Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Vallë, mos je engjëll !

Sapo doli jashtë, era e ftohtë ia mpiu fytyrën, por atij i kishte mbetur mendja tek fjalia që kishte lexuar: “Allahu i Madhërishëm i dëgjon duatë dhe i pranon…” I hutuar u fut në makinë, e ndezi dhe u nis për në shtëpi. Kur po arrinte në rrugën kryesore i erdhi në zemër një ndjenjë e çuditshme. Kjo ndjenjë i thoshte që të ndalte makinën, të zbriste dhe të blinte një shishe qumësht.

Në fillim nuk ia vuri veshin dhe vazhdoi rrugën. Por kjo ndjenjë e shtrëngoi fort edhe një herë tjetër. Ju bind ndjenjës së tij, zbriti nga makina, bleu një shishe qumësht dhe vazhdoi përsëri rrugën. Tek po kalonte përpara një rrugice, një zë i brendshëm i tha që të kthente aty. Pasi kishte bërë pak rrugë në atë sokak po  i njëjti zë i tha ta ndalonte makinën. Ndaloi dhe e parkoi makinën në anën e djathtë të atij sokaku. Zëri i brendshëm e urdhëroi:

“Shko dhe jepja qumështin njerëzve në shtëpinë përballë.”

Në fillim ngurroi pak, pastaj tha me vete: “Le të më quajnë të marrë po të duan.”- dhe  i ra ziles. Brenda shtëpisë u dëgjua zhurmë hapash. Nga brenda një zë burri pyeti: “Kush është? Çfarë kërkoni?” Deshi të largohej që aty, por në atë moment u hap dera.

I zgjati shishen e qumështit burrit që hapi derën dhe i tha: “Urdhëroni!” Burri sapo pa shishen e mori dhe e futi me vrap brenda. Më pas u duk një grua që u nis drejt kuzhinës. Më pas i zoti i shtëpisë u kthye përsëri tek dera, në krah mbante një foshnje që qante. Edhe nga sytë e burrit filluan të rridhnin lot. Duke qarë mezi arriti të thoshte këto fjalë:

“U bënë dy muaj prej se kemi ardhur në këtë qytet. Punë nuk kam mundur të gjej akoma. Me ndihmën e miqve dhe shokëve kemi arritur deri në këtë ditë. Por sot nuk na kishin mbetur më para për ti blerë qumësht fëmijës sonë. Të dilja të lypja para borxh, apo të merrja qumësht hua, nuk e kisha të lehtë, s’mundesha. E gruaja vazhdimisht nga dhimbja për fëmijën bënte dua: – O Allah! Të lutemi, na dërgo qumësht me anë të ndonjë engjëlli! -  A mos vallë jeni engjëll që keni marr pamje njeriu?…”

Burri që kishte sjellë qumështin i dha me zor të zotit të shtëpisë edhe të gjitha paratë që kishte me vete dhe u nis drejt makinës së tij, sepse fjalët i kishin mbetur në grykë…


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free