Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Anti sistemet

Janë anti sisteme.

Sistemi komunist, socialist, kapitalist apo demokrat.

Liberal apo çfarëdo emri qoftë.

Qoftë Republikë apo Mbretëri.

A nuk i shihni pasojat?!!!

Janë anti sisteme.

Dhe që të gjitha janë anti sistemit të vetëm të ZOTIT!!!

Në të gjitha këto sisteme kur kërkohet të zbatohen ligjet e ZOTIT, që të gjitha janë kundër!!!

Janë anti sisteme.

A duhet numëruar pasojat e këtyre sistemeve?!

Në njeriun, në femrën, në familjen, në shoqërinë, në shtetin, në botën.

Të gjithë po vuajnë!

Shikoni se ç’i kanë bërë njeriut, familjes, shoqërisë në tërësi!!!

Pakënaqësi, vuajtje. Shkatërrim i çdo vlere.

Janë anti sisteme, prandaj pasojat nuk mund të numërohen.

Bie një sistem, ngritet tjetri. I përngjajnë njëri tjetrit në tërësi. Me pasoja.

Si në Lindje si në Perëndim. Të gjitha kundër ZOTIT.

Emrat e sistemeve nuk kanë rëndësi.

Dallohen vetëm në një çështje. Janë sisteme të njeriut anti ZOT.

Sistemet mund të jenë të ZOTIT apo anti ZOTIT.

Shikoni se si sjellin sisteme njërin pas tjetrit. Në vazhdimësi.

Që të mos lejojnë sistemin e ZOTIT.

Edhe pse që të gjitha po sjellin bela pas belaje!

Sistemi Kosmologjik është sistem i Krijuar nga vetë ZOTI. Dhe është i përkryer.

E ka Krijuar Njeriun. Është i përkryer.

Ka dërguar sistemin si të jeton njeriu, familja, shoqëria dhe tërë bota. Të përkryer.

Pse pra dikush e kundërshton sistemin e ZOTIT që ka dërguar për njeriun dhe tërë njerëzinë!!!

Kush po e kundërshton?!

Si mund të kundërshtohet rendi Kosmologjik!!!

Është njejtë sikur të kundërshtosh sistemin e ZOTIT të dërguar për njeriun dhe shoqërinë!!!

Po provojnë sistem pas sistemi, e nuk po lejojnë të provojmë sistemin e ZOTIT!!!

Bile të provojnë njerëzia.

Pse dhe kush kundërshton sistemin e ZOTIT?!!!

Pse po prodhojnë sistem pas sistemi, e që të gjitha anti sisteme, ndërsa nuk e zbatojnë sistemin e ZOTIT i cili është i përgatitur nga vetë ZOTI për ne ?!

Pse kemi pranuar nga ZOTI sistemin Kosmologjik, ndërsa nuk e pranojmë sistemin shoqëror, njerëzor, familjar, shoqëror dhe botëror të po të njetit KRIJUES ?!

Këtu qëndron problem i të gjitha problemeve me të cilat ballafaqohet bota.

Si të jetë bota e lumtur, kur për njeriun dhe shoqërinë prodhohen sisteme anti njeri dhe anti shoqëri.

Është njejtë sikur peshkun ta detyrojmë të fluturon, apo zogun të detyrojmë të noton!!!

Të gjitha sistemet e njeriut për njeriun janë anti sisteme.

Meqë Njeriu është krijesë e Zotit, njeriut dhe njerëzisë i vjen tamam vetëm Sistemi i ZOTIT.

Është njejtë si ta formojmë një diell nga letra dhe një kosmos nga letra dhe t’i thuhet njerëzisë ja ky është Kosmosi!!!

Është njejtë me të gjitha ligjet dhe sistemet anti ZOT që iu servohen njerëzisë.

Të gjitha këto sisteme mijëravjeçare që iu servohen njerëzisë nuk iu vijnë tamam njerëzisë. Meqë janë Anti sisteme.

E që të gjitha kanë dështuar dhe do të dështojnë.

Meqë janë sisteme Anti krijesave të ZOTIT

Janë sisteme anti ZOT, anti Njeri, anti shoqëri, anti shtet, anti botë.

Dhe prodhohen që të mos lejojnë sistemin e ZOTIT të zbatohet, i cili sistem është i vetmi adekuat për njeriun dhe njerëzinë.

Kush?!!!

Këtë mund ta bëjnë vetëm ata që veten janë duke e quajtur anti ZOT.

Që veten e tyre, e quajnë antinjeri.

Pra, vetëm sistemi anti ZOT mund të e luftojë sistemin e Krijuesit.

Këta nuk lejojnë të zbatohet sistemi i ZOTIT.

Prandaj po vuajnë njerëzia në tërësi.

Sepse ne dhe bota jemi në sistemin mos vet.

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free