Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Të tjerët për Profetin Muhamed a.s

-Bosworth Smith
"Ai ishte....pa truperojë , pa pallate , pa te ardhura te caktuara.
Nese ndonje njeri ka te drejt te thot se ka udhehequr ne baz te shaplljes hyjnore , ai eshte Muhammedi sepse ai e kishte gjith fuqinë pa instrumenete.
Atij nuk i intersonte veshaj e fuqisë.
Thjeshtesia e jetes se tij private ishte ne pajtim me jeten e tij publike"

-Dr. Laura Veccia Vaglieri, orientaliste e njohur italiane, shkruan:

“Pejgamberi arab, i frymëzuar dhe i lidhur fortë me Krijuesin e vet, u ka predikuar monoteizmin me të pastër adhuruesve të fetishizmit, ithtarëve të Krishterizmit, dhe Judaizmit të degjeneruar. Ai doli në konflikt të hapur me tendencat e atëhershme të prapambetura të njerëzve, që shpinin në politeizëm. Në predikimet e tij, për t’i bindur njerëzit me besimin në Një Zot të vetëm, ai nuk shfrytëzoi fenomene të ndryshme natyrore, për të mashtruar njerëzit, duke i quajtur ato si mrekulli të tij. Ai nuk i detyroi kurrë njerëzit që të pranojnë verbërisht thirrjen e tij, duke i frikësuar ata me kërcënime qiellore, gjë që do të rrezikonte mjaft aftësinë e tyre për të menduar e gjykuar objektivisht.

Ai i ka ftuar njerëzit me dashamirësi, jo që të braktisin bindjet e tyre, por, të meditojnë mbi universin dhe ligjet e tij. Bindja e tij, e palëkundur, në Një Zot, në Një të Vetëm dhe të Domosdoshëm, bënte që ai, vazhdimisht, t’u ofronte njerëzve të lexonin librin e jetës...“

-Dr. M. H. Duran, nën influencën e një shkolle misionare bëhet i krishterë. Kalon një kohë në kishën angleze. Nga viti 1939, deri më 1963 punon si prift. Në vitin 1963, ashtu sikurse vjen pranvera, atij i erdhi e Vërteta, Islami, dhe u bë musliman.

“Mund të them, me gjithë forcë, se s’ka asnjë musliman të ri, i cili nuk ndien mirënjohje ndaj Muhammedit a.s., për dashurinë, ndihmën, frymëzimin dhe udhëzimin që na ka dhuruar. Kjo, është një fuqi e mirë, që na ka dërguar Allahu i Gjithëfuqishëm, si shenjë dashurie dhe mëshire ndaj nesh, në mënyrë që ne të ndjekim rrugën e Tij.

Në fund fillova të studioj biografinë e Pejgamberit, Muhammedit a.s., dhe u binda se një prej mëkateve më të mëdha, është të tregohesh mospërfillës ndaj atij njeriu, të inspiruar nga Zoti, i cili, e ngriti pushtetin e Zotit në mes një populli, i cili më parë kishte qenë në luftë mes vete. Ai popull, nuk udhëhiqej nga ndonjë ligj, adhuronte idhujt, bënte vepra të rënda. Ndërkaq, Pejgamberi a.s., ia ndryshoi të menduarit, jo vetëm kaq, madje ia ndërroi traditat dhe moralin. Ai i mblodhi ata rreth një flamuri, një ligji, feje, kulturë, civilizimi dhe një qeverie. Ky popull, i cili nuk kishte nxjerrë, gjatë historisë, asnjë njeri të madh, meritoi të përmendet që prej shekujsh. Nën ndikimin dhe udhëzimin e Muhammedit a.s., ai popull, nxori me mijëra e mijëra njerëz fisnikë, të cilët shkuan, deri në skajet më të larta të botës, për t`i ftuar njerëzit në parimet dhe moralin islam. I ftuan ata, që të pranojnë sistemin islam të jetës. Njerëzit pranuan dhe mësuan çështjet e fesë së re.

Pejgamberi, u bëri ballë torturave të vazhdueshme, gjatë 13 vjetëve, në Mekë dhe 8 vjetëve, në Medinë. Ai, të gjitha këto, i duroi dhe nuk u hamend nga qëndrimi i tij, as për një fije floku. Ishte i vendosur dhe këmbëngulës, i pathyeshëm, në qëndrimet dhe qëllimet e tij. Populli i tij, i ofroi sundimin dhe gjithë pasuritë e vendit, që të jenë nën këmbët e tij, vetëm e vetëm që të tërhiqej nga thirrja e fesë së re dhe përhapjes së misionit të vet. Por, ai i refuzoi gjithë këto oferta, dhe në vend të tyre zgjodhi më të vështirën, për hirë të misionit të besuar. Pse veproi kështu? Pse nuk pranoi kurrësesi pasurinë, famën, pushtetin, madhështinë, rehatinë, komoditetin dhe mirëqenien?

Njeriu, duhet të mendojë, doemos, përse Muhammedi a.s., veproi ashtu, nëse dëshiron të marrë përgjigjen e duhur, për këtë çështje.

A mundet njeriu të përfytyrojë një shembull të sakrificës së jetës, dashurisë dhe mirësisë ndaj të tjerëve, më të lartë se ky shembull?! Ne shohim këtu, një njeri, i cili flijon lumturinë e tij personale, për të mirën e të tjerëve. Ndërkaq, populli, për përmirësimin e gjendjes së të cilit, ai bën përpjekje maksimale, ngrihet dhe e gjuan me gurë, sillet keq me të, e izolon dhe nuk i jep mundësinë për të kaluar një jetë të qetë, madje, as në izolim. Përkundër gjithë kësaj, ky njeri, refuzon që të pushojë së punuari për të mirën e tyre. A mundet që një mashtrues, njeri i pasinqertë, të tregojë një këmbëngulje dhe vendosmëri të tillë, ndaj parimeve dhe besnikëri ndaj tyre, deri në momentin e fundit, pa kurrfarë frikë? Ai u nuk u tregua i dobët, përballë rreziqeve dhe persekutimeve të ndryshme, të cilat s’mund të imagjinohen. I gjithë vendi, u ngrit kundër tij dhe kapi shpatën, për ta luftuar atë.

Vërtet, ky besim dhe kjo përpjekje e vazhdueshme, këmbëngulësia dhe vendosmëria me të cilën e udhëhoqi Muhammedi a.s., luftën e tij deri në fitoren përfundimtare, është argument i qartë i bindjes së tij të plotë në thirrjen e tij. Sikur, të kishte në vete, madje, vetëm një fije dyshimi ose të hamendej, kurrë s’do të arrinte të qëndronte përpara stuhisë, e cila vazhdoi për njëzet (e tre) vjet. Pas kësaj, a duhet të kërkojmë ndonjë argument tjetër, i cili do të dëshmonte për vërtetësinë dhe sinqeritetin e plotë të qëllimit, moralit të drejtë dhe lartësisë shpirtërore. Gjithë këta faktorë, padyshim, çojnë në një përfundim, nga i cili s’mund të shmangemi: Ai njeri, vërtet, është i dërguari i All-llahut. Ai, Muhammedi a.s. është i dërguari i ynë. Ai qe personalitet, me cilësitë të rralla, shëmbëlltyrë e përkryer për virtytin dhe mirësinë, argument i besueshmërisë dhe sinqeritetit. ..

Padyshim, jeta e tij, të menduarit, sinqeriteti, udhëzimi, devotshmëria, bujaria, besimi dhe arritjet e tij, të gjitha këto, janë dëshmi unike për vërtetësinë e pejgamberisë së tij. Çdo njeri, që studion pa paragjykim, jetën dhe misionin e Muhammedit a.s., do të dëshmojë se ai, vërtet, është i dërguar nga Zoti dhe se Kur’ani, i cili ka ardhur (udhëzim) për njerëzimin, është libër i  Zotit. Çdo mendimtar objektiv dhe serioz, që kërkon të Vërtetën, rrjedhimisht, do të përfundojë në këtë gjykim të vyer.

-Edward Gibon, historian gjenial, në veprën e njohur “Historia dhe rënia e Perandorisë Romake“, veç të tjerash, shprehet kështu:
“Muhammedi a.s. kishte memorie të shkëlqyeshme, sjellje humane, gjykim të drejtë dhe qëndrim të vendosur. Ishte i guximshëm në ide dhe aksione. Shpallja e parë, të cilën e pranoi nga Zoti, la vulë të thellë tek ai deri në fund të jetës.

-Enciklopedia angleze pohon:

“... një shumë detajesh nga burime të hershme tregojnë se ai ishte njeri i drejtë dhe i ndershëm, i cili kish fituar respektin dhe besnikërinë e të tjerëve që ishin po njerëz të ndershëm dhe të drejtë.: (Vol. 12)

Bernard Sho tha për atë:

“Ai duhet të quhet Shpëtimtari i Njerëzimit. Besoj se nëse një njeri si ai do të merrte përsëri për drejtimin e botës moderne, ai do t’ia dilte në zgjidhjen e problemeve të tij rrugës që do të sillte paqen dhe lumturinë e nevojshme (Islami i vërtetë, Singapor, vol. 1,V. 8. 1976)



Ai predikoi një fe, krijoi një shtet, ndërtoi një komb, shtroi një kod moral, filloi një numër reformash sociale e politike, vendosi një shoqëri të fuqishme dhe dinamike, që të praktikonte dhe paraqiste mësimet e tij dhe në mënyrë të plotë revolucionarizoi botën e mendimit dhe sjelljes njerëzore për çdo kohë që vinte.

Në një konferencë me titull “Islami” R. Basworth Smith nga “British Trinity College” duke krahasuar jetën e Jezusit dhe Muhammedit a.s. tha: “ne shumë pak dimë për jetën e Jezusit. Atë që e dimë në lidhje me të është e kufizuar vetëm në një pjesë të vogël të periudhave të jetës së tij. Kemi të dhëna për tri vitet e fundit të jetës së tij, por kush ka mundësi ta ngrejë perden nga tridhjetë vitet e kaluara të jetës së tij të cilat ishin prelud dhe parapërgaditje e këtyre tri viteve të fundit. Ai zgjoi nga gjumi i thellë një të tretën e njerëzimit. Ndoshta, thotë autori, ai është më i gjallë se unë; shëmbëlltyra e tij ekziston, por prapëseprapë ai është larg, sepse ne thuajse s’dimë asgjë për periudhat e ndryshme të jetës së tij. Ç’dimë ne për nënën e Mesihut? Çfarë të dhëna kemi kemi për familjen e tij, për jetën e tij në shtëpi, për shokët e tij të parë (havarijunët)? Si i ka trajtuar ata? Si filloi ta predikojë fenë e tij në popull? Në lidhje me këtë kemi pyetje të shumta të rëndësishme, të cilave askush nuk ka fuqi që ndonjëherë t’u përgjigjet.

Sa i përket Muhammedit a.s., rasti i tij është krejtësisht tjetër. Asgjë prej jetës së tij nuk ka mbetur sekrete, apo e fshehur nën velin e historisë.

Për jetën e Muhammedit a.s. njerëzimi di më tepër, di për çdo periudhë të jetës së tij. Për jetën e tij dihet më tepër se sa p.sh. për jetën e Luterit ose për atë të poetit Milton. Me të vërtetë në Islam gjithçka është e qartë dhe e pastër. Rrezet e diellit arrijnë anekënd, ndriçojnë çdo gjë me qartësi të përkryer. Ka shumë personalitete të tilla, ku disa gjëra në lidhje me ta do të mbeten përgjithmonë mister i pazgjidhur, por, me Muhammedin a.s. nuk është kështu. Rrëfimi për jetën e tij është i njohur në detaje, duke filluar që nga fëmijëria dhe rinia e tij. Ne dimë për marrëdhëniet e tij me popullin, për mendimet e para të tij, për fillimin e shpalljes si dhe thirrjen e tij në Islam. Ai është i pashoqi. Ai ka një shpirt që mahnit dhe që është përplot admirim ndaj urdhërave të Zotit xh.sh. Muhammedi a.s. asnjëherë nuk ka pretenduar se është larg dobësive njerëzore e ky është argumenti më i mirë për shkëlqesinë e tij”.
Bernard Show, në “The Genuine Islam, voll.1, nr. 81936“, për Muhammedin a.s. thotë:

“Gjithnjë e kam çmuar lartë besimin e Muhammedit, thjesht për shkak të vitalitetit të tij të jashtëzakonshë m. Mendimi im është se, Islami është besimi i vetëm i aftë, që të drejtojë me sukses ndryshimet e shumta të jetës. Unë parashikoj që Evropa, më në fund, do të pranojë fenë islame. Teologët mesjetarë të krishterë nga padituria dhe animi fetar, besimin e Muhammedit, e kanë paraqitur në mënyrë krejtësisht negative dhe kanë konsideruar se Muhammedi ka ushqyer urrejtje ndaj Isait (Jezusit). Unë e kam studijuar jetën e Muhammedit a.s. Ai, është njeri i mrekullueshëm, e sipas mendimit tim, ai është larg nga të qenët antikrisht.

Sipas Gibbonit Muhammedi a.s. më së pari thirri në Islam familjen e tij të ngushtë, që e njihte atë më së miri. Ai ishte i suksesshëm në sprovimin e rëndë dhe asnjë pejgamber i mëhershëm në këtë aspekt nuk mund të krahasohet me Muhammedin a.s. Fati i pejgamberisë u ndryshua me Muhammedin a.s..Përfundojmë se Muhammedi a.s. edhe me anë të ngadhnjimit të misionit dallohet prej pejgamberëve të tjerë. Ata që nuk e duan Muhammedin, thotë Gibboni, “janë ata që nuk e njohin atë si duhet.”

Viggensi i cili shkroi një libër rreth Muhamedit a.s. e bën këtë krahasim:” Kur armiqtë e Jezusit e zunë atë që ta çojnë ta kryqëzojnë, havarijunët u shpërndanë dhe humbën, e tradhtuan dhe e lanë të vetëm. Ata ngurruan t’ia shtrijnë dorën e ndihmës pejgamberit të tyre kundër armiqve të tij. Nga ana tjetër, As’habët e Pejgamberit a.s. bashkoheshin si fortifikatë rreth tij kur ai sulmohej. Ata e mbronin duke rrezikuar edhe jetën, kështu që të tillët qenë në gjendje të ngadhënjejnë mbi armikun.”

Në të vërtetë, muslimanët në betejën e Uhudit u tërhoqën dhe u shpërndanë. Në lidhje me këtë, Pejgamberi a.s. bërtiti: ”Ku janë heronjtë?”. Shtatë trima prej ensarëve (medinasve), kërcyen përpara, duke e mbrojtur atë me gjokset dhe duart e veta nga gjuajtjet e shigjetave dhe të shpatave të drejtuara nga ai. Ata e mbronin Pejgamberin e tyre dhe me gjithë qejf e dhuronin jetën, duke u bërë kështu shehidë (martirë).

Tani le t’i qasemi aspektit praktik të jetës së Muhammedit a.s.. Ky aspekt është aq ndriçues, sa që nëse mendojmë pak më kthjellët do të kuptojmë më mirë pse ai qe pejgamber i fundit.

Muhammedi a.s. është person që i është nënshtruar urdhrave të Kur’anit - libër ky që iu shpall prej All-llahut xh.sh. përmes Xhibrilit a.s. te i tërë njerëzimi - në mënyrë komplete dhe të përpiktë. Askush nuk e ka kuptuar Fjalën e Zotit më mirë se ai, s’ka njeri që i është nënshtruar dhe që e ka zbatuar Kur’anin më mirë se ai. All-llahu i Lartmadhëruar i përcaktoi parimet të cilave Muhammedi a.s. duhej t’u përmbahej. Më vonë, varësisht se kur shpalleshin, ai i zbatonte me të gjitha mundësitë e veta dhe asnjëherë nuk dilte jashtë kornizave të këtyre parimeve.

-Gëte, thotë:

“Njeri i shkëlqyer, dritë e Zotit, u përpoq që, atë dritë, ta përhapte në botë, por bota u ngrit kundër tij. Detyrohet të bëjë kompromis, gjersa të vinte çasti që të influenconte tek ata. Në histori, kërkova shembullin e një njeriu të shkëlqyer, e atë e gjeta te Pejgamberi arab.5]

“Jezusi ndjehej i pastër dhe qetësisht mendonte

(për) Një dhe të Vetmin Zot;

Kush atë vetë në Zot e shndërroi

Ka fyer vullnetin e tij të shenjtë.

Dhe kështu duhet e drejta të ndriçojë

Atë që edhe Muhammedi mori;

Vetëm me konceptin e (Zotit) Një

Ai gjithë botën ka mbizotëruar.11]

(“ Ju edhe vet e vëreni, se asaj shkence asgjë nuk i mungon, kurse ne me sistemet tona aspak më tutje nuk kemi shkuar, dhe në përgjithësi askush nuk është i aftë që më tutje të arrijë”.)

-Huston Smith, në “The Religions of Man“, Mentor Books, f. 203, thotë:

“Ishte i sinqertë dhe i dashur për njerëzit e vet, njeri bujar dhe i dhembshur. Gjithnjë ka ndier dhembje ndaj vuajtjeve njerëzore dhe tregohej i gatshëm t’u ndihmonte të tjerëve, e veçanërisht të varfërve dhe të paaftëve. Për shkak të ndjenjës së tij të ndershmërisë, obligimit dhe të besimit, fitoi tituj të lartë si ’i drejti’ dhe ’i besueshmi.’

Idhujtarët, të etur vazhdimisht për çudira, kanë kërkuar prej tij shenja dhe dëshmi nëpërmjet çudive, si dëshmi të pejgamberisë së tij. Ai këtë e ka refuzuar. Ai vazhdimisht deklaronte (ajetin kur’anor): ’Zoti nuk më dërgoi të bëj çudira, por t`i mësoj të tjerët. I lartësuar qoftë Krijuesi im. Unë nuk jam, asgjë më tepër, veçse njeri i dërguar si pejgamber.’

Prej fillimit, deri në fund, ai refuzoi çdo përpjekje të glorifikimit të personalitetit të tij, duke thënë (fjalët kur’anore): ’Nuk ju them se thesaret e Allahut janë në duart e mia, apo se i di sekretet e fshehura, ose se jam engjëll... Unë jam vetëm pejgamber i shenjave të Zotit, të cilat i kërkoni.’ Këto s’janë fjalët e Muhammedit, por fjalët e bartësit të porosisë së Allahut, drejtuar njerëzve.

Mjafton vetëm të vëzhgosh me vëmendje trupat qiellorë, të cilët lëvizin pandërprerë nëpër gjithësi, rendin e përkryer të universit, shiun që bie për ta gjallëruar tokën, palmat që janë përkulur nga frytet e tyre, anijet që lundrojnë nëpër dete, duke u shërbyer njerëzve, - të gjitha këto, janë mrekulli për ata që i vështrojnë. A mundet që këto, të jenë krijuar nga një zot prej guri? Sa i pakuptimtë është kërkimi i shenjave, kur tërë bota është shenjë. Në kohën e besëtytnisë, Muhammedi a.s., propagandoi studimin e përkryeshmërisë së universit, gjë që e ngriti diturinë islame kundrejt diturisë së krishterë.26]


-John Davenport, dijetar i madh, në veprën “Apologjia për Muhammedin dhe Kur’anin“, thotë:
“Muhammedi a.s. ishte dinjitoz me të mëdhenjtë, kurse modest me të vegjlit, duke shkaktuar mahnitjen e të dy palëve. Edhe pse i pashkolluar, ai ndikonte tek njerëzit, sikurse mësuesi tek fëmijët. Asnjëherë nuk dëshironte të ngrihej mbi të tjerët. Vazhdimisht e përsëriste barazinë në mes njerëzve si krijesa të Allahut dhe e ndante kafshatën me ish-skllevërit.

-Lamartini, njëri nga poetët më të mëdhenj të Francës, për madhështinë e Muhammedit a.s., në “Historia de la Turqiue“, shkruan:
“Kurrë njeriu nuk i ka venë vetes, vullnetarisht apo detyrimisht, qëllim më të lartë... Të rrënohen besëtytnitë, që ishin vënë ndërmjet njeriut dhe Krijuesit... Që njeriu t`i kthehet Zotit dhe të përtërihet ideja e arsyeshme dhe e pakontestueshme mbi hyjninë, në kohën e kaosit, të materializmit dhe të vizioneve idhujtare rreth Zotit, të cilat ekzistonin atëherë.
Kurrë njeriu nuk e ka pranuar, një detyrë aq të paarritshme, për aftësinë njerëzore, me mundësi aq të dobëta, sepse si në ide, ashtu edhe në zbatimin e atij plani të madh, nuk ka pasur kurrfarë përgatitje të veçantë dhe kurrfarë ndihme, përveç një grushti të thjeshtë njerëzish, që jetonin në skajet e shkretëtirës.
Kurrë, njeriu nuk ka kryer një revolucion aq të madh dhe të vazhdueshëm në botë, pasi për më pak se dy shekuj pas shfaqjes së tij, Islami përmes bindjes dhe forcës, në emër të Zotit, ka dominuar përgjatë tërë Arabisë, Persisë, Horosanit, Transaksonisë , Indisë, Sirisë, Abisinisë, përgjatë të gjitha vendeve të njohura të Afrikës Veriore, ujdhesave në Mesdhe, Spanjë etj...”         
“Nëse madhështia e qëllimit, thjeshtësia e mendimit dhe rezultatet e arritura, janë tri kritere të gjenialitetit njerëzor, kush mund të marrë guximin të krahasojë, cilindo njeri të madh, në historinë njerëzore, me Muhammedin a.s.?
Njerëzit më të njohur kanë vendosur vetëm ushtri, ligj dhe shtet. Ata s`kanë formuar asgjë më tepër se potenciale materiale, të cilat shpesh u zhdukën para syve të tyre. Ky njeri, ka nisur jo vetëm armatat, legjislacionet, shtetet, dinastitë dhe popujt, por miliona njerëz,  1/3 e botës së banuar të asaj kohe, madje edhe më shumë, më tepër se kjo: ai ndryshoi altarët, zotat, fetë, idetë, besimet dhe shpirtrat. Në bazë të Kur’anit, me çdo shkronjë që bëhej ligj, ndërtoi nacionalizmin shpirtëror, që është i pranuar për njerëzit e çdo territori gjuhësor dhe racor. Ai na ka lënë, si karakteristikë të pashlyeshme të nacionalizmit musliman, urrejtjen kundrejt zotave të rrejshëm dhe synimin për një Zot të pamaterilaizuar. Kjo rezistencë e patriotizmit, kundër bastardimit të besimit në Zot, u ka dhënë fuqi ithtarëve të Muhammedit a.s. Marrja e një të tretës se botës, përmes fesë së tij, qe mrekulli nga ana e tij.
Ideja e unitetit të Zotit, që e proklamoi midis trillimeve për zotat e ndryshëm, ka qenë e tillë, që mundi të rrënojë të gjithë tempujt e lashtë të idhujve, duke frymëzuar me fenë e tij një të tretën e botës. Jetën, përsiatjet dhe guximin e tij, ia kushtoi luftës kundër besëtytnive. Guximi i tij në kundërshtimin e idhujtarisë, qëndrueshmëria gjatë qëndrimit 13 vjet në Mekë, pranimi i njerëzve të përbuzur publikisht dhe gati të shtypur nga ana e bashkëkohësve, predikimi i tij i pandërprerë, lufta kundër pabarazisë, besimi i patundur në sukses, durimi mbinjerëzor gjatë sprovave, modestia në fitore, ambiciet e tij, të cilat kanë qenë të orientuara drejt një ideje, lufta e pafund dhe e vazhdueshme, bisedat mistike me Zotin, vdekja dhe triumfi pas vdekjes, të gjitha këto dëshmojnë jo për mashtrim, shtirje dhe gënjeshtër, por për vendosmërinë e tij të fortë, që të përtërihet feja.
Kjo fe, ka pasur dy parime themelore: Zoti është Një dhe Ai nuk është material. Parimi i parë, tregon se çfarë është Zoti, kurse i dyti, se çfarë s`mund të jetë Zoti.
Muhammedi qe përmbysës i zotave të rremë me shpatë, vendosës i idesë me fjalë. Filozof, orator, mësues, ligjvënës, luftëtar që luftoi për idetë e tij, përtëritës i besimit racional dhe adhurimit pa fotografi, themelues i 20 perandorive tokësore dhe i një perandorie shpirtërore. Ky është Muhammedi a.s. Duke marrë parasysh të gjitha kriteret, me të cilat mund të matet madhështia njerëzore, me të drejtë pyesim:
A ekziston njeri më i madh se ai?

-Leon Nikolajeviq Tolstoi, shkrimtar i madh rus, në traktatin "Pejgamberi urtiplotë Muhammed“, veç të tjerash, thotë:

“Nuk ka dyshim, se pejgamberi Muhammed, është njëri ndër reformatorët më të mëdhenj të njerëzimit. Atij i takon lavdia më e madhe, që e udhëzoi njerëzimin në dritën e vërtetë, në drejtësi dhe paqe. Ai pengoi gjakderdhjen e të pafajshmëve dhe hapi rrugën e përparimit dhe prosperitetit. Këtë vepër të madhe, nuk ka mundur ta bëjë askush tjetër, përveç atij njeriu, i cili është i denjë për çdo respekt, admirim dhe konsideratë. Muhammedi a.s., është pejgamber i fesë islame. Ka lindur në Mekë, 571 vjet pas Isait a.s. (Jezusit). Në rini, ruajti bagëtitë. Që në fillim, qenia e tij qe dhënë pas meditimit për Krijuesin e Universit. Populli i tij qëndronte larg Zotit, duke iu lutur një numri të madh idhujsh, ata kishin shkuar deri aty, sa që i varrosnin të gjalla foshnjat femra. Muhammedi ngriti zërin kundër fesë së baballarëve dhe idhujtarisë së stërgjyshërve. Ai ftoi popullin e vet që të adhurojë vetëm Allahun, Zotin Një dhe të Vetëm. Udhëzoi në fenë e Zotit, ku Atij nuk i përshkruhet Zot tjetër. All-llahu është i drejtë dhe i Mëshirshëm. Njeriu është përgjegjës për jetën e vet. Kush punon sipas ligjit të Zotit, jeton i lumtur në këtë botë dhe në botën tjetër, ndërsa kush i rebelohet Zotit, atë e përcjellin probleme të rënda në të dy botërat. Çdo gjë është kalimtare. Vetëm Allahu është i Përjetshëm, i Madh dhe Fisnik. Pa besimin tek Allahu, pa vepruar sipas urdhrave të Tij, dhe pa u larguar nga mëkatet që i ka ndaluar Ai, është e pamundur, që në këtë botë të kalohet jetë e mirëfilltë. Allahu i Madhëruar, ka urdhëruar, që njerëzit ta adhurojnë Atë dhe t’i binden të Dërguarit të Tij dhe ndërmjet tyre të zotërojë dashuria.

Adhurimi ndaj Allahut, manifestohet nëpërmjet namazit, kurse dashuria ndaj njëri-tjetrit, arrihet përmes shoqërimit reciprok, duke e ndihmuar njëri tjetrin në të mirë dhe gjatë vështirësive. Të mposhturit e pasioneve të dobëta dhe shmangia nga pijet dehëse, janë kushte të detyruara për çdo besimtar musliman. Gjithashtu, lufta kundër skllavërimit ndaj botës materiale, të punuarit, të përpjekurit dhe të qenit i durueshëm në fatkeqësitë e jetës, janë prej kushteve të besimit. Allahu dhe i Dërguari i Tij duhet të jenë për muslimanët më të dashur se vetvetja, fëmijët dhe pasuria. Muhammedi a.s. nuk ka thënë se ai është pejgamber i vetëm, por ka besuar edhe në shpalljen  profetike të Musait (Mojsiut) dhe Isait (Jezusit). Ai ka theksuar (ajetin kur’anor): “Në fe nuk ka dhunë, rruga e drejtë është sqaruar nga rruga e shtrembër.“(El Bakarah: 256)

Në fillim të profetësisë, Muhammedi a.s., i përballoi të gjitha sprovat, dhe qe i durueshëm dhe këmbëngulës në përhapjen e Amanetit të dhënë."[10]

-Lord Hidhu, thotë:

“Pejgamberi arab, Muhammedi a.s., ka pasur një personalitet të jashtëzakonshë m, një karakter të fortë dhe një burrëri të tillë, që u pasqyrua në çdo hap të jetës së tij, duke bërë të qartë se, në botë, nuk ka si ai. Nëse do të ndienim nevojën për të pasur një shembull, që do ta udhëhiqte jetën tonë, atëherë, unë me bindje do të shprehesha: Muhammedi a.s. e lartëson jetën e njerëzve, pasi jeta e tij, është si një pasqyrë që reflekton në mendjekthjelltë sinë, bujarinë, burrërinë, guximin, durimin, krenarinë, faljen e gabimeve, modestinë dhe të gjitha sjelljet e shkëlqyeshme, që e pajisin njeriun me virtytet më të larta e më të shkëlqyera. Nuk do të lë pa përmendur se, Pejgamberi ka qenë plotësisht i bindur ndaj së Vërtetës, lutej më tepër se të tjerët, falej natën, derisa i enjteshin këmbët dhe agjëronte aq shumë sa që shokët e tij thonin: ky agjëron vazhdimisht! Kurse, nganjëherë, nuk agjëronte sa që ata thonin: ky nuk agjëron kurrë (veç ramazanit)! Prandaj, tek Muhammedi a.s., shohim një jetë plotë drita, që mund të ndriçojë jetën njerëzore.“

-Mahatma Gandi, në “Young India“ të botuar në “The Light“, Lahore, 16 shtator, 1924, thotë:
“Kam dëshiruar të njoh sa më mirë jetën e njeriut, që sot, padyshim, ka ndikim të padiskutueshë m në miliona zemra njerëzore. Jam bindur, më shumë se asnjëherë më parë, se s’është shpata ajo që ia siguroi Islamit vendin në botë. Jo s’është shpata, por modestia e plotë, thjeshtësia e Pejgamberit, të qenurit rigoroz ndaj obligimeve, respekti i tij i thellë ndaj prindërve dhe miqve, guximi dhe trimëria, besimi i tij i patundur tek Zoti dhe bindja e paluhatshme në pejgamberinë e tij.
Pikërisht këto, dhe jo shpata, përvetësuan njerëzit dhe iu dhanë fuqi atyre që të kapërcenin çdo vështirësi. Kur përfundova së lexuari pjesën e dytë të biografisë së tij, më erdhi keq që s’kisha të lexoja edhe më shumë për atë jetë  të madhe.“

-Majori A. G. Leonard, në “Islam, Her moral and spiritual value“, f. 20, 21, shkruan:
“Lexuesi duhet ta kuptojë menjëherë, se Muhammedi a.s., nuk ka pasur një frymëzim shpirtëror të zakonshëm, nuk ishte një prijës i thjeshtë, apo për më tepër një endacak, por ai ka qenë një nga mendimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe epokave. Ishte njeri me qëllime të sinqerta dhe serioze, ishte jo vetëm i madh, por më i madhi ndër më të mëdhenjtë. Ishte njeri që njerëzimi nuk e kishte njohur kurrë më parë. Qe madhështor, jo vetëm si Pejgamber, por edhe si trim dhe burrë shteti. Qe frymëzuesi shpirtëror, që krijoi popullin më të madh, shtetin më të madh dhe për më tepër edhe fenë më të madhe. Ai ishte modest me njerëzit dhe tepër i përulur e i përkushtuar ndaj Zotit. Lexuesi duhet ta kuptojë se Islami ka domethënie të thellë dhe synon t’i nxjerrë, ithtarët e vet, nga terri i errësirës njerëzore, drejt sferave më të larta të Dritës të së Vërtetës.“

Martin Lings, në librin “Muhammedi: jeta e tij bazuar mbi burimet më të hershme“, Londër, G. Allen Uniwin Ltd. 1983, f. 276, thotë:
"Pejgamberi a.s dhe familja e tij jetonin ne nje jete plot kursime. Aishja tregon se perpara marjes se Hajberit, ajo nuk kishte ngrene kure hurma aq sa te ngopej. E tille ishte varferia e ketyre njerezve, aq sa grate e Pejgamberi a.s nuk i kerkuan atij ndonje gje, pervec gjerave te nevojshme.
Disa pyetje që i bënë idhujtarët Pejgamberit a.s. kishin të bënin me ndodhi të padëgjuara në Hixhaz, dhe u zgjodhën për të parë dhe për të provuar, nëse profeti i Zotit zotëronte ndonjë burim diturie, mbi gjërat e fshehta e të papara. Të Dërguarit a.s. iu desh të pres një kohë të gjatë, derisa i erdhi lajmi nga Zoti, ndërsa idhujtarët nisën të tallen dhe fjalët e tyre e mërzitën dhe e trishtuan shumë, pasi ndihma nuk erdhi ashtu si ai priste. Në lidhje me këtë, në veprën e përmendur, f. 77, thotë:
“Vonesa e Përgjigjes Hyjnore, ndonëse e dhimbshme për të Dërguarin e Zotit dhe pasuesit e tij, ishte me të vërtetë një forcë e madhe për të. Armiqtë e tij e mohuan domethënien e kësaj vonese, por për ata Kurejshë që ishin akoma të pavendosur, ky fakt, ishte një pohim i qartë i asaj se, Fjala e Shenjtë i vinte Muhammedit a.s. nga Qielli dhe se ai nuk kishte gisht, e as nuk mund ta kontrollonte atë. Është e kuptueshme se po të ishte se Muhammedi a.s., do t’i kishte trilluar të gjitha ato çfarë kishte thënë më parë, nuk do të ishte vonuar kaq gjatë për këtë trillim të ri, veçanërisht në një çast të tillë kur rreziku qe mjaft i madh.”


-Princi Otto Von Bismark, politikan dhe burrë i madh shteti, themeluesi i Gjermanisë, i cili njihet në popull si “Udhëheqësi i Hekurt“, thotë:

“Muhammedi a.s. është personaliteti i jashtëzakonshë m. Jo rastësisht, Zoti nuk nxori ndonjë tjetër në skenën e ngjarjeve botërore. Muhammed, më vjen keq që s`isha bashkëkohësi yt. Ky libër, mësues dhe përhapës i të cilit je ti, s`është libri yt. Ai është libër Hyjnor. Të mohosh burimin e tij është aq qesharake, sa edhe të pretendosh pasaktësinë e shkencave ekzakte. Prandaj njerëzimi, vetëm një herë, ka parë një figurë të tillë unikale, siç ishe ti dhe më s`do të ketë rastin të shohë (të ngjashëm).

Unë, me respektin më të madh, përulem, para paraqitjes tënde të madhërishme.“

-Simon Ocklay dhe Edvard Gibon, në “Historia e Perandorisë Saraçedhe“ Londër 1870, f. 54, shkruajnë:
“Admirimin tonë e meriton besimi i përhershëm i Pejgamberit a.s., si para ashtu edhe pas fitores. Deri më sot, pas gjithë atyre shekujve zhvillimi e përparimi, ideja mbi Zotin Një, nuk ka mundur të errësohet me kurrfarë idhujsh dhe as jeta e tij e virtytshme nuk është vënë në dyshim, e përmbajtja e asaj jetë është: Besimi në Zot dhe sjellja etike.
Sa të padrejta janë vlerësimet e Përëndimit, ndaj Muhammedit a.s., i cili vetë, në atë kohë, në shkretëtirën e largët, insistonte në ato parime, duke përfshirë edhe objektivitetin dhe përpjekjen për dije.“
Ata gjithashtu thonë:
“Ne besojmë tek Një Zot dhe Muhammedi,i dërguari i Ti, është shfaqja e thjeshtë dhe e pandryshueshme e Islamit.

-Simon Ocklay dhe Edvard Gibon, në “Historia e Perandorisë Saraçedhe“ Londër 1870, f. 54, shkruajnë:
“Admirimin tonë e meriton besimi i përhershëm i Pejgamberit a.s., si para ashtu edhe pas fitores. Deri më sot, pas gjithë atyre shekujve zhvillimi e përparimi, ideja mbi Zotin Një, nuk ka mundur të errësohet me kurrfarë idhujsh dhe as jeta e tij e virtytshme nuk është vënë në dyshim, e përmbajtja e asaj jetë është: Besimi në Zot dhe sjellja etike.
Sa të padrejta janë vlerësimet e Përëndimit, ndaj Muhammedit a.s., i cili vetë, në atë kohë, në shkretëtirën e largët, insistonte në ato parime, duke përfshirë edhe objektivitetin dhe përpjekjen për dije.“
Ata gjithashtu thonë:
“Ne besojmë tek Një Zot dhe Muhammedi,i dërguari i Ti, është shfaqja e thjeshtë dhe e pandryshueshme e Islamit.

-“Thoma Carlyle: Kanë ekzistuar edhe njerëz të tjerë të cilët rrëfyen monoteizmin, kurse askush nuk ishte i barabartë me fenë e pastër dhe solide të tij në Një Zot.”

-Thomas W Arnold, orientalist dhe historian i njohur anglez, në librin e tij mjaft të çmuar “Historia e Përhapjes së Islamit”, thotë:
“Është e vërtetë se Muhammedi a.s. ka qenë entuziast dhe ka poseduar dashuri dhe flakërim të zjarrtë fetar. Ai, këtë kualitet të shkëlqyeshëm, e ka përcjellë tek shumë ithtarë të vet…
Nuk bën të hiqet nga mendja se haxhi është lidhja e Muhammedit a.s. me Ibrahimin, besimin e të cilit ky misionar e rimëkëmbi. Nuk ka mendjemprehtë si më gjeniale të ndonjë gjeniu fetar, që të ketë mundur të mendojë mjetin më të qëlluar për impresionimin e shpirtit të besimtarëve dhe t’i japë domethënie kaq të lartë jetësës dhe vëllazërisë së përbashkët, se sa lidhjet me anë të kësaj feje”...

-Volteri, mendimi i Volterit, mbi Muhammedin a.s., i cili më parë, në veprën poetike, shfaqet i  mjegullt në paragjykimet e  tij, më pas evoluon, në dy kaptinat e veprës së tij historike, në kaptinën e VI “Mbi Arabët dhe Muhammedin“ dhe kaptinën e VII “Mbi Kur’anin dhe ligjin musliman“. Volteri, nga paragjykimet që kishte, evuloi gradualisht mendimin e tij mbi Muhammedin a.s.
“Nipi i Abdul Mutalibit, Muhammedi a.s., i cili më vonë do t’ia ndërrojë pamjen pjesës më të bukur dhe më të madhe të botës, që në moshën 40 vjeçare, barti shpatën në luftë përgjatë kufirit sirian. Ishte i ditur dhe modest, poet, astronom, reformoi kalendarin e arabëve, qe ligjvënës dhe mjek. Në një periudhë prej tre shekujsh, gjenialiteti i popullit arab, të cilin e vuri në lëvizje Muhammedi a.s. bëri përparim mahnitës. Gjithë këtë e bëri nga vetvetja. Sikur të mos ishte Charles Martela, Franca do të bëhej krahinë muslimane. Sundimtari musliman, Harun Reshid, e rigjallëroi dijen, ndërkaq bashkëkohësi i tij, Karli i Madh, i mbyti, në mënyrë mizore, 4600 saksonë të robëruar, në bregun e lumit Aller. Qysh në shek. e dytë sipas Hixhretit, arabët bëhen mësuesit e Evropës në dije dhe arte, kurse të krishterët mësonin në perëndim, tek muslimanët.“


Filozof dhe shkrimtar i madh francez, thotë: “Feja me të cilën erdhi Muhammedi, pa dyshim është më e lartë se Krishterizmi.

Besimtarët muslimanë nuk janë sprovuar me mosbesimin, me të cilin janë testuar të krishterët, të cilët, në fund, deklaruan: ‘Një Zot është në tresh, ndërsa trinia ka njësinë e njëshit.’

Besimi në Një Zot të Vetëm, të Gjithëfuqishëm ka qenë në themel të Islamit. Ekzistimin e tij, Islami ia ka borxh liderit të tij dhe trimërisë së tij, ndërsa të krishterët përdorën shpatën dhe zjarrin për përhapjen e fesë së tyre.

O Zot, Zot i Madh! Sikur këta popuj të Evropës t’i merrnin si model muslimanët! Nuk ka dyshim që Muhammedi a.s. ka qenë njeri vërtet i madh. Në gjirin e virtyteve të tij dhe personalitetit paradogmatik ka kultivuar gjenerata madhështore. Ai ka qenë shtetas i urtë dhe i drejtë, i cili deri në fund ka realizuar revolucionin më të madh në historinë e njerëzimit.”

“Luteri nuk është i denjë as t’ia zgjidhë lidhëset e këpucëve Muhammedit.”

“Përsëris se ata, që fenë Islame e quajnë si fe me lakmi epshesh shtazore dhe një fe që i hap shteg plogështisë dhe papunësisë, janë të padijshëm, trundryshkur e mendjesëmurë. Këto pretendime, janë fare të pabaza dhe qëndrojnë shumë larg nga e vërteta. Edhe ata, që i pranojnë si të qëna këto, nuk e njohin aspak problemin.

O priftërinj e kallogjerë! Të gjithë ju, o burra klerikë! Në qoftëse urdhëroheni të mbani agjërim në muajin korrik, në qoftëse ju ndalohen vera që pini e bixhozi që lozni, nëse urdhëroheni të bëni pelegrinazh (haxh) në ranishtat e nxehta të Hixhazit (Arabisë), nëse vendoset të jepni dy e gjysmë përqind të të ardhurave tuaja për sadaka, dhe ju kërkohet të lëshoni 14 gra nga 18 që keni, e të mbani vetëm 4, a mund të thoni për atë fe, që u bënë të tilla komunikime, se është fe lakmuese dhe epshesh shtazore?!”

Ndërkaq, në Dictionnaire Philosophique, IV, f. 319, ai thotë:

“Vëllait tim musliman do t’i thosha: Feja jote, më duket një fe shumë e respektuar. Ti adhuron vetëm një Zot. Çdo vit, je i detyruar të japësh, si zekat, një të dyzetën e të ardhurave dhe ditën e Bajramit të bësh paqe me armiqtë. Priftërinjtë tanë, që shpifin tërë botën, ndoshta një mijë herë thanë se feja jote zuri vend, sepse është një fe që u drejtohet plotësisht kënaqësive. Të gjithë këta të mjerë kanë gënjyer. Feja jote është shumë fisnike.” Në “Fjalori Filozofik v. III”, kapitulli “Muslimanët”, Volteri thërret me nervozitet: “Ju them përsëri, analfabetë të marrë, vetëm të paditurve mund t’u thuhet se feja Islame është sensuale dhe epsharake; për këtë, as që bëhet fjalë, ju kanë mashtruar sikurse edhe për shumë të tjera…

Lehtë është të shpifet, por unë e urrej shpifjen – thotë Volter në fund të artikullit. Pasaktësitë duhet vazhdimisht të përgënjeshtrohen, sepse edhe kur e hedhim poshtë një mashtrim, gjithnjë gjendet dikush që do të risjellë atë. Mund të shkruhen shumë libra voluminozë me intrigat e pavërteta, me të cilat janë sulmuar muslimanët. Çdo gjë që është thënë për muslimanët, deri më sot, duhet hedhur në zjarr.”



(Profetët e Zotit kanë qenë mjeshtrit e politikës dhe politikanët e parë. Dispozitat që sollën ata, përmbajnë politikat më madhështore dhe më të fisme në mbarë historinë e njerëzimit. )



Çdo njeri, që e studion jetën, karakterin, nivelin e të mësuarit dhe mënyrën e jetesës së përditshme të Muhammedit a.s., është e pamundur të ndiejë diçka tjetër, përveç admirimit të jashtëzakonshëm ndaj tij, si njëri nga pejgamberët më të mëdhenj të njerëzimit. “ Anie Besant. Mashtruesi i thjeshtë nuk është në gjendje të formojë një religjion, të cilin e kanë pranuar miliona njerëz dhe i cili është shndërruar në fe universale.

“ Busfer Smith “Nëse mund të thuhet për dikë, se ka sunduar në saje të besueshmërisë dhe fesë, ky do të ishte Muhammedi (a.s.).“

Dr. Laura Veccia Vaglieri. “Muhammedi (a.s.) qysh nga fëmijëria është dalluar për sinqeritet, sa që është quajtur: i drejti, i besueshmi.”

E. Laris “Muhammedi (a.s.) e komunikoi këtë shpallje, (ku ai u qortua rreptësishtë, sepse në kohën kur ishte duke folur me disa nga paria e Mekës, ia ktheu shpinën dhe nuk iu përgjigj një të verbëri) gjë që me siguri s`do ta bënte, sikur të ishte mashtrues, ashtu sikurse e konsiderojnë disa të paditur, në mesin e të krishterëve.

" G. W. Leitner. Muhammedi kishte karakter fisnik, sjellje të jashtëzakonshme, fjalë bindëse, të drejta dhe tërheqëse." Edward Montet. Nuk qe dhënë pas stolive të kësaj bote dhe nuk ishte koprrac. Ishte i përmbajtur dhe gjersa u largua nga kjo botë, asnjëherë nuk u ngop me bukë elbi.

“ Henri De Kastro. “Dërgimi i mesazheve mbretërve të kohës, tregon bindjen e paluhatshme të Muhammedit (a.s.), në misionin dhe vetveten e tij.

“ J. Lal Nehro. “Në çdo gjë, Muhammmedi (a.s.), qe thellësisht racional. Kur i vdiq i biri i i tij i dashur, Ibrahimi, pasoi zënia e diellit dhe populli filloi të flasë, se me këtë, Zoti po shpreh pikëllimin. Sapo e dëgjoi këtë, Muhammedi a.s., tha: ‘Zënia e Diellit (dhe Hënës) është fenomen natyror. Ajo nuk ka të bëjë me lindjen ose vdekjen e ndonjë njeriu’.

” James H. Hart & James A. Michener “Për më pak se një vit, Muhammedi (a.s.), u bë udhëheqës i vërtetë shpirtëror, prijës dhe sundimtar i Medinës. Pa përdorur aspak forcën, ia arriti shumë shpejt të tronditë mbarë botën.

" John Austin. “Mbase, prijësi më i madh i të gjithë kohëve është Muhammedi (a.s.)” Jules Meserman. “Musai (Mojsiu), ia ka shpallur fenë e Zotit, popullit të vet, Isai (Jezusi) botës romake, kurse Muhammedi (a.s.), tërë botës.

“ Napoleon Bonaparti. ‘Muhammedi a.s. kur filloi të komunikoi Islamin, ishte i ri dhe fisnik, i mbushur me fuqi për gjykim të drejtë.

“ Rene Crouset. “Në çastet e triumfit më të madh, pas ngadhënjimit të tij, ndaj armiqve, atë nuk e kaploi mendjemadhësia. Sjelljet e Pejgamberit a.s., në Mekë, dëshmojnë se ai ishte lajmëtar i dërguar, e jo udhëheqës fitimtar. Ai u tregua i mëshirshëm dhe tolerant ndaj bashkëqytetarëve, edhe pse tanimë posedonte fuqinë. Mirëpo, ai triumfin dhe fitoren e tij e kurorëzoi me mëshirë dhe falje.

" Washington Irving. “Dita e triumfit më të madh të Muhammedit a.s. ndaj armiqve të vet, ishte, në të njëjtën kohë, edhe dita e fitores më të madhe të tij ndaj vetvetes. Ai, me zemërgjerësi, ia fali kurejshitëve vitet e urrejtjes dhe mërive, dhe shpalli amnisti për të gjithë banorët e Mekës.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free