Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Prof. Armstrong: Jam shum i impresionuar me ket liber Kur'anin.

Profesor Armstrong:  "Unë jam shumë i impresionuar, se si ky libër (Kur'ani) përputhet plotësisht me astronominë bashkëkohore, gjë që zgjon kureshtjen e dijetarëve..."

Profesor Armstrong, është profesor i astronomisë në Universitetin Kansas, Lawrence, në SHBA. Ai punon në agjensinë e fluturimeve kozmike "NASA".
Professor Armstrong works for NASA and is also Professor of Astronomy, University of Kansas , Lawrence , Kansas , USA .
 
Të vëretat astronomike

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botëve. Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të dërguarin tonë, Muhammedin a.s., familjen, shokët dhe ata që e ndjekin rrugën e tij derisa të jetë jeta.
Allahu i madhëruar na shpjegon se këtë libër, Kur'anin fisnik e zbriti si mëshirë për të gjitha botët, Ai thotë:
"Ky Kur'an nuk është gjë tjetër, veçse këshillë për botët. Ju gjithsesi do ta kuptoni vërtetësinë e tij, qoftë pas pak kohe" (Sad, 87-88)
Kur'ani është përkujtues për mbarë njerëzimin. Në të ka të dhëna dhe njohuri të cilat shpjegohen me kalimin e kohës. Ky Kur'an ka zbritur nga dija e Allahut. Çdo varg në të është dhënë nga dija e Tij.
Allahu i Lartmadhëruar thotë:
"Po Allahu dëshmon për atë që t'u zbrit ty, atë ta zbriti sipas dijes së Vet" (En Nisa, 166)

Pra, Kur'ani është fjalë e Zotit. Çdo varg në të është nga dija e Tij. Njerëzimi me përparimin e tij shkencor po arrin të zbulojë vazhdimisht dijen hyjnore nga e cila kanë zbritur këto vargje kur'anore. Kështu që sa më shumë ata përparojnë në shkenca të ndryshme, aq më shumë u bëhet e mundur që të kuptojnë vërtetësinë e Kur'anit të shenjtë.
Shkenca bashkëkohore po zbulon shumë të vërteta të universit, të cilat janë përmendur në vargjet kur'anore. Njerëzimi vazhdimisht në Kur'an po zbulon të vërtetat e panumërta shkencore që dëshmojnë se Kur'ani është shpallje nga Allahu.
Ky është profesor Armstrong njëri nga dijetarët më të njohur të astronomisë në SHBA. Ai punon në agjencinë e fluturimeve kozmike "NASA".
U takuam dhe e pyetëm mbi shumë çështje të universit që i përkasin sferës së specializimit të tij. E pyetëm se si është formuar hekuri.
PROF ARMSTRONG tha: "Do t'ju flas se si janë formuar të gjithë elementët mbi sipërfaqen e tokës. Kemi zbuluar, madje janë bërë shumë prova që kanë vërtetuar këtë që do t'u them. Për të formuar trupa të vegjël prej thërrmijave elementare, elektroneve, protoneve etj. duhet një fuqi shumë e madhe. Sipas llogaritjeve tona fuqia që nevojitet për ndërtimin e elementit të hekurit është 4 herë më e madhe se fuqia e sistemit tonë diellor. Pra, nuk mjafton fuqia e Tokës e Diellit, e Hënës madje dhe fuqia e tërë sistemit diellor është e pamjaftueshme, por nevojitet një fuqi 4 herë më e fortë se fuqia e sistemit tonë diellor që të formohet elementi i hekurit."
Pastaj ai vazhdoi duke thënë:
"Për këtë arsye dijetarët mendojnë se hekuri është element i huaj, i ardhur në Tokë dhe nuk është krijuar në të."
Ne i lexuam fjalët e Allahut të Madhëruar:
"Dhe ne e zbritëm hekurin në të cilin ka force të forte dhe dobi për njerëzit" (El Hadid, 25)

Pastaj e pyetëm se a ka në qiell plasaritje?
Ai tha: - Jo... Ju po flisni për njërën nga disiplinat e astronomisë. Universi është i plotë. Këtë gjë dijetarët e zbuluan kohët e fundit. Nëse një trup në hapësirë përshkon një largësi të caktuar dhe të njëjtën largësi e përshkon në drejtim të kundërt, do të vërejmë se pesha e këtij trupi në këto dy drejtime është e njëjtë, sepse ky trup është i ekuilibruar, prandaj dhe forcat shtytëse në të gjitha anët janë të njëjta. Sikur të mos ekzistonte ky ekuilibër në univers do të kishte përplasje dhe plasaritje.
I kujtuam fjalët e Allahut të madhëruar:
"A nuk shikojnë ata me vëmendje qiellin, se si mbi ta kemi ndërtuar atë dhe e kemi zbukuruar, duke mos pasur në të ndonjë plasaritje. (Kaf, 6)
Biseduam me të gjithashtu mbi përpjekjet e dijetarëve për të arritur skajet e universit dhe mbi atë se deri ku është arritur me këto përpjekje.
PROF. ARMSTRONG tha:

"Ne po mundohemi që të arrijmë skajet e universit, vazhdimisht po i përsosim teleskopët dhe përmes tyre po zbulojmë yje dhe po kuptojmë se ende gjendemi brenda këtyre yjeve dhe se nuk i kemi arritur skajet e universit."

I përmendëm fjalët e Allahut të madhëruar:
"Ne qiellin më të afërt (të tokës) e kemi zbukuruar me yje ndriçuese dhe ato i kemi bërë gjuajtës kundër djajve." (El-Mulk,5).
Pra, të gjitha këto yje janë zbukuruese të qiellit të parë, kurse profesori tha se ata akoma nuk i kanë arritur skajet e universit. Ai gjithashtu tha:
"Ne mendojmë të vendosim teleskopë në hapësirë në mënyrë që pluhuri dhe kushtet atmosferike që gjenden të mënjanohen dhe të mos paraqesin pengesë. Teleskopët e deritanishëm nuk mund të kalojnë largësitë e afërta, prandaj ata i kemi zëvendësuar me stacione kozmike që i kemi vendosur në hapësirë. Nëpërmjet tyre kemi shkuar më tej, por akoma gjendemi shumë larg.
I kujtova fjalët e Allahut të madhëruar:
"Drejto shikimin (në drejtim të qiellit) nëse sheh në të ndonjë plasaritje.. . Mandej herë pas here drejto shikimin, e shikimi do të kthehet tek ti i përulur dhe i molisur. " (El Mulk, 3,4)
Për çdo gjë ne i sillnim vargje kur'anore. Sa herë që ai përmendte ndonjë të vërtetë ne i sillnim vargje kur'anore, me të cilat ai pajtohej plotësisht. Pastaj i thamë: Të vërtetat e astronomisë bashkëkohore njeriu i zbuloi duke përdorur mjetet më bashkëkohore si satelitët, anijet kozmike etj.
Këto të vërteta j anë përmendur në Kur'an para më shumë se 1400 vjetësh. Çfarë mendoni për këtë gjë?
PROE ARMSTRONG u përgjigj:
"Kjo pyetje është e vështirë. Rreth saj kam filluar të mendoj që kur kemi filluar të diskutojmë. Unë jam shumë i impresionuar, se si ky libër përputhet plotësisht me astronominë bashkëkohore, gjë që zgjon kureshtjen e dijetarëve. Nuk kam dije të mjaftueshme rreth historisë së njerëzimit aq sa të imagjinoj periudhën e para 1400 vjetëve. Por dua të them se ajo që lexuat është vërtet shumë interesante. Është e pamundur që ato të jenë rezultat i të dhënave shkencore të asaj kohe. Mbase mund të qëndrojë diçka tjetër pas të kuptuarit tonë. Por s'kam qëllim e s'mund të ofroj përgjigje për këtë. Thashë shumë fjalë pa e theksuar atë që kërkoni ju. Detyra ime është që si dijetar të jem i pavarur në disa pyetje të caktuara. Besoj se përmbajtja e fjalëve të mia s'është shumë e kënaqshme dhe jo ajo që ju dëshironi."
PROF EZ ZENDANI
Është vështirë të mendohet, dhe të besohet që kjo dije që gjendet në librin e Allahut që iu shpall Muhammedit a.s. para 1400 vjetësh, të jetë produkt i mendjes së njeriut. Domosdo ky duhet të jetë nga një burim që qëndron mbi të menduarit e dijetarëve. Ai është nga Allahu, i Cili i di të fshehtat në qiej e në Tokë.
Gjatë emisioneve tona, në takimet me dijetarë të ndryshëm pamë se si pajtohet feja e vërtetë me shkencën. Në mes shkencës së vërtetë dhe fesë së vërtetë, gjegjësisht fesë islame s'mund të ketë kundërthënie. Si është e mundur që dy të vërteta të kundërshtohen në mes tyre?! Nëse një fe, cilado qoftë ajo bie ndesh me shkencën, kjo është rrjedhojë e devijimeve dhe shtrembërimeve që janë bërë në atë fe. Këtë të vërtetë e kanë konfirmuar dijetarët muslimanë gjatë shekujve.
E vërteta shkencore s'mund të kundërshtojë të vërtetën fetare islame.
Shekulli në të cilin po jetojmë nga dijetarët është quajtur shekulli i atomit. Pra, gjendemi në prag të një shekulli edhe më të rëndësishëm, shekullit në të cilin do të përputhen të vërtetat shkencore dhe të vërtetat Islame.

LAVDËRUAR QOFTË ALLAHU I CILI KUR'ANIN E RUAJTI NGA ÇDO DEVIJIM DHE SHTREMBËRIM!
"Në emër të Allahut, Bamirësit të përgjithshëm, Mëshiruesit!
"Atyre që u është dhënë dija, e dinë se kjo që të është shpallur ty nga Zoti është e vërtetë dhe se udhëzon në rrugën e Fuqiplotit, të Lavdëruarit. (Sebe, 6)