Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Suksesi i Sushiro

Historia në fjalë, flet për rrugëtimin e prodhuesit të markës Honda, në Japoni. Ajo i referohet vitit 1938, kur Sushiro ishte një adoleshent në shkollë të mesme. Ai ishte shumë i pasionuar pas inxhinierisë mekanike. Në shtëpi kishte arritur të krijojë një ofiçinë të vogël, me pjesë të ndryshme makinash, të cilat i analizonte, montonte e çmontonte. Aq i dhënë ishte pas ofiçinës, saqë la dhe shkollën. Pas disa eksperimentesh, Sushiro arriti të prodhojë një valvul, pas dy tre vitesh punë. Ëndrra e tij më e madhe ishte që këtë valvul, t’ia shesë kompanisë Toyota, të prodhimit të makinave. Ekspertët e Toyota-s, pranuan që të ulen të bisedojnë me të, por kur e panë zbulimin e tij, i thanë:”Kjo valvul nuk i përshtatet cilësisë dhe llojit të produkteve tona. Prandaj nuk na hyn në punë.”
Ky ishte rrugëtimi i parë drejt dështimit të Sushiros, rrugëtim i cili bëhet shkak për suksesin e tij të mëvonshëm. Fakti që produkti i tij nuk u pranua, nuk e demoralizoi, por ia shtoi ambiciet. Që atë ditë, vendosi ti kthehej sërish shkollës, pa hequr dorë nga ofiçina e tij. Shokët e shoqet e përqeshnin, pasi ishte tre vite më i madh se ata, megjithatë ai nuk u dorëzua. Pasi përfundoi të mesmen, ndoqi studimet universitare, pa i shkëputur kërkimet e tij për prodhimin e valvulës, të cilën dëshironte aq shumë t’ia shesë kompanisë Toyota. Më në fund, arriti të prodhojë valvulin sipas cilësisë së Toyota. Me t’ua paraqitur ekspertëve të Toyata, ata u mrekulluan dhe pranuan t’ia blejnë dhe të nënshkruajnë marrëveshjen e shit-blerjes së shpikjes. Menjëherë, vendosi që ofiçinën e tij të vogël, ta shndërrojë në një fabrikë prodhimi të valvulave. Por, gjatë punimeve për zgjerimin e aktivitetit, për shkak të luftës së II botërore, një bombë nga aviacioni amerikan, ia rrafshon gjithçka me tokën. Ishte rasti më i volitshëm për tu demoralizuar, për ti humbur shpresat dhe për të parë një zanat tjetër. Por Sushiro nuk dorëzohej. Me aq pak para që kishte, filloi ta rindërtojë fabrikën e tij aq shumë të dashur. Por një bombë tjetër, ia ktheu gjithçka tek pika zero. Megjithatë, ai nuk u dorëzua. Filloi të mbledhë mbetjet e bombave, pasi mendonte se përbërësit e tyre mund ti hyjnë në punë për prodhimin e valvulave. Meqë nuk kishte para për ndërtimin e fabrikës dhe sigurimin e lëndës së parë, vendosi që kompanisë Toyota, ti shesë formulën e prodhimit të valvulave. Kompania pranoi dhe e shpërbleu sipas marrëveshjes.
Me të marrë paratë nga Toyota, ai i hyri punës për ndërtimin e një kompanie për prodhimin e motorçikletave. Këtu, Sushiro pati suksesin e tij të parë. Pasi shijoi suksesin, vendosi të hapë një kompani për prodhimin e makinave, kompani të cilën e emërtoi “Honda”, po, ishte mbiemri i tij. Emri i këtij gjeniu ishte Sushiro Honda, po, po, është pikërisht Honda që njohim edhe sot.
Sushiro Honda, iu dorëzua dekorata “Prodhuesi më i mirë” në Japoni, nga vetë perandori. Numri i punonjësve të kompanisë së tij i kalon njëqind mijë.
Sushiro na mëson se suksesi kërkon mund, djersë, përpjekje dhe shpresë. Ai na thotë se nuk është turp që të dështosh, por turp është nëse humbet shpresat dhe demoralizohesh. Pas kompanisë Honda, qëndron pikërisht ai adoleshenti i cili nuk la dy gurë bashkë, derisa e realizoi ëndrrën e tij.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free