Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

uji dhe vaji i ullirit

Sa here qe uji perzihej me vaj, vinte re se ky i fundit qendronte siper. Nje dite, uji e theu heshtjen e tij dhe i tha:"Cfare eshte kjo sjellje keshtu? Si e harrove te miren qe te kam bere? A nuk i pata ujitur rrenjet e pemes tende?" Vaji ia ktheu:"Po, por kete cilesi e kam fituar fale durimit dhe forces shtrydhese te fabrikes se vajit. Sakaq ti s'ke vuajtur fare, ke rrjedhur paqesisht ne brigjet e lumit, pa shijuar lodhje e vuajtje." Nese kerkon sukses dhe pozite te larte ne dy botet, kjo nuk arrihet duke fjetur gjume e ne rehati, por me mund, djerse, fortuna dhe perpjekje.