpiqet tepër, e që nuk do të ngadhnjejë në të. Bëhuni të matur dhe mos e teproni. Gëzohuni dhe kërkoni ndihmën e Allahut xh.sh. në mëngjes, në mbrëmje dhe pak para natës."
40. Na ka treguar Amr b. Halidi, këtë e kishte njoftuar Zuhejri, këtë Ebu Is-haku,
duke transmetuar nga Berai:
"Kur Pejgamberi s.a.v.s. erdhi në Medine, së pari qëndroi te gjyshërit ose te dajallarët e tij Ensarë, siç thotë Ebu Is-haku, dhe gjashtëmbëdhjetë apo shtatëmbëdhjetë muaj e fali namazin duke u drejtuar kah Bejtul-Mukaddesi (në Jerusalem), por duke dëshiruar gjithnjë që Kibla të jetë kah Kaba. Namazi i parë që e fali në drejtim të Kabës, ishte namazi i ikindisë. Me të u falën disa njerëz. Njëri nga ata që faleshin me të, doli dhe kaloi pranë një xhamie. Derisa ata ishin duke u falur dhe qëndronin në ruku, bërtiti: ‘Betohem në Allahun, tash jam falur me Pejgamberin s.a.v.s. i kthyer kah Mekka.’ Atëherë edhe këta, pa e prishur namazin, u kthyen kah Kaba, sikur edhe ata më parë. Hebrenjtë dhe ithtarët e tjerë të Librit, u entuziazmuan pse ata u kthyen kah Bejtul- Mukaddesi, e kur u kthyen kah Kaba, nuk e pëlqyen këtë."
Zuhejri ka thënë:
Na ka treguar Ebu Is’haku, ky nga Berai, i cili në familjen e tij ka thënë edhe këtë:
"Para se të ndryshojë Kibla, (i pari) që është kthyer kah ajo, ka vdekur (duke falur
namazin). Kishte edhe disa të tjerë që ishin vrarë. Nuk kemi ditur ç’të themi për ta.
Pastaj Allahu i Madhëruar ka shpallur këtë ajet të Kur’anit:
"Dhe Allahu kurrë nuk do t’ua humbasë besimin." (El Bekareh: 143).
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
41. Maliku ka thënë se e ka njoftuar Zejd b. Eslemi, këtë A’ta b. Jesari, këtë e ka
njoftuar Ebu Se’id el-Hudriu, i cili ka thënë se e ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s.
duke thënë:
"Kur njeriu e pranon Islamin dhe kur detyrimin Islam e kryen në mënyrë të sinqertë,
Allahu xh.sh. do t’ia falë të gjitha veprat e këqia të cilat i ka punuar, e pastaj do ta
shpërblejë me shpërblimin përkatës. Veprat e mira shpërblehen me dhjetë shpërblime, e bile edhe deri në shtatëqind herë, kurse vepra e keqe dënohet vetëm aq sa i përgjigjet, po qe se Allahu edhe atë nuk e falë."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
42. Na ka treguar Is-hak b. Mensuri, këtij i kishte treguar Abdurrezaku, këtij
Ma’meri, ky nga Hemmami, ky nga Ebu Hurejre, i cili ka deklaruar se Pejgamberi s.
a.v.s. ka thënë:
"Kur ndonjë nga ju i kryen detyrat e veta islame në mënyrë të drejtë, çdo vepër e mirë të cilën e kryen, shënohet me dhjeta (dhjetëfishohet), bile deri në shtatëqindfish dhe çdo punë e keqe që e ka bërë, i shënohet aq sa ka bërë."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
43. Na ka treguar Muhammed b. Muthennai, ky nga Jahjai, ky nga Hishami, i cili
ka thënë se e ka njoftuar babai i vet, e këtë Aisha r.a. se me të vërtetë Pejgamberi s.a. v.s. ka hyrë te ajo kur aty kishte qëlluar një grua dhe e kishte pyetur:
"Kush është kjo?’
‘Është filanja’ – tha Aisha. Tregon diçka rreth namazit të saj.
‘Lërini (këto fjalë), bëni ato punë që u shkojnë për dore. Për Zotin! Allahu nuk mërzitet
(nuk brengoset), përderisa ju nuk brengoseni (për punën tuaj)’ – tha Pejgamberi s.a.v.s. – ‘Te Ai vepra më e dashur është ajo që njeriu vazhdimisht e bën në Emër të Tij’."
---------------------------------------------------------
44. Na ka treguar Muslim b. Ibrahimi, këtij i kishte treguar Hishami, këtij Katade,
ky nga Enesi, i cili thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Do të dalë nga zjarri (Xhehenemi) ai që dëshmon: ‘Nuk ka zot përveç Allahut’ dhe në
zemrën e të cilit ka vepra të mira sa pesha e një kokrre të elbit. Do të dalë nga zjarri ai që dëshmon: ‘Nuk ka zot përveç Allahut’ dhe në zemrën e të cilit ka vepra të mira sa pesha e një kokrre të grurit. Do të dalë nga zjarri ai i cili dëshmon: ‘Nuk ka zot përveç Allahut’ dhe në zemrën e të cilit ka vepra të mira sa pesha e një atomi."
Ebu Abdullahu (Buhariu) transmeton se Ebani ka thënë, këtij i kishte thënë Katade, ky nga Enesi se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "fjala ‘të mira’, përdoret me kuptim ‘besim-iman’."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
45. Na ka treguar Hasan b. Sabbahu se ka dëgjuar nga Xha’fer b. Avni, i cili ka
thënë se i ka treguar Ebu-l-Umejsi, këtij ia transmeton Kajs b. Muslimi, këtij Tarik
b. Shihabi, e ky nga Omer b. Hattabi r.a. se një hebre i ka thënë (Omerit):
"O kryetar i besimtarëve! Në Librin tuaj (në Kur’an) ka një ajet të cilin ju e lexoni. Po të
na ishte shpallur ai ajet neve, hebrenjve, ne atë ditë do ta shpallnim ditë feste.’
‘Cili është ai ajet’ – e pyeti Omeri.
"...Këtë ditë Unë e përsosa fenë tuaj për ju, plotësova Mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha për ju Islamin fe..." (El Maideh: 3). – u përgjigj ai.
’Ne, vërtet e dimë edhe ditën edhe vendin kur i është shpallur Pejgamberit s.a.v.s., e ajo është dita e premte, derisa qëndronte në Arafat.’ – tha Omeri."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
46. Na ka treguar Ismaili, këtij i ka treguar Malik b. Enesi, këtij xhaxhai i vet Ebu
Suhejl b. Maliku, këtij babai i vet, i cili e ka dëgjuar Talha b. Ubejdullahun duke
thënë:
"Pejgamberit s.a.v.s. i erdh një njeri nga Nexhdi me qëllim hakmarrjeje. Dëgjohej zhurma e zërit të tij, por nuk kuptohej se ç’fliste, derisa u afrua. E kur pyeti për Islamin, Pejgamberi s.a.v.s. u përgjigj:
’Pesë kohë të namazit brënda ditës dhe natës.’
’E, diçka tjetër për mua përveç tij (përveç pesë kohëve të namazit)?’ – pyeti ai.
’Jo, vetëm nëse do vullnetarisht,’ – iu përgjigj (Pejgamberi s.a.v.s.).
Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. tha: ’Agjërimi i muajit të Ramazanit.’
‘Diçka tjetër përveç tij?’ – pyeti ai.
‘Jo, vetëm nëse do vullnetarisht,’ – u përgjigj Pejgamberi s.a.v.s.
Pejgamberi s.a.v.s. ia përmendi edhe zekatin (tha transmetuesi).
‘Diçka tjetër përveç tij?’ – pyeti ai.
‘Jo, vetëm nëse do vullnetarisht.’ – u përgjigj Pejgamberi s.a.v.s.
Atëherë u kthye njeriu, - thotë transmetuesi – dhe tha:
‘Për Zotin, nuk kam as çka të shtoj, e as çka të pakësoj.’
Pejgamberi s.a.v.s. (pasi e dëgjoi) u shpreh me këto fjalë:
‘Nëse e ka thënë të vërtetën, ka shpëtuar’."
-------------------------------------------------------------------------------------------------
47. Na ka treguar Ahmed b. Abdullah b. Ali el-Menxhufiu, këtij i ka treguar Revhu,
këtij Avfi, ky nga Hasani dhe nga Muhammedi, këta nga Ebu Hurejra r.a. se
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Kush e përcjell muslimanin e vdekur për shkak të besimit të tij të fortë (duke besuar
sinqerisht) dhe, duke llogaritur (vetëm në shpërblimin e Allahut) do të jetë me të derisa të falet namazi i xhenazez dhe të mbarojë varrimi i tij, me të vërtetë ai do të kthehet me shpërblimin prej dy kirateve (masë për matjen e sevapeve, sasinë e saj e di vetëm Allahu xh.sh.). Secili prej këtyre kirateve ka peshën e malit Uhud. Kush ia fal xhenazen të vdekurit, por kthehet para se ai të varroset, do të kthehet me një kirat."
Në senedin e dytë Revhu transmeton nga Uthmani, ky nga Muedhini, ky nga Avfi, ky
nga Muhammedi, ky nga Ebu Hurejre, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
48. Na ka treguar Muhammed b. Ar’are, këtij i ka treguar Shu’be, ky nga Zejdi, i
cili ka thënë:
"E kam pyetur Ebu Vailin për murxhitë, e ai tha: Më ka treguar Abdullahu se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
‘Ta turpërosh (ofendosh) muslimanin është mëkat, ndërsa ta mbysësh atë është mosbesim (kufër)’."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
49. Na ka treguar Kutejbe b. Se’idi, këtij Ismail b. Xha’feri, këtij Humejdi, këtij
Enesi, e këtë e kishte njoftuar Ubade b. Samiti se:
"Pejgamberi s.a.v.s. ka dalë t’i njoftojë Sahabët për Natën e Kadrit (Lejletu-i-Kadr), kur atje grindeshin dy muslimanë. Për këtë shkak Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
‘Kam dalur t’ju njoftoj për Natën e Kadrit, e pasiqë grindeshin filani e filani, ajo është
grindur. Ndoshta kjo do të jetë më mirë për ju. Tashmë kërkojeni ju atë (Natën e Kadrit) në të shtatën, në të nëntën ose në të pestën (pas natës së njëzetë të Ramazanit)’."
------------------------------------------------------------------------
50. Na ka treguar Museddedi, këtij i kishte treguar Ismail b. Ibrahimi, këtij Ebu
Hajjan et-Tejmiu, ky nga Ebu Zur’a, e ky nga Ebu Hurejre r.a. i cili ka thënë:
"Një ditë Pejgamberi s.a.v.s. doli në mesin e njerëzve; iu afrua atij një njeri dhe e pyeti:
‘Çka është besimi (imani)?’
’Besim (iman) është të besosh Allahun, melekët e Tij, takimin me Të (në Ditën e Kijametit),të besosh pejgamberët e Tij dhe ringjalljen.’ – u përgjigj (Pejgamberi s.a.v.s.).
’Po, çka është Islami?’ – pyeti ai.
‘Islami është ta adhurosh Allahun, të mos i përshkruash shok Atij, të falësh namazin, të japësh zekatin dhe të agjërosh Ramazanin.’ – u përgjigj Pejgamberi s.a.v.s.
‘Po, çka është mirësia (ihsani)?’ – pyeti ai.
‘Ta adhurosh Allahun sikur e sheh Atë. Nëse ti nuk e sheh Atë, Ai padyshim të sheh ty.’ – u përgjigj.
‘Kur do të jetë Dita e Kijametit?’ – pyeti njeriu.
Lidhur me këtë pyetje Pejgamberi s.a.v.s. tha:
‘I pyeturi nuk është në dijeni më të madhe për këtë çështje se pyetësi. Vetëm po të tregoj ty për shenjat e tij: kur robëresha të lind pronarin (d.m.th. zotëriun) e saj; kur barinjtë e deveve zeshkane me mburrje do të shtyhen në ndërtimin e pallatit. Ajo (Dita e Kijametit) është një nga pesë fshehtësitë që nuk i askush, përveç Allahut xh.sh.’
Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. citoi ajetin e Kur’anit:
"Vërtet që Allahu! Vetëm tek Ai është dija e Orës (e Çastit të Fundit,
Kijametit)..." (Lukman: 34).
Pastaj njeriu u nis të shkojë, (e Pejgamberi s.a.v.s.) tha:
’Kthejeni atë!’
Meqë ata nuk e panë më atë (sepse u flak para syve të tyre), Pejgamberi s.a.v.s. tha:
’Ai është Xhibrili a.s., ka ardhë t’ua mësojë njerëzve fenë e tyre’."
Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: "E gjithë kjo është pjesë e besimit (imanit)."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
51. Na ka treguar Ibrahim b. Hamza, këtij Ibrahim b. Sa’di, këtij Salihu, ky nga
Ibni Shihabi, ky nga Ubejdullah b. Abdullahu se Abdullah b. Abbasi i ka thënë:
"Më ka thënë Ebu Sufjani se Herakleu i ka thënë:
’Të kam pyetur se numri i muslimanëve shtohet apo pakësohet? E ti u përgjigje: shtohet.
Ashtu vazhdon të shtohet besimi derisa të plotësohet. Të kam pyetur se a e lëshon ndokush fenë, pasi ta ketë pranuar njëherë, duke e urrejtur atë? U përgjigje: jo. Ashtu është edhe besimi (imani) kur mirësia e tij përzihet me shpirtin, atë më askush nuk e urren’."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
52. Na ka treguar Ebu Nu’ajmi, këtij ia ka transmetuar Zekerijai, këtij Amri, këtij
Nu’man b. Beshiri, i cili ka treguar se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Hallalli është i qartë, edhe harami është i qartë. Në mes tyre ka gjëra të dyshimta, të cilat nuk i dinë shumë njerëz. Kush ruhet nga punët e dyshimta, e ruan pastërtinë e fesë së vet dhe nderin e tij, e kush bie në punë të dyshimta, është i njëjtë me bariun i cili e ruan bagëtinë e vet përreth vendit të ndaluar në të cilin ajo mund të hyjë në çdo çast. Dijeni se çdo mbret e ka ndalesën e vet, e kini kujdes, se ndalesa e Allahut në tokën e tij është çështje të cilën Ai e ka ndaluar. Poashtu, dijeni se çdo trup ka pjesë mishi, e kur është e sëmurë (ajo pjesë), i sëmurë është krejt trupi. Ja, ajo (pjesë mishi) është zemra!"
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
53. Na ka treguar Ali b. Xha’di, ky nga Shu’be, ky nga Ebu Xhemre, i cili ka thënë:
"Kam ndenjur me Ibni Abbasin i cili më uli në shtratin e vet dhe më tha:
’Rri tek unë derisa të të jap ty një pjesë të pasurisë sime!’
Pasi qëndrova me të dy muaj, më tha: ’Kur Pejgamberit s.a.v.s. i erdh delegacioni i Abdu-l-Kajsit (një fis), ai i pyeti:
’Cili popull jeni ju’ – respektivisht – ’cili delegacion?’
’Jemi nga (fisi) Rebi’a’ – u përgjigjën ata.
’Mirë se keni ardhur o njerëz – ose delegacion (dyshim i transmetuesit) – pa të meta dhe pa nevojë pendimi’ – u tha Pejgamberi s.a.v.s.
’O Resulullah, ne mund të vijmë te ti, vetëm në ndonjë muaj të shenjtë, sepse në mes nesh dhe teje është lagja e pabesimtarëve Mudar. Prandaj, na urdhëro neve me një urdhër të prerë të cilin do t’ia përcjellim atyre që kanë mbetur pas nesh dhe i cili do të na çojë në Xhennet’ – i thanë Pejgamberit s.a.v.s.
E pyetën edhe për pijen.
Pejgamberi s.a.v.s. i urdhëroi për katër gjëra dhe ua ndaloi katër gjëra. I urdhëroi të
besojnë në Një të Vetmin Allah dhe i pyeti: ‘A e dini çka është besimi në Allahun?’
’Allahu dhe Pejgamberi i Tij e dinë më së miri’ – thanë ata.
‘Të dëshmosh se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është Pejgamber i Tij, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh muajin e Ramazanit dhe të japësh një të pestën e pasurisë së zënë në luftë’ – tha Pejgamberi s.a.v.s.
Ndërkaq, nga katër gjërat që ua ndaloi atyre, janë pijet (që rrijnë) në testi, në kungull të ujit, në pagur (matare), në varell ose në koritën e lyer me rrëshirë ose – sikur thotë
ndonjëherë transmetuesi – në koritën e katranosur.
‘Mbani në mend këto dhe tregojuni atyre që janë pas jush’ – tha Pejgamberi s.a.v.s.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
54. Na ka treguar Abdullah b. Mesleme, këtij Maliku, këtij Jahja b. Sa’di, këtij
Muhammed b. Ibrahimi, këtij Alkame b. Vekkasi, ky nga Omeri r.a. i cili ka
dklaruar se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Veprat vlerësohen sipas qëllimit dhe çdo njeriu i përket ajo për të cilën mendon (ka për qëllim). Kush është shpërngulur për Allahun dhe për Pejgamberin e Tij, shpërngulja e tij është në Emër të Allahut dhe të Pejgamberit të Tij, ndërkaq, ai që është shpërngulur për shkaqe të mira (interesa) të kësaj bote, ose për shkak të ndonjë gruaje me të cilën do të martohej, shpërngulja e tij është në emër të asaj që është shpërngulur."
--------------------------------------------------------------
55. Na ka treguar Haxhxhaxh b. Minhaili, këtij Shu’be, këtij Adi b. Thabiti, ky
kishte dëgjuar nga Abdullah b. Jezidi, ky nga Ebu Mes’udi, e ky nga Pejgamberi s.a.
v.s., i cili ka thënë:
"Kur njeriu përpiqet ta furnizojë familjen e vet (duke llogaritur në shpërblimin e Allahut), ajo punë është mirësi për të (sadaka)."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
56. Na ka treguar Hakem b. Nafiu, këtij i ka treguar Shu’ajbi nga Zuhriu, i cili ka
thënë se i ka treguar Amir b. Sa’d b. Ebu Vekkasi, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s. i cili
ka thënë:
"Me të vërtetë nuk bën asnjë shpenzim, kur me të kërkon kënaqësinë e Allahut.
Përkundrazi, për këtë vetëm do të shpërblehesh. Bile (do të shpërblehesh) edhe për
kafshatën që ia shtie në gojë gruas sate."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
57. Na ka treguar Museddedi, këtij i kishte treguar Jahjai, këtij Ismaili, këtij Kajs b.
Ebu Hazimi, ky nga Xherir b. Abdullahu, i cili ka thënë:
"Ia kam dhënë betimin Pejgamberit s.a.v.s. se do të fal namaz, do të jap zekat dhe,
sinqerisht do t’ia mendoj të mirën çdo muslimani."
------------------------------------------------------------------
58. Na ka treguar Ebu-n-Nu’mani, këtij i ka treguar Ebu Avane, ky nga Zijad b.
Ilaka, i cili ka thënë:
"E kam dëgjuar Xherir b. Abdullahun në ditën kur vdiq Mugire b. Shu’be. Së pari u ngrit
dhe e falënderoi Allahun xh.sh., e pastaj tha:
‘Kini frikë vetëm Allahun, i Cili nuk ka shok, bëhuni krenarë dhe të qetë, derisa të vijë një komandant. Ai do të ju vijë së shpejti.’ Pastaj tha:
‘Kërkoni falje (lutuni) për komandantin tuaj, sepse Allahu xh.sh. dëshiron të falë! E tash – vazhdon ai – një herë kam shkuar te Pejgamberi s.a.v.s. dhe i kam thënë:
‘Ty të betohem në Islam,’ kurse ai më kushtëzoi:
‘Edhe t’ia mendosh sinqerisht të mirën çdo muslimani.’
Unë edhe në atë u zotova. Me të vërtetë ua mendoj të mirën juve!’
Pastaj kërkoi falje dhe u ul."

 

 

 

 

 

 




 


KREU – 3.
Dituria


59. Na ka treguar Muhammed b. Sinani, këtij i kishte treguar Fulejhu, e sipas një
vargu tjetër të transmetuesve, më ka treguar Ibrahim b. Mundhiri, këtij Muhammed
b. Fulejhu, këtij babai i vet, këtij Hilal b. Aliu, ky nga Ata b. Jesari, ky nga Ebu
Hurejre r.a., i cili ka thënë:
"Derisa Pejgamberi s.a.v.s. në një rast ishte duke folur para popullit, erdh një beduin dhe
pyeti:‘Kur do të jetë Çasti i Kijametit?’
Pejgamberi s.a.v.s., megjithatë, vazhdoi të flasë. Disa njerëz (të pranishëm aty) thanë se
Pejgamberi s.a.v.s. e dëgjoi se çka e pyeti ai, por nuk i pëlqeu ajo që e pyeti, kurse disa të
tjerë thanë se Pejgamberi s.a.v.s. nuk e dëgjoi fare.
Kur Pejgamberi s.a.v.s. e mbaroi fjalimin e tij, si duket, pyeti:
‘Ku është ai që, mendoj se pyeti për Çastin e Kijametit?’
‘Ja, unë o Resulullah’ – u përgjigj beduini.
‘Momentin e Kijametit prite, kur të zhduket siguria’ – u përgjigj.
‘Si do të shkatërrohet?’ – ishte pyetja tjetër.
‘Kur t’i besohet detyra atij që nuk është për të i aftë dhe kompetent, prite Ditën e
Kijametit’ – tha (Pejgamberi s.a.v.s.)."
-----------------------------------------------------------------------------------------
60. Na ka treguar Ebu-n-Nu’man Arim b. Fadili, këtij i kishte treguar Avane, ky
nga Ebu Bishri, ky nga Jusuf b. Maheku, ky nga Abdullah b. Amri, i cili ka thënë:
"Në një udhëtim që e patëm, Pejgamberi s.a.v.s. mbeti pas nesh. Na mbërrini, kur koha për
faljen e namazit ishte kah mbarimi. Ne morëm abdes dhe filluam t’u japim mes-h
këmbëve (filluam t’i lajmë këmbët me shumë pak ujë), prandaj, (Pejgamberi s.a.v.s.) me
një zë të lartë, bërtiti dy a tri herë:
’Mjerë thembrat nga zjarri i Xhehenemit’!"
----------------------------------------------------------------------------
61. Na ka treguar Kutejbe, këtij Ismail b. Xha’feri, ky nga Abdullah b. Dinari, ky
nga (Abdullah) Ibni Omeri r.a., i cili ka deklaruar se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Është një pemë të cilës nuk i bien gjethet. Është e njëjtë me muslimanin. Më thuani se cila
është ajo?’Njerëzit menduan për ndonjë pemë të shkretëtirës.
Abdullahu tha: ‘Unë kam menduar se ajo pemë, është hurma, por kam pasur turp ta them.’
Pastaj të pranishmit thanë: ‘O Pejgamber i Allahut, na thuaj cila është ajo pemë?’
Pejgamberi s.a.v.s. u përgjigj:‘Ajo pemë është hurma’."
-----------------------------------------------------------------
62. Na ka treguar Halid b. Mahledi, këtij Sulejmani, këtij Abdullah b. Dinari, ky
nga Ibni Omeri r.a., i cili ka deklaruar se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Është një pemë, gjethet e së cilës nuk bien; ajo i ngjan muslimanit. Më tregoni cila është
ajo?’Abdullahu ka thënë: ‘Njerëzit menduan për ndonjë pemë të shkretëtirës, kurse mua më shkoi mendja se ajo është hurma.’Pastaj të pranishmit pyetën: ‘O Resulullah, na thuaj cila është ajo?’ Pejgamberi s.a.v.s. u përgjigj: ‘Ajo pemë është hurma’."
---------------------------------------------------------------------------
63. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtë e kishte njoftuar Lejthi, këtë Se’id
Makburiu, këtë Sherik b. Abdullah b. Ebu Nemiri, i cili e kishte dëgjuar Enes b.
Malikun, duke thënë:
"Derisa rrinim me Pejgamberin s.a.v.s. në xhami, erdh një njeri hypur në deve. E ndali aty
dhe e lidhi, e pastaj u drejtua kah ne dhe pyeti: ’Cili nga ju është Muhammedi?’
Pejgamberi s.a.v.s. qëndronte i mbështetur në mesin e tyre, prandaj ne u përgjigjëm:
‘Ky njeri i bardhë, i mbështetur!’ Pastaj, njeriu iu drejtua (Pejgamberit s.a.v.s.):
‘O djali i Abdu-l-Muttalibit!’ ‘Të përgjigjem’ – tha Pejgamberi s.a.v.s.
Ai vazhdoi: ‘Do të pyes ty dhe, në çdo pyetje do të jem i ashpër, por mos m’u hidhëro!’
‘Pyet ç’të duash!’ – i tha Pejgamberi s.a.v.s.
‘Po të pyes, për Zotin tënd dhe Zotin e atyre para teje (thuaj): A të ka dërguar ty Allahu
për gjithë botën (njerëzimin)?’ ‘Po, padyshim.’ – iu përgjigj Pejgamberi s.a.v.s.
‘Për Allahun, a të ka urdhëruar Allahu të falim pesë kohët e namazit gjatë një dite dhe një
nate?’ – pyeti ai. ‘Po, për Zotin’ – u përgjigj.
‘Për Allahun’ – tha përsëri njeriu – ‘A të ka urdhëruar Allahu të agjërojmë muajin e
Ramazanit për çdo vit?’
‘Po, padyshim.’ – u përgjigj.
‘Për Allahun, a të ka urdhëruar Allahu që nga pasanikët tanë të marrësh këtë sadaka
(zekat) dhe t’ua ndash të varfërve tanë?’ – pyeti.
‘Po, për Zotin,’ – iu përgjigj Pejgamberi s.a.v.s.
Pastaj njeriu tha: ‘Besoj në gjithë atë që e ke sjellë (nga Allahu xh.sh.). Unë jam Dimam b.
Tha’lebe, vëllai i Beni Sa’d b. Bekrit, përfaqësues i popullit tim, i cili ka mbetur pas
meje’."Këtë hadith kështu e ka transmetuar edhe Musai dhe Ali b. Abdu-l-Hamidi nga
Sulejmani, ky nga Thabiti, ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s.
-----------------------------------------------------------------------------------
64. Na ka treguar Ismail b. Abdullahu, këtij i kishte treguar Ibrahim b. Sa’di, këtij
Salihu, këtij Ibni Shihabi, këtij Ubejdullah b. Utbe b. Mes’udi se Abdullah b. Abbasi
e kishte lajmëruar këtë se:
"Pejgamberi s.a.v.s. e kishte dërguar një njeri me letrën e tij dhe e kishte urdhëruar që
(letërn) t’ia dorëzojë mëkëmbësit të Bahrejnit, e që ky t’ia dërgojë mbretit të Persisë. Ky
(mbreti) pasiqë e lexoi, e grisi. (Ibni Shihabi, i cili ishte njëri nga transmetuesit) tha: Mendoj se e kam dëgjuar nga Ibni Musejjebi, duke thënë:
’Pejgamberi s.a.v.s. i mallkoi që edhe ata të jenë plotësisht të shkatërruar’."
-----------------------------------------------------------------------------
65. Na ka treguar Muhammed b. Mukatil Ebu-l-Hasani, këtij Abdullahu, këtij
Shu’be, këtij Katade, këtij Enes b. Maliku, i cili ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. ka shkruar letër, ose ka dashur të shkruajë, por i është thënë se ata do
ta lexojnë vetëm nëse është e vulosur. Atëherë e ka marrë unazën e argjendtë në të cilën
ishte gdhendur: ’Muhammedi, Pejgamber i Allahut.’ Më vjen sikur po e shoh unazën në
dorën e tij.Pastaj e kam pyetur Kataden, tha Shu’be:
’Kush ka thënë se në unazë qëndronte: ’Muhammedi, Pejgamber i Allahut.’
’Ai, Enesi,’ – u përgjigj (Katade)."
----------------------------------------------------------------------------------
66. Na ka treguar Ismaili, ky nga Maliku, ky nga Is’hak b. Abdullah b. Ebu Talhai,
ky nga Ebu Murre, rob i liruar i Akil b. Ebu Talibit, ky nga Ebu Vakid el-Lejthiu, i
cili ka thënë:
"Derisa Pejgamberi s.a.v.s. ende rrinte në xhami me njerëzit, erdhën tre persona: dy nga
ata u drejtuan kah Pejgamberi s.a.v.s., kurse njëri shkoi. Transmetuesi tha se ata (të dy) u
ndalën para Pejgamberit s.a.v.s. Njëri prej tyre vërejti një vend të zbrazët në mesin e
dëgjuesve dhe aty u ul, tjetri u ul pas tyre. Sa i përket të tretit, ai e ktheu shpinën dhe shkoi.Kur Pejgamberi s.a.v.s. e përfundoi fjalimin, tha:
‘Dëgjoni, do t’ju tregoj për gjendjen e këtyre tre personave: I pari i fshehet (ruhet) Allahut
dhe Allahu e vendos atë në strehimore (në vend të sigurt); i dyti, përmbahet nga turpi, e
edhe Allahu është i përmbajtur (nga dënimi i tij). Sa i përket të tretit që e ktheu shpinën,
edhe Allahu ia kthen shpinën’."
-----------------------------------------------------------------------------------------
67. Na ka treguar Museddedi, këtij Bishri, ky nga Ibni Avni, ky nga Ibni Sirini, ky
nga Abdurrahman b. Ebu Bekre, e ky nga babai i vet, i cili ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. kishte hipur në deve (gjatë Haxhxhit lamtumirës). Kapistrën e deves
ia mbante një njeri. Pas pak pyeti:
‘Cila ditë është kjo?’Ne heshtëm, duke menduar se do ta quante me një emër tjetër e jo me emrin e saj.‘A nuk është kjo dita e thejrjes së kurbanit?’ – pyeti.
‘Po, pa dyshim.’ – thamë .‘Cili muaj është ky?’ – pyeti.
Ne përsëri heshtëm dhe menduam se do ta quante me një emër tjetër.
‘A nuk është Dhu-l-hixhxhe?’ – tha ai.‘Po,’ – thamë.Pastaj tha:
’Gjaku juaj, pasuria juaj, nderi juaj, janë të shenjta dhe të paprekshme,
sikurse që është e shenjtë kjo ditë e juaj, në këtë qytetin tuaj, në këtë vendin tuaj. Çdonjëri që është i pranishëm, le ta njoftojë atë që nuk është këtu (i pranishëm), sepse mund të ndodhë që ai i cili nuk është i pranishëm, ta kuptojë më mirë se ai që ia kumton’."
-------------------------------------------------------------------------------------
68. Na ka treguar Muhammed b. Jusufi, këtij Sufjani, ky nga A’meshi, ky nga Ebu
Vaili, ky nga Ibën Mes’udi, i cili ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. na pajiste me këshilla (ligjerata) gjatë ditëve, duke mos na lënë
asnjëherë të mërzitemi."
------------------------------------------------------------------------------------
69. Na ka treguar Muhammed b. Beshshari, këtij i kishte treguar Jahja b. Se’idi, ky
nga Shu’be, ky nga Ebu Tejjahu, ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili ka
thënë:"Lehtësoni dhe mos vështirësoni! Gëzoni dhe mos shpërndani (duani dhe mos urreni)."
----------------------------------------------------------------------------------
70. Na ka treguar Uthman b. Ebu Shejbe, këtij Xheriri, këtij Mensuri, ky nga Ebu
Vaili, i cili ka thënë:
"Abdullahu i mësonte njerëzit çdo të enjte, prandaj një person i tha atij:
‘O Ebu Abdurrahman, me të vërtetë do të doja të na mësoje për çdo ditë.’
Ai u përgjigj:‘Ajo që ma ndalon këtë është se nuk kam dëshirë që t’ua bëj të mërzitshëm (mësimin).Unë ju pajis me dituri, ashtu siç na pajiste neve Pejgamberi s.a.v.s. Ai frikësohej se mos na kalon (mësimi) në monotoni’."---
-------------------------------------------------------------------------------------
71. Na ka treguar Se’id b. Ufejri, këtij Ibën Vehbi, këtij Junusi, ky nga Ibën Shihabi,
ky nga Humejd b. Abdurrahmani, i cili ka thënë se e ka dëgjuar Muaviun duke
thënë, se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Atij që Allahu ia do të mirën, e udhëzon t’i kuptojë parimet e fesë. Unë vetëm shpërndaj
(dituri), kurse Allahu e jep atë. Ky popull le të vazhdojë të mbesë në rrugën e Allahut, e
nuk do të mund ta dëmtojnë ata që e kundërshtojnë, përderisa nuk vjen urdhëri i Allahut’."
---------------------------------------------------------------------------------
72. Na ka treguar Aliu, këtij Sufjani, këtij Ibën Ebu Nexhihu, duke transmetuar nga
Muxhahidi, i cili ka thënë:
"E kam shoqëruar Ibën Omerin deri në Medine. Nuk e kam dëgjuar atë të thotë diçka më
tepër nga Pejgamberi s.a.v.s., përveç një hadithi:
’Ishim te Pejgamberi s.a.v.s., kur atij i kishin sjellur një palcë me hurma. Ai (Pejgamberi s.
a.v.s.) tha:‘Në mesin e pemëve, ka një pemë e cila shumë i ngjan muslimanit.’
Kam dashur të them se ajo pemë është hurma, mirëpo, meqë isha më i riu nga të
pranishmit, heshta.‘Ajo është hurma’ – tha Pejgamberi s.a.v.s."
------------------------------------------------------------------------------------------
73. Na ka treguar Humejdiu, këtij Sufjani, këtij Ismail b. Ebu Halidi, kurse Zuhriu
ka thënë se e ka dëgjuar nga Kajs b. Ebu Hazimi, ky nga Abdullah b. Mes’udi, i cili
ka thënë se e ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:
"Mund të kesh zili në dy raste: ndaj njeriut të cilit Allahu i ka dhënë pasuri dhe atë e
shpenzon në rrugë të drejtë dhe ndaj njeriut, të cilit Allahu i ka dhënë dituri, që gjykon
sipas saj dhe i mëson edhe të tjerët."
----------------------------------------------------------------------------------------
74. Na ka treguar Muhammed b. Gurejr ez-Zuhriu, këtij i kishte treguar Jakub b.
Ibrahimi, këtij babai i vet, këtij Salihu, ky nga Ibën Shihabi, i cili ka treguar se
Ubejdullah b. Abdullahu ka treguar, duke transmetuar nga Ibën Abbasi, se ai dhe
Hurr b. Kajs b. Hisn Fezariu kanë diskutuar për rastin e Musait dhe shokut të tij,
për të cilin Ibën Abbasi, me bindje të thellë, tha se është Hidri. Në atë moment, pranë
tyre kaloi Ubej b. Ka’bi, e Ibën Abbasi e thirri dhe i tha:
"Unë dhe ky shoku im po diskutojmë për shokun e Musait. Musai a.s. ka pyetur dhe ka
kërkuar mënyrën që të takohet me të. E, ti a e ke dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. ndonjëherë
që të flasë diçka për këtë çështje?’
’Po, e kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. kur thoshte:
"Derisa Musai a.s. ishte tek një i parë i Beni Israilëve, i ka ardhur një njeri dhe e ka
pyetur:’A di ndonjë më të ditur se ti?’
‘Jo’ – ka thënë Musai a.s.Atëherë, Allahu xh.sh. i shpalli Musait: "Po, padyshim është robi Ynë, Hidri."Pastaj, Musai kërkoi rrugë dhe mënyrë që të shkojë te ai, e Allahu i Madhëruar ia bëri peshkun shenjë dhe i është thënë: "Kur ta humbësh peshkun, kthehu prapa dhe, sigurisht do ta takosh atë!" Ai e vëzhgonte me kujdes nëpër det peshkun, për të cilin i ishte thënë. Më pastaj, Musait i tha përcjellësi i tij:
"Ai (djaloshi - Jushaë bin Nun) i tha: "A të kujtohet kur arritëm te shkëmbi? Unë e
harrova peshkun; askush veçse shejtani më bëri që të mos e kujtoj…" (El Kehf: 63).
"(Musai) i tha: "Kjo është ajo që po kërkonim." Kështu ata u kthyen prapë duke
ndjekur gjurmët e tyre të para." (El Kehf: 64).
Dhe, kështu e gjetën Hidrin. Ky është rasti i Musait me Hidrin, për të cilin Allahu i
Madhëruar tregon në Librin e Tij (në Kur’an)’."
--------------------------------------------------------------------------------------
75. Na ka treguar Ebu Ma’meri, këtij Abdu-l-Varithi, ky nga Halidi, ky nga Ikrime,
e ky nga Ibën Abbasi r.a., i cili ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. më përqafoi dhe më shtrëngoi, duke thënë:
‘O Zot, mësoja Librin (diturinë)’."
----------------------------------------------------------------------------------
76. Na ka treguar Ismail b. Ebu Uvejsi, këtij i kishte treguar Maliku, këtij Ibën
Shihabi, ky nga Ubejdullah b. Abdullah b. Utbe, e ky nga Abdullah b. Abbasi, i cili
ka thënë:"Jam nisur me një kafshë samari (gomar). Gati isha i moshës madhore. Pejgamberi s.a.v.s.falej në Mine jashtë mureve (në hapësirë). Kalova përballë një safi (rreshti). E lëshova kafshën të kulloste dhe hyra në saf. (Për këtë veprim që e bëra) asnjë nuk ma zuri për të madhe."
---------------------------------------------------------------------------------
77. Më ka treguar Muhamed b. Jusufi, ky nga Ebu Mus-hiri, ky nga Muhammed b.
Harbi, ky nga Zubejdi, ky nga Zuhuriu, ky nga Muhammed b. Rebiu, i cili ka thënë:
"Kur i kisha pesë vjet, më kujtohet se Pejgamberi s.a.v.s. një herë mori ujë (në gojë) nga
kova dhe më stërpiku në fytyrë."
------------------------------------------------------------------------------
78. Na ka treguar Ebu-l-Kasim Halid b. Halijj, këtij Muhammed b. Harbi se Evzaiu
ka thënë: Na ka njoftuar Zuhriu, duke transmetuar nga Ubejdullah b. Abdullah b.
Utbe b. Mes’udi, ky nga Ibën Abbasi se ai dhe Hurr b. Kajsi b. Hisn Fezariu kanë
biseduar për bashkudhëtarin e Musait, e pranë tyre, rastësisht, ka kaluar Ubejj b.
Ka’bi, të cilin Ibën Abbasi e ka thirrë dhe i ka thënë: "Ja, unë dhe shoku im po
diskutojmë rreth bashkudhëtarit të Musait, e që Musai ka kërkuar mënyrën të takohet me
të. Po ti, a e ke dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. ta ketë përmendur këtë rast?’
‘Po’, - tha Ubeji, - ‘e kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:
‘Derisa Musai ishte te njëri nga të parët e Beni Israilëve, i ka ardhur një njeri
dhe e ka pyetur: A di ndonjë njeri më të ditur se ti?"
‘Jo’, - i është përgjigjur Musai.
Pastaj Allahu i Madhëruar e ka frymëzuar Musain:
‘Po gjithsesi, është robi ynë, Hidri.’
Për këtë arsye, Musai filloi të gjejë mënyrën që të takohet me të dhe, Allahu xh. sh., ia bëri
peshkun shenjë (argument), duke i thënë (Musait):
‘Kur ta humbësh peshkun, kthehu prapa dhe me siguri do ta takosh atë.’
Musai e përcjelli me kujdes nëpër det gjurmën e peshkut. Përcjellësi (shoku) i tha Musait:
"Ai (djaloshi - Jushaë bin Nun) i tha: "A të kujtohet kur arritëm te shkëmbi? Unë e
harrova peshkun; askush veçse shejtani më bëri që të mos e kujtoj…" (El Kehf: 63).
E, Musai tha:"(Musai) i tha: "Kjo është ajo që po kërkonim." Kështu ata u kthyen prapë duke ndjekur gjurmët e tyre të para." (El Kehf: 64).
Kështu, e gjetën Hidrin. Ky është rasti i Musait a.s. me Hidrin për të cilin Allahu i
Madhëruar tregon në Librin e Tij’."
-----------------------------------------------------------------------------------------
79. Na ka treguar Muhammed b. Alai, këtij Hammad b. Usame, ky nga Burejd b.
Abdullahu, ky nga Ebu Burde, ky nga Ebu Musai, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili
thotë:"Udhëzimi (Kur’ani) dhe dituria me të cilat Allahu i Madhëruar më ka dërguar, janë si
shiu i madh i cili bie në tokë. Toka pjellore e pranon dhe prodhon barin, e edhe shumë
gjelbërime të tjera, kurse toka jopjellore e mban në vete ujin. (Prej kësaj toke) Allahu bën
që njerëzit ta shfrytëzojnë atë: të pijnë, t’u japin kafshëve të pinë dhe të mbjellin; (shiu)
bie, ndërkaq edhe nëpër vende të tjera: nëpër shkretëtira, të cilat nuk pranojnë e as që
mbajnë ujë në vete dhe nuk prodhojnë kurrfarë bari (bereqeti).
Ky është shembull për atë që e ka njohur ligjin e Allahut dhe e shfrytëzon atë (Kur’anin) të
cilin Allahu ma ka dërguar mua, prandaj, mëso dhe të tjerët mësoi. Është shembull
poashtu, për atë, që për këtë nuk e ka qarë kokën fare, e as që e ka pranuar udhëzimin e
Allahut me të cilin jam dërguar."
------------------------------------------------------------------------------------------------
80. Na ka treguar Imran b. Mejsere, këtij Abdu-l-Varithi, këtij Ebu Tejjahu, ky nga
Enesi i cili tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Shenjat e Kijametit janë: çrrënjosja e diturisë, jetësimi i mosdijes, pirja e alkoolit dhe
prostitucioni (zinaja)."
-----------------------------------------------------------------------------------------------
81. Na ka treguar Museddedi, këtij Jahjai, këtij Shu’be, këtij Katade, e këtij Enesi, i
cili ka thënë: "Do t’ju tregoj një hadith, të cilin përveç meje, askush nuk do t’ua tregojë. E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:
’Shenjat e Çastit (Kijametit) janë: çrrënjosja e diturisë, paraqitja e mosdijes, prostitucioni
dhe shtimi i tepërt i grave dhe pakësimi i meshkujve, për aq, sa një burrë të jetë për
pesëdhjetë gra’."
---------------------------------------------------------------------------------------
82. Na ka treguar Se’id b. Ufejri, këtij Lejthi, këtij Ukajli, këtij Ibën Shihabi, ky nga
Hamza b. Abdullah b. Omeri se Ibën Omeri r.a. ka thënë:
"E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:
’Derisa po flija, më kanë sjellur një gotë qumësht. Aq kam pirë sa që kam hetuar se më
është shuar etja; sikur ajo (etja) më dilte nga thonjtë. Atë që më mbeti, ia dhash Omer b.
Hattabit.’ ‘O Resulullah, si e shpjegon ti këtë?’ – i thanë.
‘Me shkencë’ – tha Pejgamberi s.a.v.s."
------------------------------------------------------------------------------
83. Na ka treguar Ismaili, këtij Maliku, ky nga Ibën Shihabi, ky nga Isa b. Talha b.
Ubejdullahu, ky nga Abdullah b. Amr b. el-Asi, i cili ka treguar se Pejgamberi s.a.v.s.
gjatë Haxhxhit lamtumirës, ka mbetur në Mine për shkak të njerëzve të cilët i kanë
parashtruar pyetje. Ndër të tjerë, një njeri iu afrua dhe e pyeti:
"Meqë nuk kam ditur, jam rruar para se të ther (kurban)!?’
Pejgamberi s.a.v.s. iu përgjigj: ’Nuk ka gabim (gjynah), ther kurban tash.’
Pastaj iu afrua një njeri tjetër dhe e pyeti: ’Meqë nuk kam ditur, kam prerë (kurban) para se të hedhi guralecat (në Mine)!?’ (Pejgamberi s.a.v.s.) iu përgjigj: ’Nuk ka gabim (gjynah), hidh (tash).’ Pejgamberi s.a.v.s. nuk është pyetur për asgjë që është bërë më vonë, në vend që të bëhej më herët, e të mos jetë përgjigjur: -’Bëre tash, nuk ka dëm’."
----------------------------------------------------------------------------------
84. Na ka treguar Musa b. Ismaili, këtij Vuhejbi, këtij Ejjubi, ky nga Ikrime, e ky
nga Ibën Abbasi, i cili ka thënë se Pejgamberi s.a.v.s. në Haxhxhin lamtumirës është
pyetur nga dikush:"Kam prerë kurban para se të hedh guralecat!?’
Ai pastaj sinjalizoi me dorë dhe tha:‘Nuk ka dëm (gabim).’
Një tjetër pyeti:‘Kam rruar kokën para se të pres kurban!?’
Pejgamberi s.a.v.s., përsëri sinjalizoi me dorë dhe tha:
’Nuk ka gabim (gjynah)’."85. Na ka treguar Mekkijj b. Ibrahimi, ky nga Handhale b. Sufjani, ky nga Salimi,ky nga Ebu Hurejre r.a., e ky nga Pejgamberi s.a.v.s. i cili ka thënë:
"Do të bie interesimi për dituri, do të paraqitet mosdija dhe ngatërresat. Edhe çrregullimi
(herxhi) do të shumëfishohet.’
‘O Resulullah, çka është herxhi?’ – pyeti dikush.
‘Kështu’ – e lëvizi dorën, bile e përmbysi, sikur të kishte për qëllim therje (prerje)’."
-------------------------------------------------------------------------------------------
86. Na ka treguar Musa b. Ismaili, këtij Vuhejbi, këtij Hishami, ky nga Fatimja, e
kjo nga Esmaja, e cila tregon:
"Erdha tek Aisha, e cila ishte duke u falur dhe e pyeta:
’Ç’farë ngjet me këtë popull (nga çka frikësohet)?’
Ajo sinjalizoi me kokë kah qielli. Të gjithë qëndruan në namaz, ajo (Aisha)
tha: ‘Subhanallah!’‘A është kjo ndonjë shenjë?’ – e pyeta. Ajo më sinjalizoi me kokë ‘po’. Për këtë shkak edhe unë qëndrova (në namaz). Qëndrova derisa më ra të fikët. Fillova ta lag kokën me ujë. (Pas namazit) Pejgamberi s.a.v.s. e falënderoi Allahun e Madhëruar dhe tha: ‘Nuk ka asgjë që nuk më është treguar dhe që nuk e kam parë duke qenë në këtë pozitë, bile (i kam parë) Xhennetin dhe Xhehenemin.
Më është shpallur (jam frymëzuar) se në varret tuaj do të sprovoheni sikurse, ose së
shpejti – nuk e di se cilën shprehje e ka përdorur Esmaja, thotë transmetuesi – me provën e Dexhallit. Do të pyetet (ndonjëri në varr):
‘Çka di për atë njeri (d.m.th. për Pejgamberin s.a.v.s.)?’
Sa i përket besimtarit, përkatësisht atij që është i bindur në besim – nuk e di se cilën nga
këto dy shprehje i ka përdorur Esmaja, dyshon transmetuesi – do të përgjigjet: ‘Ai është
Muhammedi, Pejgamber i Allahut, i cili na ka sjellur neve argumente dhe udhëzime të
qarta. Ne i jemi përgjigjur thirrjes së tij dhe e ndjekim rrugën e tij. Ai është Muhammedi!’,
do të thotë tri herë.
Atëherë do t’i thuhet atij: ‘Fli i qetë! E kemi ditur se me bindje të thellë e ke besuar atë.’
Dyfytyrëshi (munafiku) ndërkaq, ose ai i cili ka dyshuar në Shpallje – nuk e di se cilën
shprehje e përdori Esmaja – do të shprehet kështu: ’Nuk di. Kam dëgjuar se njerëzit diçka
flisnin për të (për Muhammedin), po edhe unë kam folur ashtu për të’."
------------------------------------------------------------------------------------------
87. Na ka treguar Muhammed b. Beshshari, këtij Gunderi, këtij Shu’be, e këtij Ebu
Xhumre, i cili ka thënë:
"Kam qenë përkthyes në mes Ibën Abbasit dhe palës tjetër dhe vazhdoi:
Pejgamberit s.a.v.s. i erdhi delegacioni i fisit të Abdu-l-Kajsit, të cilit i tha:
‘Delegacion i cilit fis, ose i cilit popull jeni?’
Ata u përgjigjën: ‘I (fisit) Rebi’a.’
Pejgamberi s.a.v.s. tha: ‘Mirë se keni ardhur! Popull, ose delegacion i cili s’ka pse të
turpërohet e as të pendohet!’
Ata thanë: ‘Ne kemi ardhur nga një vend i largët. Në mes nesh dhe teje është fisi
pabesimtar Mudar, prandaj, ne mund të vijmë vetëm në ndonjë muaj të shenjtë. Na
urdhëro çka t’i njoftojmë ata pas nesh dhe çka do të na ndihmojë për të hyrë në Xhennet.’
(Pejgamberi s.a.v.s.) i urdhëroi për katër detyra, ndërsa ua ndaloi katër vese. I urdhëroi të
besojnë Një të Vetmin Allah, duke i pyetur:
‘A dini si shprehet besimi në Allahun?’
Ata u përgjigjën: ‘Këtë më së miri e di Allahu dhe Pejgamberi i Tij.’
Atëherë Pejgamberi s.a.v.s. u tha:
‘Me dëshminë se nuk ka zot tjetër përveç Një, Allahut dhe se Muhammedi, me të vërtetë
është Pejgamber i Tij; me faljen e namazit; me dhënien e zekatit; me agjërimin e muajit të
Ramazanit dhe me dhënien e një të pestës së pasurisë së zënë në luftë.’
Ua ndaloi: (lëngjet e prishura nga të ndenjurit) në kungullin e ujit, në testi në bardak të
lyer me katran (rrëshirë).
Sipas Shu’bes, nganjëherë ka thënë ‘në koritë’ e nganjëherë ‘në fuçinë e katranosur.’
Në fund u tha: ‘Mbajeni në mend këtë dhe ua transmetoni atyre pas jush’."
---------------------------------------------------------------------------------------
88. Na ka treguar Muhammed b. Mukatil Ebu Hasani, këtij Abdullahu, këtij Omer
b. Se’id b. Ebu Husejni, këtij Abdullah b. Mulejke, këtij Ukbe b. Harithi se ky ishte
martuar me vajzën e Ebu Ihab b. Azizit. Për këtë arsye, te ky erdh një grua e cila i
tha: "Unë i kam dhënë gji Ukbes dhe asaj me të cilën është martuar.’
‘Nuk e di se më ke dhënë gji, e as që më ke lajmëruar për këtë.’ – i tha Ukbe.
Ai atëherë, ia mësyu udhëtimit. I hipi deves dhe u nis për në Medine te Pejgamberi s.a.v.s.
E pyeti për rastin. Pejgamberi s.a.v.s. iu përgjigj:
‘Si mund të ndodhë kjo (të martohesh me të), e flitet se e ke motër (nga gjiri)?!’
Ukbe menjëherë u nda nga ajo. Edhe ajo u martua me një burrë tjetër."
------------------------------------------------------------------------------
89. Na ka treguar Ebu Jemani, këtij ia kishte transmetuar Shu’ajbi, këtij Zuhriu, e
sipas një vargu tjetër të transmetuesve, Ebu Abdullahu (Buhariu) thotë se Ibën
Vehbi ka deklaruar se atij ia ka transmetuar Junusi, këtij Ibën Shihabi, ky nga
Ubejdullah b. Abdullah b. Ebu Thevri, ky nga Abdullah b. Abbasi, e ky nga Omeri r.
a. i cili ka thënë:
"Unë dhe fqiu im ensar (nga ensarët) kemi banuar në vendin Beni Umejje b. Zejd. Ky
vend ishte në Avali të Medines (Avali ishte katund në Medine), prandaj zbritnim te
Pejgamberi s.a.v.s. herë njëri e herë tjetri. Ai zbriste një ditë, e të dytën unë. Kur zbritja
unë, atë ditë sillja lajme për Shpalljen e Allahut xh.sh. dhe për të tjerat. Edhe ai kur
zbriste, e bënte të njëjtën. Një ditë, sipas radhës, shkoi shoku im ensar. (Kur u kthye)
trokiti rreptë te dera ime, duke thënë:
’Ai (duke menduar në mua) a është këtu?’
Unë u frikova dhe dola para tij. Më tha:
‘Ka ndodhur një gjë e madhe! Hyra te Hafsa, e ajo qante!’
E pyeta: ’Ju ka lëshuar juve Pejgamberi s.a.v.s.?’
’Nuk e di’ – tha. Pastaj hyra te Pejgamberi s.a.v.s. dhe, duke qëndruar në këmbë e pyeta:
’A i ke lëshuar gratë e tua.’ ‘Jo’ – tha. Pastaj thashë: ‘Allahu është më i madhi’."
---------------------------------------------------------------------------------------------
90. Na ka treguar Muhammed b. Kethiri, këtij Sufjani, këtij Ibën Ebu Halidi, ky
nga Kajs b. Ebu Hazimi, ky nga Ebu Mes’ud el-Ensariu, i cili ka thënë se një njeri i
ka thënë Pejgamberit s.a.v.s.:
"O Resulullah, filani aq na zgjat namazin, sa që shpesh më vjen ta lë atë (namazin).’
Asnjëherë nuk e kam parë Pejgamberin s.a.v.s. më të zemëruar në fjalimin e tij sa atë çast
kur tha: ‘O ju njerëz! Ju me të vërtetë jeni shkapërderdhës (të xhematit). Kush e fal namazin para njerëzve (kush bëhet imam), le ta lehtësojë atë, sepse në mes tyre (xhematit) ka ndonjë të sëmurë, shëndetlig dhe nevojtar!"
-------------------------------------------------------------------------------------------
91. Na ka treguar Abdullah b. Muhammedi, këtij Ebu Amiri, këtij Sulejman b. Bilal
el-Mediniu, ky nga Rebi’a b. Ebu Abdurrahmani, ky nga Jezidi, rob i liruar i el-
Munbeithit, ky nga Jezid b. Halid Xhuhejniu se një njeri e ka pyetur Pejgamberin s.a.
v.s. për një gjë të gjetur. Pejgamberi s.a.v.s. i është përgjigjur atij:
"Mbaje në mend rrypin e saj ose kutinë e saj dhe strajcën e saj dhe shpalle atë (publikisht) një vit, pastaj shërbehu me të, e nëse vjen zotëriu i saj, ti jepja!’
‘E devja e humbur?’ – pyeti njeriu.
Ai (Pejgamberi s.a.v.s.) aq u zemërua, sa që faqet iu skuqën, ose, si tha transmetuesi,
fytyra iu skuq dhe tha: ’Çka ke ti me të! Ajo ka me vete lugun e vet të ujit (rezervoarin) dhe mbathjen e vet; vjen  te uji dhe bren drunjtë, prandaj, lëre atë derisa ta gjejë zotëriu i saj!’ ‘E, bagëtia e humbur?’ – pyeti përsëri njeriu.
’Ajo është e ytja, e shokut tënd ose e ujkut.’ – u përgjigj."
-----------------------------------------------------------------------------------------------
92. Na ka treguar Muhammed b. el-Alai, këtij Ebu Usamja, këtij Burejdi, ky nga
Ebu Burde, ky nga Ebu Musai, i cili ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. ishte pyetur për disa gjëra të papëlqyeshme dhe kur ato u shpeshtuan,
ai u zemërua dhe tha: ’Më pyetni çka të doni?’ ‘Cili është babai im?’ – e pyeti dikush.
’Babai yt është Hudhafja.’ – u përgjigj. ’Cili është babai im?’ – e pyeti një tjetër.
’Babai yt është Salimi, rob i liruar i Shejbës’ – tha. Kur Omeri vërejti në fytyrën e tij zemërimin, tha: ‘O Resulullah, i drejtohemi Allahut të Madhërueshëm të na i fal gabimet’!"
----------------------------------------------------------------------------------------------------
93. Na ka treguar Ebu-l-Jemani këtij Shu’ajbi, këtij Zuhriu, ky nga Enes b. Maliku
se (një ditë) kur Pejgamberi s.a.v.s. kishte dalë para njerëzve, Abdullah b. Hudhafja,
ishte ngritur dhe e kishte pyetur: "Cili është babai im?’ ’Babai yt është Hudhafja,’ – i qe përgjigjur. Pasi u shtuan pyetjet, tha: ’Më pyetni ende.’ Për këtë arsye, Omeri ra në gjunj dhe tha: ’Ne jemi të kënaqur që Allahu është Zot; Islami fe dhe, Muhammedi s.a.v.s. Pejgamber!’ Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. u qetësua.
--------------------------------------------------------------------------------------------------
94. Na ka treguar Abde, këtij Abdu-s-Samedi, këtij Abdullah b. Muthennai, këtij
Thumame b. Abdullahu, ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s. se ai (Pejgamberi),
kur do të përshndeste, përshendeste nga tri herë, kur do të fliste diçka, e përseriste nga tri herë.
------------------------------------------------------------------------------------------------
95. Na ka treguar Abde b. Abdullahu, këtij Abdu-s-Samedi, këtij Abdullah b.
Muthennai, ky nga Thumame b. Abdullahu, ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi s.a.v.
s., se ai (Pejgamberi s.a.v.s.), kur diçka fliste, e përsëriste tri herë, që të kuptohej më mirë,
e kur dilte para masës, përshëndeste tri herë.
------------------------------------------------------------------------------------------------
96. Na ka treguar Museddedi, këtij Ebu Avane, këtij Ebu Bishiri, ky nga Ebu Jusuf
b. Mahiku, ky nga Abdullah b. Amri, i cili ka thënë:
"Në një udhëtim që e bëmë së bashku, Pejgamberi s.a.v.s. mbeti prapa. Na mbërrini kah
mbarimi kohës së namazit të ikindisë. Ne kishim marrë abdest dhe u bënim mes-h
këmbëve (i lanim me shumë pak ujë), e ai (Pejgamberi s.a.v.s.) me një zë të lartë bërtiti dy
herë: ’Mjerë për thembrat (që do të digjen) nga zjarri i Xhehenemi’."
--------------------------------------------------------------------------------------------
97. Na ka njoftuar Muhammed b. Selami, këtij Muharibiu, këtij Salih b. Hajjami,
këtij Amir esh-Sha’biu, ky nga Ebu Burde, duke transmetuar nga babai i vet, i cili ka
treguar se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Tri lloje të njerëzve do të kenë nga dy shpërblime: ithtari i Librave të mëparshme, i cili i
ka besuar Pejgamberit të tij dhe e beson edhe Muhammedin s.a.v.s.; robi (shërbëtori) i cili
e kryen detyrën e tij ndaj Allahut xh.sh. dhe ndaj zotëriut të tij dhe; njeriu i cili ka pasur
shërbëtore (robëreshë) të cilën e ka rritur dhe e ka mësuar mirë dhe kështu, e ka
përmirësuar edukimin e saj arsimor, pastaj e ka liruar dhe e ka martuar. Këta do të kenë
nga dy shpërblime." Pastaj amir esh-Sha’biu ka thënë:
"Ta kemi dhënë këtë sqarim, pa asnjë kompenzim. Për njohuritë, bile më të vogla, shkohet
madje deri në Medine."
-------------------------------------------------------------------------------------------------
98. Na ka treguar Sulejman b. Harbi, ky nga Shu’be, ky nga Ejjubi ky nga Atai, ky
nga Ibën Abbasi r.a., i cili ka thënë:
"Isha i pranishëm te Pejgamberi s.a.v.s., ose vetë Atai ka thënë:
‘Mbështetem në Ibni Abbasin se Pejgamberi s.a.v.s., duke menduar se gratë nuk do të
mund të dëgjojnë, ndonëse me të ishte Bilali, doli para tyre, e mbajti ligjëratën dhe tha që
të japin lëmoshë (sadaka). (Këto fjalë patën ndikim të madh) prandaj, një grua ia hodhi
qaforen dhe unazën, e Bilali, i mbledhi në skajin e teshës së vet’."
Hadithin e sipërshënuar Ismaili e ka transmetuar nga Ejjubi, ky nga Atai, ky nga
Ibën Abbasi, i cili ka thënë: "Kam qenë prezent tek Pejgamberi s.a.v.s."
-------------------------------------------------------------------------------------------------
99. Na ka treguar Abdulaziz b. Abdullahu, këtij i ka treguar Sulejmani, këtij Amr b.
Ebu Amri, ky nga Se’id b. Ebu Se’id el-Makburiu, e ky nga Ebu Hurejre r.a., i cili
tregon: "Është thënë: ‘O Resulullah, cili do të jetë në Ditën e Kijametit më së shumti nën mbrojtjen tënde?’ Pejgamberi s.a.v.s. tha:
‘O Ebu Hurejre, e kam ditur se para teje, asnjë nuk do të më pyes për këtë çështje, sepse
kam vënë re dëshirën tënde të zjarrtë për hadithe. Në Ditën e Kijametit, mbrojtja ime
(shefaati) do të jetë për atë i cili nga zemra, sinqerisht ose nga shpirti ka thënë:
‘Nuk ka zot përveç Allahut’."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------
100. Na ka treguar Ismail b. Uvejsi, këtij Maliku, këtij Hisham b. Urve, ky nga
babai i vet, e ky nga Abdullah b. Amr b. el-Asi, i cili ka deklaruar se e ka dëgjuar
Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:
"Allahu nuk do ta zhdukë shkencën me heqjen e saj nga përdorimi, por, sigurisht që
shkencën (diturinë) do ta heqë me zhdukjen e dijetarëve. Dhe kur nuk do të ketë dijetarë,
njerëzit do t’i zgjedhin për kryetarë të paditurit. Populli do t’i pyes, e ata do të japin
shpjegime (fetva) pa ndonjë dituri. Kështu, ata edhe vetë do të bien në katastrofë, e edhe të tjerët do t’i largojnë nga udha e drejtë." Firebriu ka thënë: "Na ka treguar Kutejbe, i cili ka treguar ashtu siç ia ka transmetuar atij Xheriri nga Hishami."
-----------------------------------------------------------------------------------------------
101. Na ka treguar Ademi, këtij i ka treguar Shu’be, këtij Ibën Asbahaniu, ky e ka
dëgjuar nga Ebu Salih Dhekvani, ky nga Ebu Se’id el-Hudriu, i cili ka thënë:
"Gratë i kanë thënë Pejgamberit s.a.v.s.: ‘Mashkujt na e kanë bërë të pamundur pjesëmarrjen (për shkak të kallaballëkut) në ligjëratat tuaja, prandaj, caktoje një ditë vetëm për ne.’ Ai, pastaj caktoi një ditë vetëm për ato. Ua mësoi dhe ua caktoi urdhërat dhe në mes tjerash u tha: ‘Çdo grua nga ju e cila i çon në ahiret tre fëmijë të vet (përpara saj), do t’i ketë (ata) një mbrojtje ndaj zjarrit të Xhehenemit.’ ‘E dy?’ – tha njëra.
’Edhe dy,’ – u përgjigj ai."
------------------------------------------------------------------------------------------------
102. Na ka treguar Muhammed b. Beshshari, këtij Gunderi, këtij Shu’be, ky nga
Abdurrahman b. Asbehaniu, ky nga Dhekvani, ky nga Ebu Se’id el-Hudriu, e ky nga
Pejgamberi s.a.v.s. (njëlloj sikurse u tha në hadithin e mësipërm) dhe nga
Abdurrahman b. el- Asbahaniu, i cili ka thënë:
"E kam dëgjuar Ebu Hazmin, e ky Ebu Hurejren, duke thënë:
’...tre fëmijë që nuk e kanë arritur moshën madhore’."
-----------------------------------------------------------------------
103. Na ka treguar Se’id b. Ebu Merjem, këtij i ka treguar Nafi’ b. Omeri, ky nga
Ibni Ebu Mulejke, se Aisha, bashkëshortja e Pejgamberit s.a.v.s., kur dëgjonte diçka
që nuk e kuptonte si duhet, kthehej në atë çështje derisa e kuptonte mirë. Pejgamberi
s.a.v.s. ka thënë: "Atij që i kërkohet llogaria e hollësishme (në Ditën e Gjykimit), ai është i dënuar.’ Ndërsa unë, thotë Aisha, i kam thënë: ’A nuk thotë Allahu i Madhëruar (në Kur’an):
" Ai me të vërtetë që do të ketë llogari të lehtë." (El Inshikak:
Ai (Pejgamberi s.a.v.s.) u përgjigj, tha Aisha:
’Ajo në të vërtetë, është të shprehurit (e besimtarit për një llogari sipërfaqësore), por ai, të
cilit llogaria do t’i shqyrtohet në mënyrë të hollësishme, do të shkatërrohet’."
-----------------------------------------------------------------------------------------
104. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij Lejthi, këtij Se’idi, ky nga Ebu
Shurejhu, i cili i ka thënë Amr b. Se’idit, kur i dërgonte aradhat kah Mekka:
"O komandant, më lejo të paraqes fjalimin të cilin e ka mbajtur Pejgamberi s.a.v.s. ditën e
nesërme, pas çlirimit të Mekkes, të cilin e kam dëgjuar personalisht, e kam përjetuar dhe e
kam shikuar me sytë e mi. Pasi e falënderoi Allahun e Madhëruar, tha:
’Allahu i Madhëruar është Ai i Cili e ka bërë Mekken të shenjtë; atë nuk e kanë bërë të
shenjtë njerëzit. Për këtë arsye, asnjërit që beson në Allahun dhe në botën e ardhshme
(ahiret) nuk i lejohet që në të të derdhë gjak dhe të presë dru. Nëse ndonjë e lejon këtë
vetëm për atë se Pejgamberi s.a.v.s. ka luftuar në të, thuani atij: - ’Allahu ia ka lejuar atë
vetëm Pejgamberit s.a.v.s., e juve jo.’ Mua ma ka lejuar në të, vetëm një pjesë (çast) të
ditës, kurse sot e ka kthyer statusin e paprekshmërisë së saj, e ka kthyer shenjtërinë e saj,ashtu siç ishte edhe dje. Ata që janë të pranishëm, le t’ua transmetojnë këtë atyre që nuk janë të pranishëm’!"
Dikush e ka pyetur Ebu Shurejhun: "E, si është përgjigjur Amri?’
’Unë atë e di më mirë se ti, o Ebu Shurejh, por ajo (Mekka) nuk i bën strehim atij që varet,
as atij që ka ikur që në të të fshehet për shkak të derdhjes së gjakut të huaj, e as atij që ka ikur për shkak se ka shkaktuar çrregullime, vjedhje (dhe gjëra tjera të ndyta).’ – qe
përgjigjur Amri."
-------------------------------------------------------------------------------------------
105. Na ka treguar Abdullah b. Abdu-l-Vehhabi, këtij Hammadi, ky nga Ejjubi, ky
nga Muhammedi, ky nga Ibën Ebu Bekre, ky nga babai i vet, Ebu Bekre, i cili
transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "...edhe gjaku juaj, edhe pasuria juaj," e
unë mendoj, thotë Muhammedi, se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "...edhe nderi juaj është i
shenjtë, siç është e shenjtë kjo dita juaj në këtë muajin tuaj. Pra, çdonjëri që është i
pranishëm le t’ia tregojë atij që nuk është i pranishëm!"
Muhammedi (transmetuesi i hadithit) ka thënë: "Pejgamberi s.a.v.s. e ka thënë të vërtetën. Ai ashtu, dy herë është shprehur: ‘Ja, a u kam njoftuar mirë’?"
---------------------------------------------------------------------------------------
106. Na ka treguar Ali b. Xha’di, këtij i ka treguar Shu’be, këtij Mensuri, i cili ka
dëgjuar nga Rib’ijj b. Hirashi, ky nga Aliu, i cili ka treguar se Pejgamberi s.a.v.s. ka
thënë: "Mos më bëni shpifje! Ai që më bën shpifje mua, padyshim që do të futet në Xhehenem!"
------------------------------------------------------------------------------------------
107. Na ka treguar Ebu Velidi, këtij ia ka transmetuar Shu’beja, ky nga Xhami’ b.
Sheddadi, ky nga Amir b. Abdullah b. ez-Zubejri, e ky nga babai i vet, i cili ka thënë:
"I kam thënë Zubejrit:
‘Nuk dëgjoj që ti të transmetosh hadithe nga Pejgamberi s.a.v.s., siç transmeton filani e
filani!’ Sa më përket mua, unë nuk jam ndarë nga Pejgamberi s.a.v.s., por e kam dëgjuar duke  thënë: ‘Kush bën shpifje ndaj meje, do të hyjë në Xhehenem’!"
-------------------------------------------------------------------------------------------
108. Na ka treguar Ebu Ma’meri, këtij Abdu-l-Vahithi, ky nga Abdu-l-Azizi, ky nga
Enesi, i cili është shprehur me këto fjalë:
"Më pengon të transmetoj shumë hadithe, meqë Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
‘Kush bën shpifje për mua me dashje, le t’ia gjejë vendin vetes në Xhehenem’!"
------------------------------------------------------------------------------------------
109. Na ka treguar Mekkijj b. Ibrahimi, ky nga Jezid b. Ebu Ubejdi, ky nga
Selemja, i cili ka thënë se e ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. kur thoshte:
"Kush ma mvesh mua atë që unë nuk e kam thënë, le të përgatitet për në Xhehenem!"
---------------------------------------------------------------------------------------------
110. Na ka treguar Musa, ky nga Ebu Avane, ky nga Ebu Hasini, ky nga Ebu
Salihu, ky nga Ebu Hurejre, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s. i cili ka thënë:
"Vëni (mbani) emrin tim, por mos e vëni ofiqin tim! Kush më sheh në ëndërr, ai padyshim
më ka parë, sepse shejtani nuk mund të paraqitet në formën time. E, kush më bën shpifje
me dashje, le ta gjejë vendin e vet në Xhehenem!"
-----------------------------------------------------------------------------------------
111. Na ka treguar Muhammed b. Selami, këtij Vekiu, këtij Sufjani, këtij Mutarrifi,
ky nga Sha’biu, e ky nga Ebu Xhuhajfe, i cili ka thënë se e ka pyetur Aliun r.a.:
"A ka ndonjë libër të veçantë te ju?’ ’Jo, përveç Librit të Allahut, ose mendjemprehtësisë së muslimanëve, ose që është në këtë fletë.’ – u përgjigj. ’E çka ka në atë fletë?’ – e pyeta, thotë (Ebu Xhuhajfja). ’Rregullat për dëmshpërblimin, për lirimin e robërve dhe (në të qëndron se) nuk vritet muslimani për mosbesimtarin (kafirin).’ – u përgjigj (Aliu)."
----------------------------------------------------------------------------------------------
112. Na ka treguar Ebu Nu’ajm el-Fadl b. Dukejni, këtij i ka treguar Shejbani, këtij
Jahjai, ky nga Ebu Seleme, e ky nga Ebu Hurejre, i cili tregon:
"Fisi Huza’ (në vitin e çlirimit të Mekkes) e ka vrarë një njeri nga fisi Benu Lejth, për
shkak të hakmarrjes që fisi Lejth më parë e kishte vrarë. Kur për këtë ngjarje është
njoftuar Pejgamberi s.a.v.s., i hipi deves së tij dhe udhëtoi për atje. Pastaj, mbajti fjalimin:
‘Allahu e ka ndaluar vrasjen në Mekke, ose grupin (tufën) e elefantëve, - dyshon Ebu
Abdullahu se cilën nga këto dy shprehje ai i ka përdorur, - ndërsa e ka autorizuar
Pejgamberin s.a.v.s. dhe besimtarët të marrin pushtetin në duart e tyre, duke i këshilluar:
- Dijeni se kjo nuk ka qenë e lejuar për asnjë para meje dhe nuk do të jetë e lejuar për asnjë pas meje! Ajo ishte e lejuar në një çast të ditës! Dijeni, Mekka në këtë çastin tim (kur
jam duke ju folur) është e shenjtë dhe e paprekshme; gjembat nuk shkulen dhe drunjtë nuk prehen, kurse gjënë e humbur në të, e merr vetëm ai i cili shprehet publikisht dhe e
kërkon! Atij që i është vrarë dikush, ka të drejtë të zgjedhë dy kushte: ose që vrasësi t’i paguajë dëmshpërblimin (të vrarit), ose të largohet nga aty.’
Atëherë, (Pejgamberit s.a.v.s.) iu afrua një njeri nga Jemeni dhe i tha:
’O Resulullah, shkruama këtë!’ Pejgamberi s.a.v.s. urdhëroi, duke thënë:
‘Shkruajani filanit!’ Ndërkaq, një nga kurejshitët iu afrua (Pejgamberit s.a.v.s.) dhe i tha:
‘Përveç kallamit, o Resulullah, sepse ne atë e shfrytëzojmë atë për të mbuluar shtëpitë dhe
varret tona?’ Pejgamberi s.a.v.s. tha: ’Përveç kallamit! Përveç kallamit!’
Pastaj i është thënë Ebu Abdullahut: ‘Çka i është dhënë me shkrim atij (jemenasit)?’
‘I është dhënë me shkrim fjalimi (me këtë plotësim).’ – u përgjigj."
-------------------------------------------------------------------------------------------
113. Na ka treguar Ali b. Abdullahu, këtij i ka treguar Sufjani, këtij Amri, këtij
Vehb b. Munebbihu, ky nga vëllau i vet, i cili ka thënë se e ka dëgjuar Ebu Hurejren
duke thënë: "Asnjë nga sahabet e Pejgamberit s.a.v.s. nuk ka pasur (nuk ka tubuar) më shumë hadithe se unë, përveç Abdullah b. Amrit, sepse ai i ka shkruar, ndërsa unë nuk i kam shkruar."
(Në senedin tjetër: Vehb b. Munebbihu këtë hadith e transmeton nga Ma’meri, ky
nga Hemmami, e ky nga Ebu Hurejra r.a.).
--------------------------------------------------------------------------------------------
114. Na ka treguar Jahja b. Sulejmani, këtij Ibën Vehbi, këtij Junusi, këtij Ibën
Shihabi, ky nga Ubejdullah b. Abdullahu, e ky nga Ibën Abbasi i cili tregon:
"Kur Pejgamberit s.a.v.s. i është keqësuar sëmundja, ka thënë:
‘Ma sillni letrën të shkruaj për ju librin, pas të cilit nuk do të hutoheni (nuk do të humbni
rrugën e drejtë)!’ Omeri atëherë ka thënë: ‘Pejgamberin s.a.v.s. e ka kapluar sëmundja. E kemi Shpalljen e Allahut dhe ajo është e mjaftueshme.’ Sahabet nuk kishin të njëjtin mendim. Shushuritja (për këtë çështje) u shtua, prandaj Pejgamberi s.a.v.s. u ka thënë:
’Shkoni nga unë! Kjo grindje nuk është e nevojshme te unë!’ Ibën Abbasi doli duke thënë: ‘Me të vërtetë dëm i madh, bile dëm i përgjithshëm që iu bë e pamundur Pejgamberit s.a.v. s. për ta shkruar librin e tij.’
----------------------------------------------------------------------------------------------
115. Na ka treguar Sadeka, këtij i ka treguar Ibni Ujejne, ky nga Ma’meri, ky nga
Zuhriu, ky nga Hindja, kjo nga Ummu Seleme dhe Amri, këta nga Jahja b. Se’idi, ky
nga Zuhriu, ky nga Hindja, kjo poashtu nga Ummi Seleme, e cila ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. është zgjuar një natë dhe ka thënë: ‘Subhanallah! Sa ngatërresa dhe çrregullime kanë ngjarë sonte, sa thesare janë hapur! Zgjojini gratë e dhomave tjera! Shumë (gra) të veshura me stoli në këtë botë, do të jenë të zhveshura në botën tjetër’!"
-------------------------------------------------------------------------------------------------
116. Na ka treguar Se’id b. Ufejri, këtij i ka treguar Lejthi, këtij Abdurrahman b.
Halidi, ky nga Ibni Shihabi, ky nga Salimi dhe nga Ebu Bekr b. Sulejman b. Ebu
Hathme, ky nga Abdullah b. Omeri, i cili ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. kah fundi i jetës së vet, na e fali namazin e jacisë. Kur dha selam, u ngrit dhe tha: ’A e vërejtët këtë natë tuajën? Me të vërtetë, prej tash, e deri në shekullin e ardhshëm, nuk do të jetë asnjë nga ata që tash janë në sipërfaqe të tokës’."
------------------------------------------------------------------------------------
117. Na ka treguar Ademi, ky nga Shu’be, ky nga Hakemi, ky e ka dëgjuar nga
Se’id b. Xhubejri, e ky nga Ibën Abbasi i cili ka thënë:
"Kam kaluar natën në dhomën e tezes sime, Mejmunes, vajzës së Harithit, bashkëshorte e
Pejgamberit s.a.v.s. Atë natë tek ajo ishte edhe Pejgamberi s.a.v.s.. Pejgamberi s.a.v.s. e
fali namazin e jacisë (në xhami), erdh në shtëpi, i fali edhe katër rekate, e pastaj ra të flejë.
Më vonë u zgjua dhe tha: ‘A ka fjetur djaloshi?’, ose përdori shprehje të ngjashme. Pastaj
u ngrit dhe fali namaz. U ngrita edhe unë. Unë qëndrova në anën e tij të majtë, por ai më
vendosi në anën e djathtë. I fali pesë rekate, pastaj fali edhe dy dhe ra të flejë, sepse e kam dëgjuar krikëllimën e tij. Pastaj (pasi u zgjua) shkoi në xhami për të falur namazin e
sabahut."
---------------------------------------------------------------------------------------------
118. Na ka treguar Abdulaziz b. Abdullahu, këtij i ka treguar Maliku, ky nga Ibën
Shihabi, ky nga A’rexhi, e ky nga Ebu Hurejra r.a., i cili tregon se populli thoshte:
"Ebu Hurejre është më i frytshmi (transmetues) i haditheve.’
‘E, unë nuk do të kisha thënë asnjë hadith, po të mos ishin këto dy ajete në Librin e
Allahut (në Kur’an).’ Pastaj i citoi:
"Sigurisht se ata që fshehin provat e qarta, dëshmitë dhe udhëzimet të cilat Ne i kemi
dërguar…" (El Bekareh: 159).
Deri te fjala, "...dhe Unë padyshim jam Ai i Cili e pranon pendimin (e robëve të Mi),
Mëshirëploti." (EL Bekareh: 160).
-------------------------------------------------------------------------------------------
119. Na ka treguar Ahmed b. Ebu Bekr Ebu Mus’abi, këtij Muhammed b. Ibrahim
b. Dinari, ky nga Ibën Ebu Dhi’bi, ky nga Se’id el-Makburiu, e ky nga Ebu Hurejra r.
a., i cili i ka thënë Pejgamberit s.a.v.s.:
"O Resulullah, unë me të vërtetë prej teje dëgjoj shumë hadithe, të cilët përsëri i harroj!’
‘Shtroje gunën tënde,’ – tha ai.
Unë e shrova gunën, kurse ai (Pejgamberi s.a.v.s.) rrëmbeu diçka me duart e tij, e hodhi
mbi të dhe tha: ‘Mbështillu me të!’, tregon Ebu Hurejre.
U mbështjella dhe pas kësaj asgjë nuk harrova.
Na ka treguar Ibrahim b. Mundhiri, ky ka dëgjuar nga Ibni Ebu Fudejku të njëjtën gjë, ose
ka thënë: ‘…rrëmbeu diçka me duart e tij dhe e hodhi në gunë…’"
-----------------------------------------------------------------------------------------------
120. Na ka treguar Ismaili, këtij i ka treguar vëllai i tij, këtij Ibni Ebu Dhi’bi, ky
nga Se’id Makburiu, e ky nga Ebu Hurejra r.a., i cili ka thënë:
"Kam mbajtur në mend nga Pejgamberi s.a.v.s. dy lloje të diturive: Njërën prej tyre ua
kam treguar. Sa i përket tjetrës, po t’ua kisha treguar atë, do të më pritej ky laring (fyt)."
121. Na ka treguar Haxhxhaxhi, këtij i ka treguar Shu’be, këtij ia ka transmetuar
Ali b. Mudriku, ky nga Ebu Zur’a, ky nga Xheriri, se Pejgamberi s.a.v.s. në
Haxhxhin Lamtumirës (Haxhxhetu-l-Veda’) i ka urdhëruar atij, duke i thënë:
"Qetësoi njerëzit dhe le të dëgjojnë!’ (pasi u qetësua masa) tha:
‘Mos u ktheni në pabesimtarë pas meje, e t’i bini njëri tjetrit në qafë’."
-------------------------------------------------------------------------------------------------
122. Na ka treguar Abdullah b. Muhammedi, këtij i ka treguar Sufjani, këtij Amri,
këtë e ka njoftuar Se’id b. Xhubejri, i cili ka thënë:
"I kam thënë Ibni Abbasit se Nevf el-Bikaliu konsideron se Musai, nuk është Musai i Beni
Israilëve, por është një Musa tjetër? Ka gënjyer armiku i Allahut, - tha Ibni Abbasi. Neve
na ka treguar Ubejj b. Ka’bi nga Pejgamberi s.a.v.s. i cili ka thënë:
Pejgamberit Musa, duke u mbajtur fjalim Beni Israilëve, i është shtruar pyetja: ‘Kush
është më i dituri?’ Ai u përgjigj: ‘Unë jam më i dituri.’
Allahu i Madhëruar e qortoi (për këtë) se atë njohuri nuk ia la atij, prandaj i shpalli:
‘Është një rob nga robërit e Mi aty ku bashkohen dy detet, ai është më i ditur se ti.’
‘O Zot, si të takohem me të?’ – tha Musai.I është thënë:
‘Mbaje një peshk në torbë dhe kur ta humbësh atë, aty është ai.’
(Musai a.s.) u nis për rrugë. Me të u nis edhe djaloshi i tij (bashkëudhëtari) Jusha b. Nuni.
Ky e mbante peshkun në torbë derisa arritën te shkëmbi (vendi ku bashkohen dy detet). U
mbështetën për shkëmbi dhe i zuri gjumi. Peshku pa u dëgjuar doli nga torba dhe vazhdoi
rrugën kah deti duke hapur rrugë. Kjo për Musain dhe bashkëudhëtarin e tij ishte
mrekulli. Vazhduan të udhëtojnë edhe atë pjesë të ditës e të natës që u kishte mbetur. Kur zbardhi drita, Musai i tha djaloshit (përcjellësit) të vet:
’Na jep atë sillën (ushqimin) tonë, sepse jemi lodhur nga ky udhëtim i yni.’
Musai (a.s.), megjithatë, nuk e hetoi lodhjen, derisa e kaloi vendin që i ishte thënë.
Atëherë i tha përcjellësi:
’Shiko! Kur zbritëm te ai shkëmbi, unë e harrova peshkun.’
Kurse Musai i tha: ’Zaten, ai është vendi të cilin e gjurmojmë (e kërkojmë)’, prandaj, u kthyen nëpër gjurmët e veta (nga kishin ardhur) duke i treguar njëri-tjetrit.’
Kur arritën te ai shkëmb, aty e panë një njeri të mbuluar me tesha, ose siç thotë
transmetuesi, ishte mbuluar me teshat e tij. Musai i dha selam, kurse Hidri i tha:
‘Prej nga në vendin tënd selami?’ ‘Unë jam Musai,’ – i tha.
‘Musai i Beni Israilëve?’ – e pyeti (Hidri). ‘Po’ – u përgjigj Musai.
Pastaj Musai (a.s.) i tha: ‘A mund të të përcjell që të më mësosh mua një pjesë të diturisë së mrekullueshme që t’u ka dhënë ty?’ (Hidri) iu përgjigj:
‘Ti nuk mund të durosh (në shoqëri) me mua. Unë kam dituri të tillë që ma ka dhuruar
Allahu i Madhëruar nga dituria e Tij, ti nuk e di atë, kurse ti ke dituri të tillë të cilën
Allahu ta ka dhuruar, e që unë nuk e di.’ (Musai) i tha:
‘Do të më gjesh të durueshëm, në dashtë Allahu, e ty nuk do të kundërshtoj asgjë.’
Pastaj, meqë nuk e kishin anijen e tyre, e vazhduan udhëtimin duke ecur bregut të detit.
Pranë tyre kaloi një anije pranë tyre. Filluan të bisedojnë me pronarët e anijes, për t’u
bërë shërbim këtyre. Hidrin e njihnin, prandaj i bënë shërbim falas. (Duke udhëtuar me
anije) erdh një shpend, u lëshua në buzë të anijes dhe me sqepin e tij i shpoi një ose dy
vrima. Hidri tha: ‘O Musa, dituria ime dhe e ytja, në krahasim me diturinë e Allahut është e vogël, sa vrima e këtij shpendi ndaj detit.’ Pastaj, Hidri shkoi dhe u mbështet në një dërrasë të anijes dhe filloi ta zbirojë atë. Musai i tha: ‘Njerëzit na bënë shërbim pa të holla (falas) e ti po e prish anijen e tyre dhe dëshiron t’i mbysësh udhëtarët e saj!’
Hidri: ‘A nuk të thash se ti nuk do të mundesh të durosh me mua?’
Musai: ‘Mos më qorto për atë që kam harruar.’ Kjo ishte harresa e parë e Musait (a.s.).
Pastaj vazhduan udhëtimin. Kur e takuan një fëmijë që luante me fëmijët tjerë, Hidri e
rrëmbeu për koke dhe me dorën e tij ia hoqi kokën. Prandaj, Musai i tha:
‘Pse e mbyte njeriun e pafajshëm që nuk ka mbytur asnjë!?’
Hidri përsëri tha: ‘A nuk të thash unë se ti nuk mund të durosh (në shoqëri) me mua?’
Ibni Ujejne ka thënë se ky është sinjalizimi i theksuar.
E vazhduan përsëri udhëtimin. Arritën te një lagje, nga banorët e së cilës kërkuan ushqim.
Banorët e asaj lagjeje nuk deshën t’ju ndihmonin. Në atë fshat, vërejtën një mur i cili ishte
duke u rrëzuar. Hidri e drejtoi atë. Kur Musai i tha:
‘Po të doje, për këtë (vepër) do të merrje ndonjë shpërblim!’ Hidri iu përgjigj:
‘Kjo është ndarja në mes meje dhe teje.’ Pejgamberi s.a.v.s. (pasi e tregoi tregimin deri këtu) tha: ’Allahu e mëshiroftë Musain. Me të vërtetë do të ishim të kënaqur sikur të duronte Musai deri sa të na tregohej neve (nga Allahu) tregimi për këta të dy’."
----------------------------------------------------------------------------------------------
123. Na ka treguar Uthmani, këtij i ka treguar Xheriri, këtij Mensuri, ky nga Ebu
Vaili, ky nga Ebu Musai, i cili tregon se te Pejgamberi s.a.v.s. ka ardhur një njeri dhe
e ka pyetur:
"O Resulullah, ç’është lufta në Emër të Allahut? Disa nga ne luftojnë nga zemërimi e disa
nga mendjemadhësia?’ Ai (Pejgamberi s.a.v.s.) e ngriti kokën kah ai. E ngriti kokën kah ai, thotë (transmetuesi) vetëm për shkak se bashkëbiseduesi (pyetësi) qëndronte në këmbë, e u përgjigj: ’Kush lufton që Fjala e Allahut të Madhëruar të mbizotërojë, ai është në rrugën e Allahut të Madhëruar’."
---------------------------------------------------------------------------------------------------
124. Na ka treguar Nu’ajmi, këtij Abdulaziz b. Ebu Seleme, ky nga Zuhriu, ky nga
Isa b. Talhai, e ky nga Abdullah b. Amri, i cili ka thënë se e ka parë Pejgamberin s.a.
v.s. me rastin e hedhjes së guralecave. Një njeri e pyeti:
"O Resulullah, kam prerë kurban para se të hedhi guralecat?’
‘Nuk ka dëm (gjynah), hidhi tash,’ – u përgjigj (Pejgamberi s.a.v.s.).
Tjetri e pyeti: ’O Resulullah, jam rruar para se të pres kurban?’
‘Nuk ka dëm, preje tash!’ – u përgjigj. Nuk është pyetur për asgjë që është bërë më herët, apo që është shtyer më vonë, e që (Pejgamberi s.a.v.s.) të mos jetë përgjigjur:
‘Nuk ka dëm, bëje tash’!"
--------------------------------------------------------------------------------------------------
125. Na ka treguar Kajs b. Hafsi, këtij i ka treguar Abdulvahidi, këtij A’mesh
Sulejmani, ky nga Ibrahimi, ky nga Alkame, e ky nga Abdullahu i cili ka thënë:
"(Një ditë) ecnim me Pejgamberin s.a.v.s. nëpër djerrinat (vende jopjellore) e Medines. Ai
(Pejgamberi s.a.v.s.) mbahej në shkopin që e kishte me vete. Kaloi pranë një grupi të
jahudive (hebrenjve). Ata (jahuditë) i thanë njëri-tjetrit:
‘Pyetni për shpirtin!’ Njëri nga ata tha:‘Mos e pyetni! Do t’iu përgjigjet në atë mënyrë që juve nuk do t’ju pëlqejë!’ Disa thanë: ‘Megjithatë, do ta pyesim!" Atëherë, u ngrit njëri nga mesi i tyre dhe tha: ‘O Ebu-l-Kasim! Çka është shpirti?’
Ai (Pejgamberi s.a.v.s.) heshti, e unë thashë (në vete): ‘Po frymëzohet (i vjen Shpallja)’
dhe u ndala.Kur Shpallja iu ndal, tha: "Dhe të pyesin ty (O Muhammed) për Ruhun (Shpirtin). Thuaj: "Ruhu (Shpirti) është prej atyre gjërave, dija për të cilat është vetëm tek Allahu, ndërsa nga Dija (juve o njerëz) ju është dhënë vetëm fare pak." (El Isra: 85).
--------------------------------------------------------------------------------------------------
126. Na ka treguar Ubejdullah b. Musai nga Israili, ky nga Ebu Is-haku, ky nga el-
Esvedi, i cili ka thënë: "Ibën Zubejri më ka thënë: ‘Aishja të ka treguar ty shumë fshehtësi, e çka të ka treguar për Kaben?’ ‘Më ka thënë,’ – u përgjigjia: - Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
‘Aishe, ky populli yt, të mos ishte i ri dhe i freskët në kujtesë, - e Ibni Zubejri ka thënë, në
mosbesim, - unë Kaben do ta zgjeroja dhe do t’i kisha vënë dy dyer: njëra nëpër të cilën
do të hynin njerëzit dhe tjetra nëpër të cilën do të dilnin.’ Atë më vonë e bëri Ibën Zubejri."
------------------------------------------------------------------------------------------------
127. Na ka treguar Ubejdullah b. Musai, ky nga Ma’ruf b. Hurrebuthi, ky nga
Tufejli, e ky nga Aliu r.a. i cili ka thënë: "Tregoni popullit atë që e kupton! A dëshironi të përgënjeshtrohet Allahu dhe Pejgamberi i Tij?’
-----------------------------------------------------------------------------------------------
128. Na ka treguar Is-hak b. Ibrahimi, këtij Muadh b. Hishami, këtij babai i vet, ky
nga Katade, ky nga Enes b. Maliku, i cili tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ishte ulur në
shalë, kurse Muadhi pas tij, të cilit i ka thënë:
"O Muadh b. Xhebel!’
‘Urdhëroni, o Resulullah, jam i lumtur që po ju shërbej juve,’ – iu përgjigj Muadhi.
‘O Muadh!’ – tha përsëri.
‘Urdhëroni, o Resulullah, jam i kënaqur që po ju shërbej juve,’ – iu përgjigj.
Duke e përsëritur dialogun tri herë, tha (Pejgamberi s.a.v.s.):
‘Ai i cili nga thellësia e shpirtit dëshmon se – Nuk ka zot përveç Një Allahu dhe se
Muhammedi është Pejgamber i Tij, – Allahu do ta ruajë nga zjarri i Xhehenemit.’
‘O Resulullah, a ta lajmëroj popullin për këtë, që të gëzohet?’ – pyeti Muadhi.
Pejgamberi s.a.v.s. tha:
‘Atëherë do të mbështetet vetëm në këtë’.
Duke pasur frikë se do të bie në gabim për shkak të fshehjes së diturisë, këtë hadith
Muadhi e paraqiti mu para vdekjes së tij."
-----------------------------------------------------------------------------------------------
129. Na ka treguar Museddedi, këtij i ka treguar Mu’temiri, ky ka dëgjuar nga
babai i vet, ky nga Enesi, i cili ka thënë:
"Më është përmendur se Pejgamberi s.a.v.s. i ka thënë Muadhit:
‘Ai që e takon Allahun (në Ditën e Gjykimit), e që nuk i ka bërë shok Atij, do të hyjë në
Xhennet.’ Mu’adhi e kishte pyetur (Pejgamberin s.a.v.s.): ’A ta gëzoj popullin?’ ‘Jo, kam frikë se mos po mbështeten vetëm në këtë,’ – i qe përgjigjur (Pejgamberi s.a.v.s.)."
--------------------------------------------------------------------------------------------
130. Na ka treguar Muhammed b. Selami, këtij i ka treguar Ebu Muaviu, këtij
Hishami, këtij babai i vet, ky nga Zejnebja, vajza e Ummi Selemes, kjo nga Ummi
Selemja, e cila ka treguar se ka ardhur tek Pejgamberi s.a.v.s. dhe e ka pyetur:
"O Resulullah, Allahu nuk turpërohet nga e vërteta, prandaj, a është e detyruar gruaja të lahet kur ëndërron (marrëdhënie intime)?’ ‘Vetëm kur sheh lëng’ – u përgjigj Pejgamberi s.a.v.s. Ummu Selemja pastaj u mbulua në fytyrë dhe tha: ‘E, a mund të përjetojë gruaja ejakulimin?’ ‘Po, oj e turpshme,’ – tha ai. ’Po si ngjan fëmija i saj’?"
----------------------------------------------------------------------------------------
131. Na ka treguar Ismaili, këtij i ka treguar Maliku, ky nga Abdullah b. Dinari, ky
nga Abdullah b. Omeri, i cili ka thënë:
"Ka thënë Pejgamberi s.a.v.s.:
‘Është një pemë në mesin e pemëve, gjethet e së cilës nuk bien. Ajo është e ngjashme me
muslimanin. Më thuani cila është ajo?’ Njerëzit menduan në ndonjë pemë të shkretëtirës, e unë, tha Abdullahu, mendova se është hurma, por u turpërova të them.
Atëherë sahabët thanë: ‘O Resulullah, na thuaj cila është ajo?!’
‘Ajo pemë është hurma,’ – tha Pejgamberi s.a.v.s.
Abdullahu pastaj tha: ‘I kam treguar babait tim se e kam pasur ndërmend ta them këtë.’
E, ai tha:’Ta kishe thënë, do të të doja ty më shumë se kjo dhe kjo’."
-------------------------------------------------------------------------------------------------
132. Na ka treguar Museddedi, këtij ia ka transmetuar Abdullah b. Davudi, ky nga
A’meshi, ky nga Mundhir eth-Thevriu, ky nga Muhammed b. Hanefiu, e ky prej
Aliut r.a., i cili ka thënë:
"Jam nga ata njerëz që kam pasur mezi (lëng), prandaj e urdhërova Mikdadin që për këtë
ta pyes Pejgamberin s.a.v.s. Ai e pyeti, kurse Pejgamberi s.a.v.s. iu përgjigj:
‘Në atë rast duhet të mirret vetëm abdest’."
-------------------------------------------------------------------------------------------------
133. Më ka treguar Kutejbe b. Se’idi, këtij i ka treguar Lejth b. Sa’di, këtij Nafiu,
rob i liruar i Abdullah b. Omer b. Hattabit, ky nga Abdullah b. Omeri, i cili tregon se
një njeri u ngrit në xhami dhe pyeti:
"O Resulullah, prej ku po na urdhëron që haptas ta shprehim telbijen?’
Pejgamberi s.a.v.s. iu përgjigj:‘Medinasit do ta shprehin nga Dhu-l-Hulejfe, sirianët nga el-Xhuhfe, kurse ata të Nexhdit,nga Karni.’ Disa sahabë mendojnë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:‘Jemenasit do ta shprehin (telbijen) nga Jelemlemi.’
‘Unë këtë nuk e kam kuptuar nga Pejgamberi s.a.v.s.’ – tha Omeri."
---------------------------------------------------------------------------------------------
134. Na ka treguar Ademi, ky nga Ibën Ebu Dhi’bi, ky nga Nafiu, ky nga Ibën
Omeri r.a., e ky nga Pejgamberi s.a.v.s., por edhe nga Zuhriu, sipas senedit tjetër, ky
nga Salimi, ky nga Ibën Omeri r.a. e ky nga Pejgamberi s.a.v.s. se një njeri e ka
pyetur Pejgamberin s.a.v.s.:"Çka mund të vesh haxhiu kur është me ihram?’
Pejgamberi s.a.v.s. i është përgjigjur: ‘Mos vish këmishë, sarrëk, pantallona, kapuç, e as tesha të ngjyrosura me vers (dyell) ose safran, pra, le të vishen meste dhe të prehen që të arrijnë deri në nyjen e këmbëve’."

 

 

 

 

 

 




 


KREU – 4.
Abdesti


135. Na ka treguar Is’hak b. Ibrahim el-Hanzaliu, këtë e ka njoftuar Abdurrezaku,
këtë Ma’meri, këtë Hammam b. Munebbihu, e ky e ka dëgjuar Ebu Hurejren r.a., i cili ka thënë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Nuk i pranohet namazi atij që ka bërë "hadeth", derisa nuk merr abdest.’
’E, çka është "hadethi" o Ebu Hurejre?’ – pyeti njëri nga Hadrameuti.
’Të lëshuarit e frymës pa zë (të fendurit) dhe me zë (të pordhurit),’ – u përgjigj ai."
---------------------------------------------------------------------------------------------
136. Na ka treguar Jahja b. Bukejri, këtij Lejthi, ky nga Halidi, ky nga Se’id b. Ebu
Hilali, ky nga Nu’ajm el-Muxhmiri, i cili ka thënë:
"Dolëm me Ebu Hurejren për të shikuar pas xhamisë. Ai aty mori abdest dhe tha:
‘E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:
’Në Ditën e Gjykimit, pa dyshim që trashëgimtarët e mi do të thirren (në llogari) sipas
shkëlqimit të gjurmëve të abdestit të cilat kanë mbetur në gjymtyrët (e abdestit). Për këtë arsye, kush ka mundësi prej jush që ta zgjasë edhe më shumë shkëlqimin e tij (në ballë, në duar dhe në këmbë), le ta bëjë atë’."
-------------------------------------------------------------------------------------------
137. Na ka treguar Aliu, këtij i ka treguar Sufjani, këtij Zuhriu, këtij Se’id b.
Musejjebi, ky nga Abbad b. Temimi, ky nga xhaxhai i vet, i cili ka treguar se u ankua
te Pejgamberi s.a.v.s. një njeri i cili kishte dyshuar (në vete) se diçka ka hetuar gjatë
faljes së namazit, ndërsa Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Le të mos e ndërpresë, ose le të mos largohet (nga namazi) derisa të dëgjojë zë ose të
hetojë erë."
----------------------------------------------------------------------------------------
138. Na ka treguar Ali b. Abdullahu, këtij i ka treguar Sufjani, këtij Amri, këtë e ka
njoftuar Kurejbi, ky nga Ibën Abbasi r.a. i cili tregon se Pejgamberi s.a.v.s. është
kotur derisa ka fryrë (me gojë), pastaj është falur, e nganjëherë ka thënë  transmetuesi): "ka fjetur derisa ka fryrë (me gojë), e pastaj është ngritur dhe ka falur
namaz."
Këtë deklaratë na e ka treguar Ebu Sufjani herë pas here, duke transmetuar nga
Amri, ky nga Kurejbi, e ky nga Ibën Abbasi r.a., i cili ka thënë:
"Kam buajtur një natë te halla, Mejmunja dhe, Pejgamberi s.a.v.s., pasi fjeti një pjesë të
natës, u zgjua dhe u ngrit. Pastaj, nga një calik të lëkurës që ishte varur, mori abdest të
lehtë (me nga një të larë të gjymtyrëve të abdestit) – Amri e ka bërë të lehtë marrjen e
abdestit dhe e ka zvogëluar larjen e gjymtyrëve (të abdestit) – dhe u ngrit të falë namazin.
Edhe unë mora abdest siç mori ai. Pastaj, erdha dhe qëndrova nga ana e majtë e tij, por ai më nxori dhe më vendosi në anën e djathtë të tij. (Sufjani shpeshherë e përdor termin
"shimal" që ka kuptimin, ndër të tjera edhe "ana e majtë", në vend të "jesar", që do të thotë "ana e majtë".). Pastaj fali atë që Allahu e deshti. Pasi u fal, ra me fjetë; e zuri gjumi derisa edhe fillojë të fryejë (me gojë). Pastaj, erdhi lajmëtari (muezini) dhe e njoftoi për namazin.
U ngrit me të të falet. Pejgamberi s.a.v.s. u fal, por tash nuk mori abdest (d.m.th. nuk e
përsëriti abdestin).’ I thamë Amrit, thotë Sufjani se njerëzit thonë:
‘Me të vërtetë, syri i Pejgamberit s.a.v.s. fle, kurse zemra e tij nuk fle.’
E, Amri tha se e ka dëgjuar Ubejd b. Omerin duke thënë:
’Ëndërrat e pejgamberëve janë Shpallje – frymëzim (Vajh).’
Pastaj citoi ajetin e Kur’anit:"...Kam parë në ëndërr që po të prisja ty (duke të bërë kurban për Allahun)..." (Es Saffat: 102).
---------------------------------------------------------------------------------------------
139. Na ka treguar Abdullah b. Mesleme, duke transmetuar nga Maliku, ky nga
Musa b. Ukbe, ky nga Kurejbi, rob i liruar i Ibën Abbasit, e ky nga Usame b. Zejdi,
të cilin e ka dëgjuar duke thënë:-
"Pejgamberi s.a.v.s. u kthye nga Arafati. Kur arriti te rruga (malore), zbriti nga devja dhe
bëri nevojën e vogël (prishi abdestin), e pastaj mori abdest të plotë. E pyeta:
’O Resulullah, namaz do të falësh?’ Ai m’u përgjigj:
‘Namazi është para teje’, dhe hipi në deve. Kur arriti në Muzdelife, zbriti nga devja dhe mori abdest. Mori abdest të plotë dhe, pasi u bë ikamet për namaz, ai (Pejgamberi s.a.v.s.) e fali namazin e akshamit. Pastaj, çdonjëri e la deven e vet para para vendqëndrimit të tyre për të zbritur. Pasi u bë ikamet për namazin e jacisë, Pejgamberi s.a.v.s. u fal. Ndërmjet këtyre dy namazeve (të akshamit dhe të jacisë) nuk fali asgjë."
----------------------------------------------------------------------------------------------
140. Na ka treguar Muhammed b. Abdurrahimi, i cili thotë se e ka dëgjuar nga Ebu
Seleme el-Huza’i Mensur b. Seleme, ky nga Ibni Bilali d.m.th. Sulejmani, ky nga
Zejd b. Eslemi, ky nga Ata’ b. Jesari, e ky nga Ibën Abbasi r.a., i cili mori abdest
kështu: "E lau fytyrën, pastaj, mori një grusht ujë dhe e shpërlau me të gojën dhe thithi në hundë, pastaj mori një grusht ujë (me njërën dorë) dhe e bashkoi me dorën tjetër dhe e lau (me të dyja) fytyrën, pastaj mori një grusht ujë dhe e lau me të dorën e djathtë, pastaj mori një grusht ujë dhe e lau me të dorën e majtë (deri në bërryl), pastaj me dorë të lagët e përshkoi kokën (i dha mes-h), pastaj mori një grusht ujë e derdhi mbi këmbën e djathtë dhe e lau atë, pastaj mori një grusht tjetër me ujë dhe e lau me të këmbën, d.m.th. të majtën, e pastaj tha:‘Kështu e kam parë Pejgamberin s.a.v.s. duke marrë abdest’."
---------------------------------------------------------------------------------------------
141. Na ka thënë Ali b. Abdullahu, këtij ia ka transmetuar Xheriri, ky nga Mensuri,
ky nga Salim b. Ebu Xha’di, ky nga Kurejbi, ky nga Ibën Abbasi r.a., i cili e ka
dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë: "Kur dikush prej jush i afrohet bashkëshortes (për marrëdhënie intime), të thotë: ‘Bismilahi – O Zoti im, na ruaj neve nga shejtani dhe largoje shejtanin nga ajo që na ke dhënë.’ Kështu pra, është caktuar të fitohet fëmija, e (shejtani) nuk do të mundet t’i bëjë dëm atij’."
------------------------------------------------------------------------------------------
142. Na ka treguar Ademi, këtij i ka treguar Shu’beja, këtij Abdulaziz b. Suhejbi, i
cili ka thënë:
"E kam dëgjuar Enesin duke thënë se kur Pejgamberi s.a.v.s. do të hynte në nevojtore,
thoshte:
‘O Zot, prej Teje kërkoj mbrojtje nga gjithë ajo që është e dëmshme dhe e keqe.’
Ibni Ar’are pajtohet me Ademin në tekstin e hadithit, të cilin ai e transmeton nga
Shu’be, kurse Gunderi, duke transmetuar nga Shu’beja, thotë (variantin): "…kur do
të vinte në nevojtore…"
Musai duke transmetuar nga Hammadi, ka thënë (variantin): "…kur do të hynte…",
kurse Se’id b. Zejdi ka thënë se hadithin e sipërpërmendur ia kishte transmetuar
Abdulazizi me fjalët: "…kur donte që të hyjë…"
----------------------------------------------------------------------------------------------
143. Na ka treguar Abdullah b. Muhammedi, këtij i ka treguar Hashim b. Kasimi,
këtij ia ka transmetuar Verkai, këtij Ubejdullah b. Ebu Jezidi, e ky nga Ibën Abbasi
r.a., i cili ka treguar se Pejgamberi s.a.v.s. njëherë kishte hyrë në nevojtore, kurse
unë i vura ujë (para derës). Pastaj, ai ka pyetur për këtë veprim. Kur është njoftuar,
ka thënë:
"O Zot, udhëzoje në fenë e vërtetë!"
----------------------------------------------------------------------------------------
144. Na ka treguar Ademi, këtij Ibni Ebu Dhi’bi, këtij Zuhriu, këtij Ata’ b. Jezid el-
Lejthiu, ky nga Ebu Ejjub el-Ensariu, i cili ka thënë:
"Ka thënë Pejgamberi s.a.v.s.:
’Kur dikush nga ju e kryen nevojën e madhe, të mos kthehet me fytyrë ose me shpinë në
drejtim të Kibles. Kthehuni kah lindja ose kah perëndimi’!"
145. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij Maliku, këtij Jahja b. Se’idi, ky nga
Muhammed b. Jahja b. Habbani, ky nga xhaxhai i vet Vasi’ b. Habbani, e ky nga
Abdullah b. Omeri, i cili i ka dëgjuar njerëzit duke thënë:
"Kur të ulesh të kryesh nevojën, mos u kthe në drejtim të Kibles, e as në drejtim të Bejtu-l-Mukaddesit (në Jerusalem)!"Abdullah b. Omeri tregon:
"Një ditë kam dalur dhe kam qëndruar pas shtëpisë. E kam parë Pejgamberin s.a.v.s. dukeqëndruar pupas në dy qerpiqa, për të kryer nevojën, i kthyer kah Bejtu-l-Mukaddesi.
(Ibën Omeri) i tha:‘Ndoshta ti je një nga ata që falen në kofsha (duke qëndruar ulur)?’
‘Për Zotin nuk e di,’ – iu përgjigja.Maliku ka thënë: ’D.m.th., ai fal (namazin) dhe nuk ngritet nga toka, bën sexhde, duke qëndruar ngjitur (me bark) për toke’."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------
146. Na ka treguar Jahja b. Bukejri, këtij i ka treguar Lejthi, këtij Ukajli, ky nga
Ibni Shihabi, ky nga Urve, ky nga Aisha r.a., e cila ka thënë se bashkëshortet e
Pejgamberit s.a.v.s. për nevoja fiziologjike dilnin natën deri në lagjen e quajtur
Menasi’ (është quajtur kështu sepse në të ka pasur nevojtore publike), i cili është vend i
hapët.
Omeri i ka thënë Pejgamberit s.a.v.s.:
"(Thuaju) le të mbulohen bashkëshortet tua!’
Pejgamberi s.a.v.s., megjithatë, nuk e bëri këtë menjëherë. Sevdija, e bija e Zemates,
bashkëshorte e Pejgamberit s.a.v.s. e cila ishte shtat-hedhur, kur doli një natë, Omeri i
thirri:
‘Me të vëretë të kemi njohur, oj Sevde!’, duke shprehur dëshirë që të vijë Shpallja për
mbulesë. Dhe, me të vërtetë, Allahu i Madhëruar, shpalli ajetin për mbulesë."
---------------------------------------------------------------------------------------------
147. Na ka treguar Zekerijai, këtij Ebu Usame, këtij Hisham b. Urve, ky nga babai i
vet, ky nga Aisha r.a., e kjo nga Pejgamberi s.a.v.s. i cili ka thënë:
"U është lejuar në të vërtetë, të dilni për të kryer nevojat tuaja fiziologjike."
Hishami ka thënë: "D.m.th. në nevojtore."
-----------------------------------------------------------------------------------------------
148. Na ka treguar Ibrahim b. Mundhiri, këtij Enes b. Ijadi, Ubejdullah, ky nga
Muhammed b. Jahja b. Habbani, ky nga Vasi’ b. Habbani, ky nga Abdullah b.
Omeri, i cili ka thënë:
"Kam shkuar pas shtëpisë së Hafsës, për shkak të disa nevojave të mia. Aty e pashë
Pejgamberin s.a.v.s. duke kryer nevojën, i kthyer me shpinë kah Kaba, kurse me fytyrë
kah Sirija (Shami)."
------------------------------------------------------------------------------------------
149. Na ka treguar Ja’kub b. Ibrahimi, këtij i ka treguar Jezid b. Haruni, ky nga
Muhammed b. Jahka b. Habbani, ky nga xhaxhai i vet Vasi’ b. Habbani, e ky nga
Abdullah b. Omeri, i cili ka thënë:
"Një ditë u ngjita pas shtëpisë sonë. E pashë Pejgamberin s.a.v.s. se si qëndronte pupas
mbi dy qërpiq, i kthyer kah Bejtu-l-Mukaddesi (në Jerusalem)."
-----------------------------------------------------------------------------------------
150. Na ka treguar Ebu Velid Hisham b. Abdu-l-Meliku, ky nga Shu’be, ky nga Ebu
Muadhi, emri i të cilit është Ata’ b. Ebu Mejmune, e ky e ka dëgjuar Enes b.
Malikun duke thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. ka dalur për të kryer nevojën, kurse unë dhe një djalosh i dërguam një enë të vogël me ujë, d.m.th. të pastrohet me të."
---------------------------------------------------------------------------------------------------
151. Na ka treguar Sulejman b. Harbi, këtij Shu’be, ky nga Ebu Muadhi, e ky është,
në të vërtetë, Ata’ b. Ebu Mejmune, e ka dëgjuar Enesin duke thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. ka dalur për nevojat e veta fiziologjike, kurse unë dhe një djalosh i
yni, e përcjellëm me një enë me ujë."
------------------------------------------------------------------------------------------
152. Na ka treguar Muhammed b. Beshshari, këtij Muhammed b. Xha’feri, këtij
Shu’beja, ky nga Ata b. Ebu Mejmune, ky e ka dëgjuar Enes b. Malikun duke thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. hyri në nevojtore, kurse unë dhe një djalosh ia kemi mbajtur një shkop dhe një enë të vogël (prej lëkure) me ujë. Ai u pastrua me ujë."
Kështu e transmetojnë këtë hadith edhe Nadri dhe Shadhani nga Shu’be.
"Anatezun" është shkop më i shkurtër se shigjeta, me një hekur në fund.
----------------------------------------------------------------------------------------
153. Na ka treguar Muadh b. Fadale, këtij Hishami, e ky është Destevaiu, duke
transmetuar nga Jahja b. Ebu Kethiri, ky nga Abdullah b. Ebu Katade, ky nga babai
i vet, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s. i cili ka thënë:
"Kur dikush prej jush pi (diçka), le të mos fryejë në enë, e kur shkon në nevojtore, organin e tij gjenital të mos e kap me dorën e djathtë dhe të mos e pastrojë me dorën e djathtë."
---------------------------------------------------------------------------------------------
154. Na ka treguar Muhammed b. Jusufi, këtij Evzaiu, këtij Jahja b. Ebu Kethiri,
ky nga Abdullah b. Ebu Katade, ky nga babai i vet, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili
ka thënë:
"Kur dikush prej jush përmjerret (e bën shurrën), le të mos e mbajë me dorën e djathtë
organin e tij gjenital; le të mos e pastrojë me dorën e djathtë, si dhe le të mos fryejë në enë në të cilën pi."
-------------------------------------------------------------------------------------------
155. Na ka treguar Ahmed b. Muhammed el-Mekkiu, këtij Amr b. Jahja b. Se’id b.
Amr el-Mekkiu, ky nga gjyshi i tij, e ky nga Ebu Hurejre r.a., i cili ka thënë:
"E kam përcjellur Pejgamberin s.a.v.s. kur shkoi për ta kryer nevojën. Nuk shikoi përreth
(nuk i kushtoi kujdes), prandaj iu afrova. Më tha:
‘Shiko, gjeji disa gurë, me të cilët do ta evitoj papastërtinë, ose shih diçka të ngjashme me ta, por, mos më sjell eshtra e as bajga.’
Unë shkova dhe me skajin e këmishës sime i sjella gurët, i lashë pranë tij dhe u largova.
Kur e kreu nevojën, u pastrua me ata gurë."
-------------------------------------------------------------------------------------
156. Na ka treguar Ebu Nu’ajmi, këtij Zuhejri, ky nga Ebu Is-haku, i cili ka thënë
se këtë hadith nuk ia ka transmetuar Ebu Ubejde, por Abdurrahman b. Esvedi, ky
nga babai i vet, i cili, me të vërtetë e ka dëgjuar Abdullahun, duke thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. shkoi për ta kryer nevojën e madhe, e mua më urdhëroi t’ia çoj tre
gurë. Unë i gjeta vetëm dy, të tretën e kërkova, por nuk e gjeta, prandaj e mora një bajgë dhe ia solla. Ai i mori gurët, kurse bajgën e gjuajti dhe tha:
’Kjo është e papastër’!" Ka thënë Ibrahim b. Jusufi, ky nga babai i tij, ky nga Ebu Is-haku; më ka treguar Abdurrahmani.
-----------------------------------------------------------------------------------------
157. Na ka treguar Muhammed b. Jusufi, këtij i ka treguar Sufjani nga Zejd b.
Eslemi, ky nga Ata’ b. Jesari, e ky nga Ibën Abbasi r.a., i cili ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. ka marrë abdest (duke i larë gjymtyrët e abdestit) nga një herë."
158. Na ka treguar Hysein b. Isai, këtij Junus b. Muhammedi, këtij Fulejh b.
Sulejmani, ky nga Abdullah b. Ebu Bekr b. Amr b. Hazmi, ky nga Abbad b. Temimi,
ky nga Abdullah b. Zejdi, i cili ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. ka marrë abdest (duke i larë pjesët e trupit të caktuara për abdest) nga dy herë."
------------------------------------------------------------------------------------------
159. Na ka treguar Abdulaziz b. Abdullah el-Uvjesiu, këtij Ibrahim b. Sa’di, ky nga
Ibni Shihabi, ky nga Ata’ b. Jezidi, ky nga Humrani, rob i liruar i Uthmanit, i cili ka
treguar se:
"Uthman b. Affani ka kërkuar një enë me ujë (për të marrur abdest); derdhi ujë tri herë në pëllëmbat e duarve dhe i lau (duart). Pastaj, e futi dorën e djathtë në enë (dhe pasi mori ujë nga ena) e shpërlau gojën dhe hundën. Pastaj e lau fytyrën tri herë dhe duart deri në bërryla nga tri herë. I dha mes-h kokës (e fshiu me dorë të lagët) dhe i lau këmbët tri herë deri në nyje. Pastaj tha se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
’Kush merr abdest ashtu sikurse unë dhe fal dy rekate namaz, duke u përqëndruar me tërë qenien në namaz, pa menduar fare për ndonjë interes personal, do t’i falen gabimet (e vogla) të cilat i ka bërë më parë’."
---------------------------------------------------------------------------------------
160. Ibrahimi transmeton nga Salih b. Kejsani dhe Ibni Shihabi, kanë thënë, kurse
Urve transmeton nga Humrani:
"Pasi Uthmani mori abdest, tha:
‘Dëgjoni! Do t’ju tregoj një hadith – e po të mos kishte ndonjë ajet, unë nuk do t’ua
tregoja juve (hadithin). E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:
’Çdonjërit, që në mënyrë të rregullt merr abdest dhe fal namazin, do t’i falen gabimet
(gjynahet) gjatë kohës në mes abdestit dhe namazit përkatës, derisa të falë atë namaz’."
Urve thotë: Ajeti që i dedikohet kësaj çështjeje, është:
"Sigurisht se ata që fshehin provat e qarta, dëshmitë dhe udhëzimet të cilat Ne i kemi
dërguar…" (El Bekareh: 159).
-----------------------------------------------------------------------------------
161. Na ka treguar Abdani, këtë e kishte njoftuar Abdullahu, këtë Junusi, ky nga
Zuhriu, ky nga Ebu Idrisi, i cili e ka dëgjuar Ebu Hurejren kur transmetonte nga
Pejgamberi s.a.v.s.:
"Kur ndonjë nga ju merr abdest, le të ujin nga hunda, e kush e largon ndyrësinë (pas
kryerjes së nevojës së madhe) me gurë, le t’i përdorë ata në numrin tek!"
----------------------------------------------------------------------------------
162. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij i ka treguar Maliku, ky nga Ebu ez-
Zinadi, e ky nga A’rexhi, ky nga Ebu Hurejre se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Kur ndokush nga ju merr abdest, le të thithë ujin në hundë dhe pastaj le ta nxjerrë jashtë,e kush e largon papastërtinë (pas kryerjes së nevojës) me guraleca, le të përdorë numrin tek. Nëse ndonjë nga ju zgjohet pas fjetjes, le të pastrojë dorën para se ta fusë në ujin e abdestit, sepse me të vërtetë, asnjë nga ju nuk di se ku e ka pasur dorën në gjumë."
---------------------------------------------------------------------------------------
163. Na ka treguar Musai, këtij Ebu Avane, ky nga Ebu Bishri, ky nga Jusuf b.
Maliku, ky nga Abdullah b. Amri, i cili tregon se:
"Pejgamberi s.a.v.s. me rastin e një udhëtimi që patëm, mbeti pas nesh. Na mbërrini para
se të mbarojë koha e namazit të ikindisë. Ne morëm abdest, kurse këmbëve u dhamë mes'h (i fshimë me dorë të lagët), prandaj, me një zë të lartë ai (Pejgamberi s.a.v.s.) bërtiti dy a  tri herë: ‘Mjerë këmbët (që do të digjen) nga zjarri i Xhehenemit’!"
-----------------------------------------------------------------------
164. Na ka treguar Ebu-l-Jemani, këtij i ka treguar Shu’ajbi, ky nga Zuhriu, ky nga
Ata’ b. Jezidi, ky nga Humrani, rob i liruar i Uthman b. Affanit, i cili e ka parë
Uthmanit duke marrur abdest dhe tregon:
"(Uthmani) kërkoi një enë me ujë; derdhi ujë nga ena në duar dhe i pastroi tri herë. Pastaj, e futi dorën e djathtë në enë (mori një grusht ujë) dhe e lau gojën, thithi ujë në hundë dhe e nxorri jashtë, pastaj e lau fytyrën tri herë. I lau edhe duart deri në bërryla tri herë. Pastaj i dha mes-h (e fshiu me dorë të lagët) kokës dhe, në fund, i lau këmbët nga tri herë dhe tha: ‘Kështu e kam parë Pejgamberin s.a.v.s. duke marrur abdest dhe e kam dëgjuar duke thënë:
’Kush merr abdest kështu siç marr unë dhe fal dy rekate namaz, duke përqëndruar
vëmendjen vetëm në namaz, pa menduar tjetër gjë, Allahu do t’ia fal gabimet (e vogla) që i ka bërë më parë’."
-------------------------------------------------------------------------------------
165. Na ka treguar Adem b. Ebu Ijasi, këtë e ka njoftuar Shu’be, ky nga
Muhammed b. Zijadi, i cili ka thënë se kur ishim duke marrur abdest nga një enë, kaloi
aty pranë Ebu Hurejra, i cili tha:
"Merrni abdest ashtu si duhet, sepse Ebu Kasimi (Pejgamberi s.a.v.s.) ka thënë:
’Mjerë shputat (që do të digjen) nga zjarri i Xhehenemit’!"
-----------------------------------------------------------------------------
166. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtë e ka lajmëruar Maliku, ky nga Se’id el-
Makburiu, ky nga Ubejd b. Xhurejxhi, i cili i ka thënë Abdullah b. Omerit:
"O Ebu Abdurrahman, të kam parë se ke bërë katër punë, që nuk kam parë t’i ketë bërë
asnjë nga shokët e tu.’
’Cilat janë ato punë, o Ibni Xhurejxh’ – pyeti ai.
’Të kam parë se po i prek vetëm dy ruknet jemenase (skajet e Kabes me Gurin e Zi); të
kam parë se mban mbathje të lëkurës së regjur (pa qime – meste); të kam parë se e përdor ngjyrën e verdhë, e pastaj, kur ke qenë në Mekke, të kam parë se nuk e ke lexuar telbijen, ndërsa njerëzit e lexonin kur e shihnin hënën e re,’ – tha (Ibni Xhurejxhi).
Abdullahu (ose Ebu Abdurrahmani) iu përgjigj:
’Sa i përket skajeve, unë nuk e kam parë Pejgamberin s.a.v.s. të prekë ndonjë skaj (të
Kabes), përveç këtyre dy skajeve të Jemenit; sa i përket mbathjes nga lëkura e regjur, e
kam parë Pejgamberin s.a.v.s. i cili ka veshur mbathje në të cilat nuk kishte qime, e
këmbët përsëri i lante, prandaj edhe unë, shikoni, kam dëshirë të veshi aso lloj mbathjeje.
Sa i përket ngjyrës së verdhë, edhe për këtë e kam parë Pejgamberin s.a.v.s. se e ka
përdorur, prandaj edhe unë dëshiroj ta përdor. Ndërkaq, kur është fjala te telbija, këtë nuk e kam vënë re as te Pejgamberi s.a.v.s., derisa nuk e përgatiste karavanin’."
--------------------------------------------------------------------------------------------------
167. Na ka treguar Museddedi, këtij ia ka transmetuar Ismaili, ky e ka dëgjuar nga
Halidi, ky nga Hafsa b. Sirini, kjo nga Ummu Atijja, e kjo nga Pejgamberi s.a.v.s., i
cili me rastin e larjes së vajzës së tij, tha:
"Filloni nga ana e djathtë e organeve të saj, ashtu siç lahet edhe gjatë abdestit."
----------------------------------------------------------------------------------------------------
168. Na ka treguar Hafs b. Omeri, këtij Shu’be, këtij Esh’ath b. Sulejmani, ky nga
babai i vet, ky nga Mes’udi, ky nga Aisha r.a., e cila ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. i jepte përparësi anës së djathtë, për mbathjen e këpucëve, për krehje dhe për pastrim të përgjithshëm."
-----------------------------------------------------------------------------------------------
169. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij Maliku, ky nga Is-hak b. Abdullah b.
Ebu Talhai, ky nga Enes b. Maliku, i cili ka thënë:
"E kam parë Pejgamberin s.a.v.s. kur ka filluar koha e namazit të ikindisë. Njerëzit
kërkonin ujë për abdest, por nuk gjetën. Atëherë, Pejgamberit s.a.v.s. i është sjellur pak
ujë. Pejgamberi s.a.v.s. e futi dorën në atë enë (me pak ujë) dhe i urdhëroi njerëzit që prej saj të marrin abdest. E kam parë – vazhdon (Enes b. Maliku) – ujin se si buronte nën
gishtërinjtë e tij gjatë kohës derisa mori abdest edhe më i fundit nga ata."
-----------------------------------------------------------------------------------------------
170. Na ka treguar Malik b. Ismaili, këtij i ka treguar Israili, këtij Asimi, e ky nga
Ibën Sirini, i cili ka thënë:
"I kam treguar Abides. Ne kemi disa qime të Pejgamberit s.a.v.s. të cilat i kemi marrur nga
Enesi, ose nga familja e Enesit.’ Ai (Abidja) tha:
‘Po të kisha një qime të tij, ajo do të më ishte më e dashur se gjithë bota dhe gjithçka që
është në të’!"
-----------------------------------------------------------------------------------
171. Na ka treguar Muhammed b. Abdurrahimi, këtij Se’id b. Sulejmani, këtij
Abbadi, këtij Ibën Avni, ky nga Ibën Sirini, e ky nga Enesi, i cili tregon se i pari që do
të merrte ndonjë qime nga flokët e Pejgamberit s.a.v.s. kur ai do të rruhej, do të ishte Ebu Talhai.
----------------------------------------------------------------------------------------
172. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, duke transmetuar nga Maliku, ky nga
Zinadi, ky nga A’rexhi, e ky nga Ebu Hurejra r.a., i cili ka thënë:
"Ka thënë Pejgamberi s.a.v.s.:
‘Nëse qeni ka pi (ujë etj.) nga ena e ndonjërit prej jush, le të pastrohet ajo shtatë herë’."
----------------------------------------------------------------------------------------------------
173. Na ka treguar Is-haku, këtij Abdu-s-Samedi, këtij Abdurrahman b. Abdullah
b. Dinari, i cili thotë se e ka dëgjuar babain e vet, ky nga Ebu Salihu, ky nga Ebu
Hurejre,e ky nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili ka thënë:
"Me të vërtetë një njeri e ka parë një qen, që nga etja e madhe e lëpinte tokën e lagur.
Njeriu e mori mestin (këpucën) e tij dhe, pasi e mbushi me ujë (në një pus) i dha të pijë me të derisa ia shuajti etjen. Allahu xh.sh. e shpërbleu atë (njeriun) duke ia dhuruar
Xhennetin."
-----------------------------------------------------------------------------------------------
174. Ahmed b. Shebibi ka thënë: Më ka treguar babai im, duke transmetuar nga
Junusi, ky nga Ibën Shihabi, ky nga Hamza b. Abdullahu, ky nga babai i vet, i cili ka
thënë:
"Në kohën e Pejgamberit s.a.v.s., qentë kanë hyrë në xhaminë e tij, janë përmjerrë (e kanë bërë shurrën), kanë dalur, e (sahabët) nuk kanë stërpikur në xhami asgjë (nuk e kanë larë)."
-----------------------------------------------------------------------------------------------
175. Na ka treguar Hafs b. Omeri, këtij Shu’beja, këtij Ibni Ebu Seferi, ky nga
Sha’biu, ky nga Adijj b. Hatimi, i cili ka thënë: E kam pyetur Pejgamberin s.a.v.s., e
ai më është përgjigjur:
"Kur ta lëshosh qenin tënd të mësuar dhe ai vetëm e mbyt gjahun, ti haje atë (gjahun), e
nëse e ka kafshuar (ia ka hequr ndonjë copë), ti mos e ha atë, sepse ai e ka mbajtur për
vete atë (gjahun).’Pastaj e pyeta:
’E lëshova qenin tim, e së bashku me të e kam gjetur edhe një qen tjetër?’
(Pejgamberi s.a.v.s.) tha:
‘Mos e ha (atë gjah), sepse ti ke bërë Bismi-l-Lahi… vetëm kur e ke lëshuar qenin tënd, e
jo edhe qenin tjetër’."
--------------------------------------------------------------------------------------------
176. Na ka treguar Adem b. Ebu Ijasi, këtij Ibni Ebu Dhi’bi, ky nga Se’id el-
Makburiu, ky nga Ebu Hurejre r.a. i cili ka thënë:
"Ka thënë Pejgamberi s.a.v.s.:‘Njeriu është në namaz derisa është në xhami dhe e pret namazin e që nuk i është paraqitur "hadethi".’
‘Po çka është "hadethi" o Ebu Hurejre?’ – pyeti njëri.
‘Zë, d.m.th. frymë e lëshuar me zë (pordhë),’ – u përgjigj."
-----------------------------------------------------------------------------------
177. Na ka treguar Ebu Velidi, ky nga Ebu Ujejne, ky nga Zuhriu, ky nga Abbad b.
Temimi, ky nga xhaxhai i tij, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili ka thënë:
"Ai që fal namazin, le të mos dalë nga namazi, derisa nuk dëgjon ndonjë zë, ose nuk heton erë të keqe!"
--------------------------------------------------------------------------------------------
178. Na ka treguar Kutejbe b. Se’idi, këtij i ka treguar Xheriri, këtij A’meshi, ky
nga Mundhir Ebu Ja’la eth-Thevriu, ky nga Muhammed b. Hanifijje, i cili ka thënë
se Aliu r.a., ka thënë:
"Unë jam njeri, i cili pas një nxitjeje, menjëherë dhe shpesh më paraqitet lëngu (mezia) në organin gjenital. Kisha turp që për të ta pyes Pejgamberin s.a.v.s., prandaj e kam shtyrë Mikdad b. Esvedin ta pyes Pejgamberin s.a.v.s. Ai është përgjigjur:
‘Në atë rast, duhet të përsëritet vetëm abdesti’." Këtë hadith e transmeton edhe Shu’be nga A’meshi.
-----------------------------------------------------------------------------------------------
179. Na ka treguar Sa’d b. Hafsi, këtij Shejbani, ky nga Jahjai, ky nga Ebu Seleme,
ky nga Ata b. Jesari, ky nga Zejd b. Halidi, i cili tregon se personalisht e ka pyetur
Uthman b. Affanin:
"Çka mendon ti, kur njeriu ka marrëdhënie seksuale me bashkëshorten, e nuk ka polucion (nuk e derdh farën, spermën)?’ ‘Organin e tij gjenital ta pastrojë dhe të merr vetëm abdest, siç merr për namaz. Kështu e kam dëgjuar nga Pejgamberi s.a.v.s.’ – tha Uthmani. Për këtë e kam pyetur pastaj edhe Aliun, Zubejrin, Talhanë dhe Ubejjin r.a. Edhe ata e thanë të njëjtën gjë."
--------------------------------------------------------------------------------------------------
180. Na ka treguar Is-hak b. Mensuri, këtij Nadri, këtij Shu’be, ky nga Hakemi, ky
nga Dhekvan b. Salihu, ky nga Ebu Se’id Hudriu, i cili tregon se Pejgamberi s.a.v.s. e
ka dëgjuar një njeri pas një ensari, i cili ka ardhë, me kryet (flokët) ende të lagët (i
pikonte ujë).
"Pejgamberi s.a.v.s. i tha:
‘Ndoshta të kemi bërë të shpejtosh?’
‘Po,’ – iu përgjigj ai.
Me këtë rast Pejgamberi s.a.v.s. tha:
‘Kur je në nguti ose je përmbajtur nga polucioni (derdhja e spermës pa kontakt), je i
detyruar ta përsërisësh vetëm abdestin’."
Vehbi pajtohet me tekstin e Nadirit dhe tha se Shu’beja ia ka treguar të njëjtin
hadith.
Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: "Gunderi dhe Jahjai, duke transmetuar këtë hadith
nga Shu’be, nuk e kanë përmendur dot shprehjen "vudu" d.m.th. "abdest".
Ibën Hazmi ka thënë: "Sipas rastit të sipërpërmendur, larjen e konsiderojnë të
domosdoshme: Aisha, Ebu Bekri, Omeri, Abdullah b. Omeri, e më vonë mendimin e tyre
e kanë mbështetur edhe: Uthmani, Aliu, Ibni Mes’udi, Ibni Atai dhe shumë sahabë të tjerë.Këtë mendim e mbështesin edhe: Ebu Hanifja, Maliku, Shafiu, Ahmedi, Nehahiu dhe
Sufjan Thevriu."
----------------------------------------------------------------------------------------
181. Më ka treguar Muhammed b. Selami, këtij Jezid b. Haruni, ky nga Jahjai, ky
nga Musa b. Ukbe, ky nga Kurejbi, rob i liruar i Ibni Abbasit, ky nga Usame b.
Zejdi, i cili tregon se Pejgamberi s.a.v.s. duke u kthyer nga Arafati u ndal tek një dhiare,
për ta kryer nevojën. Pastaj, unë, tregon Usame b. Zejdi, i qita ujë dhe ai mori abdest.
"O Resulullah, ado të falesh?’ – e pyeta.
‘Vendi për t’u falur është para teje.’ – u përgjigj."
-------------------------------------------------------------------------------------------------
182. Na ka treguar Amr b. Aliu, këtij Abdu-l-Vehhabi, ky ka dëgjuar nga Jahja b.
Se’idi, këtë e ka lajmëruar Sa’d b. Ibrahimi, ky nga Nafi’ b. Xhubejr b. Mut’imi, ky
nga Urve b. Mugire b. Shu’be, i cili transmeton nga Mugire b. Shu’be, i cili ka
udhëtuar së bashku me Pejgamberin s.a.v.s. Gjatë udhëtimit, Pejgamberi s.a.v.s. është
kthyer në një anë ta kryej nevojën. Mugirja, më pastaj i shtiu ujë për abdest. Ai mori
abdest duke larë fytyrën dhe duart. Kokës i dha mes-h (e fshiu me dorë të lagët), e ashtu u dha mes-h edhe mesteve.
----------------------------------------------------------------------------------------------------------
183. Na ka treguar Ismaili, këtij Maliku, ky nga Mahreme b. Sulejmani, ky nga
Kurejbi, rob i liruar i Ibni Abbasit, i cili tregon se Abdullah b. Abbasi e ka njoftuar
atë se një natë ka buajtur tek Mejmunja, bashkëshorte e Pejgamberit s.a.v.s., e ajo
ishte hallë e tij (e Abdullah b. Abbasit):
"U mbështeta përtej jastëkut, ndërsa Pejgamberi s.a.v.s. ra të flejë me bashkëshorten e vet, për së gjati. Kah mesi i natës, respektivisht, pak para, ose pas mesnatës, Pejgamberi s.a.v. s. u zgjua. Me dorën e tij e fërkoi fytyrën, për të larguar kotjen, e pastaj i lexoi dhjetë ajetet e fundit të sures Al Imran. Pastaj shkoi te ena me ujë që ishte e varur, me të mori abdest, duke i larë mirë pjesët e trupit (të abdestit) dhe u ngrit të falë namazin. U ngrita edhe unë – thotë Ibni Abbasi. Veprova ashtu si ai; shkova e qëndrova pranë tij. Atëherë, ai e vuri dorën e djathtë mbi kokën time dhe më kapi për veshin e djathtë, më rrotulloi në anën e djathtë të tij. Ai fali dy rekate namaz, përsëri edhe dy, përsëri edhe dy, prapë dy, pastaj edhe dy, përsëri edhe dy, pastaj numër tek. Pastaj u mbështet derisa erdhi muezini. (Kur erdh muezini), u ngrit dhe fali dy rekate të shkurtëra namaz, e pastaj shkoi (në xhami) për të falë namazin e sabahut."
--------------------------------------------------------------------------------------------------
184. Na ka treguar Ismaili, ky nga Maliku, ky nga Hisham b. Urve, ky nga
bashkëshortja e vet Fatimja (vajza e Mundhirit), kjo nga gjyshja e vet Esmaja, vajzë
e Ebu Bekrit, e cila ka thënë:
"Erdha te Aisha, bashkëshortja e Pejgamberit s.a.v.s., kur perëndoi dielli dhe njerëzit ishin ngritur të falin namaz. Edhe Aisha u ngrit të falet. Unë e pyeta:
’Çka është me këtë popull?’
Ajo më sinjalizoi kah qielli dhe tha:
‘Subhanallah!’
E pyeta:
‘Ndonjë shenjë?’
Ajo më sinjalizoi me krye "po". Atëherë edhe unë nisa të fal namazin, por filloi të më bie
të fikët, prandaj fillova të derdh ujë në kokë.
Kur Pejgamberi s.a.v.s. e mbaroi namazin, e falënderoi Allahun dhe tha:
‘S’ka asgjë që më është treguar e të mos e kam parë, duke qenë në këtë pozitë, bile edhe Xhennetin dhe Xhehenemin. Më është shpallur se në varre do të jeni në sprovë,
respektivisht afër sprovimit të Dexhallit.’
Nuk e di – thotë transmetuesi, cilën nga këto dy shprehje i ka përdorur Esmaja. Çdonjërit
nga ju – thotë Esmaja – do t’i vijë dhe do ta pyesë: ‘Çka di ti për këtë njeri?’
Besimtari ose muslimani, nuk e di thotë transmetuesi, cilën nga këto dy shprehje i përdori
Esmaja, do të thotë: ‘Ai është Muhammedi, Pejgamberi i Allahut, i cili na ka sjellur argumente të qarta dhe udhëzime. Ne i jemi përgjigjur thirrjes së tij, e kemi besuar dhe jemi ithtarë të tij.’
‘Fli qetë! – do t’i thuhet atij – e ne, edhe më herët kemi qenë në dijeni se ti je
musliman i bindur.’Dyfytyrëshi, megjithatë, respektivisht, i luhatshmi në besim, nuk e di, thotë transmetuesi se cilën nga këto dy shprehje i ka përdorur Esmaja, do të thotë:
‘Saktësisht nuk di asgjë, por kam dëgjuar që njerëzit flisnin diçka, prandaj
edhe unë thoja të njëjtën’."
--------------------------------------------------------------------------------------------
185. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij Maliku, këtij Amr b. Jahja el-Maziniu,
ky nga babai i vet, se një njeri e ka pyetur Abdullah b. Zejdin, e ky është gjyshi i
Amr b. Jahjait:
"A mund të më tregosh praktikisht si ka marrur abdest Pejgamberi s.a.v.s.?’
Abdullah b. Zejdi iu përgjigj "po", prandaj kërkoi një enë me ujë: derdhi ujë në duart e
veta dhe i lau nga dy herë, pastaj e lau gojën dhe hundën nga tri herë, e lau fytyrën tri herë, i lau krahët deri në bërryla nga dy herë, pastaj, me duar të lagura e fshiu kokën (i dha mesh), duke e lagur edhe para edhe prapa, duke filluar nga pjesa e parme e kokës (prej ku fillojnë flokët) dhe i çoi deri te qafa, e pastaj i ktheu deri te vendi nga ia filloi dhe në fund i lau këmbët’."
-----------------------------------------------------------------------------------------------
186. Na ka treguar Musai, këtij Vuhejbi, ky nga Amri, e ky nga babai i vet, i cili ka
treguar:
"Kam qenë tek Amr b. Ebu Hasani kur Abdullah b. Zejdi e pyeti për abdestin e
Pejgamberit s.a.v.s. (Për këtë arsye) ai kërkoi një enë me ujë dhe para tyre mori abdest,
ashtu siç kishte marrë Pejgamberi s.a.v.s.: në dorën e vet derdhi nga ena ujë dhe e lau tri herë, përsëri e futi dorën në enë (dhe pasi mori ujë në pëllëmbë) e lau gojën dhe hundën nga tri herë, duke e nxjerrur ujin jashtë, pastaj, përsëri e futi dorën në enë dhe e lau fytyrën tri herë, pastaj krahët i lau deri në bërryla nga dy herë. Përsëri e futi dorën në enë dhe, me dirën e lagur, e fshiu kokën (i dha mes-h kokës) para dhe prapa një herë dhe në fund i lau këmbët deri në nyje."
--------------------------------------------------------------------------------------------
187. Na ka treguar Ademi, këtij Shu’be, këtij Hakemi, i cili ka dëgjuar nga Ebu
Xhuhejfi, duke thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. erdh te ne. I është sjellur ujë për abdest. Ai aty mori abdest, kurse
njerëzit shpejtuan të marrin abdest me ujin e mbetur nga abdesti i tij dhe të stërpiken me të. Pejgamberi s.a.v.s. e fali drekën dy rekate, pastaj ikindinë dy rekate, ndërsa para tij (e nguli) shkopin e tij (sutren)."
-------------------------------------------------------------------------------------------
188. Ebu Musai ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. ka kërkuar një enë me ujë, nga ajo i pastroi duart dhe fytyrën dhe
nxori ujin nga goja, e pastaj i tha Ebu Musait dhe Bilalit:
‘Pini këtë ujë, derdhni në fytyrat tuaja dhe te gishtërinjtë tuaj’!"
--------------------------------------------------------------------------------------------
189. Na ka treguar Ali b. Abdullahu, këtij i ka treguar Ja’kub b. Ibrahim b. Sa’di,
këtij babai i vet, këtij Salihu, ky nga Ibni Shihabi, i cili ka thënë:
"Më ka njoftuar Mahmud b. Rebiu, duke thënë se ai është që Pejgamberi s.a.v.s. e ka
stërpikur me ujë në fytyrë nga pusi i tyre kur ai ishte fëmijë.
Urve transmeton nga Misveri dhe nga të tjerët dhe çdonjëri nga ata e vërteton deklaratën e vet:
‘Kur Pejgamberi s.a.v.s. ka marrë abdest (në Hudejbi), sahabët gati janë grindur për ujin e mbetur të abdestit të tij’."
----------------------------------------------------------------------------------------
190. Na ka treguar Abdurrahman b. Junusi, këtij Hatim b. Ismaili, ky nga Xha’di, i
cili ka thënë:
"E kam dëgjuar Sa’id b. Jezidin duke thënë: Kemi shkuar me tezen tek Pejgamberi s.a.v.s.
Ajo e pyeti:
‘O Resulullah, djali i motrës sime është shëndetlig.’
Ai (Pejgamberi s.a.v.s.) më përkëdheli në kokë dhe u lut për mua. Pastaj mori abdest. Unë piva ujin e mbetur nga abdesti i tij. Qëndrova pas tij dhe pashë në mes shpatullave të tij vulën e pejgamberisë, sikurse veza e thëllënzës."
----------------------------------------------------------------------------------------------
191. Na ka treguar Museddedi, këtij Halid b. Abdullahu, këtij Amr b. Jahjai, ky nga
babai i vet, e ky nga Abdullah b. Zejdi, i cili derdhi ujë nga ena në duart e tij dhe i lau.
Pastaj e lau, gjegjësisht, e shpërlau gojën dhe hundën me një grusht ujë. Këtë e bëri tri
herë. Pastaj i lau duart dhe krahët deri në bërryla dy herë, pastaj e fshiu kokën me dorë të lagur (i dha mes-h) para dhe prapa. Pastaj i lau këmbët deri në nyje dhe tha:
"Ja, ky është abdesti i Pejgamberit s.a.v.s."
----------------------------------------------------------------------------------------------
192. Na ka treguar Sulejman b. Harbi, këtij i ka treguar Vuhejbi, këtij ia ka
transmetuar Amr b. Jahjai, ky nga babai i vet, i cili ka thënë:
"Kam qenë aty kur Amr b. Ebu Hasani e pyeti Abdullah b. Zejdin për abdestin e
Pejgamberit s.a.v.s. Ai kërkoi një enë me ujë dhe para tyre mori abdest: derdhi pak ujë në duart e tij dhe i lau ato tri herë. Pastaj, e futi dorën në enë (dhe pasi e muarr një grusht ujë) e shpërlau gojën dhe hundën dhe e nxori ujin përsëri nga ato (goja dhe hunda), e kështu veproi tri herë. Përsëri e futi dorën në enë (mori një grusht ujë) dhe e lau fytyrën tri herë, prapë mori ujë nga ena dhe i lau krahët deri në bërryla nga dy herë. Pastaj e futi dorën e tij në enë (dhe pasi e lagu), ashtu me dorë të lagur e fshiu kokën (i dha mes-h) para dhe prapa. Në fund e futi dorën përsëri në enë (mori ujë) dhe i lau këmbët." Na ka treguar edhe Musai, këtij Vuhejbi, i cili ka thënë: "…i dha mes-h kokës vetëm një herë…"
-------------------------------------------------------------------------------------------
193. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij i ka treguar Maliku duke transmetuar
nga Nafiu, e ky nga Abdullah b. Omeri, i cili ka thënë:
"Burrat dhe gratë (bashkëshortet), në kohën e Pejgamberit s.a.v.s. kanë marrur abdest së bashku (nga një enë)."
----------------------------------------------------------------------------------------------
194. Na ka treguar Ebu-l-Velidi, këtij i ka treguar Shu’be, ky nga Muhammed b.
Munkediri, i cili e ka dëgjuar Xhabirin duke thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. erdhi të më vizitojë kur unë isha shumë i sëmurë, bile isha pa vetëdije. Ai mori abdest dhe më stërpiku me ujin e mbetur të abdestit të tij. Atëherë, m’u kthye vetëdija dhe e pyeta:
‘O Resulullah, kujt i takon pasuria? Mua do të më trashëgojë vetëm fruti i largët.’
Pastaj është shpallur ajeti për të drejtën e trashëgimisë."
-------------------------------------------------------------------------------------
195. Na ka treguar Abdullah b. Muniri, këtij Abdullah b. Bekri, ky nga Humejdi, e
ky nga Enesi, i cili ka thënë:
"Filloi koha e namazit dhe kush ishte afër shtëpisë së vet, u ngrit dhe shkoi në shtëpi,
ndërsa të tjerët mbetën aty. Pejgamberit s.a.v.s. ia sollën një enë guri me ujë. Ena ishte aq e vogël sa që mezi e shtiu dorën në të. Megjithatë, të gjithë të pranishmit morën abdest nga ajo. ‘E sa ishit?’ – pyetëm, tha Humejdi.
‘Më shumë se tetëdhjetë,’ – u përgjigj Enesi."
------------------------------------------------------------------------------------------------
196. Na ka treguar Muhammed b. el-Alai, këtij Ebu Usame, ky nga Burejdi, ky nga
Ebu Burejdi, ky nga Ebu Musai, i cili transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka kërkuar një
shtambë me ujë, në të cilën i lau duart, fytyrën dhe në të stërpiku (e hodhi ujin).
-----------------------------------------------------------------------------------------------
197. Na ka treguar Ahmed b. Junusi, këtij Abdulaziz b. Ebu Seleme, këtij Amr b.
Jahjai nga babai i vet, e ky nga Abdullah b. Zejdi, i cili ka thënë: "Erdh tek ne Pejgamberi s.a.v.s. e ne i nxorëm ujë në një enë prej bronzi. Ai mori abdest; e lau fytyrën tri herë, duart dhe krahët (deri në bërryla) nga dy herë, kokën e fshiu me dorë të lagur (i dha mes-h), duke e bërë atë para dhe prapa, kurse këmbët i lau."
-----------------------------------------------------------------------------------------------
198. Na ka treguar Ebu-l-Jemani, këtij i ka thënë Shu’be, ky nga Zuhriu, i cili ka
thënë se e ka lajmëruar Ubejdullah b. Abdullah b. Utbe se Aisha ka thënë:
"Kur Pejgamberin s.a.v.s. e ka rënduar sëmundja dhe i është keqësuar shëndeti, kërkoi leje nga bashkëshortet e tij që të dergjë në dhomën time. Ato e lejuan dhe Pejgamberi s.a.v.s. doli duke e tërhequr këmbën rrëshqitasi dhe duke u mbështetur në dy njerëz: në Ibën Abbasin dhe në një mashkull tjetër.-Ubejdullahu e pyeti:
’A e di kush ishte ai tjetri?’
’Jo’ – i thashë.
‘Ai ishte Aliu’ – u përgjigj ai.
Aisha tregoi se kur Pejgamberi s.a.v.s. hyri në dhomën e saj, edhe sëmundja iu keqësua.
Pejgamberi s.a.v.s. tha:
‘Më lagni nga shtatë kacekë (shakuj, calike) të vegjël, gjalmat e të cilëve akoma nuk janë
zgjidhur, që njerëzve të mund t’u jap udhëzim.’
Atëherë e ulën në koritën e Hafses, bashkëshorte e Pejgamberit s.a.v.s. dhe filluam ta
lagim nga ata kacekë të vegjël, derisa filloi të na thotë mjaft. Pastaj doli para njerëzve (dhe mbajti fjalim)."
----------------------------------------------------------------------------------
199. Na ka treguar Halid b. Mahledi, këtij i ka treguar Sulejmani, ky nga Amr b.Jahjai, ky nga babai i vet, i cili ka thënë: "Xhaxhai im rregullisht merrte abdest, prandaj Abdullah b. Zejdit i tha: ’Më trego si e ke parë Pejgamberin s.a.v.s. duke marrur abdest.’ Atëherë ai kërkoi një enë me ujë – një qyp. Derdhi (nga ena) ujë në duart e veta dhe i lau tri herë. Pastaj e futi dorën në enë dhe me nga një (grusht – pëllëmbë) ujë e shpërlau gojën dhe hundën tri herë. Përsëri e futi dorën në enë (mori ujë) dhe i lau duart deri në bërryla, nga dy herë. Pastaj, e futi dorën (përsëri në enë) dhe ashtu me dorë të lagët e fshiu kokën (i dha mes-h), duke e çuar dorën para e prapa kokës. Në fund i lau edhe këmbët dhe tha:‘Kështu e kam parë Pejgamberin s.a.v.s. duke marrur abdest’."
------------------------------------------------------
200. Na ka treguar Museddedi, këtij Hammadi, këtij Thabiti, e ky nga Enesi, i cili
tregon se Pejgamberi s.a.v.s. kërkoi një enë me ujë. Ia sollën një kavanoz të gjerë, në të
cilin kishte pak ujë. Ai i futi gishtërinjtë në të. Enesi thotë:-
"Kam vënë re se si rridhte uji përmes gishtërinjëve të tij. Kam llogaritur se kishte aty
shtatëdhjetë-tetëdhjetë njerëz, të cilët merrnin abdest nga ajo enë."
-------------------------------------------------------------------------------------------------
201. Na ka treguar Ebu Nu’ajmi, këtij i ka treguar Mis’ari, ky nga Ibën Xhebri, i
cili e ka dëgjuar Enesin duke thënë:"Pejgamberi s.a.v.s. pastrohej ose lahej me një "sa" ujë, kurse merrte abdest me një "mudd" ujë."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------
202. Na ka treguar Esbeg b. Ferexh el-Misriu, duke transmetuar nga Ibën Vehbi,
këtij Amri, këtij Ebu Nadri, ky nga Ebu Seleme b. Abdurrahmani, ky nga Abdullah
b. Omeri, ky nga Sa’d b. Ebu Vekkasi, i cili tregon Pejgamberi s.a.v.s. i ka fshirë mestet
me dorë të lagur (u ka bërë mes-h). Abdullah b. Omeri e ka pyetur Omerin lidhur me
këtë. Ai është përgjigjur:
"Po, sepse, kur Sa’di të transmeton diçka nga Pejgamberi s.a.v.s., atëherë, për atë çështje mos pyet tjetër." Edhe Musa b. Ukbe ka thënë:
"Më ka njoftuar Ebu Nadri, këtë Ebu Seleme, se rastin e sipërshënuar ia ka treguar Sa’di,
duke thënë se Omeri, gjithashtu, ia ka treguar Abdullahut."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------
203. Na ka treguar Amr b. Halid el-Haraniu, këtij ia ka transmetuar Lejthi, këtij
Jahja b. Se’idi, këtij Sa’d b. Ibrahimi, ky nga Nafi’ b. Xhubejri, ky nga Urve b.
Mugire, e ky nga babai i vet, Mugire b. Shu’be r.a., i cili transmeton se Pejgamberi s.a.
v.s. ka dalur për të kryer nevojën, kurse Mugirja e ka përcjellur duke mbajtur një enë të
vogël prej lëkure me ujë. Kur Pejgamberi s.a.v.s. e kreu nevojën, Mugirja i qiti ujë dhe ai
mori abdest. Mestet ndërkaq, i fshiu me dorë të lagur (iu dha mes-h).
-----------------------------------------------------------------------------------------------------
204. Na ka treguar Ebu Nu’ajmi, këtij Shejbani, ky nga Ebu Seleme, ky nga Xha’fer
b. Amr b. Umejje ed-Damriu, e këtë e ka njoftuar babai i vet se Pejgamberi s.a.v.s. i
ka fshirë mestet (mbathjen) me dorë të lagur.Hadithin e sipërshënuar e transmeton edhe Harb b. Sheddadi dhe Ebani, e ky nga Jahjai.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------
205. Na ka treguar Abdani, këtij Abdullahu, këtij Evzaiu, ky nga Jahjai, ky nga Ebu
Seleme, ky nga Xha’fer b. Amri, e ky nga babai i vet, i cili ka thënë:
"E kam parë Pejgamberin s.a.v.s. kur i jepte mes-h sarrëkut dhe mesteve të veta."
Ma’meri pajtohet me Evzaiun, duke e transmetuar këtë rast nga Jahjai, ky nga Ebu
Seleme, e ky nga Amri, i cili thotë: "E kam parë Pejgamberin s.a.v.s...."
----------------------------------------------------------------------------------------------------------
206. Na ka treguar Ebu Nu’ajmi, këtij Zekerijai, ky nga Amri, ky nga Urve b.
Mugire, ky nga babai i vet, i cili ka treguar:
"Kam qenë me Pejgamberin s.a.v.s. në një ekspeditë. Desha që t’ia heq mestet, por ai më tha: ‘Lëri, sepse i kam veshur me këmbë të pastra (me abdest)!’ Dhe vetëm i përshkoi me duar të lagura (u dha mes-h)."
---------------------------------------------------------------------------------------------------------
207. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij Maliku, ky nga Zejd b. Eslemi, ky nga
Ata b. Jesari, ky nga Abdullah b. Abbasi, i cili tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka ngrënë
mish nga shpatulla e deles dhe pastaj ka falur namazin, por nuk e përsëriti abdestin.
----------------------------------------------------------------------------------------------------------
208. Na ka treguar Jahja b. Bukejri , këtij i ka treguar Lejthi, ky nga Ukajli, ky nga
Ibën Shihabi, i cili tregon se e ka njoftuar Xhafer b. Amr b. Umejje, të cilin e ka
njoftuar babai i vet se Pejgamberin s.a.v.s., kur ishte duke prerë mishin e shpatullës së
deles, e thirrën për namaz. E hodhi thikën dhe fali namazin, kurse abdestin nuk e përsëriti.
------------------------------------------------------------------------------------------------------
209. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij i ka treguar Maliku, këtij Jahja b.
Se’idi, ky nga Bushejr b. Jesari, rob i liruar i Beni Harithes, ky nga Suvejd b.
Nu’mani, i cili tregon se Pejgamberi s.a.v.s. dhe ai, gjatë përgatitjes së aksionit luftarak
për në Hajber, kanë dalë dhe kur kanë arritur në Sahba’, në anën e poshtme të Hajberit,
Pejgamberi s.a.v.s. e fali namazin e ikindisë. Pastaj, kërkoi ushqim dhe nga ushqimi që e
kërkoi, i sollën vetëm miell të pjekur. Pastaj, ai urdhëroi që ai (mielli) të laget me ujë.
Hëngri Pejgamberi s.a.v.s., por edhe ne. Mandej u ngrit ta falë akshamin, duke e larë gojën ai, por edhe ne. U falëm, kurse abdestin nuk e përsëritëm.
-------------------------------------------------------------------------------------------------------
210. Na ka treguar Esbegu, këtij Ibën Vehbi, ky nga Amr b. Bukejri, ky nga
Kurjebi, e ky nga Mejmunja, e cila tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka ngrënë te ajo mish
nga shpatulla dhe pastaj ka falur namazin, por nuk e ka përsëritur abdestin.
-----------------------------------------------------------------------------------------------
211. Na ka treguar Jahja b. Bukejri dhe Kutejbe, këtyre Lejthi, ky nga Ukajli, ky
nga Ibën Shihabi, ky nga Ubejdullah b. Abdullah b. Utbe, ky nga Ibën Abbasi, i cili
ka thënë se Pejgamberi s.a.v.s. ka pirë qumësht, pastaj e ka shpërlarë gojën dhe ka thënë:"Qumështi përmban në vete yndyrë."
Në senedin tjetër të hadithit, Ukajli nga Junusi dhe Salih b. Kejsani, duke
transmetuar nga Zuhriu.
-------------------------------------------------------------------------------------------------
212. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij Maliku, ky nga Hishami, ky nga babai i
vet, e ky nga Aisha r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Kur ndokush nga ju kotet duke e falur namazin, le të bie të flejë derisa t’i kalojë kotja
(plogështia), sepse çdonjëri prej jush, nëse falet duke u kotur, nuk e di, ndoshta duke
kërkuar falje, e urren dhe e mallkon veten."
---------------------------------------------------------------------------------------------------
213. Na ka treguar Ebu Ma’meri, këtij i ka treguar Abdu-l-Varithi, këtij Ejjubi, ky
nga Ebu Kilabe, ky nga Enesi, se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Nëse dikush nga ju kotet në namaz, le të flejë, derisa të jetë në gjendje të kuptojë se çka po lexon."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------
214. Na ka treguar Muhammed b. Jusufi, këtij i ka thënë Sufjani, ky nga Amr b.
Amiri, ky nga Enesi, e sipas senedit tjetër, na ka treguar Museddedi, këtij Jahjai,
këtij Sufjani, këtij Amr b. Amiri, ky nga Enesi, i cili ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. merrte abdest për çdo namaz.’
‘E si keni vepruar ju?’ – e pyeta.
’Për ne ishte i mjaftueshëm abdesti i mëparshëm, derisa nuk kishte ndonjë element të
prishjes së tij’."
--------------------------------------------------------------------------------------------------
215. Na ka treguar Halid b. Mahledi, këtij Sulejmani, këtij Jahja b. Se’idi, këtij
Bushejr b. Jesari, ky nga Suvejd b. Nu’mani, i cili ka thënë:
"Në vitin e çlirimit të Hajberit, kemi dalur me Pejgamberin s.a.v.s. dhe kur gjendeshim në
Sahba, Pejgamberi s.a.v.s. e fali namazin e ikindisë së bashku me ne dhe pasi u fal, kërkoi ushqim. Isollën vetëm qull (kaçamak). Hëngrëm dhe pimë, e pastaj Pejgamberi s.a.v.s. u ngrit të falë namazin e akshamit. E shpërlau gojën dhe na e fali namazin, ndërkaq abdestin nuk e përsëriti."
------------------------------------------------------------------------------------------------
216. Na ka treguar Uthmani, këtij Xheriri, ky nga Mensuri, ky nga Muxhahidi, ky
nga Ibën Abbasi, i cili ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. ka kaluar pranë një muri nga muret e Medines, apo të Mekkes dhe ka dëgjuar zërin e dy personave të cilët vuanin në varret e tyre.
Atëherë Pejgamberi s.a.v.s. tha:
‘Janë në mundime, jo për shkak të ndonjë shkeljeje të rëndë’ – dhe vazhdoi: ‘njëri prej
tyre nuk është ruajtur nga shurra e tij, e tjetri ka folur gënjeshtra (ka bërë shpifje).’
Pastaj kërkoinjë degë të hurmës, e theu në dy pjesë dhe, në çdo varr e vuri nga
një pjesë. Ne e pyetëm:’O Resulullah, pse veprove ashtu?’
Ai u përgjigj:‘Ndoshta ato do t’ua lehtësojnë (mundimet) derisa të thahen’."
-------------------------------------------------------------------------------------------
217. Na ka treguar Ja’kub b. Ibrahimi, këtij i ka thënë Ismail b. Ibrahimi, këtij Revh b. Kasimi, këtij Ata b. Ebu Mejmune, ky nga Enes b. Maliku, i cili ka thënë: "Kur Pejgamberi s.a.v.s. doli për nevojat e tij fiziologjike, unë ia solla ujin, e ai u pastrua me të."
-------------------------------------------------------------------------------------
218. Na ka treguar Muhammed b. Muthennai, këtij i ka thënë Muhammed b.
Hazimi, këtij A’meshi, ky nga Muxhahidi, ky nga Tavusi, e ky nga Ibën Abbasi, i cili
ka thënë: "Pejgamberi s.a.v.s. kaloi pranë dy varreve dhe tha:
‘Ata të dy, me të vëretë janë në mundime, por nuk vuajnë për shkak të ndonjë shkeljeje të rëndë; njëri prej tyre nuk është ruajtur nga shurra e vet, e sa i përket tjetrit, ai ka bartur fjalë (ka bërë shpifje duke gënjyer).’
Pastaj, mori një degë të njomë, e theu në dy pjesë dhe në dy varret nguli nga
një prej tyre. E pyetëm:
‘O Resulullah, pse veprove kështu?’
Ai u përgjigj:
‘Ndoshta deri sa të thahen ato, do t’u zbutet (lehtësohet) mundimi’."
Ibën Muthenai dhe Vekiu tregojnë se e kanë dëgjuar A’meshin duke
thënë: E kam dëgjuar Muxhahidin duke transmetuar të njëjtin tekst.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------
219. Na ka treguar Musa b. Ismaili, këtij Hemmami, këtij Is-haku, këtij Enesi, se
Pejgamberi s.a.v.s. një ditë e pa një beduin duke e bërë shurrën në xhami. Me këtë rast tha:
"Lëreni atë!’ – dhe kur mbaroi së pshurruri, Pejgamberi s.a.v.s. kërkoi ujë dhe e derdhi në vendin që ishte me shurrë."
-------------------------------------------------------------------------------------------------------
220. Na ka treguar Ebu-l-Jemani, këtij Shu’ajbi, ky nga Zuhriu, ky nga Ubejdullah
b. Abdullah b. Utbe b. Mes’udi, i cili e ka dëgjuar Ebu Hurejren r.a. duke thënë:
"Një njeri u ngrit dhe u pshurr në xhami. Njerëzit u vërsulën kah ai, kurse Pejgamberi s.a.v.s. u tha:
‘Lëreni, por në shurrën e tij hidhni ujë të pastër ose një kovë ujë. Jeni të dërguar vetëm t’i lehtësoni, e jo t’i vështirësoni punët."
----------------------------------------------------------------------------------------------------------
221. Na katreguar Abdani, këtë e ka njoftuar Abdullahu, këtë Jahja b. Se’idi, i cili
ka thënë:-
"E kam dëgjuar Enes b. Malikun që transmetonte nga Pejgamberi s.a.v.s. ..."
-------------------------------------------------------------------------------------------------
221a. Na ka treguar edhe Halidi, këtij Sulejmani, ky nga Jahja b. Se’idi, i cili ka
thënë se e ka dëgjuar Enes b. Malikun duke thënë:
"Erdhi një person dhe u pshurr në një skaj të xhamisë. Njerëzit filluan ta ndjekin atë, por
Pejgamberi s.a.v.s. këtë ua ndaloi. Kur e kreu nevojën ai, Pejgamberi s.a.v.s. urdhëroi që
në atë vend me urine, të derdhet një kovë me ujë."
-------------------------------------------------------------------------------------------------
222. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij i ka treguar Maliku, këtij Hisham b.
Urve, ky nga babai i vet, e ky nga Aisha, nëna e besimtarëve, e cila ka thënë:
"E sollën një fëmijë te Pejgamberi s.a.v.s. Ai u pshurr në tesha (të Pejgamberit s.a.v.s.), e
Pejgamberi s.a.v.s. kërkoi vetëm ujë dhe e pastroi atë pjesë që ishte me urinë."
-------------------------------------------------------------------------------------------
223. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtë e ka lajmëruar Maliku, ky nga Ibën Shihabi, ky nga Ubejdullah b. Abdullah b. Utbe, ky nga Ummu Kajs b. Mihsani, se kjo ia solli Pejgamberit s.a.v.s. fëmijën e saj të vogël (foshnjën) që ende nuk kishte filluar të hajë ushqim (gjellë). Pejgamberi s.a.v.s. e mori atë në krah, por ai iu pshurr në  esha.Atëherë, Pejgamberi s.a.v.s. kërkoi ujë dhe e derdhi në atë pjesë të teshave, por nuk e lau.
------------------------------------------------------------------------------------------------------------
224. Na ka treguar Ademi, këtij Shu’be, këtij A’meshi, ky nga Ebu Vaili, e ky nga
Hudhejfe r.a., i cili ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. iu afrua një grumbulli të bërllogut, u pshurr duke qëndruar në këmbë, e pastaj kërkoi ujë. Unë i solla ujë dhe ai mori abdest."
----------------------------------------------------------------------------------------------------
225. Na ka treguar Uthman b. Ebu Shejbe, këtij i ka treguar Xheriri, këtij Mensuri,
ky nga Ebu Vaili, e ky nga Ebu Hurejre r.a., i cili ka treguar:
"Sikur po e shoh veten dhe Pejgamberin s.a.v.s. kur ishim duke ecur. Ai iu afrua një
grumbulli të një bërllogu pas gardhit. Aty qëndroi dhe e kreu nevojën e vogël, ashtu siç do të vepronte çdonjëri prej jush. Unë u largova nga ai, e ai më sinjalizoi të afrohem. Unë
erdha dhe qëndrova pas tij derisa e kreu nevojën e vogël."
------------------------------------------------------------------------------------------------------
226. Na ka treguar Muhammed b. Ar’are, këtij ia ka transmetuar Shu’be, ky nga
Mensuri, ky nga Ebu Vaili, i cili ka thënë:
"Ebu Musa el-Esh’ariu ka qenë shumë i ashpër ndaj shurrës dhe thoshte se Israelitët, kur u binte shurrë në teshat e tyre, e prenin atë pjesë të teshës ku kishte rënë shurra.
Hudhejfeja ka thënë:
’Ku të ishte fati që Musa Esh’ariu t’i përmbahej kësaj! Pejgamberi s.a.v.s. erdh pranë një
grumbulli të mbeturinave dhe e kreu nevojën e vogël duke qëndruar në këmbë’."
--------------------------------------------------------------------------------------------------
227. Na ka treguar Muhammed b. Muthennai, këtij i ka treguar Jahjai, ky nga
Hishami, ky nga Fatimja, e kjo nga Esmaja, e cila ka treguar:
Erdhi tek Pejgamberi s.a.v.s. një grua dhe e pyeti:-’Ç’mendon, kur ndonjë nga ne ka gjurmë gjaku të menstruacioneve në tesha, si të veprojë?’’Ta largojë atë njollë, pastaj ta lajë me ujë, e pastaj të falet me të.’ – iu përgjigj."
------------------------------------------------------------------------------
228. Na ka treguar Muhammedi, këtij Ebu Muavija, këtij Hisham b. Urve, ky nga
babai i vet, e ky nga Aisha r.a., e cila ka thënë:
"Erdhi te Pejgamberi s.a.v.s. Fatime b. Ebu Hubejshi dhe e pyeti:
‘O Resulullah, unë jam grua me gjakderdhje të shpeshta të menstruacioneve dhe nuk mund të pastrohem, prandaj, a ta lë namazin?’
Pejgamberi s.a.v.s. iu përgjigj asaj:
‘Jo, ai është gjak i kapilarëve e nuk është menstruacion. Kur do të paraqitet ty
menstruacioni, lëre namazin, e kur të ndërpritet, pastroje gjakun nga trupi yt dhe atëherë falu!’ Babai im (thotë Hisham b. Urve) ka thënë: "Merr abdest për çdo namaz, kur të fillojë koha e tij."
-----------------------------------------------------------------------------
229. Na ka treguar Abdani, këtij i ka treguar Abdullahu, këtij Amr b. Mejmun el-
Xhezeriu, ky nga Sulejman b. Jesari, e ky nga Aisha r.a. e cila ka thënë:
"Unë i kam larë gjurmët e papastërtisë (së spermës) nga teshat e Pejgamberit s.a.v.s. dhe, edhe pse tesha dukej e lagur nga uji, ai shkoi të falë namazin."
-----------------------------------------------------------------------------------
230. Na ka treguar Kutejbe, këtij Jezidi, ky nga Amri, ky nga Sulejmani, i cili ka
thënë:
"E kam dëgjuar Aishen..." e sipas një senedi tjetër: na ka treguar Museddedi, këtij
Amr b. Mejmuni, ky nga Sulejman b. Jesari, i cili ka thënë:
"E kam pyetur Aishen për spermën që bie në tesha, e ajo më është përgjigjur:
‘Unë e kam larë (atë pjesë) të teshës së Pejgamberit s.a.v.s. në të cilën ka rënë sperma. Ai e ka falur namazin, edhe pse tesha ishte ende e lagur nga uji’."
----------------------------------------------------------------------------------------
231. Na ka treguar Musai, këtij i ka treguar Abdu-l-Vahidi, këtij Amr b. Mejmuni, i
cili ka thënë: E kam pyetur Sulejman b. Jesarin për teshën në të cilën bie sperma. Ai
i transmetoi fjalët e Aishes:
"E kam larë papastërtinë e spermës nga teshat e Pejgamberit s.a.v.s., e ai doli ta falë
namazin, ndërsa në teshat e tij gjendej ende gjurma e ujit."
--------------------------------------------------------------------------------------------
232. Na ka treguar Amr b. Halidi, këtij i ka treguar Zuhejri, ky ka dëgjuar nga
Amr b. Mejmun b. Mihrani, këtij ia ka transmetuar Sulejman b. Jesari, e ky nga
Aisha r.a., se ajo e ka larë spermën nga teshat e Pejgamberit s.a.v.s. dhe se ai e ka parë
gjurmën e ujit në tesha, përkatësisht gjurmën e të larit.
------------------------------------------------------------------------------------------
233. Na ka treguar Sulejman b. Harbi, këtij Hammad b. Zejdi, ky nga Ejjubi, ky
nga Kilabe, e ky nga Enesi, i cili ka treguar:
"Erdhën në Medine disa njerëz nga fisi Ukle ose Urejne (për të jetuar), por e përbuzën
Medinen (për shkak se u sëmurën). Pejgamberi s.a.v.s. (me qëllim që të shërohen) i
urdhëroi që të shkojnë te vatha e deveve qumështore (ishte pronë shoqërore e
muslimanëve) dhe të pijnë shurrën dhe qumështin e tyre. Ata shkuan atje dhe kur u
shëruan, e vranë çobanin e deveve të Pejgamberit s.a.v.s.. ndërsa kafshët i vunë përpara (për t’i grabitur). Lajmi për këtë arriti që herët në mëngjes, prandaj Pejgamberi s.a.v.s. i lëshoi njerëzit pas tyre që t’i ndjekin. Kur zbardhi dita, i sollën ata. Atëherë, ai urdhëroi që t’u priten duart dhe këmbët, sytë t’u digjen dhe ata të nxirren nën rrezet e nxehta të diellit. Kërkonin ujë, por nuk iu është dhënë."
Ebu Kilabe ka thënë: "Ata janë njerëz që kanë vjedhur, kanë vrarë, janë kthyer në
mosbesim, pasi kanë besuar dhe kanë luftuar kundër Allahut dhe Pejgamberit të Tij."
------------------------------------------------------------------------------------------
234. Na ka treguar Ademi, këtij i ka treguar Shu’be, këtij Ebu Tejjah Jezid b.
Humejdi, e ky nga Enesi r.a., i cili ka thënë:
"Para se të ndërtohej xhamia e tij, Pejgamberi s.a.v.s. falej në vathën e kafshëve."
------------------------------------------------------------------------------------

 

 

 




235. Na ka treguar Ismaili, këtij ia ka transmetuar Maliku, ky nga Ibën Shihabi, ky
nga Ubejdullah b. Abdullahu, ky nga Ibën Abbasi, ky nga Mejmunja, e cila tregon se
Pejgamberi s.a.v.s. qe pyetur një herë, lidhur me miun që ka rënë në yndyrë.
(Pejgamberi s.a.v.s.) ka thënë:
"Hidheni atë (miun) dhe atë që është rreth tij, të gjitha ato i hidhni, e atëherë hani yndyrën që ka mbetur."
-----------------------------------------------------------------------------------------------
236. Na ka treguar Ali b. Abdullahu, i cili ka thënë se i ka treguar Ma’ni, këtij
Maliku, ky nga Ibën Shihabi, ky nga Ubejdullah b. Abdullah b. Utbe b. Mes’udi, ky
nga Ibën Abbasi, ky nga Mejmunja, e cila tregon se kur është pyetur Pejgamberi s.a.
v.s. lidhur me miun që bie në yndyrë, është përgjigjur:
"Nxirreni atë dhe atë që është rreth tij, të gjitha ato i hidhni!"
Ma’ni ka thënë: "Këtë hadith na ka treguar Maliku, duke e përsëritur shpeshherë, e duke
e transmetuar gjithnjë nga Ibën Abbasi, e ky nga Mejmunja."
--------------------------------------------------------------------------------------
237. Na ka treguar Ahmed b. Muhammedi, këtë e ka njoftuar Abdullahu, këtë
Ma’meri, ky nga Hammam b. Munebbihu, ky nga Ebu Hurejre r.a., e ky nga
Pejgamberi s.a.v.s. që ka thënë:
"Çdo plagë që e merr njeriu në rrugë të Allahut, në Ditën e Gjykimit, ajo (plaga) do ta
ketë formën ashtu siç ka qenë kur është shpuar, gjaku që ka rrjedhur do ta ketë ngjyrën e gjakut të zakonshëm, kurse era e tij, sikur era e parfumit."
------------------------------------------------------------------------------
238. Na ka treguar Ebu-l-Jemani, këtij Shu’ajbi, këtij Ebu-z-Zinadi se Abdu-r-
Rahman b. Hurmuz el-A’rexhi ka treguar se e ka dëgjuar Ebu Hurejren r.a., e ky
Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:
"Ne jemi të fundit (në këtë botë), kurse të parët në botën tjetër."
---------------------------------------------------------------------------------------------
239. I njëjti varg i transmetuesve (transmeton edhe këtë hadith):
"Askush nga ju, në asnjë rast të mos pshurret në ujin e qetë që nuk rrjedh, e pastaj me të të lahet!"
-----------------------------------------------------------------------------------
240. Na ka treguar Abdani, këtij i ka treguar babai i vet, ky nga Ebu Is-haku, ky
nga Amr b. Mejmuni, e ky nga Abdullahu, i cili ka thënë:
"Derisa Pejgamberi s.a.v.s. ishte në sexhde…, e sipas një senedi tjetër: më ka treguar
Ahmed b. Uthmani, këtij Shurejh b. Mesleme, këtij Ibrahim b. Jusufi, ky nga babai i
vet, ky nga Ebu Is-haku, ky nga Amr b. Mejmuni, ky nga Abdullah b. Mes’udi, i cili
ka treguar se Pejgamberi s.a.v.s. derisa falej pranë Kabes, Ebu Xhehli me shoqërinë e tij
rrinin ulur aty. Në atë moment njëri nga ata u tha të tjerëve:
‘Cili nga ju do ta sjellë lëkurën e deves së therur të filan filanit dhe t’ia hedhë në shpinë
Muhammedit kur ai të bie në sexhde?’
Më shpirtligu nga ata vrapoi me të shpejtë, e solli dhe priti derisa Pejgamberi s.a.v.s. ra në sexhde. Në atë çast ia hodhi në shpinë, në mes dy shpatullave.
Unë atë e vërejta, tha Abdullah b. Mes’udi, por nuk kisha mundësi të bëj gjë, bile të kisha
të drejtë mbrojtjeje. Filluan ata të zgërdhihen dhe të hidhen pupas kah njëri-tjetri.
Pejgamberi s.a.v.s. qëndroi në sexhde dhe nuk e ngriti kokën derisa i erdhi Fatimja dhe ia
hoqi nga shpina. Atëherë, ai e ngriti kokën dhe tha tri herë:
‘O Zot, zhduki kurejshitët pabesimtarë!’
Ky mallkim i brengosi rëndë ata, thotë Abdullahu, sepse e kanë ditur se çdo lutje në këtë
qytet, tek Allahu xh.sh. është e pranueshme.-
Pastaj, (Pejgamberi s.a.v.s.) i emëroi me emër:
‘O Zot, zhduke Ebu Xhehlin, zhduke Utbe b. Rebian, Shejb b. Rebian, Velid b. Utben,
Umejje b. Halefin, Ukbe b. Ebu Muajtin.’ E numëroi edhe të shtatin, por nuk e kanë
mbajtur në mend, - tha (Abdullahu).
Betohem në atë (Allahun) në duart e të Cilit është jeta ime (tha Abdullah b. Mes’udi), i
kam parë ata të cilët Pejgamberi s.a.v.s. i ka numëruar, të hedhur në Kalibe, d.m.th. në
gropën (fushën) e thatë të Bedrit."
----------------------------------------------------------------------------------------------
241. Na ka treguar Muhammed b. Jusufi, këtij Sufjani, këtij Humejdi, këtij Enesi, i
cili ka thënë: "Pejgamberi s.a.v.s. ka pështyer në teshën (fasuletën) e tij."Këtë hadith, në variant të zgjeruar e jep Ibni Ebu Merjemi, ky nga Jahja b. Ejjubi, ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s.
----------------------------------------------------------------------------------------------
242. Na ka treguar Ali b. Abdullahu, këtij Sufjani, këtij Zuhriu, ky nga Ebu Seleme,
ky nga Aisha r.a., e kjo nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili ka thënë:
"Çdo pije që deh, është haram."
------------------------------------------------------------------------------------
243. Na ka treguar Muhammedi, këtij Sufjan b. Ujejne, ky nga Ebu Hazimi, ky nga
Sehl b. Sa’d es-Sa’diu, i cili ka qenë prezent kur njerëzit e pyetën:
"Me çka i është shëruar varra Pejgamberit s.a.v.s.?’
‘Nuk ka asnjë që e di më mirë se unë,’ – tha Sehli – Aliu i solli ujë me mburojën e vet, e
Fatimja ia lau gjakun nga fytyra. Pastaj u muar një shtroje (si hasër), e dogjën dhe me hirin e saj iu mbush varra (plaga)’."
----------------------------------------------------------------------------------
244. Na ka treguar Ebu-n-Nu’mani, këtij i ka treguar Hammad b. Zejdi, ky nga
Gajlan b. Xheriri, ky nga Ebu Burde, e ky nga babai i vet, i cili ka thënë:
"Erdha te Pejgamberi s.a.v.s. E gjeta atë duke i pastruar dhëmbët vetë me misvak dhe duke e pasur misvakun ende në gojë, bënte "ua, ua", sikur do të villte."
--------------------------------------------------------------------------------------------
245. Na ka treguar Uthmani, këtij Xheriri, ky nga Mensuri, ky nga Ebu Vaili, e ky
nga Hudhejfe, i cili ka thënë:
"Kur Pejgamberi s.a.v.s. ngrihej natën, i lante dhëmbët me misvak."
------------------------------------------------------------------------------------------
246. Ka thënë Affani: Na ka treguar Sahr b. Xhuvejrije, ky nga Nafiu, duke
transmetuar nga Ibën Omeri se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Kam ëndërruar se i laja dhëmbët me misvak. Më erdhën dy persona; njëri më i vjetër se
tjetri. Unë ia afrova misvakun më të riut. Atë moment më është thënë:
‘Jepja më të vjetrit!’ Edhe unë ashtu veprova, ia dhash më të vjetrit."
Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë:
"Tekstin e këtij hadithi e ka shkurtuar Nu’mani, duke transmetuar nga Ibni Mubareku, ai
nga Usameja, ky nga Nafiu, e ai nga Ibën Omeri."
-----------------------------------------------------------------------------
247. Na ka treguar Muhammed b. Mukatili, këtij i ka treguar Abdullahu, ky nga
Sufjani, ky nga Mensuri, ky nga Sa’d b. Ubejde, ky nga Bera’ b. Azibi, i cili tregon se
Pejgamberi s.a.v.s. i ka thënë: "Kur dëshiron të shkosh në shtratin tënd, merr abdest, ashtu sikurse merr për namaz, pastaj bjer në anën (krahun) e djathtë dhe thuaj:
‘Allah! Ty të nënshtrohem dhe çdo punë timen Ty ta besoj. I frikësohem dënimit Tënd dhe
Ty të bindem. Strehimi dhe shpëtimi është prej Teje dhe vetëm tek Ti. O Zot, e besoj Librin Tënd të cilin e ke shpallur dhe Pejgamberin të cilin e ke dërguar.Nëse vdes atë natë, ke vdekur musliman. Çkado që të flasësh (tjetër), përpiqu që në fund ta mbarosh me fjalët e sipërpërmendura! Unë, - tha Berai, - e përsërita tekstin para Pejgamberit s.a.v.s. dhe kur arrita te fjalët: "O Zot, besoj në Librin Tënd të cilin e ke shpallur", thashë dhe: "të Dërguarin Tënd (duke e përdorur fjalën - resul)", ai tha: "Jo ashtu, por edhe Pejgamberin (duke e përdorur fjalën  nebijj) Tënd, të cilin e ke dërguar..."

 

 

 

 

 

 




 

 

KREU – 5.
Gusli – larja

---------------------------------------------------------------------------------------------
248. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij i ka treguar Maliku, ky nga Hishami,
ky nga babai i vet, ky nga Aisha, bashkëshorte e Pejgamberit s.a.v.s., e cila ka
treguar:
"Pejgamberi s.a.v.s. sa herë që lahej për ta larguar papastërtinë nga xhunubllëku (polucioni), fillonte dhe i lante duart, pastaj merrte abdest, ashtu siç merrte për namaz.Pastaj, i fuste gishtërinjtë në ujë dhe i përshkonte nëpër rrënjët e flokëve të veta, pastaj derdhte tri grushta ujë nëpër kokë, e në fund derdhte ujë në gjithë trupin."
---------------------------------------------------------------------------------------
249. Na ka treguar Muhammed b. Jusufi, këtij Sufjani, ky nga A’meshi, ky nga
Salim b. Ebu-l-Xha’di, ky nga Kurejbi, ky nga Ibën Abbasi, ky nga Mejmunja,
bashkëshorte e Pejgamberit s.a.v.s., e cila ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. merrte abdest para larjes së tërësishme (guslit), ashtu sikurse merrte për namaz, përveç (larjes) së këmbëve. E lante organin e tij gjenital dhe gjithçka që gjente në mes shalëve që duhej të lahej, pastaj lëshonte (derdhte) ujë nëpër trup, e pastaj largohej anash dhe i lante këmbët. Kjo ishte larja e Pejgamberit s.a.v.s. pas xhunubllëkut (polucionit)."
-----------------------------------------------------------------------------------
250. Na ka treguar Adem b. Ebu Ijasi, këtij Ibën Ebu Dhi’bi, ky nga Zuhriu, ky nga Urve, ky nga Aisha r.a., e cila ka thënë:
"Unë dhe Pejgamberi s.a.v.s. jemi larë nga një enë që quhej "ferek"."
-------------------------------------------------------------------------------------
251. Na ka treguar Abdullah b. Muhammedi, këtij Abdu-s-Samedi, këtij Shu’be, ky nga Ebu Bekr b. Hafsi, i cili e ka dëgjuar Ebu Selemen, duke thënë:
"Unë dhe vëllai i Aishes kemi hyrë te Aisha. Vëllai i saj e pyeti atë (Aishen) për lërjen e Pejgamberit s.a.v.s. (pas xhunubllëkut). Atëherë, ajo kërkoi një enë të ngjashme me "sa’"-in, u la dhe derdhi ujë mbi kokën e saj, e në mes nesh dhe asaj kishte perde."
Ebu Abdullahu ka thënë:
"Jezid b. Haruni dhe Xhudiu e kanë transmetuar hadithin e sipërpërmendur nga Shu’be me fjalët: "…sa madhësia e "sa’"-it…"
-------------------------------------------------------------------------------------
252. Na ka treguar Abdullah b. Muhammedi, këtij Jahja b. Ademi, këtij Zuhejri, ky nga Is-haku, i cili tregon se Ebu Xha’feri ka thënë se ka qenë te Xhabir b. Abdullahu ai dhe babai i tij, kurse te ai kishin qenë edhe disa njerëz të tjerë të cilët e pyetën për larjen e tërësishme (guslin):
"Mjaft e ke një "sa’" me ujë’ – u përgjigj Xhabiri.
‘Për mua nuk është mjaft’ – tha një njeri tjetër.
Xhabiri iu përgjigj:
‘Ka qenë e mjaftueshme edhe për atë që ka pasur flokë më të shpeshta dhe ka qenë më i plotë se ti, bile na është bërë imam me një veshje (teshë si fustan)."
---------------------------------------------------------------------------------
253. Na ka treguar Ebu Nu’ajmi, këtij Ibnu Ujejne, këtij Amri, ky nga Xhabir b.
Zejdi, ky nga Ibën Abbasi r.a., i cili ka dëgjuar se Pejgamberi s.a.v.s. dhe Mejmunja (bashkëshorte e tij) janë larë nga një enë.
Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë:
‘Zejd b. Haruni, Behzi dhe Xhudiu, hadithin e sipërshënuar e kanë transmetuar nga Shu’be: ‘…ena e madhësisë së "sa’"-it…"
----------------------------------------------------------------------------
254. Na ka treguar Ebu Nu’ajmi, këtij Zuhejri, ky nga Ebu Is-haku, ky nga
Sulejman b. Suredi, këtij Xha’fer b. Mut’imi, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili ka
thënë:"Sa më përket mua, unë mbi kokën time hedhi tri herë ujë, duke e treguar këtë edhe praktikisht me duart e veta."
-----------------------------------------------------------------------------
255. Na ka treguar Muhammed b. Beshshari, këtij Gunderi, ky nga Shu’be, ky nga Mihvel b. Rashidi, ky nga Muhammed b. Aliu, ky nga Xhabir b. Abdullahu, i cili ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. derdhte mbi kokën e tij nga tre grushta (ujë)."
------------------------------------------------------------------------------
256. Na ka treguar Ebu Nu’ajmi, ky nga Ma’mer b. Jahja b. Sami, këtij Xha’feri, e
këtij Xhabiri, i cili ka thënë:
"Më erdh djali i xhaxhait tënd, - duke menduar në Hasan b. Muhammed b. Hanefijjen, i cili pyeti se si bëhet pastrimi nga xhunubllëku (polucioni)?’
‘Pejgamberi s.a.v.s. merrte tre grushta ujë dhe i derdhte mbi kokë, e pastaj derdhte ujë në tërë trupin e tij,’ – iu përgjigja (tha Xhabiri).
Atëherë, Hasani më tha:
‘Unë jam njeri me flokë të gjata!’
‘Pejgamberi s.a.v.s. kishte flokë më të gjata se ti,’ – i thashë."
-------------------------------------------------------------------------------------
257. Na ka treguar Musai, këtij i ka treguar Abdu-l-Vahidi, ky nga A’meshi, ky nga Salim b. Ebu Xha’di, ky nga Kurejbi, e ky nga Ibën Abbasi, i cili ka thënë se
Mejmunja ka treguar:
"Ia përgatita ujin Pejgamberit s.a.v.s. për t’u larë. Së pari i lau duart dy apo tri herë, pastaj derdhi ujë në dorën e majtë dhe e lau organin e tij gjenital dhe e fërkoi dorën për toke, pastaj e shpërlau gojën dhe hundën, pastaj e lau fytyrën dhe duart deri në bërryla dhe derdhi ujë në tërë trupin. Në fund u largua pak anash dhe i lau këmbët."
--------------------------------------------------------------------------------------
258. Na ka treguar Muhammed b. Muthennai, këtij Ebu Asimi, ky nga Hanzale, ky nga Kasimi, e ky nga Aisha r.a., e cila ka thënë:
"Kur Pejgamberi s.a.v.s. deshti të pastrohej (lahej) nga xhunubllëku (polucioni), kërkoi një enë të njëjtë si kova. E mori atë me dorën e vet dhe filloi të lahet nga gjysma e djathtë e kokës, pastaj nga ana e majtë, e pastaj me dy duart derdhi ujë në kokë."
----------------------------------------------------------------------------------------
259. Na ka treguar Omer b. Hafs b. Gijathi, këtij babai i vet, këtij A’meshi, ky nga Salimi, ky nga Kurejbi, ky nga Ibën Abbasi r.a., i cili ka thënë:
"Na ka treguar Mejmunja duke thënë:
‘I kam derdhë (shtënë) ujë Pejgamberit s.a.v.s. gjatë larjes (nga xhunubllëku): së pari me dorën e djathtë derdhi ujë në të majtën dhe i lau që të dyja, pastaj e lau organin e tij gjenital, e vuri dorën në tokë dhe e fërkoi në dhe, pastaj e lau. Pastaj, e lau gojën dhe hundën (dhe e nxori ujin prej tyre), pastaj e lau fytyrën, e pastaj derdhi ujë në kokë. Pas kësaj, u largua anash dhe i lau këmbët. Pasi u pastrua, i sollën një leckë (peshkir), por ai me të nuk u fshi’."
----------------------------------------------------------------------------
260. Na ka treguar Humejdiu, këtij Sufjani, këtij A’meshi, ky nga Salim b. Ebu
Xha’di, ky nga Kurejbi, ky nga Ibën Abbasi, e ky nga Mejmunja, e cila ka thënë:
"Kur Pejgamberi s.a.v.s. është pastruar nga xhunubllëku ashtu që së pari e ka larë organin e tij gjenital me dorë, pastaj dorën e ka fërkuar për muri (ose për toke) dhe e ka larë, pastaj ka marrur abdest, ashtu sikurse ka marrur për namaz, kurse këmbët i lante pasi e lante tërë trupin."
----------------------------------------------------------------------------
261. Na ka treguar Abdullah b. Mesleme, këtij Eflehu, ky nga Kasimi, e ky nga
Aisha r.a., e cila ka thënë:
"Unë dhe Pejgamberi s.a.v.s. jemi larë nga një enë në të cilën i përzienim duart tona."
--------------------------------------------------------------------------------
262. Na ka treguar Museddedi, këtij Hammadi, ky nga Hishami, ky nga babai i vet, e ky nga Aisha r.a., e cila ka thënë:
"Kur Pejgamberi s.a.v.s. lahej për shkak të marrëdhënieve seksuale, më së pari e lante dorën e tij."
-------------------------------------------------------------------------------
263. Na ka treguar Ebu-l-Validi, këtij i ka treguar Shu’be, ky nga Ebu Bekr b.
Hafsi, ky nga Urve, e ky nga Aisha r.a., e cila ka thënë:
"Unë dhe Pejgamberi s.a.v.s. jemi larë nga një enë, pasi kemi pasur marrëdhënie intime."
Në mënyrë të ngjashme me Shu’ben ka transmetuar edhe Abdu-r-Rahman b.
Kasimi, ky nga babai i vet, e ky nga Aisha r.a.
-----------------------------------------------------------------------------------
264. Na ka treguar Ebu-l-Velidi, këtij i ka treguar Shu’be, ky nga Abdullah b.
Abdullah b. Xhebri, i cili ka thënë: E kam dëgjuar Enes b. Malikun duke thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. dhe një grua nga bashkëshortet e tij, janë larë nga një enë."
Muslim b. Ibrahimi dhe Vehb b. Xheriri, duke transmetuar të njëjtin hadith nga
Shu’be, e kanë plotësuar: "…për shkak të marrëdhënies seksuale."
------------------------------------------------------------------------------------------
265. Na ka treguar Muhammed b. Mahbubi, këtij i ka treguar Abdu-l-Vahidi, këtij
A’meshi, ky nga Salim b. Ebu Xha’di, ky nga Kurejbi, rob i liruar i Ibën Abbasit, ky nga Ibën Abbasi, e ky nga Mejmunja, e cila ka thënë:
"I përgatita ujë Pejgamberit s.a.v.s. për t’u larë me të. Ai së pari derdhi ujë në duart e tij, të cilat i lau dy apo tri herë, pastaj me të djathtën derdhi (ujë) në të majtën dhe e lau organin gjenital, pastaj dorën e fërkoi për dheu, pastaj e shpërlau gojën dhe hundën, e lau fytyrën, duart (dhe krahët deri në bërryla), e lau kokën, të gjitha nga tri herë, pastaj derdhi ujë nëpër trupin e tij. Në fund u largua nga vendi (ku lahej) dhe i lau këmbët."
-------------------------------------------------------------------------------------
266. Na ka treguar Musa b. Ismaili, këtij Ebu Avane, këtij A’meshi, ky nga Salim b. Ebu Xha’di, ky nga Kurejbi, rob i liruar i Ibën Abbasit, e ky nga Mejmune b.
Harithi, e cila ka thënë:
"I përgatita ujë për larje Pejgamberit s.a.v.s. dhe e mbulova. Ai derdhi në duart e tij dhe i lau një apo dy herë.’
Sulejmani ka thënë: ‘Nuk e di se a e ka përmendur (Salim b. Ebu Xha’di) tri herë ose jo.’
Pastaj me të djathtën derdhi ujë në të majtën dhe e lau organin e tij gjenital, pastaj e fërkoi dorën e tij për dheu ose muri, pastaj futi ujë në gojë dhe në hundë (duke e nxjerrur ujin prej tyre), e lau fytyrën dhe duart, e lau kokën dhe derdhi ujë nëpër trup, pastaj u largua anash dhe i lau këmbët. Unë ia kapa leckën (pëshkirin), ndërsa ai me dorën e tij më sinjalizoi "kështu" dhe nuk e deshi atë’."
-----------------------------------------------------------------------------------
267. Na ka treguar Muhammed b. Beshshari, këtij i kanë thënë Ibni Ebu Addiu dhe Jahja b. Se’di, ky nga Shu’be, ky nga Ibrahim b. Muhammed b. Munteshiri, e ky nga babai i vet, i cili tregon se ia ka përmendur Aishes thënien e Ibën Omerit. Ajo, ndërkaq, është përgjigjur:
"Allahu e mëshiroftë Ebu Abdu-r-Rahmanin! Unë e kam bërë me parfum Pejgamberin s.a. v.s. dhe ai i ka vizituar bashkëshortet e veta dhe, pastaj ka zbardhur si muhrim i parfumosur."
------------------------------------------------------------------------------------
268. Na ka treguar Muhammed b. Beshshari , ky nga Muadh b. Hishami, ky nga
babai i vet, ky nga Katade, ky nga Enes b. Maliku..... (teksti i njëjtë si në hadithin e mëparshëm)
-------------------------------------------------------------------------------------
269. Na ka treguar Ebu-l-Vahidi, këtij Zaide, ky nga Ebu Hishami, ky nga Ebu
Huseini, ky nga Abdu-r-Rahmani, e ky nga Aliu r.a., i cili ka thënë:
"Unë jam njeri që, pas një nxitjeje të vogël të organit gjenital, më paraqitet mezia (lëngu).E kam urdhëruar një njeri që ta pyes Pejgamberin s.a.v.s., se ashtu e kërkonte pozita e vajzës së tij.
Ai e kishte pyetur, e Pejgamberi s.a.v.s. i ishte përgjigjur:
‘Laje organin tënd gjenital dhe merr abdest’!"
--------------------------------------------------------------------------------------
270. Na ka treguar Ebu Nu’mani, ky nga Ebu Avane, ky nga Ibrahim b.
Muhammed b. Munteshiri, e ky nga babai i vet, i cili ka thënë:
"E kam pyetur Aishen dhe ia kam përmendur thënien e Ibën Omerit: ’Nuk dua të jem me ihramin nga i cili vjen era e parfumit.’
Aisha, ndërkaq tha:
‘Unë e kam parfumosur Pejgamberin s.a.v.s. dhe ai i ka vizituar bashkëshortet e veta, e pastaj (pas larjes) e ka veshur ihramin."
------------------------------------------------------------------------------------
271. Na ka treguar Ademi, këtij i ka treguar Shu’be, këtij Hakemi, këtij Ibrahimi,
ky nga Esvedi, e ky nga Aisha r.a., e cila ka thënë:
"Sikur e shoh shkëlqimin e parfumit në flokët e Pejgamberit s.a.v.s. kur ishte i veshur me ihram (kur ishte muhrim)."
---------------------------------------------------------------------------------
272. Na ka treguar Abdani, këtij i ka treguar Abdullahu, këtij Hisham b. Urve, ky
nga babai i vet, kurse ky nga Aisha r.a., e cila ka thënë:
"Kur Pejgamberi s.a.v.s. lahej për shkak të marrëdhënieve seksuale, së pari i lante duart, pastaj i lante pjesët përkatëse të trupit sikurse për abdest, pastaj lahej dhe i pastronte me dorë flokët në mënyrë që të ishte i sigurtë se edhe lëkurën e ka lagur mirë, pastaj derdhte ujë në kokë tri herë, e pastaj i lante pjesët e tjera të trupit."
----------------------------------------------------------------------------------------
273. (Aisha r.a.) ka thënë (edhe këtë):
"Unë dhe Pejgamberi s.a.v.s. jemi larë nga një enë dhe ujin e kemi marrur së bashku (nga ajo enë)."
------------------------------------------------------------------------------------------
274. Na ka treguar Jusuf b. Isai, këtij Fadil b. Musai, këtij A’meshi, këtij Salimi, ky nga Kurejbi, rob i liruar i Ibën Abbasit, ky nga Ibën Abbasi, e ky nga Mejmunja, e cila ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. kishte vënë ujë për vete, për tu larë për shkak të marrëdhënieve seksuale dhe me dorën e djathtë derdhi ujë në dorën e majtë dy ose tri herë, pastaj e lau organin gjenital dhe dorën e fërkoi për dheu apo për muri, dy apo tri herë; e shpërlau gojën dhe hundën (duke e nxjerrur ujin jashtë nga këto); e lau fytyrën dhe duart (deri në bërryla).
Pastaj, derdhi ujë nëpër kokë; e lau tërë trupin, pastaj u largua anash dhe i lau këmbët. Unë ia solla, thotë Mejmunja, një leckë (peshkir), por ai nuk deshti ta përdorë dhe filloi të fshihet me dorën e vet."
-----------------------------------------------------------------------------------
275. Na ka treguar Abdullah b. Muhammedi, këtij Uthman b. Omeri, këtij Junusi,
ky nga Zuhriu, ky nga Ebu Seleme, e ky nga Ebu Hurejre r.a., i cili ka thënë:
"U bë ikamet për namaz, xhemati ishte radhitur në safe dhe Pejgamberi s.a.v.s. doli (nga shtëpia e tij). Pasi qëndroi në vendin në të cilin falej zakonisht, i ra ndërmend se kishte qenë xhunub, prandaj na tha:
’Qëndroni në vendet tuaja!’ Pastaj u kthye në shtëpi dhe u pastrua, doli, ndërsa nga koka i pikonte ende ujë, bëri tekbir dhe ne e falëm namazin me të."
Uthman b. Omeri, në senedin tjetër të të njëjtit hadith, transmeton nga Abdu-l-Alai, ky nga Ma’meri, ky nga Zuhriu, por edhe Evzaiu drejtëpërdrejtë nga Zuhriu.
-------------------------------------------------------------------------------------
276. Na ka treguar Abdani, këtij Ebu Hamzai, ky ka dëgjuar nga A’meshi, ky nga
Salimi, ky nga Kurejbi, ky nga Ibën Abbasi, e ky nga Mejmunja, e cila ka thënë:
"Ia kam përgatitur Pejgamberit s.a.v.s. për t’u larë (për shkak se ishte xhunub) dhe e kam mbuluar me një pëlhurë. Më së pari, Pejgamberi s.a.v.s. ka derdhur ujë në duart e tij dhe i ka larë. Pastaj, me dorën e djathtë ka lëshuar në të majtën, e ka larë organin gjenital, e ka lëshuar dorën në tokë dhe e ka fërkuar për dheu, pastaj e ka larë. Shtiu ujë në gojë dhe në hundë (pastaj e nxorri ujin nga këto), e lau fytyrën dhe duart deri në bërryla. Pas kësaj,
derdhi ujë në tërë kokën dhe i lau pjesët e tjera të trupit. Pastaj, shkoi pak anash dhe i lau këmbët. Unë atëherë ia afrova leckën (peshkirin), ndërsa ai nuk e mori atë, por ia nisi ta shkundë (ta heq) ujin nga trupi me dorën e vet."
--------------------------------------------------------------------------------
277. Na ka treguar Hal-lad b. Jahjai, këtij Ibrahim b. Nafiu, ky nga Hasan b.
Muslimi, ky nga Safija, vajza e Shejbes, e kjo nga Aisha r.a., e cila ka thënë:
"Kur ndonjë nga ne kishte marrëdhënie seksuale, merrte ujë me dy duart dhe nga tri herë derdhte në kokë. Pastaj, me njërën dorë merrte për gjysmën e të djathtës dhe me të djathtën merrte për gjysmën e të majtës."
-----------------------------------------------------------------------------------------
278. Na ka treguar Is-hak b. Nasri, këtij Abdurrezaku, ky nga Ma’meri, ky nga
Hammam b. Munebbihu, ky nga Ebu Hurejre, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili ka thënë:
"Israelitët janë larë lakuriq, duke e shikuar njëri-tjetrin, kurse Musai është larë gjithnjë vetëm. Ata bisedonin në mes veti: ‘Për Zotin, Musai i largohet larjes me ne, vetëm për arsye se është i dëkuar (ka të meta fizike).’
Një ditë Musai kishte shkuar të lahet, kurse teshat i kishte lënë mbi një gur, i cili u zhduk bashkë me teshat e tij. Atëherë ka dalur duke folur:
‘O gur, teshat e mia, teshat e mia!’
Në këtë gjendje e panë Musain israelitët dhe thanë:
’Për Zotin, Musai nuk ka diçka të mangët.’
Më pastaj i rrëmbeu teshat e tij dhe filloi t’i përplasë për guri."
-------------------------------------------------------------------------------------------
279. Ebu Hurejre ka thënë edhe: "Musai, për Zotin, duke i përplasur ato (teshat) për guri, ka marrë 6 apo 7 plagë nga ai gurë.’
Ebu Hurejre transmeton nga Pejgamberi s.a.v.s. edhe këtë:
"Kur Ejjubi në një rast është larë lakuriq, te ai ka rënë një karkalec i artë. Ejjubi është kërrusur ta hedhë atë te teshat e veta, mirëpo Zoti i tij i thirri:
‘O Ejjub, a nuk të kam dhënë pasuri më të madhe se ai, të cilin ti tash po e sheh?’ ‘Po, gjithsesi, për Lartmadhërinë Tënde. Unë pa dëshirën Tënde nuk mund të jem i pasur.’ – u përgjigj Ejjubi."
Këtë hadith e ka transmetuar Ibrahim b. Tahmani, ky nga Musa b. Ukbe, ky nga
Safvani, ky nga Ata b. Jesari, ky nga Ebu Hurejre, e ky nga Pejgamberi s.a.v.a. i cili ka thënë:
"Derisa Ejjubi lahej lakuriq..."
-------------------------------------------------------------------------------------
280. Na ka treguar Abdullah b. Mesleme, duke transmetuar nga Maliku, ky nga
Ebu Nadri, rob i liruar i Omer b. Ubejdullahut, se Ebu Murre, rob i liruar i Ummu
Hanisë, vajzë e Ebu Talibit, e ka njoftuar këtë Ummu Hanija, duke thënë:
"Në vitin e çlirimit të Mekkes, kam shkuar te Pejgamberi s.a.v.s. dhe e kam gjetur duke u larë, kurse Fatimja e mbuloi.
’Kush është?’ – pyeti. ‘Unë, Ummu Hani.’ – u përgjigja.
-------------------------------------------------------------------------------
281. Na ka treguar Abdani, këtij i ka treguar Abdullahu, këtij Sufjani, ky nga
A’meshi, ky nga Salim b. Ebu Xha’di, ky nga Kurejbi, ky nga Ibën Abbasi, e ky nga Mejmunja, e cila ka thënë:
"E kam mbuluar Pejgamberin s.a.v.s. kur pastrohej nga xhunubllëku. Së pari i lau duart, pastaj me dorën e djathtë derdhi ujë në dorën e majtë, e lau organin gjenital dhe gjithçka që gjeti ndërmjet shalëve, e pastaj dorën e tij (të majtë) e fërkoi për muri ose për dheu; mori abdest sikur në namaz sikur për namaz, përveç larjes së këmbëve; pastaj i lau pjesët tjera të trupit, u tërhoq anash dhe i lau këmbët."
(Në senedin tjetër të hadithit) lidhur me çështjen e të mbuluarit, Sufjanin e ndjek Ebu Avane dhe Ibën Fudajli.
--------------------------------------------------------------------------------------
282. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij ia ka transmetuar Maliku, ky nga
Hisham b. Urve, ky nga babai i vet, ky nga Zejnebe b. Ebu Seleme, kjo nga Ummu Selemja, nëna e besimtarëve, e cila ka thënë:
"Te Pejgamberi s.a.v.s. erdhi Ummu Sulejmi, bashkëshorte e Ebu Talhait dhe e pyeti:
’O Resulullah, Allahu nuk turpërohet nga paraqitja e së vërtetës, prandaj të pyes se a është e detyruar gruaja të lahet kur derdhet në ëndërr?’
’Po, kur sheh lëng.’ – u përgjigj Pejgamberi s.a.v.s.
------------------------------------------------------------------------------------
283. Na ka treguar Ali b. Abdullahu, këtij Jahjai, këtij Humejdi, këtij Bekri, këtij
Ebu Rafiu, ky nga Ebu Hurejre, i cili ka thënë se më ka takuar Pejgamberi s.a.v.s. në një rrugë të Medines, e unë duke qenë xhunub, u fsheha nga ai, - tha Ebu Hurejre. Pastaj shkova, u pastrova dhe u ktheva. Pejgamberi s.a.v.s. më pyeti: ‘Ku ishe, o Ebu Hurejre?’ ‘Isha xhunub dhe duke qenë i papastër, nuk e ndjeva veten të disponuar të të shoqëroj,’ – u përgjigja, tha Ebu Hurejra.
‘Subhanallah! Muslimani në thelb nuk është i papastër.’ – tha Pejgamberi s.a.v.s.
--------------------------------------------------------------------------------------
284. Na ka treguar Abdu-l-A’la b. Hammadi, këtij Jezid b. Zurej’, këtij Sa’idi, ky
nga Katade, se Enes b. Maliku u ka treguar atyre se Pejgamberi s.a.v.s. një natë i ka vizituar bashkëshortet e veta, e atëherë i kishte nëntë.
-----------------------------------------------------------------------------------------
285. Na ka treguar Ajjashi, këtij i ka treguar Abdu-l-A’lai, këtij Humejdi, ky nga
Bekri, ky nga Ebu Rafiu, e ky nga Ebu Hurejre, i cili ka thënë:
"Më ka takuar Pejgamberi s.a.v.s. si xhunub, më kapi për dore, e unë kam ecur me të derisa u ul, (pasi u ul) u tërhoqa, shkova në shtëpinë time, u pastrova dhe përsëri u ktheva.
Ai akoma rrinte ulur.
’Ku ishe, Ebu Hurejre?’ – më pyeti.
Unë ia tregova rastin tim, e ai më tha:
‘Subhanallah! O Ebu Hirr, besimtari (muslimani) në esencë nuk është i papastër’."
------------------------------------------------------------------------------------
286. Na ka treguar Ebu Nu’ajmi, duke transmetuar nga Hishami dhe Shejbani, ky nga Jahjai, ky nga Ebu Seleme, i cili ka thënë:
"E kam pyetur Aishen:
’A ka rënë me fjetë Pejgamberi s.a.v.s. duke qenë xhunub?’
’Po, por ka marrur abdest,’ – u përgjigj."
--------------------------------------------------------------------------------------
287. Na ka treguar Kutejbe, këtij Lejthi, ky nga Nafiu, ky nga Ibën Omeri, se Omer b. Hattabi e kishte pyetur Pejgamberin s.a.v.s.:
"A mund të flejë xhunub ndonjë nga ne?’
‘Po, kur të merr abdest si xhunub, atëherë le të flejë.’ – u përgjigj Pejgamberi s.a.v.s.
----------------------------------------------------------------------------------------
288. Na ka treguar Jahja b. Bukejri, këtij Lejthi, ky nga Ubejdullah b. Ebu
Xha’feri, ky nga Muhammed b. Abdu-r-Rahmani, ky nga Urve, ky nga Aisha r.a., e cila ka thënë:
"Kur Pejgamberi s.a.v.s. donte të flente si xhunub, e lante organin e tij gjenital dhe merrte abdest, ashtu sikurse merrte për namaz."
-----------------------------------------------------------------------------------------
289. Na ka treguar Musa b. Ismaili, këtij Xhuvejriu, ky nga Nafiu, ky nga
Abdullahu, i cili ka thënë:
"Omeri ka kërkuar nga Pejgamberi s.a.v.s. shpjegim se a mundet që ndonjëri nga ne të bie xhunub të flejë?’
‘Po, pasi të merr abdest,’ – i është përgjigjur Pejgamberi s.a.v.s.
-----------------------------------------------------------------------------------
290. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij Maliku, ky nga Abdullah b. Dinari, ky
nga Abdullah b. Omeri, ky nga Omer b. Hattabi, i cili i ka treguar Pejgamberit s.a.v.s. se ka polucion (është derdhur) gjatë natës.
Pejgamberi s.a.v.s. i ka thënë atij:
"Merr abdest, pastroje organin dhe fli!"
------------------------------------------------------------------------------------
291. Na ka treguar Muadh b. Fedale, këtij Hishami dhe sipas senedit tjetër: na ka treguar Ebu Nu’ajmi, duke transmetuar nga Hishami, ky nga Katade, ky nga
Hasani, ky nga Ebu Rafiu, ky nga Ebu Hurejre, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili ka thënë:
"Kur (mashkulli) vendoset në mes të katër pjesëve (duarve dhe këmbëve) të gruas dhe përpiqet rreth saj (e vie deri tek puthitja e organit gjenital), e ka për detyrë të lahet."
Të njëjtin hadith e transmeton Amr b. Merzuku, ky nga Hishami, ky nga Shu’be;
edhe Musa b. Ismaili thotë:
"Neve na ka treguar Ebani, këtij Katade, duke thënë se për të njëjtin rast e ka njoftuar Hasani."
------------------------------------------------------------------------------------
292. Na ka treguar Ebu Ma’meri, këtij Abdu-l-Varithi, ky nga Husejni, ky nga
Jahjai, ky nga Ebu Seleme, ky nga Ata b. Jesari, ky nga Zejd b. Halid Xhuhejniu, i cili e ka pyetur Uthman b. Affanin:
"Çka mendon kur njeriu ka marrëdhënie seksuale me gruan dhe nuk ejakulon?’
Uthmani në këtë u përgjigj:
‘Të merr abdest sikurse merr për namaz dhe ta lajë organin gjenital. Kështu e kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s.’.Për këtë çështje e kam pyetur edhe Ali b. Ebu Talibin, Zubejr b. Avvamin, Talha b. Ubejdullahun dhe Ubejj b. Ka’bin r.a. Edhe këta kështu kanë urdhëruar." Jahjai ka thënë: më ka njoftuar Ebu Selemja, ky nga Urve b. Zubejri se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë të njëjtën gjë.
---------------------------------------------------------------------------------------------
293. Na ka treguar Museddedi, këtij ia ka transmetuar Jahjai, ky nga Hisham b.
Urve, i cili ka thënë:
"Më ka njoftuar babai im, këtë e ka njoftuar, Ubejj b. Ka’bi, i cili e ka pyetur Pejgamberin s.a.v.s.:
’O Resulullah, kur njeriu ka marrëdhënie seksuale me gruan, e nuk ejakulon, çka të bëjë?’
’Ta lajë atë pjesë (të organit) me të cilin e ka prekur bashkëshorten, pastaj të merr abdest dhe të falet,’ – ishte përgjigjur."
Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë:
"Të larët (e tërësishëm) është më i sigurtë. Ky është hadithi i fundit (i kësaj kaptine) të cilin e kemi dhënë vetëm për të treguar mendimet e ndryshme të sahabëve."





 

 

 

 

 

 




 

 

KREU – 6.
Hajzi – Menstruacioni


294. Na ka treguar Ali b. Abdullahu, këtij i ka treguar Sufjani, këtij Abdu-r-
Rahman b. Kasimi, këtij Kasimi, e ky nga Aisha, e cila ka thënë:
"Kemi dalë me qëllim që të bëjmë vetëm haxhxhin. Kur arritëm në Serif, mua më erdhën menstruacionet. Pejgamberi s.a.v.s. hyri te unë, e unë qaja.
’Çka ke, a të kanë ardhur menstruacionet?’ – më pyeti.
‘Po,’ – i thashë.Pejgamberi s.a.v.s., atëherë tha:
‘Kjo është diçka që Allahu i Madhëruar ua ka përshkruar (dhënë) bijave të Ademit,prandaj bëje atë që e bën çdo haxhi, vetëm mos shko rreth e përqark Kabes (mos bën tavaf)!’Pejgamberi s.a.v.s. ka prerë lopën si kurban për bashkëshorteve të veta, tha Aisha."
-------------------------------------------------------------------------------------------
295. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij Maliku, ky nga Hisham b. Urve, ky nga babai i vet, e ky nga Aisha, e cila ka thënë:
"Unë ia kam krehur flokët Pejgamberit s.a.v.s., duke qenë me menstruacione."
-------------------------------------------------------------------------------------------
296. Na ka treguar Ibrahim b. Musai, këtij Hisham b. Jusufi, ky nga Ibën
Xhurejxhi, ky nga Hishami, ky nga Urve, të cilin e kanë pyetur:
"A mund të më shërbejë gruaja me menstruacione, respektivisht a mund të më afrohet,duke qenë ajo xhunub?’ Urve është përgjigjur:
‘Kjo është për mua e lehtë. Personat e këtillë mund të na shërbejnë edhe këtu dhe, për këtë nuk ka anjë të keqe. Aisha më ka treguar se, duke qenë me menstruacione, ia ka krehur flokët Pejgamberit s.a.v.s. kur ai ka qenë në i’tikaf në xhaminë e tij. Ai ia ka afruar kokën asaj, kur ka qenë në dhomën e saj, e ajo ndonëse ka qenë me menstruacione, e ka krehur’."
--------------------------------------------------------------------------------------------
297. Na ka treguar Ebu Nu’ajm el-Fadl b. Dukejni, i cili e ka dëgjuar Zuhejrin,
duke transmetuar nga Mensur b. Safija, të cilit i ka treguar nëna e tij, se Aisha ka thënë:  "Pejgamberi s.a.v.s. mbështetej në gjoksin tim dhe lexonte Kur’an, ndonëse unë isha me menstruacione."
----------------------------------------------------------------------------------------------
298. Na ka treguar Mekijj b. Ibrahimi, këtij Hishami, ky nga Jahja b. Ebu Kethiri,
ky nga Ebu Selemja, ky nga Zejnebja, vajzë e Ummu Selemes, kjo nga Ummu
Selemja (nëna e vet), e cila ka thënë:
"Rrija shtrirë pranë Pejgamberit s.a.v.s. Unë kisha veshur fustanin e qëndisur me gurë të çmueshëm. Më erdhën menstruacionet dhe pa e bërë të madhe, u tërhoqa anash dhe e vesha fustanin për menstruacione.
’A ke gjakderdhje – menstruacione,’ – pyeti.
‘Po’ – i thashë.
Pastaj më thirri dhe rashë me të, duke u mbuluar me mbulojën prej kadifeje."
-----------------------------------------------------------------------------------------------
299. Na ka treguar Kabise, këtij Sufjani, këtij Mensuri, ky nga Esvedi, e ky nga
Aisha, e cila ka thënë:
"Unë dhe Pejgamberi s.a.v.s. jemi larë së bashku nga një enë dhe kemi qenë të dy xhunub (të papastër)."
----------------------------------------------------------------------------------------------
300. "Ai më urdhëroi, prandaj u mbulova me teshën e poshtme dhe, pastaj, ndonëse unë isha me menstruacione, ai filloi të më prekë."
-------------------------------------------------------------------------------------------------
301. "E, kur ishte në i’tikaf, ma ka afruar kokën, ndërsa unë ia kam larë, ndonëse isha me menstruacione."
------------------------------------------------------------------------------------------
302. Na ka treguar Ismail b. Halili, këtij Ali b. Mus-hiri, këtij Ebu Is-hak Shejbaniu,ky nga Abdu-r-Rahman b. Esvedi, ky nga babai i vet, e ky nga Aisha, e cila ka thënë:
"Kur ndonjëra nga ne ishte me menstruacione, e Pejgamberi s.a.v.s. dëshironte të bie në kontakt me të, e ka urdhëruar atë që në valën e gjakderdhjes (menstruacioneve) të mbulohet, e atëherë do ta prekte. Mirëpo, cili prej jush është në gjendje ta mbizotërojë epshin e tij, siç e ka mbizotëruar Pejgamberi s.a.v.s.?’ – tha Aisha."
--------------------------------------------------------------------------------------------------
303. Na ka treguar Ebu Nu’mani, këtij Abdu-l-Vahidi, këtij Shejbaniu, ky nga
Abdullah b. Sheddadi, i cili thotë se e ka dëgjuar Mejmunen duke thënë:
"Kur Pejgamberi s.a.v.s. donte të ledhatohej me ndonjërën nga bashkëshortet e veta, po të ishte ajo me menstruacione, e urdhëronte të mbulohej me pjesën e poshtme të veshjes së saj."
Hadithin e sipërshënuar e ka transmetuar edhe Sufjani nga Shejbaniu.
-------------------------------------------------------------------------------------------
304. Na ka treguar Se’id b. Ebu Mejremi, këtij i ka treguar Muhammed b. Xha’feri,këtij Zejdi, ky është Ebu Eslemi, ky nga Ijad b. Abdullahu, ky nga Ebu Se’id el-Hudriu, i cili ka thënë:
"Dual Pejgamberi s.a.v.s. në vendin ku zakonisht e falte namazin në Ditën e Kurban-Bajramit, apo Fitër-Bajramit. Kaloi pranë disa grave të cilat i pyeti:
‘O ju gra, a keni dhënë sadaka? Më ka rënë të vërej se shumica nga ju janë në
xhehennem.’
‘Përse, O Resulullah?’ – pyetën ato.
Pejgamberi s.a.v.s. tha:
‘Shpesh mallkoni dhe ndaj bashkëshortëve tuaj nuk jeni mirënjohëse. Unë nuk kam parë asnjë më mendjelehtë dhe me besim më të mangët, e që ia merr mendjen edhe njeriut më të vendosur.’
‘Çka mungon në besimin tonë dhe në mendjen tonë, o Resulullah?’ – pyetën ato.
‘A nuk është dëshmia e gruas sa gjysma e dëshmisë së burrit?’ – u përgjigj (Pejgamberi s.a.v.s.).
‘Po’ – thanë ato.
‘Pra, ajo rrjedh nga mangësia e mendjes suaj,’ – tha.
‘E, a nuk është gruaja me menstruacione ajo që nuk falet dhe nuk agjëron?’ – tha (Pejgamberi s.a.v.s.).
‘Po,’ – thanë.‘Kjo është pra, mangësia e besimit.’ – tha."
----------------------------------------------------------------------------------------------
305. Na ka treguar Ebu Nu’ajmi, këtij Abdu-l-Aziz b. Ebu Seleme, ky nga Abdu-r-
Rahman b. Kasimi, ky nga Kasim b. Muhammedi, ky nga Aisha, e cila ka thënë:
"Kemi dalur me Pejgamberin s.a.v.s. të bëjmë haxhin. Kur arritëm në Seif, mua më erdhën menstruacionet. Pejgamberi s.a.v.s. hyri te unë dhe më gjeti duke qarë.’Pse po qan?’ – më pyeti.
‘Për Zotin, do të dëshiroja të mos jem në haxh këtë vit,’ – i thashë.
‘Ndoshta ke gjakderdhje sikur pas lindjes (duke menduar në menstruacione)?’ – më pyeti dhe vazhdoi të thotë:
‘Ai është diçka që Allahu i Madhëruar ua ka përshkruar (dhënë) bijave të Ademit. Vepro ashtu siç veprojnë haxhinjtë tjerë, vetëm mos bëj tavaf rreth Kabes, derisa të pastrohesh’!"
-----------------------------------------------------------------------------------------------
306. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij Maliku, ky nga Hisham b. Urve, ky nga babai i vet, e ky nga Aisha, e cila ka thënë:
"Fatime b. Ebu Hubejshi e ka pyetur Pejgamberin s.a.v.s.:
‘O Resulullah, nuk mund të pastrohem! A ta lë namazin?’
Pejgamberi s.a.v.s. iu përgjigj:
‘Ai është vetëm gjak i (plasjes së) kapilarëve, e nuk janë menstruacione. Kur të të paraqiten ty menstruacionet, lëre namazin, e kur të kalojë afati i tyre, pastroje gjakun (laju) dhe falu’!"
-----------------------------------------------------------------------------------------------
307. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij Maliku, ky nga Hishami, ky nga Fatime b. Mundhiri, kjo nga Esma b. Ebu Bekri, e cila ka thënë:
"Një grua e ka pyetur Pejgamberin s.a.v.s. me këto fjalë:
‘Çka mendon, o Resulullah, kur në teshat e ndonjërës nga ne bie gjaku i menstruacioneve,si të veprojë?’Pejgamberi s.a.v.s. iu përgjigj:‘Kur teshat tuaja stërpiken nga gjaku i menstruacioneve, le të pastrohen duke i fërkuar derisa të evitohet njolla, pastaj le të lahen me ujë dhe me to të falet namazi’!"
-----------------------------------------------------------------------------------------------
308. Na ka treguar Asbegu, këtij Ibën Vehbi, këtij Amr b. Harithi, ky nga Abdu-r-
Rahman b. Kasimi, ky nga babai i vet, e ky nga Aisha, e cila ka thënë:
"Kur ndonjë nga ne ka menstruacione, ajo para së gjithash e pastron gjakun duke e fërkuar teshën e saj, e lan atë pjesë, i lan edhe pjesët tjera që janë me gjak dhe me të mund të falë namazin."
------------------------------------------------------------------------------------------------
309. Na ka treguar Is-haku, këtij Halid b. Abdullahu, ky nga Halidi, ky nga Ikrime,e ky nga Aisha, e cila tregon se kur Pejgamberi s.a.v.s. shkonte të qëndrojë në i’tikaf, e merrte me vete një nga bashkëshortet e veta, ndonëse ishte me gjakderdhje të çrregulluara.
Ajo e hetonte gjakderdhjen e çrregulluar dhe për këtë shkak, nganjëherë vënte një tas (si legen) nën të.
(Ikrime) thotë se, në të vërtetë, Aisha ka parë lëng të verdhë, por ka treguar se gjoja e ka pasur një (bashkëshorte) tjetër."
-------------------------------------------------------------------------------------------------
310. Na ka treguar Kutejbe, këtij Jezid b. Zurej’u, ky nga Halidi, ky nga Ikrime, e
ky nga Aisha, e cila ka treguar:
"Së bashku me Pejgamberin s.a.v.s. ka qëndruar në i’tikaf edhe një nga bashkëshortet e tij,e cila, ndonëse ka pasur gjak dhe lëng të verdhë (të gjakderdhjes së jashtëzakonshme), e nën të legenin, ka falur namazin."
-----------------------------------------------------------------------------------------------
311. Na ka treguar Museddedi, këtij Mu’temiri, ky nga Halidi, ky nga Ikrime, ky
nga Aisha, e cila ka thënë se disa nga nënat e besimtarëve (mendon në bashkëshortet e Pejgamberit s.a.v.s.) kanë qëndruar në i’tikaf edhe me gjakderdhje të jashtëzakonshme.
----------------------------------------------------------------------------------------------
312. Na ka treguar Ebu Nu’ajmi, këtij i ka treguar Ibrahim b. Nafiu, ky nga Ibën
Ebu Nexhihu, ky nga Muxhahidi, e ky nga Aisha, e cila ka thënë:
"Çdonjëra nga ne ka pasur vetëm nga një teshë, të cilën e veshte edhe gjatë kohës së menstruacioneve dhe, nëse në atë teshë binte çfarëdo lloj gjaku, e lagte me pështymën e saj dhe e fërkonte me thonjtë e vet."
-------------------------------------------------------------------------------------------
313. Na ka treguar Abdullah b. Abdu-l-Vehhabi, këtij Hammad b. Zejdi, ky nga
Ejjubi, ky nga Hafsa, ndërsa Ebu Abdullahu ka thënë: ose Hisham b. Hassani nga Hafsa, kjo nga Ummu Atija, e kjo nga Pejgamberi s.a.v.s., e cila është shprehur me këto fjalë:
"Për ne ishte e ndaluar të vajtonim të vdekurin më tepër se tri ditë, përveç burrit, të cilin e vajtojmë katër muaj e dhjetë ditë. (Në kohën e pikëllimit) të mos pispillosemi, të mos parfumosemi dhe të mos veshim tesha të ngjyrosura, përveç asb-it (lloj pëlhure nga Jemeni). Kur ndonjëra nga ne lahej për shkak të menstruacioneve, ishte e lejueshme për ne të paktën të parfumosemi me një lloj parfumi të quajtur Kusti-azfar. Përcjellja e xhenazes për ne ishte e ndaluar." Hadithin e sipërpërmendur e ka transmetuar edhe Hisham b. Hasani, ky nga Hafsa, kjo nga Ummu Atija, e kjo nga Pejgamberi s.a.v.s.
---------------------------------------------------------------------------------------------
314. Na ka treguar Jahjai, këtij Ibni Ujejne, këtij Mensur b. Safija, ky nga nëna e vet, kjo nga Aisha, e cila tregon se një grua e ka pyetur Pejgamberin s.a.v.s. për larjen nga menstruacionet. Prandaj, ai i tregoi se si duhet të pastrohet, duke i thënë:
"Merre një leckë të bërë me parfum dhe pastrohu mirë me të!’
‘Si të pastrohem me të?’ – pyeti ajo.
‘Pastrohu me të,’ – i tha.
‘E si?’ – tha përsëri ajo.
’Subhanallah!’ – bërtiti ai, - ’fërkohu me të!’
Atëherë e tërhoqa nga vetja dhe i thashë (thotë Aisha).
‘Çoje nëpër gjurmën e gjakut (duke e fërkuar)’!"
---------------------------------------------------------------------------------------------
315. Na ka treguar Muslimi, këtij i ka treguar Vuhejbi, këtij Mensuri, ky nga nëna e vet, e kjo nga Aisha, se një grua ensare e ka pyetur Pejgamberin s.a.v.s.:
"Sitë lahem pas menstruacioneve?’
’Merre një pëlhurë të bërë me parfum dhe pastrohu,’ – duke i thënë tri herë.
Pastaj, Pejgamberi s.a.v.s. u turpërua, prandaj u kthye anash, e unë – tha Aisha, e tëhhoqa kah vetja dhe ia shpjegova atë që dëshironte (t’ia shpjegojë) Pejgamberi s.a.v.s."
----------------------------------------------------------------------------------------------
316. Na ka treguar Musa b. Ismaili, këtij i ka treguar Ibrahimi, ky nga Ibni Shihabi,ky nga Urve, ky nga Aisha r.a., e cila ka treguar:
"E kam veshur ihramin me Pejgamberin s.a.v.s. në Haxhxhin Lamtumirës (Haxhxhetu-l-Veda). Kam pasur ndërmend ta bëj haxhxhin dhe kam qenë njëra nga ato që e kanë shfrytëzuar Umren dhe që nuk kanë përgatitur (siguruar) kurban.(Aisha) ka menduar se i ka menstruacionet dhe nuk është pastruar derisa hyri nata e Arafatit. Tha:
’O Resulullah, kjo është nata e Arafatit, e unë e kam bërë vetëm umren?’
Pejgamberi s.a.v.s. iu përgjigj:
’(Që të pastrohesh) shpërndaji flokët nëpër kokën tënde, krihu dhe përmbaju (hiq dorë) nga umreja!’
Unë e bëra këtë dhe kur e kreva haxhxhin, e urdhëroi Abdu-r-Rahmanin në prag të natës së hasbetit-guralecave (në el-Muhassab – vend në mes Mekkes dhe Mines, ku hidhen gurët), e më mundësoi të hyj në umre nga Ten’imi, në vend të umres sime të mëparshme të cilën e kisha filluar."
-----------------------------------------------------------------------------------------------
317. Na ka treguar Ubejd b. Ismaili, këtij ia ka transmetuar Ebu Usame, ky nga
Hishami, ky nga babai i vet, e ky nga Aisha r.a., e cila ka thënë:
"Kur e pamë hënën e re të muajit dhu-l-hixhxhe, dolëm me Pejgamberin s.a.v.s. (për të bërë haxhxhin), e ai tha:
’Kush dëshiron të paraqitet për të bërë umren, le të vendosë për të, sepse unë, po të mos e kisha gjetur kurbanin, do të kisha vendosur ta bëj umren.’
Atëherë, disa nga shokët e Pejgamberit s.a.v.s. vendosën për umren, e disa për haxhxhin. Unë isha nga ata që u paraqitën për umren. Dita e Arafatit më gjeti me menstruacione, prandaj iu ankova Pejgamberit s.a.v.s., e ai më tha:
’Lëre umren, derdhi flokët nëpër kokë, krihu dhe vendos (përcaktohu) për haxhxh!’ Ashtu edhe kam vepruar. E, kur ishte nata e hasbetit – gurëve (në el-Mahassab – vend në mes të Mekkes dhe Mines), e dërgoi me mua vëllain tim, Abdu-r-Rahmanin. Kam dalur me të tek Ten’imi dhe atje, përsëri u përcaktova për umre, - në vend të umres sime të mëparshme."
Hishami ka thënë: "Në raste të këtilla, nuk duhet prerë as kurban, as agjërim, e bile asfarë sadake."
--------------------------------------------------------------------------------------------------
318. Na ka treguar Museddedi, këtij i ka treguar Hammadi, ky nga Ubejdullah b.
Ebu Bekr, ky nga Enes b. Maliku, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili ka thënë:
"Allahu i Madhëruar çdo mitre ia ka besuar një melek, i cili thotë:
‘O Zot, ky është embrioni i farës së njeriut;’ – pastaj: ‘O Zot, ky është gjaku i ngjizur;’ pastaj: ‘O Zot, kjo është pjesa e mishit;’ e kur dëshiron t’ia jep formën e tij përfundimtare,meleku e pyet: ‘A është mashkull apo femër; i pafatshëm apo me fat; si është risku dhe fati i tij i jetës?’
E gjithë kjo i shkruhet, përderisa është në barkun e nënës."
-----------------------------------------------------------------------------------------------
319. Na ka treguar Jahja b. Bukejri, këtij Lejthi, ky nga Ukajli, ky nga Ibni Shihabi, ky nga Urve, ky nga Aisha r.a., e cila ka thënë:-
"Kemi dalur me Pejgamberin s.a.v.s. në vitin e Haxhxhit Lamtumirës. Disa kishin
ndërmend të bëjnë umren, e disa haxhxhin. Kur erdhëm në Mekke, Pejgamberi s.a.v.s. tha:
’Kush e ka veshur ihramin për umren dhe nuk ka gjetur (nuk ka siguruar) kurban, le ta heqë atë, e kush e ka veshur ihramin me qëllim që ta bëjë umren dhe ka gjetur (siguruar) kurban, le të mos e zhveshë atë derisa ta ther kurbanin. Megjithatë, kush ka menduar ta bëjë haxhxhin, le ta bëjë atë të plotë!’ Mua, - thotë Aisha, - gjatë udhëtimit më erdhën menstruacionet dhe kam qenë me menstruacione deri në ditën e Arafatit. Prandaj kam menduar ta bëj vetëm umren. Mirëpo, Pejgamberi s.a.v.s. më urdhëroi t’i derdh flokët nëpër kokë, të krihem dhe të vendos për ta bërë haxhxhin, e ta lë umren. Kështu veprova dhe e bëra haxhxhin. Pastaj, ai (Pejgamberi s.a.v.s.) e dërgoi me mua Abdu-r-Rahman b. Ebu Bekrin dhe më urdhëroi ta filloj umren
nga Ten’imi, në vend të umres së mëparshme."
--------------------------------------------------------------------------------------------
320. Na ka treguar Abdullah b. Muhammedi, këtij Sufjani, këtij Hishami, ky nga
babai i vet, e ky nga Aisha, e cila tregon se Fatime b. Ebu Hubejshi ka pasur
gjakderdhje të jashtëzakonshme, prandaj e pyeti Pejgamberin s.a.v.s.:
"Ai është gjaku i arterieve, e jo i menstruacioneve. Kur të të paraqiten ty menstruacionet,lëre faljen e namazit, e kur të ndërpriten, lahu (pastrohu) dhe falu!" – iu përgjigj Pejgamberi s.a.v.s.
-----------------------------------------------------------------------------------------------
321. Na ka treguar Musa b. Ismaili dhe tha se i ka treguar Hemmami, këtij Katade,këtij Muadhi, i cili tregon se një grua e ka pyetur Aishen r.a.:
"A t’i plotësojmë namazet e lëshuar kur të pastrohemi?’
‘A je ti harurije (degë e harixhive)?’ – e ka pyetur (Aisha).
’Në kohën e Pejgamberit s.a.v.s. kemi pasur menstruacione dhe ai për këtë nuk na ka urdhëruar,’ – ose Aisha ka thënë, thotë transmetuesi: "...edhe ne atë nuk e kemi bërë."
-------------------------------------------------------------------------------------------------
322. Na ka treguar Sa’d b. Hafsi, këtij Shejbani, këtë e ka njoftuar Jahjai, ky nga Ebu Seleme, ky nga Zejnebe b. Ebu Seleme, e cila tregon se Ummu Selemja i ka thënë:-
"Më kanë ardhur menstruacionet. Kam qenë e veshur me fustanin prej kadifeje dhe isha pranë Pejgamberit s.a.v.s. U tërhoqa disi dhe shkova e u vesha me tesha që janë të përshtatshme për menstruacione. Pastaj, Pejgamberi s.a.v.s. më pyeti: ’A të kanë ardhur menstruacionet?’
‘Po,’ – i thashë. Atëherë, duke qenë edhe me fustanin prej kadifeje më thirri dhe më mori pranë vetes." Më ka treguar Ummu Selemja, thotë Zejnebja, se Pejgamberi s.a.v.s. i është afruar asaj (e ka ledhatuar) edhe duke qenë si agjërues. Pastaj, ka thënë edhe: "Unë dhe Pejgamberi s.a.v.s. jemi larë për shkak të xhunubllëkut,nga një enë."
-------------------------------------------------------------------------------------------
323. Na ka treguar Muadh b. Fadale, këtij Hishami, ky nga Jahjai, ky nga Ebu
Selemja, ky nga Zejnebe b. Ebu Seleme, e kjo nga Ummu Selemja, e cila ka thënë:
"Derisa rrija shtrirë pranë Pejgamberit s.a.v.s. dhe e veshur me fustan prej kadifeje, më erdhën menstruacionet. Pa u hetuar, u tërhoqa dhe i mora teshat që i kisha për menstruacione.‘A të erdhën menstruacionet?’ – më pyeti Pejgamberi s.a.v.s. ‘Po,’ – iu përgjigja.Ai, pastaj më thirri pranë vetes. Rashë me të duke qenë e veshur me fustanin prej kadifeje."
-------------------------------------------------------------------------------------------------
324. Na ka treguar Muhammedi, e ky është Ibni Selami, këtij Abdu-l-Vehhabi, ky
nga Ejjubi, ky nga Hafsa, e cila ka thënë:
"Ua kemi ndaluar vajzave tona të dalin në festën e Bajrameve. Pastaj erdh një grua e cila qëndroi tek shtëpia e Benu Halefit. Kjo na tregoi për motrën e vet. Burri i motrës së saj kishte marr pjesë në dymbëdhjetë lufta së bashku me Pejgamberin s.a.v.s., kurse motra ime në gjashtë. E cila ka treguar:
’I kemi shëruar të plagosurit, e nganjëherë, agonte duke qëndruar mbi të sëmurët.’Edhe motra ime e ka pyetur Pejgamberin s.a.v.s.:
’A është e penguar të dalë ndonjëherë nga ne, nëse nuk e ka të veshur gëzofin e femrave (xhilbabin – këmishë e gjerë dhe e gjatë)?’
’Le të vishet shoqja e saj me gëzofin (xhilbabin), le të merr pjesë në veprat e mira dhe le t’i përgjigjet thirrjes së muslimanëve.’ – u përgjigj.
Kur erdhi Ummu Atija, e pyeta:
’A e ke dëgjuar ti Pejgamberin s.a.v.s.?’
’Po, për nder të babait, - tha Ummu Atija, e ajo gjinjë betohej në babain, kur përmendej emri i Pejgamberit s.a.v.s. Kam dëgjuar kur ka thënë:
’Do të dalin vajzat e moshuara dhe ato të tërhequra, përkatësisht vajzat e moshuara e të tërhequra (të rezervuara). Le të marrin pjesë në punët e dobishme dhe në festën e muslimanëve edhe gratë me menstruacione, vetëm se gratë me menstruacione do të largohen nga vendet ku falet namazi.’
’A vërtetë edhe gratë me menstruacione?’ – e pyeta, thotë Hafsa.
‘A nuk ka qenë e tillë në Arafat, pastaj në Muzdelife dhe në lutjet (për shi)!?’ – tha (Ummu Atija)."
--------------------------------------------------------------------------------------------------
325. Na ka treguar Ahmed b. Ebu Rexhai, këtij i ka treguar Ebu Usame, këtij
Hisham b. Urve, këtij babai i vet, ky nga Aisha, e cila ka thënë se Fatime b. Ebu
Hubejshi e ka pyetur Pejgamberin s.a.v.s.:
"Kam menstruacione të jashtëzakonshme (të çrregulluara) dhe kurrsesi nuk mund të pastrohem. A ta lë namazin?’
‘Jo, ajo është gjakderdhje e arterieve’ – tha ai – ‘ti lëre namazin aq ditë (brenda muajit) sa të kanë zgjatur zakonisht menstruacionet e mëparshme, e atëherë, lahu dhe fale namazin’!"
----------------------------------------------------------------------------------------------
326. Na ka treguar Kutejbe b. Se’idi, këtij i ka treguar Ismaili, këtij Ejjubi, ky nga Muhammedi, e ky nga Ummu Atija, e cila ka thënë:
"Lëngun e zverdhur dhe lëngun e bardhë nuk i kemi numëruar në asgjë."
----------------------------------------------------------------------------------------------
327. Na ka treguar Ibrahim b. Mundhiri, këtij i ka treguar Ma’ni, këtij ia ka
transmetuar Ibni Ebu Dhi’bi, ky nga Ibni Shihabi, ky nga Urve, ky nga Amreja, e
kjo nga Aisha, bashkëshortja e Pejgamberit s.a.v.s., e cila tregon se Ummu Habibja ka pasur gjakderdhje të çrregulluara shtatë vjet. Për këtë arsye e ka pyetur Pejgamberin s.a.v.s.
Pejgamberi s.a.v.s. i ka rekomanduar që të lahet, e pastaj i ka thënë:
"Ai është gjak i kapilarëve."Për këtë arsye, ajo është larë për çdo kohë të namazit. (Praktika e Ummu Habibes është anuluar me thëniet plotësuese të mëvonshme të Muhammedit a.s., sipas të cilave gratë e tilla kanë marrur vetëm abdest për çdo kohë të namazit).
--------------------------------------------------------------------------------------------------
328. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij ia ka transmetuar Maliku, ky nga
Abdullah b. Ebu Bekr b. Muhammed b. Amr b. Hazmi, ky nga babai i vet, ky nga
Amr b. Abdu-r-Rahmani, ky nga Aisha, bashkëshorte e Pejgamberit s.a.v.s., e cila i ka thënë Pejgamberit s.a.v.s.:
"O Resulullah, Safije b. Hujejit i kanë ardhur menstruacionet. Ndoshta ajo do të na vonojë?’ ‘A nuk ka qarkulluar me ju rreth Kabes?’ – e pyeti Pejgamberi s.a.v.s. ‘Po’ – u përgjigjën ato.‘Atëherë dil!’ – tha ai.
---------------------------------------------------------------------------------------------
329. Na ka treguar Mual-la b. Esedi, këtij Vuhejbi, këtij Abdullah b. Tavusi, ky nga babai i vet, e ky nga Ibni Abbasi, i cili ka thënë:
"Gruas së cilës i kanë ardhur menstruacionet, i është bërë e lejueshme të udhëtojë (të shkojë nëse e ka bërë tavafin)."
------------------------------------------------------------------------------------------------
330. Ibni Omeri në rastin e parë ka thënë:
"Ajo të mos udhëtojë (të mos shkojë), e pastaj e kam dëgjuar duke thënë: ’le të shkojë’,sepse këtë ua ka lejuar Pejgamberi s.a.v.s."
-------------------------------------------------------------------------------------------------
331. Na ka treguar Ahmed b. Junusi, këtij Zuhriu, këtij Hisham b. Urve, ky nga
Aisha, e kjo nga Pejgamberi s.a.v.s. i cili ka thënë:
"Kur të të fillojnë ty menstruacionet, lëre namazin, e kur të të ndërpriten, lahu, pastrohu dhe fale namazin."
--------------------------------------------------------------------------------------------------
332. Na ka treguar Ahmed b. Ebu Surejxhi, këtij Shebabe, këtij Shu’be, ky nga
Husejn el-Mual-limi, ky nga Ibni Burejde, ky nga Sumre b. Xhundubi, i cili ka
treguar se një grua ka vdekur për shkak të barkut (gjakderdhjes në lindje).
Pejgamberi s.a.v.s. e fali namazin e xhenazes së saj, duke qëndruar në drejtim të mesit të trupit të saj.
----------------------------------------------------------------------------------------------------
333. Na ka treguar el-Hasan b. Mudriku, këtij Jahja b. Hammadi, këtij Ebu Avane, emri i të cilit është el-Veddah, nga libri i tij ka thënë: Na ka treguar Sulejman Shejbaniu, këtij Abdullah b. Sheddadi, duke thënë:
"E kam dëgjuar tezen time Mejmunen, bashkëshorte e Pejgamberit s.a.v.s. se ajo, duke qenë me menstruacione, nuk e ka falur namazin, por megjithatë, ka qëndruar afër vendit ku Pejgamberi s.a.v.s. ka bërë sexhde.
’Ai e ka filluar namazin në shallin e tij dhe, kur ra në sexhde, më ka prekur një pjesë e teshës së tij,’ – tha Mejmunja."
----------------------------------------------------------------------------------------------------

 

 

 

 

 

 




 

 

 

 

KREU – 7.
Tejemmumi

-
334. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij Maliku, këtij Abdu-r-Rahman b.
Kasimi, ky nga babai i vet, ky nga Aisha, bashkëshortja e Pejgamberit s.a.v.s., e cila ka thënë:
"Kam qenë me Pejgamberin s.a.v.s. në njërën nga ekspeditat e tij. Derisa ishim në Bejda ose në Dhatu-l-Xhejsh, më ishte këputur gjerdani (qaforja). Pejgamberi s.a.v.s. u ngrit dhe shkoi ta kërkojë atë. Me të shkuan edhe ca të tjerë. Meqë nuk kishim marrur ujë me vete, njerëzit erdhën dhe u ankuan te Ebu Bekr es-Siddiku, duke i thënë:
‘Ja, shih çka bën Aisha! E ngriti Pejgamberin s.a.v.s., por edhe njerëzit e tjerë, e këtu nuk ka ujë, e as që kanë marrur me vete.’
Dhe, derisa Pejgamberi s.a.v.s. ende e mbante kokën në kofshën time dhe flente, erdh Ebu Bekri dhe tha:
’E ke ndaluar (penguar) Pejgamberin s.a.v.s. dhe njerëzit tjerë, e këtu nuk ka ujë, e as që kanë marrur me vete.’
Ebu Bekri më qortoi, duke thënë gjithçka që Allahu deshti të më thotë dhe filloi, - thotë Aisha, - të më shtyjë me dorën e tij për krahu që, vetëm pozita e Pejgamberit s.a.v.s. në kofshën time, më pengoi të mos lëviz nga vendi.
Agoi dita dhe Pejgamberi s.a.v.s. u ngrit. Meqë nuk kishte ujë, Allahu xh.sh. shpalli ajetin për tejemmumin dhe ata morën tejemmum. Usejd b. Hujdari atëherë tha:
‘Oj familja e Ebu Bekrit, tejemmumi nuk është dhurata e parë e juaja!’
Më vonë, - tha Aisha, - e ngritëm devën me të cilën unë udhëtoja dhe, nën të e gjetëm gjerdanin tim."
-------------------------------------------------------------------------------------------------
335. Na ka treguar Muhammed b. Sinani, këtij Hushejmi, e sipas senedit tjetër: më ka treguar Se’id b. Nadri, këtij Hushejmi, këtij Sejjari, ky nga Jezid b. Suhejb el-Fakiri, këtij Xhabir b. Abdullahu se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Më janë dhënë mua pesë dhurata të cilat nuk i janë dhënë askujt para meje: fuqia për ta frikësuar armikun nga një distancë të një ecjeje njëmujore; gjithë toka më është bërë vend për të bërë lutje (mesxhid) dhe pastrim, prandaj, cilindo nga ithtarët e mi që e zë ndonjë namaz, le ta falë namazin aty (në tokë të pastër); më është bërë e lejueshme (hallall) pasuria e luftës, që nuk ka qenë e lejueshme për asnjë para meje; më është dhuruar mbrojtja (shefaati) në Ditën e Gjykimit; çdo pejgamber ka qenë i dërguar vetëm për popullin e vet, kurse unë për gjithë njerëzimin."
---------------------------------------------------------------------------------------------
336. Na ka treguar Zekerija b. Jahjai, këtij Abdullah b. Numejri, këtij Hisham b.
Urve, ky nga babai i vet, e ky nga Aisha, e cila tregon se ia ka marrë hua gjerdanin Esmasë dhe ia ka humbur. Prandaj, Pejgamberi s.a.v.s. e dërgoi një njeri që ta kërkojë dhe e gjeti. Atëherë, erdhi edhe kohae faljes së namazit. Meqë nuk kishin ujë, u falën pa abdest. Më pastaj, iu ankuan për këtë Pejgamberit s.a.v.s., prandaj Allahu i Madhëruar shpalli ajetin për tejemmum.
Më vonë Usjed b. Hudajri i ka thënë Aishes:
"Allahu të ka shpërblyer me mirësi! Për Zotin, Allahu asnjëherë nuk të ka dhënë ndonjë gjë të pakëndëshme (të papëlqyeshme), e që në këtë nuk të ka dhënë edhe ty edhe muslimanëve ndonjë të mirë."
-------------------------------------------------------------------------------------------------
337. Na ka treguar Jahja b. Bukejri, këtij Lejthi, ky nga Xha’fer b. Rebi’a, ky nga
A’rexhi, i cili tregon se e ka dëgjuar Umejrin, robin e liruar të Ibni Abbasit, duke
thënë:
"Jemi nisur me Abdullah b. Jesarin, rob i liruar i Mejmunes, bashkëshortes së Pejgamberit s.a.v.s. dhe kemi hyrë te Ebu Xhuhejm b. Harith b. Simme Ensariu. Pastaj, Ebu Xhuhejmi tregon:
‘Pejgamberi s.a.v.s. ka shkuar në drejtim të Bi’ri Xhemelit dhe në udhëtim e sipër, atë (Pejgamberin s.a.v.s.) e ka takuar një njeri dhe e ka përshëndetur (i ka dhënë selam).
Pejgamberi s.a.v.s. nuk ia ktheu selamin menjëherë, por u kthye në drejtim të një muri, i fërkoi duart (për muri) dhe e fshiu fytyrën dhe duart (u dha mes-h), e pastaj ia ktheu selamin’."
-------------------------------------------------------------------------------------------------
338. Na ka treguar Ademi, këtij Shu’be, këtij Hakemi, ky nga Dherri, ky nga Se’id b. Abdu-r-Rahman b. Ebzai, e ky nga babai i vet, i cili ka thënë:
"Erdhi një njeri te Omer b. Hattabi dhe tha:-
’Unë jam bërë xhunub dhe nuk kam gjetur ujë (për t’u larë)!’
Atëherë Ammar b. Jasiri i tha Omer b. Hattabit:
‘A nuk të kujtohet kur ne, unë dhe ti, kemi qenë në një ekspeditë ushtarake, e ti nuk e fale namazin, ndërsa unë jam fërkuar për toke dhe e fala namazin. Më vonë, këtë ia kam thënë Pejgamberit s.a.v.s., e ai më tha:
‘Ka qenë e mjaftueshme (të veprosh) vetëm kështu: i lëshoi Pejgamberi s.a.v.s. shuplakat për dheu, fryu në to dhe pastaj, me to e fërkoi fytyrën dhe duart e tij’."
------------------------------------------------------------------------------------------------
339. Na ka treguar Haxhxhaxhi, këtij Shu’be, këtij Hakemi, ky nga Dherri, ky nga Se’id b. Abdu-r-Rahman b. Ebzai, ky nga babai i vet, këtij i ka treguar Ammari, se Shu’beja i ka lëshuar duart në tokë, pastaj i ka afruar ato tek goja, e pastaj me duar e ka fshirë fytyrën dhe duart (deri në bërryla).
Nadri ka thënë se e ka njoftuar këtë Shu’be, këtij Hakemi, këtë Dherri, ky nga Ibni Abdu-r-Rahman b. Ebzaiu. Hakemi, ndërkaq, ka treguar se e ka dëgjuar
drejtëpërdrejtë nga Ibni Abdu-r-Rahmani, ky nga babai i vet, i cili ka thënë se
Ammari i ka treguar këtij.
-----------------------------------------------------------------------------------------------
340. Na ka treguar Sulejman b. Harbi, këtij Shu’be, ky nga Hakemi, ky nga Dherri,ky nga Ibni Abdu-r-Rahman b. Ebzai, ky nga babai i vet, i cili ka qenë i pranishëm te Omeri, kur Ammari i ka thënë (Omerit):
"Kemi qenë në të njëjtën njësi dhe jemi bërë xhunub…’ dhe i tha edhe ‘…ka fryrë në to (shuplaka)’."
---------------------------------------------------------------------------------------------
341. Na ka treguar Muhammed b. Kethiri, këtij Shu’be, këtij Hakemi, ky nga
Dherri, ky nga Ibni Abdu-r-Rahman b. Ebzai, e ky nga Abdu-r-Rahmani, i cili i ka
thënë Omerit:
"Jam fërkuar (jam shkrryrë) në tokë, e pastaj kam shkuar te Pejgamberi s.a.v.s. (pasi i kam treguar se si kam vepruar) Ai më tha:
‘Ka qenë e mjaftueshme të fërkohet vetëm fytyra dhe duart (deri në bërryla)’."
--------------------------------------------------------------------------------------------
342. Na ka treguar Muslimi, duke transmetuar nga Shu’be, ky nga Hakemi, ky nga Dherri, ky nga Ibni Abdu-r-Rahmani, ky nga Abdu-r-Rahmani, i cili ka thënë:
"Kam qenë i pranishëm te Omeri, kur Ammari i tha (Omerit) duke i sjellur si shembull hadithin e sipërshënuar."
-----------------------------------------------------------------------------------------------
343. Na ka treguar Muhammed b. Beshshari, këtij Gunderi, këtë e ka njoftuar
Shu’be, ky nga Hakemi, ky nga Dherri, ky nga Ibni Abdu-r-Rahman b. Ebzai, ky
nga babai i vet, i cili tregon se Ammari ka thënë:
"Dhe pastaj, Pejgamberi s.a.v.s. i lëshoi duart për toke dhe e fërkoi fytyrën dhe duart e veta."
------------------------------------------------------------------------------------------------
344. Na ka treguar Museddedi, këtij Jahja b. Se’idi, këtij Avfi, këtij Ebu Rexhai, ky nga Imrani, i cili ka thënë:
"Kam qenë me Pejgamberin s.a.v.s. në një ekspeditë ushtarake. (Në kthim e sipër) kemi udhëtuar natën dhe kah fundi i natës ramë për të fjetur. Kemi ëndërruar, e nuk ka pasur ëndërr më të këmdëshme se ajo, sepse nuk ka mundur të na zgjojë asgjë, përveç diellit të fortë. I pari që u ngrit ishte filani, pastaj filani, pastaj filani. Ebu Rexhai të gjithë këta i numëroi me emra, por Avfi, (thotë transmetuesi), i kishte harruar. I katërti që u ngrit ishte
Omer b. Hattabi. Ndërkaq, Pejgamberi s.a.v.s. flente. Atë nuk e zgjonim derisa zgjohej vetë, sepse nuk e dinim se çka i paraqitej atij gjatë të fjeturit – thonin sahabët. Pasi që Omeri u zgjua dhe i pa njerëzit se çka po bëjnë, e ka qenë njeri i fuqishëm, bëri tekbir dhe këtë e bëri me zë të lartë dhe të fortë. E bëri me zë të lartë, saqë Pejgamberi s.a.v.s. u zgjua nga zëri i tij. Kur u zgjua, ata u ankuan te ai për atë që u kishte ngjarë.
‘Nuk ka dëm, respektivisht, nuk prish punë,’ – tha Pejgamberi s.a.v.s. – ‘Nisuni!’
U nis, udhëtoi, por jo shumë, e pastaj u ul dhe kërkoi ujë për të marrur abdest. Pasi mori abdest dhe u bë ikamet për namaz, ai me njerëzit e tjerë që ishin të pranishëm, e fali namazin. Pasi e fali namazin, u kthye prapa dhe, kur e vërejti një njeri i cili nuk u fal me të, iu drejtua:‘Çka të pengoi ty të mos falesh me ne?’
‘Jam bërë xhunub (në ëndërr), e ujë nuk ka,’ – iu përgjigj.
‘Shërbehu me sipërfaqen e pastër të tokës, ajo është e mjaftueshme,’ – i tha (Pejgamberi s.a.v.s.). Pastaj, Pejgamberi s.a.v.s. vazhdoi të udhëtojë, por njerëzit u ankuan nga etja. Ai u ul, e thirri filanin, emrin e të cilit Ebu Rexhai e ka përmendur, por Avfi e kishte harruar (thotë transmetuesi). E thirri edhe Aliun dhe u tha: ‘Shkoni dhe hulumtoni për ujë!’
Ata shkuan dhe u ndeshën në një grua e cila në dy barakaliqe, respektivisht në
dy calikë që i kishte në deve, kishte ujë. ‘Ku është uji?’ – e pyetën (këta të dy).
‘Dje, pikërisht në këtë kohë, unë i kam mbushur me ujë, ndërsa shokët tanë mbetën pas.’ –u tha ajo.Kur i thanë ata: ‘Shko nisu!’, ajo i pyeti: ‘E ku?!’
‘Te Pejgamberi s.a.v.s.,’ – i thanë. ‘A te ai që i thonë sabejas (i Sabejit)?’ – pyeti ajo. ‘Mu ai është, për të cilin ti mendon.’ – i thanë.
Atëherë ajo u nis dhe kështu e sollën te Pejgamberi s.a.v.s. Ia treguan rastin Pejgamberit dhe kërkuan nga ajo, - thotë transmetuesi, - që të zbresë nga devja. Pejgamberi s.a.v.s. kërkoi një enë dhe e vendosi në vendin e hapur të calikut, respektivisht aty ku caliku e derdh ujin; i shtrëngoi vendet e tjera të hapura, e lëshoi pipin e calikut dhe e thirri popullin me zë të lartë:
‘Mbushni dhe pini!’ Piu dhe u ngop kush deshi. I fundit, të cilit i është dhënë ena me ujë, ishte ai i cili qe bërë xhunub. Edhe këtij i tha Pejgamberi s.a.v.s.: ‘Shko dhe laju!’ Gruaja qëndroi dhe pa se çka u bë me ujin e saj:
‘Për Zotin, gjithë ujin e nxorrën nga caliku!’ – sikur tha në vete.
Neve na u duk se tash ishin të mbushura më shumë se sa që ishin më parë. Pejgamberi s.a.v.s. tha: ‘Mblidhni për të gjithçka!’
Atëherë, për të ata mbledhën hurma, miell, bile edhe kaçamak; ia mbështjellën në pëlhurë dhe ia ngarkuan në deve, përpara saj. Pastaj, Pejgamberi s.a.v.s. i tha: ‘Ta dish, ne nuk e pakësuam aspak ujin tënd, por Allahu është Ai i Cili na ngopi me ujë.’ Ajo pastaj, shkoi te familja e vet, e meqë u vonua, e pyetën:
’Oj grua, pse u vonove aq shumë?’’Gjë e çuditshme,’ – u përgjigj ajo – ’Më takuan dy persona dhe më dërguan te ai, për të cilin flitet se është sabejas, i cili e bëri këtë dhe këtë. Për Zotin, ai, ose është fallxhori më i madh në mes të këtij dhe këtij,’ – duke treguar me dy gishtat e vet, me gishtin tregues dhe
të mesmin, duke i ngritur ata kah qielli dhe duke pasur për qëllim me këtë qiellin dhe tokën, - ’ose është me të vërtetë Pejgamber i Allahut.’
Më vonë muslimanët u ndeshën në idhujtarët, por jo në lagjen nga e cila ishte ajo. Një ditë ajo i tha popullit të vet: ‘Ajo që unë mendoj, është se këta njerëz u kanë lënë juve të qetë me qëllim, prandaj, a doni ta pranoni Islamin?’
Ata e dëgjuan dhe e pranuan Islamin."
---------------------------------------------------------------------------------------------
345. Na ka treguar Bishr b. Halidi, këtij Muhammed Gunderi, ky nga Shu’be, ky
nga Sulejmani, ky nga Ebu Vaili, i cili tregon se Ebu Musai e ka pyetur Abdullah b. Mes’udin:-
"Kur (xhunubi) nuk gjen ujë, a nuk do të falë namazin?’, e ai u përgjigj:
’Po t’ua lejoja atyre këtë, do ta shfrytëzonte ndonjëri prej tyre edhe po të hetonte sado pak të ftohtë.’Kështu e ka transmetuar Ebu Musai, duke pasur për qëllim me këtë që xhunubi mund të merr tejemmum dhe ta falë namazin.
Ebu Musai ka thënë:
’E kam pyetur Abdullahun, e prej nga fjala e Ammarit të cilën ia ka drejtuar Omerit?’ ’Unë nuk kam vërejtur se Omeri ka qenë i kënaqur me fjalën e Ammarit (e jo që nuk e ka lejuar tejemmumin).’ – u përgjigj Abdullahu."
-------------------------------------------------------------------------------------------
346. Na ka treguar Omer b. Hafsi, ky nga babai i vet, ky nga A’meshi, ky nga
Shekik b. Seleme, i cili ka treguar:
"Kam qenë te Abdullahu dhe te Ebu Musai. Atij i tha Ebu Musai:
‘Çka mendon o Ebu Abdu-r-Rahman, kur njeriu bëhet xhunub dhe nuk gjen ujë për t’u larë, çfarë të bëjë?’
‘Nuk do të falë namazin derisa të gjejë ujë (dhe me të të lahet),’ – u përgjigj Abdullahu. ‘E si të shpjegohet thënia e Ammarit, të cilit Pejgamberi s.a.v.s. i ka thënë: "Të mjafton (të fërkosh vetëm fytyrën dhe duart)",’ – kishte vërejtur Ebu Musai. ‘A nuk e kuptove që Omeri nuk ishte i kënaqur me këtë!?’ – tha Abdullahu. ‘Ta lëmë tash thënien e Ammarit!’ – tha Ebu Musai – ‘por si vepron ti me ajetin e Kur’anit që flet për tejemmumin?’
Abdullahu nuk diti si të përgjigjet dhe tha:
‘Po t’ua lejonim atyre këtë, ndonjëri prej tyre, sado pak që të ishte ftohtë, do të merrte tejemmum, e do ta lente ujin.’
Unë (thotë A’meshi) i kam thënë Shekikut:
‘Abdullahu e ka përbuzur (tejemmumin), vetëm për shkak se mund të keqpërdoret!?’‘Po’ – u përgjigj ai."
------------------------------------------------------------------------------------------------
347. Na ka treguar Muhammedi, këtij Ebu Muaviu, ky nga A’meshi, ky nga
Shekiku, i cili ka thënë:
"Kemi ndenjur me Abdullahun dhe me Ebu Musa Eshariun. Ebu Musai tha:
‘Nëse një njeri bëhet xhunub dhe nuk gjen ujë gjatë një muaji, a të merr tejemmum dhe të falë namazin dhe, si do të veproni me ajetin në suren Maideh?’ "…dhe nuk gjeni ujë, atëherë merrni Tejemum me dhe të pastër…" (El Maideh: 6). Abdullahu u përgjigj:
‘Po t’u lejohet kjo, ndoshta do të marrin tejemmum edhe kur uji do të jetë sado pak i ftohtë.’
‘Ju po e përbuzni tejemmumin vetëm nëse xhunubi e shrytëzon për këtë qëllim?’ – i thashë.
‘Po’ – u përgjigj ai.
Pastaj, Ebu Musai pyeti:
‘A nuk e ke dëgjuar thënien e Ammarit që ia drejtoi Omerit: ‘Pejgamberi më ka dërguar për një punë e unë u bëra xhunub (për shkak të ejakulimit), e ujë nuk kam mundur të gjej, prandaj jam fërkuar për toke, ashtu sikurse shkrryhet kafsha. Këtë ia tregova Pejgamberit s.
a.v.s., e ai më tha:
‘Mjafton të veprosh kështu’ – dhe i lëshoi pëllëmbët (shuplakat) e duarve në tokë një herë, i shkundi dhe me dorën e majtë e fërkoi të prapmen e dorës së djathtë (deri në bërryl),respektivisht, të prapmen e të majtës me të djathtën, e pastaj me këto e fërkoi fytyrën e vet.’
Abdullahu e qortoi (e kundërshtoi):
’A nuk ke vërejtur se Omeri nuk ishte i kënaqur me thënien e Ammarit?’
Ja’la shtoi, duke transmetuar nga A’meshi, e ky nga Shekiku:
"Kam qenë me Abdullahun dhe me Ebu Musain. Ebu Musai ka thënë:
‘A nuk i ke dëgjuar fjalët e Ammarit, drejtuar Omerit:
‘Pejgamberi s.a.v.s. na dërgoi mua dhe ty (për një punë). Unë u bëra xhunub dhe u fërkova (u shtriva) në sipërfaqen e tokës. Pastaj erdhëm te Pejgamberi s.a.v.s. dhe e njoftuam (për këtë rast), e ai tha:
‘Ishte e mjaftueshme vetëm kaq,’ – dhe i lëshoi shuplakat në tokë, e fërkoi (i dha mes-h) fytyrën dhe duart (deri në bërryla) nga një herë."
------------------------------------------------------------------------------------------------
348. Na ka treguar Abdani, këtij Abdullahu, këtij Avfi, ky nga Ebu Rexhai, ky nga
Imran b. Husejn el-Huzaiu, i cili tregon se Pejgamberi s.a.v.s. e vërejti një njeri që nuk e fali namazin me të tjerët, prandaj e pyeti:
"Përse nuk u fale me të tjerët?’ Ai u përgjigj:
‘Jam bërë xhunub, e ujë nuk ka.’ Pejgamberi s.a.v.s. i tha:
‘Të mjafton ta shfrytëzosh sipërfaqen e tokës (për pastrim)’."
-----------------------------------------------------------------------------------------------