Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Këshillë e Madhe - Nga një Vajzë e Vogël

Mbaroi mësimi, dhe vajza e vogël u kthye në shtëpinë e saj, kurse fytyrën e saj të bukur dhe të pastër si qielli, e kishte mbuluar dëshprimi. Dhe Nëna e dashur vetëm se e kishte hetuar se diçka po e brengoste dhe nuk po e lente të qetë shpirtin e vogëlushes së saj. Dhe nuk iu desht shumë kohë që vogëlushja ta shfaq atë që mbante në vete dhe tha: "Oh Nëna ime, me të vërtetë mësuesja ime më është kërcënuar me përjashtim nga shkolla, për shkak të këtyre rrobave të gjata dhe mbulesës time që mbaj." Nëna: "Mirëpo oj bija ime, këto rroba janë rroba që I don All-llahu." Vajza: "Po, Nëna ime. Mirëpo mësuesja nuk e don këtë lloj të veshjes." Nëna: "Në rregull bija ime, mësuesja nuk e don këtë lloj të veshjes, mirëpo All-llahu e don. E kënd do ta respektosh? A do ta respektosh All-llahun i Cili të ka krijuar, të ka zbukuruar dhe të ka begatuar? Apo krijesën e cila nuk posedon për vetëveten e saj, as të keqen e as të mirën?" Dhe pa u hezituar vajza u përgjigj duke thënë: "Gjithsesi se do ta respektoj All-llahun, Krijuesin tim." Dhe Nëna i tha: "Të lumtë bija ime e dashur, ja qëllove." Të nesërmen vetëm sa nuk pëlciti mësuesja nga hidhërimi me pamjen e kësaj vajze të vogël e cila vazhdonte edhe më tej të mbante qëndrimin e saj, dhe nuk përgjigjej ndaj kërkesës që ia bënin ata, si dhe nuk frigohej aspak nga kërcënimet dhe presionet që i bëheshin asaj. Dhe atëherë kur u tepruan presionet dhe kërcënimet, iu vështirësua gjendja vogëlushes, saqë nuk kishte mundësi të përballonte më këtë vërshim të madh të problemeve nga mësuesja e saj si dhe nga shikimet nënçmuese nga shoqet e saj. Ku papritmas vogëlushja filloi të qaj me dënes. U mblodhën të gjthë arsimtaret rreth saj që ta ndalonin së qajturi. Pas pak u qetësua, dhe vajza e vogël i tha disa fjalë të vërteta që dolën nga thellësia e zemrës së saj sikur të ishin predha (granatë): "Pasha All-llahun nuk e di kënd ta respektoj? Ty apo Atë?" Mësuesja tha: "Dhe kush është Ai?" Vajza ia ktheu: "All-llahu!" Të të respektoj ty dhe të vishem ashtu siç don ti, e ta hidhëroj Atë ? Apo ta respektoj Atë dhe të të kundërshtoj ty ?" Dhe më pas ajo tha: "Do ta respektoj të Lartëmadhëruarin, dhe le të ndodh çfarë të ndodhë." Lumë për atë se çfarë fjalë kanë dal nga gjuha e saj e vogël. Fjalë të cilat shfaqin dashurin e vërtetë ndaj All-llahut të Lartmadhëruar dhe vetëm se e ka vërtetuar kjo vogëlushe lidhjen e fuqishme në respektimin e urdhërave Të Vetmit, Të Fuqishmit... Mirëpo ... A qëndroi mësuesja e heshtur ndaj vogëlushes ? Vetëm se kërkoi mësuesja që të vjen në shpejtësi Nëna e vogëlushes ... E çfarë kërkonte nga ajo ? Dhe ja erdhi Nëna ... Dhe mësuesja përnjëher i tha: "Vetëm se më ke këshilluar me bijën tënde, me një këshillë më të madhe që kam ndëgjuar në jetën time." Po, vetëm se mori kjo mësuese një këshillë të madhe nga nxënësja e saj e vogël. Mësuese e cila ka studijuar dhe ka diplomuar për dituri. Mësuese të cilës nuk i pengoi dituria që kishte që të mirte mësim nga vogëlushja, e cila mund të ishte në moshën e bijave të saj. I lumtë kësaj mësuese... Dhe përshëndetje për këtë vajz të vogël e cila është edukuar me edukat islame dhe është kapur fort për të. Dhe përshërshëndetje për Nënën e cila ka mbjellur në bijën e saj dashurin ndaj All-llahut dhe të Dërguarit të Tij. Nënë e cila e mësoi bijën e vet se si duhet dashur All-llahun dhe të Dërguarin e Tij. Pra o ju Nëna muslimane: Pranë duarve tuaja janë fëmijët tuaj... Ata janë sikur brumi mundesh që ti formësosh ashtu siç don ti, pra shpejto që t'i formësosh ashti siç e bën të kënaqur All-llahun dhe të Dërguarin e Tij. Mësojani atyre namazin... Mësojani atyre respektimin ndaj All-llahut... Mësojani atyre se si të jenë të paluhatëshme ndaj së vërtetës... Mësojani atyre gjitha këto para se të arrin moshën madhore. Nëse ju ik edukimi i tyre në fëmijëri, me të vërtetë do të pendoheni me një pendim shumë të madhë atëherë kur t'i humbni fëmijët tuaj në moshën e rritur. Ja, kjo vajz nuk ishte në kohën e sahabëve... e as në kohën e tabiinëve... me të vërtetë ajo është në kohën bashkëkohore. Dhe kjo argumenton në atë që ne kemi mundësi të edukojm fëmi si shembulli i kësaj vajze. Oj motër besimtare... Ja pra bija jote është para duarve tua... Ushqeje atë me devotshmëri dhe bëmirësi, dhe bëre ambientin e saj të pastër që fëmijëria e saj të jet e mbrojtur nga insektet dëmtuese... Dhe ja ditët janë para teje... Kujdes se çfarë je duke bërë, me emanetin që ta ka dhënë në duart tua Zoti i qiejve dhe i tokës. Sa shumë që është e nevojshme që ta din predikuesit e fesë, se synimi i tyre është që t'i sjellin njerëzit drejt Zotit të tyre, dhe që t'i vendosin para përgjegjësive të tyre, dhe t'i njoftojn me vetveten e tyre ashtu që të mos të zbrapsen dhe devijojn. Sa shumë që është e nevojshme që predikuesit e fesë të din, se me të vërtetë haku arrin në zemra, atëherë kur del nga zemra e cila beson në Të, dhe vepron sipas urdhërave të Tij. Kurse fjalët e ftohta, të pakta janë që ndikojn tek ndëgjuesit. Gjithsesi është e nevojshme që t'i edukojmë fëmijët tanë në Islam, me dituri, dhe vepra përplot urtësi që të ndërtohen mbi to. Dhe më në fund : Sa madhështore dhe krenare që është kjo Nënë, shembulli i saj fatkeqësisht është i paktë në mesin e grave, kurse ndikimi në fëmijët e saj është shumë i madh. Njëkohësisht është shembëlltyr për muslimanet, ndërsa tek All-llahu shpërblim të pa fund...