Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Mos nxitoni ne marrjen e vendimeve

Teksa drejtori kishte dalë për një inspektim të shpejtë në punishte, sytë i pikasën një djalosh të ri, i cili qëndronte në këmbë i mbështetur pas një kolone, pa bërë asgjë. Ai iu afrua dhe me qetësi e pyeti:”Sa është rroga mujore e juaja?”
Djaloshi, i zënë në befasi nga kjo pyetje personale, pasi e pa në sy i tha:”Dy mijë dollarë në muaj zotëri!”
Drejtori pa folur, nxorri gjashtë mijë dollarë nga portofoli i tij dhe duke ia zgjatur i tha:”Unë i paguaj njerëzit në këtë punishte që të punojnë, jo të qëndrojnë mbështetur pas kolonave! Këtu ke rrogën e tre muajve, prandaj dil nga ky vend dhe mos u kthe më kurrë!”
Djali mori shumën dhe u nis me nxitim, i ndjekur nga sytë e punonjësve të tjerë. I nervozuar, drejtori iu drejtua të gjithë punonjësve me fjalët:”Kjo vlen për të gjithë ata që punojnë tek unë.” Mandej iu afrua njërit dhe e pyeti:”Kush ishte ky djali që sapo dëbova?”
Punonjësi i tha:”Ishte djaloshi që na sjell picat çdo ditë zotëri!!!”
Mos nxitoni në marrjen e vendimeve! U kemi thënë, mendoni një minutë para se të merrni një vendim!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free