Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Vepra e mirë nuk humbet kurrë

Tregohet per nje grua, te ciles vite me pare i kishte humbur djali i vetem ne lufte, nuk po vinte dhe i humbi shpresat.Kjo grua ishte aq bujare saqe kur gatuante per njerezit e shtepise se saj, bente edhe nje kulac per te varferit dhe e linte ne dritare.Thoshte ndoshta kalon ndonje i varfer,ndonje nevojtar,ndonje njeri i mbetur ne rruge qe ta merrte pa ia kerkuar kete askujt.C'do dite bente te njejten gje.Cdo dite vinte nje nevojtar,nje gungac i cili sa vinte e merrte kulacin e bukes,thoshte vetem dy fjale:Kush ben keq, e ben per veten e tij,e kush ben mire, nje dite do ti kthehet.C'do dite keto fjale thoshte.Asnjehere nuk i ra deres e ti thote Zoti ta shperbefte,ti thote faleminderit kesaj gruaje.Dalengadale natyra njerezore eshte e tille qe ngushtohet, kjo grua filloi te merzitej.Ky njeri per cdo dite gjen buken e tij,si nuk trokiti njehere ne dere e te thote faleminderit?! U merzit prej kesaj.Por sot do ti jap helm ne ate buke.Kur shkoi per ti dhene helm bukes,aty iu dridhen duart.I tha vetes:Cfare po bej,po vras nje njeri.I kerkoi falje Zotit, filloi te qaje, e hodhi buken bashke me helmin ne zjarr dhe shkoi me shpejtesi perpara se te vinte i varferi beri gati kulacin dhe e nxorri ne dritare.Normalisht ai mori kulacin e bukes,nuk dinte c'kishte ndodhur perpara shtepise.Ai thoshte vetem 2 fjale: Kush ben keq, e ben per veten e tij,e kush ben mire, nje dite do ti kthehet.Por ajo dite s'ishte si ditet e tjera.Perpara se te perendonte Dielli i asaj dite,diksuh trokiti ne deren e asaj gruaje.Kur hapi deren, u cudit, pa djalin e saj.I rraskapitur ,i lodhur, me fytyre te zbehte, me rroba te grisura, u cudit nuk dinte cfare te fliste,e dinte te vdekur.Pasi u permallua me te, i tregoi djali nenes se tij: Une isha i vdekur,kisha dite qe po ecja, nuk kisha ushqim,por me erdhi nje plak gungac i cili vetem thoshte kush ben keq, e ben per veten e tij,e kush ben mire, nje dite do ti kthehet, me pa mua dhe tha ,ti qenke me ne hall.Merre kete buke se je me i nevojshem se une.Merre se une e kam racion kete buke nga nje shtepi fisnike, por sot spo e ha vet, po ta jap ty.Tha djali, u be sebep ai kulac buke qe me dha Zoti force qe te kthehem ne shtepi.Kur e tregoi kete histori,nenes iu prene gjunjet,filloi te qante dhe tha ,o Zot, po sikur mos tia kishe nxjerre sot gungacit kulacin e bukes, a do te vinte femija im ?! Po sikur atij kulaci ti kisha hedhur helm ,femija im do te kishte vdekur.

E mira me te vertet kthehet, aty ku nuk ta pret mendja.
Eshte Zoti ai qe shikon, degjon.       

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free