Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Lindja e Diellit nga perendimi

Allahu i pa të meta thotë:
« A po presin ata t'i shohin engjëjt tek u vijnë apo vetë Zoti, apo ndonjë nga Shenjat e Zotit tënd? Dita kur të vijnë Shenjat e Zotit tënd s'do t'i sjellë kurrfarë të mire shpirtit që nuk ka besuar më herët dhe s'ka bërë punë të mira nga besimi. Thuaj: 'Pritni, se edhe ne po presim' » [el-En'am, 158]
Qe transmetuar nga Ebu S'eid el-Hudri se pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] kishte shpjeguar ajetin « Dita kur të vijnë Shenjat e Zotit tënd s'do t'i sjellë kurrfarë të mire shpirtit që nuk ka besuar më herët » se kjo është lindja e diellit në Perëndim. [Ahmed]
Ebu Hurejre tha se pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] kishte thënë:
"Çasti s'do të vjen, derisa të lindë dielli në Perëndim. Kur njerëzit ta shohin këtë, do të besojnë të gjithë ata që jetojnë në tokë, por kjo do të jetë koha kur « kurrfarë të mire s'do t'i sjellë shpirtit që nuk ka besuar më herët » " [el-Buhari]
Gjithashtu, qe transmetuar nga Ebu Hurejre se pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] kishte thënë:
"Ka tri gjëra të cilat, nëse ndodhin, « ... s'do t'i sjellë kurrfarë të mire shpirtit që nuk ka besuar më herët dhe s'ka bërë punë të mira nga besimi » Ato janë: lindja e diellit në Perëndim, Dexhalli, dhe Bisha e tokës". [Ahmed, Muslim, et-Tirmidhi]
Ebu Dherr tha: "Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] më pyeti: "A e di ku shkon dielli, kur perëndon?" Thashë: "Nuk e di". Ai tha: "Ai udhëton, derisa të bjerë në sexhde nën Fronin dhe kërkon leje për t'u ngritur prapë. Por, do të vjen koha kur do t'i thuhet: 'Kthehu nga erdhe". Kjo do të jetë koha kur « s'do t'i sjellë kurrfarë të mire shpirtit që nuk ka besuar më herët dhe s'ka bërë punë të mira nga besimi » " [el-Buhari]
Amr ibn Xherir tha: "Tre muslimanë po rrinin ulur me Meruanin në Medine, të cilin e dëgjova të thoshte, ndërsa po fliste për Shenjat e Çastit, se e para prej tyre do të jetë shfaqja e Dexhallit. Ata të tre shkuan te Abdullah ibn Amr dhe i treguan çka kishin dëgjuar Meruanin të thoshte lidhur me Shenjat. Abdullah tha: "Meruani s'ka treguar shumë. Unë e kam mbajtur në mend një hadith si ky nga pejgamberi [salallahu alejhi ue selam]: "Shenja e parë do të jetë lindja e diellit në Perëndim, pastaj shfaqja e Bishës paradite. Cilado nga këto dyja që ndodh e para, tjetra do të pasojë menjëherë".
Pastaj, Abdullahu, i cili ishte kishte njohuri të thella, tha: "Mendoj që e para që do të ndodhë është lindja e diellit në Perëndim. Sa herë që dielli perëndon, shkon nën Fronin, bie në sexhde dhe kërkon leje për t'u ngritur prapë. Do të vjen koha kur do të kërkojë leje tri herë dhe s'do të marrë përgjigje, derisa, kur të ketë kaluar një pjesë e natës dhe kuptojë se, edhe sikur t'i jepej leje, nuk do të lindte me kohë, do të thotë: 'O Zoti im, sa e kam larg ngritjen! Çfarë mund të bëjë për njerëzit tash?' Pastaj, do të kërkojë leje të kthehet mbrapa dhe do t'i thuhet: 'Ngrihu prej aty ku je tash', dhe do të ngrihet në Perëndim". Pastaj Abdullahu recitoi ajetin «... s'do t'i sjellë kurrfarë të mire shpirtit që nuk ka besuar më herët dhe s'ka bërë punë të mira nga besimi » [Ahmed]


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free