Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Mendesia fetare ne adoleshence

 Kurani fisnik hap para adoleshentit shumë lëmenj për të medituar dhe ideuar, e fton atë për meditim rreth vetes së tij, djemve të sojit të tij si dhe mbarë qenieve rrotull tij. Përgjithësisht Kurani hap para adoleshentit tërë faqen e ekzistencës.

 

Është fakt, se pjekja mendore e adoleshentit në këtë periudhë të moshës së tij e shtyn atë, të mendojë seriozisht rreth botës që e rrethon – botës materiale – marrëdhënieve familjare – marrëdhënieve shoqërore – emocioneve dhe orientimeve shpirtërore – në synim të verifikimit të saktësisë së informacioneve, që ai njohu rreth këtyre çështjeve në periudhat e mëhershme të jetës së tij. Mendësia fetare në këtë periudhë konsiderohet si lloji më i spikatur dhe synimi i saj është pohimi praktik i besëlidhjes, që Allahu u mori të gjithë krijesave, kur ata gjendeshin në botën e fshehtësisë, në palcën e babait të tyre (Ademit a.s).

 

Mendësia e adoleshentit përmbledh çështjet fetare në përgjithësi. Çështjet më të rëndësishme fetare, që insistojnë në mendjen e tij dhe kërkojnë shpjegim, janë çështjet e Teuhidit (njësimit të Zotit në zotësinë dhe hyjninë e Tij), qëllimi prej krijimit të njeriut, origjina e krijimit të njeriut dhe periudhat në të cilat ai ka kaluar, çështjet e ringjalljes, tubimit, llogarisë, Siratit, Xhenetit, Xhehenemit, engjëjve, xhindeve, urtësia e ligjeve të Sheriatit (Ligjit Islam) dhe e ngarkimit të njeriut të kryej adhurimet që iu obliguan.

 

Duke qenë se mentalitetet e njerëzve janë të ndryshme përsa i përket aftësisë për të kuptuar, konceptuar dhe menduar, Kurani fisnik përmblodhi argumente mbi universin, unin dhe shoqërinë, që përshtaten me aftësitë e çdo grupi njerëzor, sipas gatishmërisë dhe kapaciteteve të tyre mendore, shkencore, kulturore dhe eksperiencave në terren.

 

Kurani fisnik trajton të gjitha gjërat, që i takojnë çështjeve të besimit (akides) dhe këtë e bën përmes një sërë rrugësh dhe metodash, me qëllim që ato t’u vijnë për shtat të gjithë niveleve të njerëzve. Ai njeri, që nuk arrin të kuptojë një prej këtyre metodave – për shkak të nivelit apo kapacitetit të tij – arrin të kuptojë një metodë tjetër. Ndaj Kurani fisnik trajton çështjet e hyjnisë dhe zotësisë së Zotit (teuhidin Rububuje dhe Uluhije) si dhe atë të ringjalljes njësh dhe më vete. Po këtë gjë e vërejmë edhe në çështjet e bazave të fesë dhe çështjet e tjera.

 

Allahu i Lartësuar ka thënë: (qiell dhe tokë) [Enbija: 22].

 

Ajeti kuranor në fjalë trajton çështjen e hyjnisë së Allahut, duke i bërë apel aftësisë vështruese të njeriut, që të vërejë gjendjen qiellit, trupave qiellore dhe yjeve në të, të vërejë gjendjen e tokës dhe krijesave që gjenden në sipërfaqen e saj, si dhe krijesave të tilla si metalet, lëngjet dhe gazet që gjenden në brendinë e saj.

 

Çështja spikatëse që synohet të vërehet, është harmonia midis planetëve dhe yjeve, në lëvizjen dhe rrotullimin e tyre në orbitat përkatëse. Ajeti i paraqitet mendjes së njeriut në të gjitha nivelet e saj. Është e mundshme që njerëzit me inteligjencë mesatare madje edhe më poshtë, të arrijnë t’i vërejnë lëvizjet e dukshme dhe pozicionimet e yjeve dhe planetëve. Ndërsa shkencëtarët e të gjitha profileve nuk qëndrojnë thjesht tek ky vështrim i thjeshtë, por gjithsecili prej tyre vështron sipas aftësisë, vlerës së kërkimit dhe asaj çfarë i vjen për shtat profilit të tij. Shkencëtari, përmes eksperiencave të tij të shkuara, përfiton në rrugën e ambicieve të reja drejt rezultatesh të reja. Në fund, që të gjithë shkencëtarët takohen në një pohim të vetëm, në unitetin e ligjit që standardizon lëvizjen e tërë këtyre qenieve në një harmoni të mrekullueshme, qenësi kjo ku nuk mund të vërehet asnjë e metë, gjë që argumenton se rregullatori i këtyre qenieve është një hyjni unik dhe i vetëm, i dëlirë nga të metat dhe i lartmadhëruar... Ky është një ligj unik, produkt i një synimi dhe vendimi unik të një Krijuesi unik dhe të vetëm. Nëse do të kishte disa hyjni, atëherë edhe vendimet do ishin disa, e për pasojë do ndryshonin edhe ligjësitë.

 

Kurani fisnik, po këtë çështje e trajton në një këndvështrim tjetër. Allahu i Lartësuar: (zotat) (për t'ia marrë pushtetin)(nuk i bën tesbih)(pse nuk është në gjuhën tuaj) [Isra: 42-44]. Këto ajete e trajtojnë çështjen në një aparencë reale dhe aktuale, përmes një panorame triumfi dhe lavdie. Të shtatë qiejt, toka dhe gjithçka gjendet në to janë nën pushtetin e Allahut të Lartësuar, e lëvdojnë Allahun e Lavdishëm dhe të Lartësuar me tesbihe (dëlirësime). Nëse krahas Allahut do të kishte hyjni apo zota të tjerë, siç pretendojnë idhujtarët jobesimtarë, atëherë këta hyjni të pretenduara do kërkonin ndonjë rrugë të mundshme për të mposhtur Allahun, Sunduesin e Arshit dhe për t’ia rrënuar Atij sundimin, sepse pretendim i prezencës së zotave të tjerë krahas Allahut, i vendos zotat e pretenduar në rang homologësh dhe partnerësh me Zotin e vërtetë, ndaj dhe presupozohet se ata do të vepronin sikurse veprojnë mbretërit dhe sundimtarët me njëri-tjetrin. Por Allahu Lavdiplotë dhe i Lartësuar është krejt i dëlirë dhe i Lartmadhëruar nga kjo.

 

Kurani fisnik, trajton një paketë çështjesh, në një ajet apo disa ajete, por që unifikohen midis tyre në trajtimin unik të tematikës. Shembull për këtë është fjala e Allahut të Lartësuar: (mendoni krijimin tuaj, sesi)(një)(të tillë)(vjen dita)(të vdekur)(e themi për ta ditur) [Haxh: 5-7].

 

Ajetet fisnike në fjalë trajtojnë një sërë çështjesh, për të cilat adoleshenti në këtë moshë të tij, është shumë i interesuar. Këto çështje janë teuhidi Rububije, Uluhije, ringjallja, fazat e krijimit të njeriut, periudhat e formimit të tij në mitrën e nënës, periudhat e jetës së tij pas lindjes dhe vdekja e tij pasi t’i mbarojë afati i kësaj jete dhe tek këto çështje hyn edhe ndodhia e sigurt e Kijametit (shkatërrimit të universit). Thëniet kuranore në fjalë përputhen me të gjitha nivelet e arsyetimit njerëzor, sipas nevojës dhe kapacitetit të tyre. 

 

Shtatzënia, lindja, mëkimi, foshnjëria, rinia dhe mosha në rritje drejt pleqërisë, janë gjendje të përsëritura, të cilat adoleshenti i ka dëshmuar së shumti në vegjëlinë dhe foshnjërinë e tij. Por ato nuk e kanë bërë atë të reflektojë edhe aq, sepse ato siç duket janë gjendje me të cilat ai është familjarizuar. Gjithsesi, adoleshenti pasi ka arritur pjekurinë mendore tashmë, teksa lexon apo dëgjon këto ajete dhe të tjera të ngjashme me to, i vështron ato me një shqisë të re dhe me një këndvështrim largpamës. Përmes këtyre ajeteve ai nxjerr sekrete, që s’i ka hasur më parë. Prej këtyre sekreteve është vështrimi i tij ndaj tokës së thatë dhe me sipërfaqen e saj të shkretuar të degëve dhe bimëve kokëvarura, ndërsa në krahun tjetër vështrimi i tij po këto degë dhe bimë pasi zbret shiu, sesi dheu i tokës lëviz, gjallon dhe bimët në të gjithë detajet e tyre zhvillohen dhe gëlojnë në të çarat e shkaktuara nga thatësira, për të gëluar kështu sërish jeta dhe zhvillimi në skajet e tokës, duke mbushur me gjethe dhe lulëzuar degët dhe bimët.

 

Në këtë thënie kuranore, adoleshenti vëren një prej sekreteve të Allahut të Lavdishëm, që konsiston në edukatën e bukur të sjelljes me prindërit, kur ata thyhen në moshë, kur u dobësohen kockat dhe u kërruset shpina. Më parë adoleshenti këtë edukatë e kishte kuptuar në një mënyrë të thjeshtë dhe naive, që përkonte me foshnjërinë e tij, por ai sot depërton në një sekret të ri, që nuk e kishte hasur më parë. Ai ndjen, se kjo gjeneratë që e konsumoi jetën e vet duke u përkujdesur për fëmijët e saj, është kthyer në një fazë, që i përngjan së tepërme fazës së fëmijërisë. Kjo gjeneratë është shumë e nevojshme për ndjesinë e sigurisë dhe mëshirës. Falë depërtimit në këtë thënie kuranore, adoleshenti arrin tek ky përfundim dhe tek shumë konstatime të tjera. Sa herë që vështron dhe rivështron, atij i zbulohen sekrete dhe tregues të rinj mbi njësimin e Allahut të Lartësuar, mbi zotësinë unike të Tij dhe mbi faktin se Ai është i aftë të bëjë çdo gjë, mbi faktin se Kijameti pa dyshim që do të vijë. Kemi të bëjmë me një edukim shumëfish, edukim të mendjes, edukim të ndjesisë së tjetrit, edukim të ndërgjegjes morale dhe kultivim të denjë të sjelljeve, gjë që e bën njeriun të sillet me prindërit dhe njerëzit e tjerë, me një sjellje që buron nga morali i ndershëm.

 

Në fjalën e Allahut të Lartësuar thuhet: (tokës) [Ta Ha: 55].

 

Ajeti në fjalë trajton tre çështje të mëdha me një përmbledhje dhe qartësim, që nuk e gjëjmë asgjëkundi. Ai trajton çështjen e krijimit nga dheu i tokës, çështjen e vdekjes dhe kthimit në dheun e tokës, si dhe çështjen e ringjalljes dhe daljen nga dheu i tokës. Ajeti e bën këtë trajtesë trefishe në një mënyrë të tillë, që pushton zemrat e letrarëve, të urtëve dhe oratorëve.

 

Njeriu është krijuar nga lënda e kësaj toke. Në tërësi, përbërësit e trupit të tij janë që të gjithë nga përbërësit e tokës. Nga të mbjellat e tokës njeriu ha, nga uji i saj pi dhe nga atmosfera e saj merr frymë. Njeriu është biri i tokës dhe ajo është djepi i tij. Njeriu kthehet tek toka në trajtën e një kufome, që toka e palos, një masivi eshtrash të shkrumbuara që përzihen në dheun e saj, një sasi gazesh që përzihen me atmosferën e saj. Prej tokës njeriu sillet në jetën e Amshimit, anë mënyrë të mrekullueshme, sikundër u krijua edhe në krijimin e parë.

 

Periudha e adoleshencës është një periudhë normale dhe maksimumi që e dallon atë nga periudhat apo fazat pararendëse, është pjekuria mendore dhe aftësia e njeriut që të mendojë në një mënyrë të pavarur. Ndërsa interesimi i adoleshentit dhe mendimi i tij lidhur me çështjet e fesë, është një gjë që dihet pa më të voglin pështjellim. Adoleshenti ka marrë disa koncepte dhe tradita fetare në dy periudhat, të vegjëlisë dhe foshnjërisë. Në këto dy periudha ai e ka praktikuar kryerjen e adhurimeve dhe ritualeve sipas aftësive të tij, por ai këto adhurime dhe rituale i ka marrë në një formë inspiruese dhe imituese. Tanimë ai do ta shtojë besimin e tij, duke u mbështetur tek logjika dhe spikatja e saj në kuptimin e çështjeve të fesë.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free