Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

E verteta te shpeton

Ndërkohë që druvari ishte zhytur në zanatin e tij të përditshëm, prerjen dhe renditjen e druve, për ti transportuar më pas në shtëpi, vjen një djalë i ri i cili mezi mbushej me frymë. Ai i tha:”Pashë Zotin më fshih diku se më janë vënë pas disa kriminelë e duan të më vrasin!”
Druvari ia bëri me shenjë tek stiva e druve. I riu largoi drunjtë e renditur dhe druvari e mbuloi me
to.
Pa kaluar shumë, ia behën dy burra të armatosur. Ata e pyetën druvarin nëse kishte parë një djalë të ri që vraponte, duke ia përshkruar kokë e këmbë. Ishte pikërisht djali i fshehur në stivën e druve.
Druvari u tha:”Po. E kam parë. Madje, do u thosha se e kam fshehur pikërisht në atë stivën me drurë. Shkoni dhe kërkojeni aty, se do e gjeni.”
Djalit që qëndronte i fshehur në mes të druve, gati i pushoi zemra nga frika.
Njëri prej tyre i tha tjetrit:”Ky qenka një leshko që thjesht po na harxhon kohën. S’kemi përse harxhojmë më shumë kohë duke rrëmuar në atë stivë drush. S’është e logjikshme që ai vetë ta fshehë në stivë, mandej të na e tregojë neve. Ikim shpejt pa humbur kohë.”
Të dy ia dhanë vrapit në mes të pyllit derisa zërat dhe hapat e tyre nuk dëgjoheshin më. Pasi u sigurua se janë larguar mjaftueshëm, druvari i largoi drunjtë që fshihnin djaloshin, i cili ishte i hutuar dhe në panik. I frikësuar, i tha druvarit:”Ç’ishte ajo që më bëre?! Nga njëra anë më fsheh dhe më ndihmon, e nga ana tjetër u tregon kriminelëve se ku gjendem?! Je në vete?! A s’tu dhimbsa fare?!”
Druvari, qetë-qetë iu përgjigj:”O bir! Nëse gënjeshtra të shpëton, sinqeriteti të shpëton më shumë se gënjeshtra. Pasha Zotin, po ti kisha gënjyer do të kthenin gjithçka përmbys duke të kërkuar, derisa të të gjenin e të të vrisnin.”
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free