Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Shpirti

Në fizikë është i njohur një ligj, i quajtur ligji i Galilesos, ose ligji i palëvizjes. Sipas këtij ligji është e pamundur që një trup të lëvizë, të ndalojë kur është në lëvizje ose të ndërrojë lëvizjen pa pasur ndikim të jashtëm. Pra është e pamundur që një trup vetvetiu të ndërrojë vendndodhjen, orbitën e tij, ose të ndalë a të kthehet në një drejtim të caktuar, pa një ndikim të jashtëm. Para kësaj të vërtete si mund të pranojmë vetëm anën materiale të ekzistencës sonë, pa e lidhur atë me një qenie të ndërgjegjshme?

3-SHPIRTI  DHE  SHQISAT
 
            Shpirti është administratori i makinës jetësore dhe gjithë nervat simpatikë, qarkullimi i gjakut, sytë, veshët, stomaku dhe gjithë organet e tjera jetike nuk janë veqse nënpunësit e shpirtit. Për shembull, nuk është syri ai që sheh , por shpirti. Syri është një dritare për shpirtin. Dihet se po e pat dritaren hapur, shpirti sheh, po edhe nëse gjen një tjetër vend për të parë përveq syrit, shpirti prapë e merr mesazhin e duhur.
            Sërish do citojë librin “Kthimi tek Zoti” në Rusi, ku flitet për njerëzit që shohin me gishtërinjtë e tyre.
            “Në pranverën e 1962-shit, Rosa Kuleshova, që jetonte në qytetin Nizhni Tagil të Uraleve, i thotë Dr. Iosif M. Golbergut se arrin të shohë me gishtërinjtë e saj”. Pasi i lidh sytë vajzës, doktori bën një sërë provash. Me të vërtetë që Rosa arrinte të shihte të lexonte, të dallonte ngjyrat me majat e gishtave.
            Në librin e tij të njohur “Hipnotizme et spiritizme” drejtori i spitalit mendor të Pesavos në Itali, Prof. Dr. Sezar Lombroso thotë:
            “Duke qenë i bazuar në një edukim shkencor dhe në një shkollim të rreptë, askush më shumë se unë nuk ka qenë armik i spiritizmit. Besoja gjithmonë se çdo forcë është materiale dhe e lindur nga materia dhe gjithmonë tallesha me përrallat me magji. Por vërtetësia e disa ngjarjeve që i kam dëshmuar vetë dhe eksperienca në punën time, fitoi mbi bindjet e mia.
            “Një mëngjes të vitit 1882, më thërrasin pranë një të sëmure, Matmazel C. S, e cila kur ishte në kriza nervore nuk i shihnin sytë dhe hunda nuk i funksiononte. Në ato qaste ajo shikonte me bulën e veshit të majtë dhe me majën e hundës, kurse thembra i merrte funksionet e hundës. Ashtu sikurse lexonte shumë mirë me bulën e veshit, ajo ndikohej edhe nga aroma më e lehtë që i afrohej tek këmbët.”
 
            Një trup i dytë
 
            E vërteta që shpreh ajeti kuranor NE GJITHQKA E KRIJUAM NE QIFT (Zarijat 49), është në fuqi edhe për materien edhe për shpirtëroren. Shpirti është si një trup binjak i trupit fizik, ai është një trup astral, i përbërë nga energjia, dhe kjo është provuar. Dikujt që i është prerë dora apo këmba, për shumë kohë e ndiejnë sikur ta kishin atë akoma. Është e pamundur ta quajmë këtë thjeshtë një dëshirë që shkakton halucinacione. Aq me tepër që klervojanët me fuqi të madhe i dallojnë organet e prera të dikujt si një fantomë. Kjo fantomë ka një formë fluide dhe është në varësi të trupit. Burimet islame flasin për një bedeni missal- shëmbëlltyrë trupi e pandashme prej trupit fizik, pikërisht ajo gjë fluide që perceptohet në fotografi. Klervojanët përcaktojnë se trupi astral është më i madh se trupi fizik. Pjesa që e quajmë aura dhe që i ngjan një mjegullnaje të shndritshme, është pikërisht pjesa e trupit astral që del nga trupi fizik.
            Një nga mediumet e njohura dhe kryetare e shoqatës së parapsikologjisë së New Yorkut, Elieen Garret, në librin e saj “Warness” thekson se, “Gjatë gjithë jetës sime e kam parë me sytë e mi trupin e dytë të çdo njeriu”
            Ndërsa magjistarja e njohur angleze Geraldine Cummins, në raportin e vitit 1930, thotë se mendja nuk komandon drejt për së drejti trurin, po është një trup elektrik ndërmjet. Dhe çdo kafshë ka një trup që nuk shihet dot me sy, përmbledhës, fluid dhe me forma të rregullta, të ndryshme.
 
            4-FOTOGRAFITË E TRUPIT SHËMBËLLTYRE
 
            Me fotografimin kirilan, fotografim ky i kryer në frekuenca të larta, dallohen shumë qartë format e trupit energjik.
            Në fakt, këmbët apo duart që vërehen në foto, janë forma e asaj shëmbëlltyre trupi që është i veshur shpirtit. Kjo shëmbëlltyrë trupi është një lëndë shumë fluide dhe e brishtë. Shpirti është një tërësi që nuk ndahet apo veçohet. Edhe atomi bile është i përbërë, kurse për shpirtin as që mund të mendohet një diçka e tillë.
            Shkrimtarët e librit “Kthimi tek Zoti në Rusi”, Sheila Ostrander dhe Lynn Schroeder tregojnë:
            “Në kërkimet tona pamë se sovjetikët kishin vërtetuar ekzistencën e një kallëpi energjik-matrix, pra shpirtit tek gjallesat. Një lloj trupi i padukshëm me sy, përbërës në trupin fizik. Po cili ishte funksioni i këtij trupi energjie? Cilat ishin veçoritë e tij? Nga kush e kishte prejardhjen? Për gjithë këto pyetje, kishte filluar puna dhe kërkimi në universitetin Kirov te Kryeqytetit Alma Ata të Kazakistanit.”  Kishin sjellë nga larg një aparat kirilan, të cilin e kishin lidhur me një mikroskop elektronesh. Tashmë trupi energjik që mund ta shihnin vetëm klorvojanët ishte para syve të studiuesve, nën frekuenca të larta të aparaturës kirilane.
            Në vitin 1938, një grup doktorësh i formuar nga U. Injushin, V. Grishenko, V. Voborev, N. Suiski, N. Fedorova dhe F. Gibaolulin e përmblodhën kështu zbulimin e tyre:
            “Në cdo gjallesë, përveq trupit fizik të përbërë nga atomet dhe molekulat, gjendet edhe një kopje e këtij trupi, ai i energjisë.”
            Këtë trup ata e quajtën Trupi i Plazmës Biologjike. Rezultati është vërtetë rrëqethës.
            Më pas punimet e Universitetit të Kazakistanit në lidhje me trupin e energjisë, u botuan në një libër nën titullin “Themelet Biologjike të Medotës së Kirilanit” (Alma Ata, 1968)
            “Rrezatimi që vërehet në fotografinë me kirilan nuk është shkaktuar nga elektriciteti po nga bioplazma. Veçoria më e madhe e këtij trupi energjie me ngjyrë që ndodhet tek çdo gjallesë dhe që ka një vibrim fluid, është organizmi i tij në një mënyrë të caktuar kozmike. Brenda trupit energjik vazhdon një lëvizshmëri krejt e pavarur nga ajo e kallëpeve të trupit fizik. Edhe në trupin bioplazmik ndodhen polarizime.”
            Një neurolog amerikan ia ka dalë mbanë të masë në zbrazëti gjurmët e hapësirës elektrike të këmbës së prerë tek një salamandër.
            Ndërsa në fotografitë e bëra nga shkencëtarët sovjetikë, ne pamë qartë se në hapësirën që zinin pjesët e prera të organizmave të gjallë, megjithëse pjesa fizike nuk ishte më, trupi bioplazmik dukej fare qartë.
 
            5-TRUPI  FIZIK  DHE  TRUPI  ENERGJIK
 
            Shkencëtarët rusë kanë bërë shumë vëzhgime mbi jogat që mund të bëjnë udhëtime të pavarura nga trupi. Njerëzit në momente krize, kome apo gjendje transi, nën ndikimin e anestezisë, mund të hedhin vetiu jashtë trupin e tyre energjik. Në këtë temë me shumë vlerë janë punimet e Dr. Charles Tart Në Universitetin e Californias dhe të drejtorit të Institutit ESP të Arkansasit, Dr. Harald Sherman mbi lëvizjet astrale.
            Edhe në operacionet e gjata dhe të vështira, ose në rastet e paravdekjes, si në rastin e ngrirjeve, vërehen këso ndarjesh të fizikës me metafizikën. Në revistën “Le Monde et La Vie” të marsit 1963 tregohet një ngjarje në lidhje me këtë:
            Prifti protestant anglez L. J Bertrand kishte shkuar në Zvicër për të shëtitur një grup fëmijësh në malet e larta atje. Rreth orës dy, pranë Lucernës, nisin ngjitjen në mal. Pasi kapërcyen shkëmbinjtë, kur po i afroheshin akujve të ngrirë pranë majës, prifti e ndjeu veten të lodhur. Pasi i la fëmijët nën kujdesin e udhërrëfyesit dhe u përshkroi atyre rrugën që do ndiqnin, i porositi disa herë që të mos ndaheshin nga njëri-tjetri.
            Pasi kaluan fëmijët, ai u ul në një vend të sheshtë dhe desh të pushonte pak. Po shumë shpejt i erdhi një gjumë i rëndë.
            Pastaj iu duk sikurse u zgjua papritur. Dalëngadalë po kthjellohej. Por më pas, i tmerruar vuri re se nuk ishte më në trupin e tij. Vetëdija po sillej si një balonë përreth trupit të tij. Nga lart, sodiste trupin e vet, që i fjetur ngjante me një statujë. Me gjithë sforcimet për të lëvizur dorën a këmbën, nuk ia arriti kësaj. Trupi i tij ishte tashmë një gjë e huaj për të.
            Po pas ca momentesh arriti të dallonte se kjo gjendje nuk ishte aspak shqetësuese për të. E ndiente veten larg çdo lodhjeje fizike, të lehtë dhe pa asnjë lidhje materiale. Me pak lëvizje e kuptoi se mund të ndërronte vendndodhjen shumë lehtësisht. Mund të sillej si një zog në ajrin e majës së ngrirë të malit.
            Në mendje i erdhën fëmijët, çfarë po bënin vallë? Dhe sapo e mendoi këtë, e gjeti veten mes tyre. I çuditur, pa se ata nuk e kishin ndjekur rrugën e përshkruar nga ai. Edhe pse u përpoq shumë t’u tërhiqte vëmendjen, më kot se asnjë nuk e vuri dot re. Bile gjatë një pushimi për t’u ushqyer, pa i çuditur shokët e grupit tek hanin gjithë oreks edhe ushqimet e tija. Kaloi goxha kohë pranë tyre dhe pa me imtësi çdo lëvizje, dëgjoi çdo fjalë dhe vërejti çdo veprim që ata bënë. Pastaj u kthye sërish pranë trupit të tij të fjetur.
            Po ndërkohë u kujtua për të shoqen që ishte në një hotel të Lucernes. Çfarë po bënte vallë? Pa kamerierët tek dera e hotelit, grumbullin e njerëzve që shkonin e vinin, u afrua një makinë dhe që andej zbriti e shoqja. Bashkë me të ishin edhe katër persona të tjerë. U mundua t’u tërhiqte vëmendjen dhe këtyre, po sërish ishte e pamundur. Pa zbritjen e tyre nga makina, valixhet e së shoqes, çajin që pinë së bashku dhe bisedat e tyre i pa dhe i dëgjoi shumë mirë.
            Papritur u ndie keq. Pamja në Lucerne humbi dhe sërish u gjend pranë trupit të vet. Shokët e grupit ishin kthyer dhe kishin kujtuar se ai kishte vdekur i ngrirë. Po udhërrëfyesi kishte dëgjuar rrahjet e zemrës dhe tani po përpiqeshin ta sillnin në vete. Kur erdhi në vete, nisi t’u tregonte gjithë ç'kishte parë gjatë udhëtimit të tij metafizik. Të gjithë u shokuan, sidomos e shoqja, sepse ai kishte arritur t’i përshkruante të gjitha deri në imtësinë më të vogël.
            Kjo ngjarje, më vonë u mor në studim nga “Society of Research” e Anglisë dhe u aprovua vërtetësia e saj. Bashkë me vdekjen pranohet se lidhja mes trupit fizik dhe atij energjik mbaron. SEPSE BASHKË ME VDEKJEN, KËLLËFI PREJ MISHI E CLIRON SHPIRTIN DHE JETA JONË VAZHDON NË TRUPIN ENERGJIK (NË SHPIRT).
6-GALILEO DHE MAGJISTARËT
 
            Në fizikë është i njohur një ligj, i quajtur ligji i Galilesos, ose ligji i palëvizjes. Sipas këtij ligji është e pamundur që një trup të lëvizë, të ndalojë kur është në lëvizje ose të ndërrojë lëvizjen pa pasur ndikim të jashtëm. Pra është e pamundur që një trup vetvetiu të ndërrojë vendndodhjen, orbitën e tij, ose të ndalë a të kthehet në një drejtim të caktuar, pa një ndikim të jashtëm. Para kësaj të vërtete si mund të pranojmë vetëm anën materiale të ekzistencës sonë, pa e lidhur atë me një qenie të ndërgjegjshme?
            Një vajzë e re e quajtur Roz Mari, para egjiptologut të famshëm Holmen dhe kompozitorit Vood, shfaq njohuritë e saj mbi egjiptianishten e lashtë, të pa deshifruar gjer atëherë, mbi dialektin, muzikën dhe kërcimet e Egjiptit të lashtë, duke pretenduar se këto njohuri i ka marrë nga shpirti i Nones, gruas së faraonit Amen Hatep.
            Pak rëndësi ka nëse kjo gjendje është rezultat i përshkrimit të njohurive nga xhindët, të cilët jetojnë më shumë se një mijë vjet, apo i bindjes së gabuar të disave që pretendojnë se i marrin këto të dhëna nga shpirtrat e të vdekurve një mijë vjet më parë. E rëndësishme është një e vërtetë e qartë. Gjithë ndodhia dhe fjalët e vajzës janë regjistruar dhe raportet e dokumentet e mbajtura nga të autorizuarit dhe personat në fjalë janë botuar në librin “Ancient Egypt Speaks”. Është e pamundur që këto fakte të shpjegohen me materien dhe me ligjet e lidhura me të.
 
            7-NJË  EKSPERIMENT  LABORATORI  QË  VËRTETON EKZISTENCËN  E  PERISPIRIT (TRUPIT SPIRITUAL)
 
            Shpesh studiuesit kanë dashur të vërtetojnë ekzistencën e shpirtit me prova laboratorike. Më e rëndësishmja prej tyre është bërë nga amerikani Dr. R. Watters në vitin 1933 dhe është paraqitur në 1934 në kongresin ndërkombëtar të spiritualizmit në Barcelonë. Në këtë eksperiment është përdorur “dhoma e Wilsonit”. Sikurse dihet, nga lëndët radioaktive dalin dy lloj rrezesh, alfa dhe beta. Me anë të këtyre rrezeve, duke bërë bombardimin në dhomën e Wilsonit, analizohet struktura e materies. Në këtë aparaturë ka edhe një dhomëz vëzhgimi ku vendoset lënda që do të analizohet. Brenda ka edhe një sistem që kur duhet mund të lëshoj avull uji. Ka edhe një llambë për ndriçim. Esenca e këtij eksperimenti qëndron tek grumbullimi i bulëzave të avullit mbi jone, duke mundësuar kështu fotografimin e tyre.
            Duke përfituar nga kjo metodë, Dr. R. Watters ka vendosur pesëdhjetë karkaleca të zakonshëm, të mpirë që më parë dhe të mbështjellë me pambuk dhe eter dhe në momentin kur është parashikuar se me ndikimin e eterit do të vdesin, në dhomëz është hedhur avull dhe janë fotografuar. Në pllakat fotografike vërehet qartë një imazh i 13 karkalecave të fiksuar në momentin e vdekjes së tyre. Më e rëndësishmja e këtij eksperimenti është vërtetimi se vdekja është diçka që i përket vetëm trupit të tonë fizik dhe bashkë me të ndodh edhe çlirimi i trupit spiritual, si dhe bazimi i kësaj  të vërtete edhe në eksperimentet shkencore dhe materiale. (La Fotographie Transcedentale Raul Montandoon, fq,96-102)


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free