Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Histori e bukur,per ata qe degjojne se cthonte te tjeret

Nasradini dhe djali i tij gjithmonë ishin në kundërshtim mes vete dhe çdo here kur e urdhëronte diçka birin e tij, ai ia kthente: “Po e di çka thonë njerëzit nëse punoj ashtu. Nusradini si babë dëshironte t’i jepte mësim praktik, nga i cili do të kishte dobi, dhe të largohej nga paragjykimi se çka thonë njerëzit, e mos t’u shkojë për shtati atyre, sepse atë asnjëherë nuk do ta arrinte. Kështu ai hipi në gomar dhe i tha birit të tij të shkonte pas tij. Dhe, deri sa ai hipur në gomar, e biri ecte pas tij në këmbë, kalojnë pranë disa grave, të cilat filluan t’i bërtasin Nasrudinit: “Çka është puna me ty ore njeri, a nuk ke kurrfarë mëshire me shpirt, ti hipur në gomar, ndërsa pas teje ky djalosh i lodhur e i rraskapitur?!” Atëherë Nasrudini zbriti dhe i tha djalit: “Hip ti në gomar”. Derisa kalonte pranë disa pleqve, të cilët rrinin ulur në diell, i ranë njërit-tjetrit në duar dhe ia tërhoqën vëmendjen të tjerëve duke menduar se çka është puna me këtë njeri të çmendur, i cili e ka hipur të birin e vet, ndërsa vet ec me këmbë pas tij. Njeri tha: “O njeri, ti plak të ecësh në këmbë, ndërsa ky djaloshi të hipë në gomar, a kështu i mësohet edukata dhe mirësjellja?! Atëherë Nasrudini i thotë birit të tij: “Ai i dëgjove? Eja pra të hipim që të dy së bashku.” Hipin dhe kalojnë pranë disa njerëzve, të cilët kanë mëshirë ndaj kafshëve (vegjetarian) dhe i bërtasin atij dhe birit të tij: “A nuk po i frikoheni aspak Allahut për këtë kafshë të gjorë, e i kini hipur që të dy këtij gomari, ku secili prej jush e ka peshën më të rëndë se vet gomari?!” Atëherë Nasrudini zbret, e zbret edhe të birin dhe i thotë: “A i dëgjove? Eja pra të ecim së bashku në këmbë, dhe gomari të ecë para nesh, që të mos na kritikojnë as gratë, as pleqtë, e as vegjetarianët”. Dhe vazhduan rrugën duke ecur gomari para, ndërsa ata dy pas tij; kur takohen me një grup të njerëzve të këqij, të cilët mezi kishin pritur që këtë rast ta marrin si lojë e zbavitje, e thoshin: “Për Zotin, ky gomar për çka tjetër është, përpos se për t’i hipur dhe për të mos u lodhur në rrugë”. Dhe këtu përfundon tregimi me mesazhin se: Pasi që Nasrudini i dëgjoi fjalët tyre, ai me birin e tij shkojnë te një lis rreth rrugës, e pret një degë të trashë të atij trungu dhe ia hodhi gomarit, ndërsa një degë tjetër e merr vet, si dhe një degë tjetër ia ngarkon birit të vet. Dhe nuk kalojnë gjatë rrugë, deri sa i shohin një grup të njerëzve duke qeshur me pamjen e tyre të veçantë, dhe njeri i lajmëron në polici, e polici i konsideron se jam çmendur dhe i dërgon në spitalin e të çmendurve.

Pasi që Nasrudini përfundon në burgun e të çmendurve ia sqaron birit të tij përfundimin e eksperiencës së tij, duke i thënë: “O biri im! Kështu është përfundimi i atyre, të cilët dëgjojnë thashethemet dhe punon ashtu siç ia ka ënda të tjerëve. Këtë mësim praktik të Nasrudinit është trashëgimi, të cilën e kanë ruajtur gjeneratë pas gjenerate.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free