Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Natyra e dynjase.

Falenderimet jane per Allahun, Zotin tone falenderojme,prej tij ndihme dhe falje kerkojme.Ate njeriu qe e drejton Zoti ,askush nuk mundet ta humbase, e ate njeri qe e humbet Zoti,askush nuk mundet ta drejtoje.Deshmojme dhe vertetojme se nuk ka Zot tjeter qe meriton te adhurohet me te drejte pervec Allahut, deshmojme dhe vertetojme se Muhamedi sal allahu alejhi ue selem eshte rob i Zotit dhe i derguari i tij i fundit.Te nderuar besimtar:Allahu thote ne kuranin famelarte,duke folur per natyren e kesaj bote,per natyren e dynjase:E ti o muhamed,sillu atyre shembullin e kesaj bote,ajo i ngjan atij uji qe ne e zbresim prej qiellit,e si pasoje e ketij uji e ketij shiu ,bimet e tokes perzihen me njera tjetren,ato marrin jete,gjelberohen,nxjerrin fruta, pastaj nuk shkon shume kohe, i shikon keto bime sesi zverdhen e vyshken, dhe era i rrezon pertoke e pastaj vdesin.Dijeni pra se Allahu eshte i plotefuqishem mbi c'do gje.Vellezer, pse ne njerezit e kujtojme shume pak vdekjen,e kur dikujt i ndodh ne familje,afer vdekja atij i duket sikur eshte fundi i botes,shokohet dhe per te jeta nuk ka me kuptim.Pse ne njerezit gezohemi shume e pamase kur Zoti na e ben dynjane mbare,e pak po te na sprovoje Zoti ne pasurine tone, familjet tona, ne punen dhe postin tone,ne merzitemi jashtezakonisht.Pse ne njerezve po na vret zilia,smira per njeri tjetrin,jemi bere si egersira,na gezon shume e mira jone kur na bie e mira,e na merzit shume kur e mira shkon tek tjetri.E gjitha kjo, ndodh per nje fakt,sepse ne nuk ia dime vleren botes.Nuk ia dime cmimin real kesaj dynjaje,mendojme se ajo eshte gjithcka,nqs te shkon mire dynjaja do te thote se Zoti te do,nqs nuk te shkon mire, do te thote thote se Zoti nuk te do.Ne jemi gabim, nuk ia dime vleren kesaj bote,prandaj jeta jone eshte ndryshe nga ajo qe deshi Zoti i gjithesise.Vellezer, ne jetojme ne kete bote,por pak njerez,e dine cmimin real te saj.Na duket se e njohim dynjane,jeten tone,por ne fakt ,por jane pak,shume pak ata qe e njohin vertet.Na duket sikur ate e kemi ne dore,por ne fakt ndodh e kunderta,dynjaja ne pergjithesi i ka njerezit ne dore.Na duket sikur jemi me te zgjuar se dynjaja,por ne fakt ndodh e kunderta,dynjaja eshte shume me shume e zgjuar se shume njerez.Kush me shume se Krijuesi e njeh me mire krijesen e tij ? Kush me mire se Zoti flet per natyren e dynjase qe ai e ka krijuar ? Askush tjeter nuk mund ta dije natyren e vertet te kesaj bote ku ne jetojme, ku hame, pijme, ku ne gezohemi,ku ne hidherohemi,vetem Zoti i gjithesise e di realitetin e kesaj bote.Cila eshte e verteta e kesaj dynaje, cili eshte cmimi real i kesaj bote  ne te cilen ne jetojme.Zoti i gjithesise vellezer,na tregon se kjo bote,eshte bote e sproves,eshte vendi i mbjelljes,eshte orari i punes,na tregon se sa te jemi gjalle,ai do te na sprovoje ne kete dynja.Ne kemi ardhur per tu provuar,na provon Zoti njehere me pasuri, njehere me varferi,njehere te provon me femije,njehere te provon me mungesen e femijes,njehere te provon Zoti me poste e te larteson, e njehere tjeter te provon pa post e ty te ul.Dhe ne ju sprovojme ju o njerez me te mira, dhe me te keqija qe ju ta tregoni vertet se kush jeni,dhe ne fund tek ne do te ktheheni,thote Zoti i gjithesise.Ne fakt sprova me e veshtire,qenka sprova me te mira,prandaj thote Zoti, njehere me te mira,pastaj permend sproven,me te keqija.Zoti na tregon se sa jemi gjalle,ne kemi nje ngaster, eshte ngastra jone ,eshte toka jone,nuk ka njeri ne kete dynja qe ska perpara token e tij.Kete toke thote Zoti mbille cfare te duash,po deshe mbille,po deshe lere djerre.Po deshe ta mbjellesh drithe, mbille drithe,po deshe trendafila,mbille trendafila,po deshe ta mbjellesh gjemba,mbille edhe gjemba,por dicka ta dish thote Zoti,do te vij nje dite qe ti me doren tende,do korresh ngastren tende.Ate dite mos qaj,ate dite mos u anko,ate dite mos i kerko askujt ndihme se askush sta qan hallin,askush sdo te degjoje ankesen tende,askush se pranon te ndihmoje ty.A ka prind ne kete bote qe te vij ti therrase femija ne dere e prindi te kete ushqim e mos tia jape femijes ? Nuk ka ne kete bote.A ka femije normal ne kete bote,kur prindi i kerkon nje ndihme,e femija ka mundesi ta beje e nuk ia jep?Ai nuk eshte femije normal.Por ne boten tjeter nuk ka prind qe i del per Zot femijes se tij,e nuk ka femije qe e ndihmon prindin e tij.Nuk ka burre qe ndihmon gruan e tij, e grua qe ndihmon burrin e saj.Ate dite te gjithe kane hallin e tyre,te gjithe qajne gjynahet e tyre,te gjithe mbledhin supet e thone, sot nuk kemi cfare te bejme.Ti o njeri e kishe ngastren tende, e kishe ne dore ta mbillje cfare te doje,sot, ti po korr ate qe ke mbjelle.Kjo eshte dynjaja vellezer.Eshte ngastra e ahiretit.Eshte orari i punes, nuk eshte shperblimi ketu,eshte shume pak shperblimi ketu, shperblimi real eshte ne ahiret,pasi te mbaroje orari i punes.Dikush, nje burre i mencur u pyet, i thane:Si e shpjegon ti qe ne e duam shume dynjane,dhe e harrojme ahiretin, e besojme,por nuk na shkon neper mend.Ai tha,ua tregoj une sekretin:Se ju keni investuar shume per kete bote,dhe e keni prishur boten tjeter.Nese nje person ka dy shtepi,njeren e mban shume per hater,shume per qejf,e rregullon e zbukuron,nuk ka investim qe ka lene manget ne ate shtepi,aty ka qejf te rrij ,e shtepine tjeter e ka lene mbas dore.Tullat kane filluar ti prishen njera pas tjetes.Dalengadale ajo nuk ka jete,prishet shkaterrohet e behet germalle.E ti vij ketij njeriu ti thote dikush nje dite,kete shtepine qe ke investuar,ske lene gje pa futur ne te, ke per ta lene.E ku do shkoj une thote, shko tek ajo tjetra,tek ajo qe neglizhove,tek ajo qe le mbas dore.A ka njeri qe e pranon kete, eshte shume e dhimbshme.Te te nxjerrin prej shtepise ku ti ke investuar shume,e te shkosh te germalla qe e ke lene mbas dore.Keshtu thote,ju keni investuar shume per dynjane,c'do gje keni investuar per kete bote,edhe e keni lene germalle ahiretin tuaj.E kur te vij vdekja tu thote Zoti,lini shtepine qe e rregulluat,shkoni banoni ne germallen tuaj.Vdekja,eshte e veshtire.Eshte shume e veshtire per robin ta lere dynjane,e te shkoj ne boten tjeter.Kjo pra vellezer,eshte natyra e kesaj bote.Kjo bote,eshte bota e sproves,eshte jeta e punes,shperblimi i vertet eshte tek Zoti i gjithesise.Cdo njeri mos te ankohet,mos te qaj,cfaredo qe te mbjelli,ate do te korri se Zoti eshte i drejte,e do drejtesine dhe ka per tia dhene te gjitheve ate qe e kane merituar.Zoti i gjithesise na tregon se natyra e kesaj bote,eshte se ajo eshte e krijuar dhe se e ka nje fund,nuk eshte e pavdekshme,nuk eshte e pafund.Ka shume njerez qe kane deshiruar te jene te pavdekshem,kane deshiruar te jetojne deri ne fund,dhe ne cuditemi se si ka mundesi qe ky plak i vjeter qe ka bere 70,80,apo 90 vjec,si ka mundesi qe ka deshire te jetoje edhe me teper.Cdo njeri qe eshte mbi shpinen e kesaj bote,ka deshire te jete i pavdekshem.Madje, sa me shume i afrohet robi vdekjes, aq me shume e do jeten.Ka shume njerez qe jane munduar per te gjetur sekretin e pavdekshmerise,ka shume njerez qe po tu thuhej,a jepje cdo gje per ta shtyre 1 ore apo 1 dite jeten tende,do ta benin.Madje ka shume njerez qe kur e kane pare se ska derman prej vdekjes,kane lene porosi per ti ballsamosur,por pa vlere,pa zgjidhje,nuk ka ndermjetesim tek vdekja.Nuk ka njeri qe ndermjeteson per vdekjen,qe mund ta shtyj apo ta afroje 1 minute vdekjen,se Zoti te tille e ka krijuar kete bote.Kjo bote nje dite ka per ta patur fundit,si per mua,si per ju,si dhe per gjithesine.Vellezer,kjo bote ne te cilen ne jetojme,i ngjan hijes se pemes,kur udhetari ulet e pushon,a keni pare ndonje rrugetar,ndonje njeri normal i cili ka marre rrugen per ndonje vend te larget,e ulet ne hijen e ndonje peme, e te thote vallai qenka mire ketu,sia vleka te ngrihesh e te shkosh atje.Nuk ka njeri normal qe rri gjithe jeten ne hijen e pemes.Ulet dhe pushon,pastaj vazhdon rrugen e tij.Kjo bote eshte si puna e ures,ne te cilen te gjithe do te kalojme.A keni pare ju ndonje njeri te ulet kembekryq ne mes te ures, e te thote ketu me pelqen te jetoj.Apo ta ndertoje shtepine ne mesin e ures,edhe po deshi ai,nuk e lene te tjeret.Se te tjeret do te kalojne mbi ate ure.Kjo bote eshte si puna e asaj fares,e cila ne fillim cel,pastaj cel lule, me pas zbukurohet,e me pas cel fruta,pastaj dalengadale fillon e zverdhet,e ne fund vyshket dhe vdes.A keni pare fare qe te lind e te mos vdese ? A keni pare fare qe gjithmone eshte jeshile,dhe asnjehere nuk zverdhet.Prandaj profeti Muhamed alejhi selam e mori njehere ibn omerin  per supi dhe i tha:O ibn omer,jeto ne kete bote sikur te jesh gurbetqar ose kalimtar rruge.Pastaj ibn omeri thoshte vet:O njeri, nese te ka kapur dielli i sabahut,mos e prit perendimin e diellit se ndoshta nuk do e shohesh.E nese shikon perendimin e diellit ,mos e prit diellin e dites se neserme se ndoshta nuk ke per ta pare ate.Zhgenjimi me i madh a e dini se per ke do te jete, per ata qe skane besuar ne boten tjeter.Per ata qe kane menduar se kjo bote eshte e perjetshme.Kur tju vijne engjejt per t'u marre shpirtin.Dhe thote njeriu, ne vallahi nuk e dinim se do vdisnim, po ta dinim do te benim pune te tjera.E dikush do thote, a ka mundesi te me fali Zoti edhe pak,vetem nje minute,vetem te kthehem e te bej dicka, por atij nuk i pranohet lutja.E dikush thote,kur ne spaskemi besuar ne boten tjeter,cfare ka per ne ne boten tjeter.Nu ka zhgenjim me te madh se kur ti fuse Zoti banoret e xhenetit ne xhenet,e banoret e zjarrit ne zjarr.E te therrase nje engjell e te thote:O banore te xhenetit, per ju ka vetem jete, nuk ka me vdekje.E kthehet nga zjarri e te thote,edhe ju o banore te zjarrit,edhe per ju ka vetem jete e nuk ka me vdekje.Pastaj do e sjelli Zoti vdekjen ne formen e nje dashi i cili behet kurban dhe u thuhet njerezve atyre qe jane ne xhenet dhe atyre qe jane ne xhehenem: O njerez,sot vdekja ka vdekur.Aty ku jeni,do te jeni pergjithmone.Nuk ka zhgenjim me te madh ta shesesh gjithe ate jete pa fund,me nje dynja 70 apo 80 vjet. Ne krahasim me boten tjeter,ajo eshte loder,eshte qesharake.Vellezer,kujdes se kjo dynja eshte krijuar e tille, i ngjan lekures se bute te gjarprit,por brenda te cilit ka dhe helm.I ngjan asaj nuses,e cila duket e hijshme dhe e bukur,por bukurine se ka origjinale ,e ka makijazh.I ngjan asaj lodres te cilen femija se leshon prej dore, po ia mori kush, qan dhe merzitet,e kur te rritet ky njeri do qesh me veten e tij, si ka mundesi qe qenkam mashtruar prej kesaj lodre.I ngjan atij livadhit i cili eshte i fresket,po e leshove kafshen tende  te haje pa kontroll dhe pa llogari,rrezikon ta mbysesh kete kafshe.Edhe nefsin po e leshove ne kete dynja, dynjaja eshte e embel,terheqese,rrezikon ta shkaterrosh nefsin tend e veten tende.Por dynjaja ka edhe nje te mire,e mira e kesaj dynjaje eshte se prej saj mund ta fitosh dhe boten tjeter,prandaj na ka sjelle Zoti ne kete dynja,jo per te na denuar,jo per te na torturuar,por te fitojme te ardhmen tone.Eshte si puna e asaj shkolles ku nje pedagog i madh, nje njeri me karriere, qe ka nje rroge shume te madhe, ka luks i ka gjithe te mirat,kur kalon prane shkolles se tij, i kujtohet veshtiresine e shkolles,provimet e veshtira,i kujtohet gjithe ajo jete per te cilen eshte lodhur dhe thote, po te mos ishe ti o shkolle,une sdo isha ky qe jam sot.Po te mos ishte dynjaja,edhe ne ndoshta sdo te shkonim dot ne ahiret.Ndaj,ata qe hyjne ne xhenet,thone:Falenderojme Zotin i cili na coi ne dynja dhe na dha si trashegimi xhenetin prej meshires se tij. E ne fund i lutem bashke me ju,Allahut Zotit te gjithesise qe te na beje te mundur qe te jetojme ne dynja me kembe ne toke,por me mendje drejt qiellit.Te na e beje qe dynjane ta kemi ne duart tona,dhe jo ne zemrat tona.Te na beje Zoti te jetojme ne kete dynja sa te jete dynjaja me e mire per ne.E te dalim prej saj kur vdekja te jete me e mire per ne.Te na beje prej atyre qe na jep te mira ne kete bote e te mira ne boten tjeter,e me meshiren e tij,Zoti te na ruaj nga zjarri i xhehenemit,amin.