Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

kam kerkuar

Një ditë, u shfaq (filloi të hapet) një vrimë e vogël në gëzhojë (lëvozhgë).
 
Një njeri u ul dhe po e shikonte se si flutura po mundohej disa orë që ta nxjerrë trupin e saj të dobët dhe të dalë prej asaj vrime të vogël. Dikur flutura u ndal. Dukej se më nuk po mundet më tej. Prandaj, ky njeri vendosi t’i ndihmojë fluturës: i mori gërshërët e preu gëzhojën. Flutura doli me lehtësi. Por, kishte trup të brishtë (të dobët) dhe flatrat të rrudhura. Ky njeri vazhdoi ta vëzhgonte fluturën, duke pritur që çdo moment t’i hape krahët, t’i zmadhojë dhe t’i shtrijë në mënyrë që t’ia mbajnë dhe t’ia forcojnë trupin e fluturës. Mirëpo, asgjë nuk ndodhi! Flutura tërë jetën e kaloi duke ecur zvarrë rreth e rrotull me trupin e saj të dobët dhe me krahët e pazhvilluar. Kurrë më nuk fluturoi. Njeriu përkundër dashamirësisë dhe qëllimeve të mira, nuk e kuptoi se vështirësitë nëpër të cilat flutura duhej patjetër të kalonte, duke dalë nga gëzhoja, ishte caktim i Zotit (u kishte dhënë kuptim Zoti), me qëllim që gjaku nga trupi i fluturës të rrjedhtë (kalonte) na krahë dhe kur të çlirohej nga gëzhoja të ishte e gatshme të fluturonte.”
Nganjëherë vështirësitë janë pikërisht ajo që na duhet në jetë...
Sikur All-llahu të na çlironte prej të gjitha pengesave, do të na sakatonte. Asnjë herë nuk do të bëheshim aq të fuqishëm sa mund të jemi. Kurrë nuk do të mund të fluturonim.
Një njeri që nuk është sprovuar në jetë, do të mbetët gjithmonë fëmijë...
Prandaj,.....
Kam kërkuar Fuqi ... Dhe All-llahu m’i ka dhënë vështirësitë që t’ më bëjë të fuqishëm.
Kam kërkuar Urtësi... Dhe All-llahu m’i ka dhënë problemet që t’i zgjidhi.
Kam kërkuar Pasuri... Dhe All-llahu ma ka dhënë Trurin dhe Trupin që të mund të punoj.
Kam kërkuar Guximin...Dhe All-llahu m’i ka dhënë Pengesat (rreziqet) që është dashur t’i tejkaloi.
Kam kërkuar Dashurinë... Dhe All-llahu m’i ka dhënë njerëzit që t’ju ndihmoj.
Kam kërkuar Shërbime... Dhe All-llahu m’i ka dhënë mundësitë (që t’u shërbej njerëzve)
“Asgjë nuk kam marrë nga ajo që kam kërkuar....... por kam marrë çdo gjë që më është dashur (që kam pasur nevojë)”
Jeto jetën pa frikë dhe ballafaqoju me vështirësitë dhe dije së të gjitha mund t’i mposhtësh.
 
“Qoftë lartësuar All-llahu, Krijuesi më i mirë.” (Kur’an, 23:14)

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free