Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Ngushtimi i gjoksit me rritjen e lartesise

Njerëzit kanë nevojë për oksigjen dhe shtypje të ajrit në mënyrëqë të mbijetojnë. Frymëmarrja bëhet e mundshme nga arritja e oksigjenit në atmosferë në qeskat e ajrit në mushkëritë tona. Me rritjen e lartësisë shtypja atmosferike bie ndërsa atmosfera bëhet më e hollë. Prandaj, sasia e oksigjenit që hyn në enët e gjakut bie dhe frymëmarrja bëhet më e vështirë. Ndërsa qeskat e ajrit ngushtohen dhe tkurren ne ndjehemi sikur nuk mund të marrim frymë. Nëse sasia e oksigjenit në gjak është më e ulët se sa që trupi ka nevoje atëherë shfaqen disa simptome: lodhje ekstreme, kokëdhimbje, marramendje, vjellje dhe humbje e arsyes. Kur të arrihet një lartësi e caktuar atëherë bëhet e pamundur për njeriun të marrë frymë.173 Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për bocat e oksigjenit dhe veshjet special në mënyrë që të mbijetojmë në lartësi të tilla. Njeriut në lartësi prej 5,000-7,500 metres mbi nivelin e detit mund të I bie të fikët dhe të shkojë në komë për shkak të vështirësive në frymëmarrje. Kjo e shpjegon prezencën e paisjeve për oksigjen në aeroplana. Ekzistojnë gjithashtu edhe paisje special tjera që rregullojnë shtypjen e ajrit kur aeroplanët fluturojnë në lartësi prej 9,000-10,000 metra mbi nivelin e detit. Anoxia shfaqet kur oksigjeni dështon të arrij në inde. Kjo mungesë e oksigjenit shfaqet në lartësi prej 3,000-4,500 metra. Disa njerëz madje e humbin vetëdijen në lartësi të tilla por mund të shpëtohen nga trajtimi I menjëhershëm me oksigjen. Në krahasimin e bërë në ajetin e mëposhtëm, kjo e vërtetë fizike, pra ndryshimet që ndodhin në gjoks me rritjen e lartësisë, është treguar me këto fjalë: Atë që Allahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron gjoksin për (të pranuar) islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, gjoksin e tij ia bën shumë të ngushtë sikur të ngjitej në qiell. Kështu Allahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë. (Kur'an, 6:125)