Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Përdor metodën e shpërfilljes

Nëse të kujtohen vuajtjet e të shkuarës, shpërfilli.

Nëse veshët të kapin ndonjë fjalë fyese, shpërfille.

Nëse dikush sillet keq me ty, fale dhe shpërfille.

Nëse nuk e arrin ndonjë nga kënaqësitë e kësaj bote, shpërfille, sepse jeta është shumë e shkurtër dhe ty s’të leverdis të merresh me vogëlsira e detaje. Edhe një herë, mos zhbiro vogëlsira tek çdo fjali që dëgjon. Mos heto gjithçka që thuhet për ty, duke çuar para “litarit” personin që e ka thënë. Mos i kthe përgjigje dhe mos u hakmerr me këdo që të sulmon.

Nëse merresh me vogëlsira, unë po të ngushëlloj për shëndetin e lig, rehatinë e humbur, gjumin e trazuar dhe qetësinë shpirtërore tashmë të harruar.

Harroji të gjithë emrat të cilët të kanw mwrzitur dhe mbi zemrën tënde skalit emrat e atyre njerëzve që të kujtojnë çastet më të gëzuara. Harroji njerëzit dhe nisja nga fillimi një jete të re me njerëz të cilët të thonë: Jeta pa ty është një hiç.

Askush nuk e meriton të lodhësh trutë me të. Ai që të do për atë që je, nuk do të lërë në baltë. Ai që të respekton, nuk do të lejojë që marrëdhëniet tuaja të shndërrohen në një skenë ku çdokush mund të luajë.

Mos u mërzit me dikë që mundohet të të bëjë qesharak, duke të akuzuar për pabesi.

Mos u mërzit me dikë që zemërbutësinë tënde, e konsideron mediokritet dhe naivitet, jo për gjë tjetër por për shkak të ligësisë së tij.

Mos u mërzit me dikë që ishte për ty gjithçka dhe që në një moment zbulove se është një hiç.

Mos u mërzit me dikë të cilit i ke besuar gjithçka dhe që gjëja e parë të cilën e la pas dore ishe pikërisht “ti”.

Mos u mërzit me dikë që i di pikat e tua të dobëta dhe nuk lë gjë pa bërë për të të hedhur poshtë.

Mos u mërzit, se nuk e ke humbur atë, por ke fituar veten tënde para tij. Buzëqesh se nuk ke humbur gjë. Më poshtë, po të dhuroj disa urtësi të cilat më kanë pëlqyer:

Nëse je në namaz, ruaj zemrën tënde dhe mos u merr me asgjë tjetër.

Nëse je në një mexhlis me njerëz, ruaj gjuhën tënde.

Nëse je në shtëpinë e dikujt, ruaj shikimin tënd.

Nëse je në një tavolinë ushqimi, ruaj stomakun tënd.

 

Dy gjëra mos i kujto kurrë:

Të keqen që të ka bërë dikush

Të mirën që i ke bërë dikujt

 

Dy gjëra mos i harro kurrë:

Zotin e lartësuar

Jetën tjetër

Kush është mjeshtër i largimit, është mjeshtër dhe i harresës, prandaj mos e mbaj zemrën peng të kthimit të tij.

Nëse dikush të thotë një fjalë të pahijshme, mos u nevrikos, por thjesht dhuroji një buzëqeshje, pasi të ka bërë një nder të madh, të prezantoi me veten.

Fajësimi është sapun i zemrës, por mos e përdor me tepricë, pasi shkakton të çara në shpirt.

Mund të lëndojnë fjalët e një truthari, por gjithmonë mbaj mend se: Rufetë nuk godasin veçse lartësitë.

Jo gjithmonë ashpërsia është adresa e zemrave të vdekura. Ka dhe zemërmirë të cilët mund të manifestojnë ashpërsi nga frika që kanë për ne.

Një urtësi: Nëse dikush të godet me hanxharin e gjuhës së tij, mos ia kthe me të njëjtin hanxhar përdersia mund ta vrasësh fare me shpatën e buzëqeshjes.

Nijeti yt i mirë, nuk e justifikon sjelljen tënde të shëmtuar.

Nëse dikush të këshillon me ashpërsi, mos e ndërprit, por përfito nga vërejtjet e tij. Pas sjelljës së tij të ashpër, mund të fshihet dashuri e thellë. Mos u bëj si ai që e bëri copa-copa orën e tij thjesht për faktin se e zgjoi në orarin që e kishte kurdisur vetë.

A i di gjërat që mbeten të gjalla edhe pas vdekjes së njeriu?

Zemra, 10 minuta.

Mendja, 20 minuta.

Sytë, 4 orë.

Lëkura, 5 ditë.

Kockat, 30 ditë.

Punët e mira, gjer kur të bëhet Kiameti.

Prandaj, puno për ahiretin tënd përderisa të pulson zemra.

Varri na thërret pesë herë në ditë duke thënë:

Unë jam shtëpia e vetmisë, prandaj zgjidh një ortak, e s’do të gjesh ortak më të mirë se leximi i Kuranit.

Unë jam shtëpia e errësirë, prandaj më ndriço me namazin e natës.

Unë jam shtëpia e nepërkave, prandaj mbaje me vete kamxhikun, që në këtë rast është fjala “Bismila”.

Unë jam shtëpia e dheut, prandaj merr si shtresë veprat e mira.

Unë jam shtëpia e munker dhe nekir, prandaj shqiptoje sa më shpesh shehadetin.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free