Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Agjërimi i dy ditëve në javë lufton zahajmer dhe parkinsonin

Një studim amerikan ka zbuluar se agjërimi i dy ditëve në javë mbron trurin nga sëmundje të rrezikshme siç janë zahajmer dhe parkinsoni. Një grup studiuesish pranë Institutit Kombëtar për të moshuarit, në Baltimore provuan se agjërimi për dy ditë në javë mund ta mbrojë trurin nga sëmundje të rënda si zahajmer dhe parkinson.

Profesori Mark Mattson, shef i laboratorit të shkencave nervore në institut, tha se reduktimi i kalorive të marra ndikon në mbrojtjen e trurit. Ulja e sasisë së ushqimit nuk është mënyra më e mirë për të arritur rezultatet më të larta. Kjo arrihet duke hequr dorë nga ushqimi herë pas here.

Shkencëtari amerikan nën fjalë, deklaroi para Shoqatës Amerikane për avancimin e shkencave në Vankuver, se elementi kohë është shumë i rëndësishëm në këtëp roces. Ai shtoi se marrja e 500 kalorive në ditë nëpërmjet perimeve jep rezultate tepër të dobishme.

Më parë, shkencëtarët patën zbuluar se dieta është një recete efikase për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Kurse Mattson, me kolegët e tij zbuluan se “uria” jo vetëm që ndihmon në përmirësimin e shëndetit dhe lufton vdekjen e parakohshme, por lufton edhe sëmundje të rrezikshme si ato të cituara më lart.
Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “I Dërguari i Allahut agjëronte të hënave dhe të enjteve.” (Transmetojnë Tirmidhiu, Nesaiu, Ibën Maxheh. Shejh Albani ka thënë: Hadithi është sahih.)

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free