Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Sa e rendesishme eshte vendim-marrja

Disa femije po luanin prane dy shinave te trenit.Njera ishte ende ne perdorim,ndersa tjetra jo.Vetem  nje femije po luante ne shinat,qe ishin jashte perdorimit,ndersa te tjeret ne shinat qe ishin ne perdorim.Nese do shihje trenin qe po vinte dhe do ishe prane vendit ku ndryshohet drejtimi i trenit,cfare do te beje ? Shume njerez mund te zgjedhin t'ia ndryshojne drejtimin trenit dhe keshtu te sakrifikojne nje femije.Ne pamje te pare duket nje vendim racional moralisht,por a nuk mendoni se femija qe po luante ne shinat jashte perdorimt,kishte marre vendimin e drejte qe te luante ne nje vend te sigurt ? Mirepo ai duhej sakrifikuar per hir te femijeve te paditur,qe po luanin ne nje vend me rrezik. Ne kete dileme,gjendemi pothuajse cdo dite.Shpesh pakica sakrifikohet per interes te shumices,pavaresisht sa injorante mund te jete shumica dhe sa e ditur dhe largpamese mund te jete pakica.Kritiku Leo Velski Julian tha,se nuk do ta ndryshonte drejtimin e trenit,pasi femijet e dinin mire,se vendi ku po luanin ishte me rrezik,ndersa djali i vetem e dinte se aty ku po luante nuk do te kalonte treni.Per me teper,shinat ishin jashte perdorimit,ndoshta sepse nuk ishin te sigurta.Nese treni kalonte aty,te gjithe pasagjeret,do te ishin ne rrezik.Keshtu,ne perpjekje per te shpetuar disa femije duke sakrifikuar nje, mund te sakrifikoheshin dhe qindra njerez te tjere.