Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Shkaterrimi i planifikuar

Nëse do ta prishësh një popull ose një shtet, ose nëse nuk do ta lësh të bëhet një shtet, atëherë, ja receta: Arsimin destimuloje dhe të ardhurat e tyre të jenë sa të mos vdesin nga uria. Reformat t’i bëni vazhdimisht, kështu që as arsimtarët e as nxënësit të mos marrin vesh asgjë! Profesionet teknike dhe zejet profesionale mbyllini në tërësi. Lërini nxënësit që t’i kundërshtojnë arsimtarët. Shëndetësi të mos ketë. Mundësisht të shkatërrohen edhe spitalet, e nëse ka, le të jenë të dobëta. Të ardhurat le të jenë mizore. Të sëmurit të mos kenë mundësi të shërohen! Kështu të veprohet me të gjitha institucionet shtetërore, si policia, TMK-ja, administrata, gjyqësia. Le të mendojnë se kinse janë polici, ushtri, administratë, ministri. Le të lulëzojë krimi i organizuar e i paorganizuar. Ushtri të mos ketë. Pensionistët le të vdesin nga uria. Invalidët të mos kenë asgjë. Jetimëve thojuni se jeni në duar të Zotit. Edhe ashtu dikush do të heq me ta. Femrat mashtrojini se kinse janë shumë të zonjat. Nxirrini nga shtëpia. Të mos rrinë as me fëmijët e tyre, e as me burrat e tyre. Familja tradicionale le të prishet. Duhet krijuar familje moderne. Fëmijët e lirë. Gruaja e lirë. Burri i lirë. Femrat të kenë shumë burra. Burrat të kenë shuma gra. Krimi familjar të përhapet si në filma. Filmat latino-amerikanë ku propagandohet kurvëria dhe filmat me dhunë të jenë vazhdimisht në TV. Rinia të jetë pa perspektivë. Le të shpërngulet. Ashtu edhe bota e “civilizuar”nuk ka fëmijë, e as rini. Prodhoni – pa edukim, pa arsimim, pa punësim. Rininë lëreni pa martuar. Fëmijëve hapuni internete dhe lojëra të kota. Intelektualët të mos kenë para për të blerë gazetë. Librat ku mësohet e vërteta të mos i lexojnë. Ata janë edhe ashtu të indoktrinuar. Le të vdesin me ideologjinë ateiste. Le të vuajnë për nënën parti! Fshatarët të mos e punojnë tokën. Të gjithë të zbresin në qytet. Më mirë të jenë të gjithë së bashku. Të gjithë të bëhen të varfër. Le të vdesin të gjithë së bashku. Jetën t’ua bëni të vështirë. Si për të punësuarit si për të papunësuarit. Si për qytetarin si për fshatarin. Si për burrat si për gratë. Si për të rinjtë, si për pleqtë. Të gjithë të bëhen një. Të pa vlerë. Jetën ta kenë të pasigurt. Të mos kenë as për ushqim. As për veshje, as për nxehje, as për mbathje. Të mos kenë rrymë, as ujë, as nxehje. Çmimet e çdo gjëje të jenë të shtrenjta. Ani, të mos paguajnë asgjë. Kështu shteti le të dobësohet. Pra, çmimet të jenë shumë të shtrenjta, populli shumë fukara, shteti të mos forcohet dhe shteti të mos bëhet. Hiquni dënimin me vdekje, që të vriten e vrasësit të mos zihen. Mashtruesit, spiunët dhe tradhtarët do të dalin në shesh. Korrupsioni, hajnia, prostitucioni, droga, dhuna do të lindin vetë. Të gjithë le të futen në borxhe. Fajdenë legalizojeni dhe thojini kamatë. Paret le t’i fusin në banka, e bankat do t’iu japin këto pare vëllezërve të tyre me kamata të larta. Fitues të dalin vetëm bankat. Thoni se do të bëhet mirë, edhe dy vjet, edhe 5 vjet edhe 10 vjet. Frikësojini se nëse lëvizin do të bëhet më keq. Bile thojini se nëse nuk ju duan, të huajt mund të shkojnë e të kthehen ata që ishin më herët. Zaten, jeta do t’iu bëhet aq e rëndë, sa që shumë prej tyre do të thonë se më parë ka qenë më mirë. Le të prishet familja, femra, njeriu, morali, tradita, kultura, feja, kombi, fshati, qyteti, fshatari, qytetari. Çdo gjë. Ja, kjo neve na ka gjetur. Neve s’na ka mbetur asgjë, përveç se t’i kthemi fjalëve të Nasradin Hoxhës, që të e mbrojmë mëhallën, familjen dhe veten tonë. Dhe sidomos, çdo kush ta ruajë veten dhe familjen e tij. Planifikimeve negative që po na ndodhin “rastësisht”, duhet t’iu kundërvihemi me veprime pozitive. Përndryshe ... Prodhim i kujt është Çdo gjë kinse, kur do të behet si duhet ?! Duhet – Mundemi ! ( Kuptohet që ka përjashtime. Çdo nderë atyre. ) Kinse sovran, kinse shtet, kinse kushtetutë, kinse politikë, kinse zgjedhje, kinse përfaqësues te popullit, kinse parlament, kinse qeveri, kinse për popull, kinse miqtë për ne e kanë, kinse ligje, kinse dijetar, kinse lider, kinse elitë, kinse akademi, kinse akademike, kinse shkencë, kinse histori, kinse patriot, kinse miq, kinse armiq, kinse letërsi, kinse libra, kinse intelektual, kinse universitet, kinse arsim, kinse studentë, kinse shendetesi, kinse mjekesi, kinse luftë, kinse oficerë, kinse ushtri, kinse polici, kinse gazetar, kinse mjete te informimit, kinse penzionerë, kinse penzione, kinse ndihmë sociale, kinse biznes, kinse privatizim, kinse banka për ndihmë, kinse rini, kinse argëtim, kinse fetar, kinse hoxhallarë, kinse bashkësi fetare, kinse xhemat, kinse lëvizje fetare, kinse familje, kinse levizje politike, kinse liri dhe të drejta të garantuara, kinse vlera, kinse moral, kinse sport, kinse futboll, kinse simpatizantë. Prodhim i kujt është ky?!!! I yni jo. I dikujt po! Duhet ndalur hovin. Duhet ndërruar kahjen. Duhet. Mundemi. Kur grupi i më të dalluarëve të zgjohet dhe të aktivizohet.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free