Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Pushtuesi perpara se te pushtoj

Ai gjen në atë vend një grup njerëzish (komunitet), psh.kulturor, kombëtar, fetar, ideologjik, partiak, kriminel, antifetar, ateist, marksist, etj. etj. Psh. Në Irak gjetën shiitët dhe një pjesë të kurdëve. Në Afganistan një fis. Në Shqipërinë Etnike, në kohën e shkatërrimit të Lidhjes së Prizrenit gjetën grupin antimusliman, para Luftës së Dytë Botërore një grup antishqiptar dhe antifetar, gjatë vitit 1997 grupin që shkatërruan Shqipërinë. Në Kosovë më 1998, pas rënies heroike të familjes fetare të Shaban Jasharit i cili ishte Medresant dhe praktikues i fese islame, ata gjetën grupin ateist, enverist, apo revolucionar. Në shekujt e fundit , të gjitha grupet e brendshme që kanë rrëzuar Kalanë përbrenda, dhe që kanë qenë vegla të të huajëve, kanë qenë grupe revolucionare. Meqë Ata që i kanë organizuar vetit i thonë revolucionar. Kështu ishte me Abrahim Temon, Hasan Prishtinën, Ismajl Qemalin, Avni Rustemin, Enver Hoxhën, Ali Shukriun, etjetj. te ne , dhe me grupet tjera në shtetet tjera. Pra, kur sunduesi i dukshëm apo i padukshëm dëshiron të pushton një vend, për ta rëzuar Kalanë, gjen një komunitet. Dhe pastaj sunduesi pushton për interes të vetin. Jo vendorët.Vendorët janë vegla. Çdo kund. Në Turqi, në Amerikë, ne Rusi, Në Kinë, Në Britani, në Arabi, apo në Japoni. Apo kudo që dëshironi. Pse a nuk e dini historinë e Sadamit, Milloshit, Kastros, Karzait, Ahmedinexhatit, Mbretërve, etj.etj. Kur kalaja nuk mirret nga jashtë atëherë mirret nga brenda. Kur ai që ka plan të sundojë, i ka njerëzit brenda. Në Lidhjen e Prizrenit kush ishin që ia donin të mirën e kush ishin që donin të shkatërronin. Kolona e pestë kush ishin. Vetëm mos thuani ashtu si na mëson historia zyrtare e revolucionarëve. Është mbushur bota me shembuj. ETJ. Kundër P.Osmane Kishte qenë plan i madhë. Atje Lorenci kishte nxitur disa arab. Këtu organizatat antiIslame, me fqinjtë antishqiptar kishin ngritur disa “patriot”. Rusët atje. Anglezët në të gjitha anët kishin gjetur veglat. Francezët gjithashtu. KUPOLA, kuptohet se ishte mbi të gjithë këta. Dhe ju kishin premtuar se pas përmbysjes së Perandorisë Osmane, do të bëhët mirë për popujt që do të ngriten!!!!! Plani ishte i thjeshtë. Armiqtë e mëdhënjë të muslimanëve, me armiqtë e vegjël të muslimanëve, së bashku me Vërshimat (veglat- xhahilët, të rinjtë, etj- të mashtruarit), përgatiteshin për përmbysjen e pushtetit botëror të muslimanëve, për përmbysjen e Peërandorisë botërore Osmane, për përmbysjen e muslimanëve. Xhahilat mashtroheshin duke iu premtuar se do të bëhet mirë. Gjenin vegla. Pra, Lorenci ishte atje, lorencat ishin këtu. Në të gjitha anët. Sikur sot. Sikur dje. Quheshin patriot. Apo nacionalistë. Apo intelektual. Apo modern. Apo properëndimor.Etj. Ishin vegla. Si sot , si dje. Në shërbim të Kupolës. Kupolës Revolucionare. Që prodhonin revolucione. E përbashkëta e tyre ishte antiislami, antimuslimanizmi. Serbët kishin pranuar se nuk kishin fuqi të ngriten kundër P.Osmane, por kërkonin dhe gjenin vegla që do të ngriten kundër P.Osmane, që ta kenë më lehtë pastaj. Xhon Turqit ishin në shërbim të tyre. Kuptohet kjo. I.Temo, me shokët, kishin bërë punën e dreqit te ne dhe në Perandori. Te kurdët ishin të tjerët që kishin bërë punën e kupolës. Te Palestinezët të tjerët. Te muslimanët që mbetën nën Kinë të tjerët. Te muslimanët që mbetën nën Rusi të tjerët. E kështu me rradhë. Dhe Kupola, armiku i jashtëm, me këto vegla ( armiku i brendshëm), ia kishin arritur qëllimit. E tash, ju a po doni të thoni që muslimanët më mirë i paskan punët nën robërimin Rus, Hindus, Kinez, Serb, Anglez, Çifut, Francez, nën sundimin e pakicave antimuslimane, nën sundimin e diktatorëve, se sa nën P.Osmane a ?!!! Ju mund t’ju tregoni përralla fëmijëve- të paditurëve, të klonuarëve, tru shpëlarëve, muslimanëve të trullosur me propaganda anti islamen, muslimanëve tru krishter etj. Se për ata që kanë pak mendë, rezultati tregon krejtë. ETJ.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free