Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Ditëlindja në Islam

Alejkum selam ue rahmetullah ue berekatuhu! El hamdulilah ues-salatu ue selamu ala resulilah.

Ti duhet t’ua sqarosh njerëzve që të rrethojnë të cilët të urojnë për festa të tilla që ne si muslimanë nuk i festojmë dhe as nuk urojmë dhe as nuk pranojmë urime për këto festa, sepse për ne këto nuk janë fare festa e si mund të gëzohet njeriu se i iku edhe një vit nga jeta dhe u afrua më shumë nga vdekja, kjo është mendjelehtësi. Por duhet të gjesh mënyrën e mirë që t’u thuash. Më pas po u mërziten mos u shqetëso dhe kujto në ato momente që ke kënaqur Atë që e meriton të kënaqet më shumë se çdokush tjetër, prandaj le të mërziten të gjithë. Vetëm siç e thashë folu me të butë.

Gjithashtu, nuk lejohet të urosh kënd për festa si ditëlindja apo çdo festë tjetër që se njeh Islami si festë. Sepse festat janë adhurim në vetvete dhe ne si muslimanë e adhurojmë Allahun me atë që na ka ligjëruar. Urimi i atyre festave është përngjasim me jobesimtarët dhe përngjasimi me ta është i ndaluar. Madje po të vëzhgosh argumentet e Islamit do vesh re se shumë çështje Islami i ka ndaluar vetëm që të mos përngjasohemi me jobesimtaret në namaz apo në haxh apo në çështjet e bashkëpunimit mes njerëzve. Të gjitha këto tregojnë se Islami ka një prej qëllimeve të tij ndarjen mes muslimanëve dhe jobesimtareve.

"Ju keni fenë tuaj dhe unë kam fenë time." Allahu e di më mirë.

Po kjo edhe jo fetarisht është diqka absurde te festohet, e te mos flasim për atë se si parashihet ne Islam.

Nje filozof jo musliman ne librin e tij, rreth ditelindjes thoshte: "Në vend që të pikellohemi kur na ikin vitet dhe te brengosemi ne pervjetoret e lindjeve, sepse qdo vit qe na ik, na ik edhe nje vit jete dhe hargjojmë jetën tonë dhe keshtu i numrojm vitet drejt vdekjes"!

Une mendoj "Se te festosh Ditën e Lindjes, e feston Harxhimin e Impulsave te jetës"!

Vlen të theksohet se Pejgamberi alejhi selam këtë ditë e ka bërë Agjërim dhe e ka cilësuar si ndër ditët më të shpërbleyra (për agjëruesin)!

Për festimin e ditëlindjes nuk ka asnjë bazë në Sheriat!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free