Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

PROFETI YNË SHEMBULL

Allahu (xh.sh) thotë në Kuranin famëlartë: “Ju keni një shembull të lartë tek profeti (a.s). Ka një shembull për të gjithë ata njerëz që presin shpërblimin e Allahut, që e besojnë ditën e ringjalljes, për të gjithë ata njerëz që e përmendin shumë Zotin e tyre

 

Kemi folur per profetin (a.s), të cilin e edukoi Allahu (xh.sh) me edukatën hyjnore qysh kur lindi, derisa ndërroi jetë. Me të vërtetë, kur njerëzit duan dikë, ia tregojnë botës të mirat e atij personi dhe ia mbulojnë gabimet, sepse ata e duan atë njeri. Atëherë del detyrë për çdo musliman, që të flasë për profetin (a.s), jeta e të cilit nuk ka asnjë të keqe por vetëm të mira. Madje edhe armiqtë e tij, të cilët e urryen më shumë, folën për sinqeritetin e tij, për pastërtinë dhe ndershmërinë e tij.

 

Do të flas për një moment mjaft kyç në historinë botërore, për momentin më të rëndësishëm që ka kaluar në historinë e kësaj toke, për momentin kur zbriti ajeti i parë kuranor: “Lexo me emrin e Zotit Tënd që të krijoi

 

Meleku Xhibril (a.s) zbret mbi njeriun më të pastër të tokës, mbi profetin Muhamed (a.s), në një vend shumë të thjeshtë, në një shpellë e cila nuk i kalon disa metra katrorë, në qytetin e lashtë të Mekes, në gadishullin arab, për të sjellë misionin më madhështor, për t`i treguar botës, se tani u lidh toka me qiellin, tani u lidh njeriu me Krijuesin e tij.

Xhibrili (a.s) vjen dhe i thotë profeti (a.s) fjalët e Zotit: “LexoNuk di të lexojLexoUnë nuk di të lexoj

Për herën e tretë Xhibrili (a.s) i thotë: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili të krijoi. Krijoi njeriun nga një gjak i ngjizur. Lexo se Zoti yt është më bujari. Ai i mësoi njeriut të shkruajë me pendë. Ai i mësoi njeriut atë që nuk e dinte

 

Për ne duket mjaft normale, por këto ajete hapën një faqe krejt të re të historisë botërore. Këto ajete e rrotulluan me 180 gradë atë histori, e cila lëngonte në çdo moment. Momentet kur zbritën këto ajete, janë momentet më historike të botës, janë momente kur lindi dielli i profecisë, për të mos perënduar asnjëherë.

Lindi Islami, lindi Kurani për të mos vdekur kurrë. Dielli ndonjëherë mbulohet me re, por pas reve ekziston gjithmonë dielli, që nuk zhduket kurrë e ai është dielli i profecisë.

Për të gjithë ata njerëz që duan të drejtohen, le ta dinë se Zoti ka zbritur fjalën e Tij, ka dërguar profetin e Tij. Ndërsa ata që nuk duan të udhëzohen, do të vazhdojnë të jetojnë të verbër, pa e shikuar rrezatimin e këtij dielli edhe pse ai futet thellë në zemrat e besimtarëve.

Profeti (a.s) u frikësua jashtë mase, kur para tij doli Xhibrili (a.s). Kjo tregon se ai nuk e priste që t`i vinte Xhibrili (a.s). Ai u tremb, sepse nuk e dinte se çfarë e priste. Nuk e dinte, që për të ishte caktuar një mision hyjnor. Kjo tregon se profetët i zgjedh vetë Allahu (xh.sh) dhe nuk zgjidhen vetë. Besimtarët zgjidhen nga Zoti dhe nuk mund të jenë besimtarë ata që lavdërojnë veten dhe që pretendojnë, se janë besimtarë e shërojnë në emër të Zotit.

 

Mund të mendonim se arabët do të gëzoheshin jashtë mase, kur të dëgjoninin se Muhamedi (a.s) ishtë bërë profet edhe pse nuk ishte me dëshirën e tij. Arabët krenoheshin kur nga mesi i tyre dilte ndonjë poet apo luftëtar i aftë. Por ndodhi komplet ndryshe. Ata u mërzitën shumë, kur dëgjuan se Muhamedi (a.s) po shpall profecinë, po tregon se i ka zbritur ajeti kuranor dhe meleku i Zotit. Nga një anë hapet një diell, hapet një faqe drite, por nga ana tjetër për habinë e të gjithëve u hap një valë dhune dhe torturash mbi njeriun më të pastër, mbi profetin (a.s) dhe mbi të gjithë ata, që ndoqën rrugën e tij.

 

Pse vallë? Teorikisht kjo nuk është llogjike. Kjo tregon se e mira dhe e keqja kanë luftuar, po luftojnë dhe do të luftojnë njëra – tjetrën, sa të jetë kjo jetë, sepse kështu deshi Allahu (xh.sh), na pëlqen ne apo jo. Kjo ndodhi për të na treguar se ka njerëz besimtarë, që paguajnë gjithçka per të mbajtur fenë dhe misionin e Zotit, por ka edhe njerëz që shejtani i ka mashtruar, të cilët verbërisht bëjnë punën e shejtanit edhe pse nuk e dinë diçka të tillë.

 

U luftua profeti (a.s) dhe shokët e tij, burra dhe gra, të medhenj e të vegjël. Çfarë krimi kishin bërë këta njerëz? A mos ishin të pandershëm? A mos kishin vjedhur. A mos thoshin fjalë të ndaluara? Ata thonin vetëm një fjalë: “LA ILAHE IL ALLAH, MUHAMEDUN RESULULLAH

 

U luftua Bilali (r.a) një rob i zi. Ai ishte skllav dhe askush nuk merrej me të, por pasi pranoi fenë Islame, e merrnin pronarët e tij, e nxirrnin ne shkretëtirën përvëluese të Mekes, e shtrinin mbi rërën e nxehtë, pa rroba dhe mbi kraharorin e tij vinin një gur, të cilin nuk mund ta mbanin dy burra dhe i thoshin: “Ose do të digjesh në rërë, ose moho fenë e Muhamedit”.

Çfarë thoshte Bilali (r.a)? Ai njeri, që deri dje rrihej vetëm për një kafshatë bukë, sot po rrihej për diçka tjetër. Dje vuante, ndërsa sot gëzonte dhe thoshte: “EHADUN EHAD

 

U dënuan edhe gratë. Po pse vallë? Çfarë bënë ato? Ato pranuan Islamin dhe pranuan, që profeti (a.s) të jetë drejtuesi i tyre për në xhenet. Gruaja e parë, e cila u vra në fenë islame, është Sumejja. Ajo u vra, se nuk hoqi dorë nga feja e Muhamedit (a.s). Çfarë vullneti patën këto gra? Ato patën besim në zemrat e tyre. U vra ajo, u vra burri i saj, vuajti edhe djali i tyre, pra një familje e tërë. Profeti (a.s) i shikonte dhe nuk kishte se çfarë t`u bënte. Ai vetëm u thoshte: “Durim o familja e Jasirit. Premtimi juaj është xheneti

Ishte kjo sprovë nga Allahu (xh.sh), me të cilën do të provoheshin besimtarët e vërtetë. Çdo gjë e shtrenjtë ka çmimin e saj, kështu që edhe xheneti ka çmimin e tij.

 

Profeti (a.s) bashkë me besimtarët vuajtën për tre vite në shkretëtirë, të bojkotuar nga familjet e tyre, pa ushqim dhe pa pije. Nuk kishin të drejtë as të jepnin as të merrnin nuse nga banorët e Mekes. Një presion i vërtetë psikologjik. Ata duruan, sepse në zemrat e tyre kishte besim, sepse në zemrat e tyre kishte arritur flladi i atij dielli që lindi, kishte arritur flladi i xhenetit.

 

Duroi edhe Habbab Ibn Ereti, i cili kur tregoi për vuajtjet e tij, nuk tha asnjë fjalë, vetëm ngriti rrobën e tiij dhe të pranishmit panë se nuk kishte pjesë të lëkurës së tij, që të mos kishte shenjë prej shpate, prej thike apo prej heshte. Mjaftoi trupi i tij për të treguar se sa kishte vuajtur ai njeri. Vuajtën të gjithë muslimanët, por më e habitshmja është se vuajti profeti i Zotit, njeriu më i dashur i Allahut (xh.sh) e kjo tregoi, se për të arritur kënaqësinë e Allahut (xh.sh) duhet të sakrifikosh. Kjo nuk është fe për t`u tallur, nuk është fe për dembelët apo për ata që duan të plotësojnë epshet e tyre, që pretendojnë se dyert e xhenetit do t`i presin krahëhapur.

 

Profeti (a.s) vuajti, për të na i treguar të gjitha këto. Vuajti nga presioni psikologjik, kur pas shpinës së tij rrinte xhaxhai i tij, njeriu më i afërt dhe kur profeti (a.s) i ftonte njerëzit në fe, xhaxhai i tij u fliste njerëzve me shenja: “Ky është i çmendur, është magjistar, unë e njoh më mirë, e kam djalin e vëllait tim”. E imagjinon dot vallë, që dikush të flasë këto fjalë për ty: “Magjistar, i çmendur, budalla”. A do të duroje vallë? Profeti (a.s) duroi, sepse e kuptoi, se rruga e drejtë, rruga e Allahut (xh.sh) është e shtruar me vështirësi. Ai e kuptoi mirë thënien e Allahut (xh.sh): “Ne do të të zbresim ty një barrë të rëndë

Profeti Muhamed (a.s) është shembull sakrifice. Ai duroi me trupin e tij. E imagjinon dot, që trupin e profetit të Zotit, njeriut më të pastër, ta prekin duart më të pista të atyre, që nuk besonin në Allahun (xh.sh)?! Ai e pranoi këtë, jo sepse ishte i dobët, por sepse të tillë e deshi rrugën Allahu (xh.sh).

 

Një herë ndërsa profeti (a.s) po falej para Qabes, pas shpinës së tij ishin mbledhur paria e Mekes. Ata e luftonin këtë njeri, sepse i shqetësonte jashtë mase dhe u prishte interesin dhe qejfet e kësaj bote. Menduan se çfarë mund t`i bënin këtij njeriu, i cili po i mërziste pa masë. Dikush prej tyre tha: “Unë kam një mendim. Filani ka therur devenë e tij. Unë do të shkoj të marr plëndësin e devesë e t`ia vendos në kokë Muhamedit, të rrijë ashtu siç është me ballin në sexhde”. Me të vërtetë e bëri diçka të tillë. Mori plëndësin e kësaj deveje me të gjithë pisllëqet e saj dhe e vendosi mbi kokën më të pastër, mbi flokët e profetit (a.s) kur ai ishte në sexhde. Imagjinoje pak veten tënde para kësaj pamje. Këta njerëz po tentojnë të poshtërojnë figurën e profetit (a.s), në momentin kur ai është në sexhde. Ata filluan të qeshin e të zgërdhihen nga kënaqësia e asaj që bënë, pa e ditur se kanë merituar mallkimin e Allahut (xh.sh).

 

Kur Fatimja (r.a) e pa këtë gjendje, filloi të qajë me të madhe. Pastaj vajti dhe ia hoqi papastërtinë, që profeti (a.s) kishte mbi shpinë dhe filloi të mallkojë armiqtë e Zotit. Profeti (a.s) i tha: “Mos mallko o Fatime”. Pastaj ngriti duart drejt qiellit dhe tha: “O Zot merre hakun tim ndaj këtyre njerëzve”.

 

Profeti (a.s) vuajti edhe herë të tjera më shumë se kaq. Vuajti kur u kthye nga Taifi, kur këmbët e tij të bekuara u gjakosën nga gurët dhe duart e atyre njerëzve, që nuk e njihnin Allahun (xh.sh), por këtë rradhë zemra e tij ishte zemër tjetër.

Këtë rradhë tha: “O Zot! Fale popullin tim, ata nuk dinë. Ta dinin se jam profet, nuk do ta bënin diçka të tillë

 

Po ata njerëz që e luftuan kush i njeh vallë?! Nuk u njohën as në dynja e as në ahiret. Populli i Taifit që luftoi profetin (a.s), sot është popull besimtar, sepse profeti (a.s) nuk u lut kundër tyre. Profeti Muhamed (a.s) do të na tregojë me jetën e tij, se nëse nuk beson në ahiret, nuk do ta kuptosh fenë e Allahut (xh.sh), sepse fenë nuk mund ta materializosh e ta bësh fe dynjaje. Islami është fe e ahiretit, është fe e xhenetit.

 

Një moment që duhet të prekë të gjithë zemrat e besimtarëve është momenti, kur shoku i tij Omer Ibn Hattabi (a.s) futet në shtëpinë e profetit (a.s). S`kishte hyrë ndonjëherë në shtëpinë e tij dhe habitet se në shtëpinë e profetit të Zotit, në shtëpinë e presidentit të shtetit islam, në shtëpinë e atij që e kishin në zemrat e tyre, gjeti vetëm një lëkurë të varur në mur dhe një rrogoz ku ishte shtrirë profeti (a.s). Aty nuk kishte as ushqim, as krevat asgjë prej gjëje. Kjo ishte shtëpia e profetit Muhamed (a.s). Kur pa trupin e profeti (a.s), i cili kishte fjetur mbi rrogoz dhe mbi trupin e tij kishin mbetur shenjat e rrogozit, Omerit (r.a) i shpërthyen lotët.

Profeti (a.s) i tha: “Pse qan o OmerO Omer! A po dyshon në fenë e Allahut (xh.sh)O Omer a nuk të mjafton që Zoti na ka dhënë neve xhennetin dhe këtyre dynjanë

 

Nëse ne nuk besojmë në xhenet, pasha Zotin kurrë nuk do ta kuptojmë këtë situatë, por zemrat e besimtarëve besojnë në xhenet. Në qoftë se fenë do ta fusësh vetëm në dynja, ajo nuk të jep zgjidhje, sepse ajo është fe e dynjasë por edhe e ahiretit.

Ne e dimë mirë që edhe biznesmenët më të suksesshem kanë patur ditë vuajtjesh e mundimesh. Ne e dimë mirë se për t`i marrë erë trëndafilit, që është mes ferrave edhe mund të gjakosesh, për të marrë xhevahiret, që janë poshtë detit njeriu duhet të durojë presionin e ujit për ta nxjerrë këtë xhevahir.

 

Ne i pranojmë të gjitha këto, por sa prej nesh e pranojnë se për të arritur në xhenet, duhet të paguash duhet të derdhësh djersë, duhet të punosh.

Pretendojmë se për të ndërtuar një shtëpi në dynja, duhet punë e mund. Ndërsa për të ndertuar një shtëpi ne xhenet, mendojmë se nuk është e nevojshme të lodhemi aspak, por mjafton të themi se e kemi zemrën e bardhë!

Profeti (a.s) ka thënë: ”Çdo mall e ka çmimin e tij dhe malli më i shtrenjtë është xheneti,  e  ai e ka çmimin e tijXheneti është shtëpi e bukur, është familje e lartë, është vend ku nuk ka vdekje, aty ka gjëra, që nuk t`i ka marrë mendja, nuk t`i ka parë syri, nuk t`i ka dëgjuar veshi”.

Ai A ka prej atyre njerëzve, që i përveshin krahët për xhenetThoni Inshallah

Feja jonë nuk thotë, që duhet t`i lemë të gjitha kënaqësitë e kësaj dynjaje e të merrremi vetëm me punë për ahiret, por thotë: “Ekuilibroji gjërat, mos e harro ahiretin se po e harrove atë, jeta jote nuk do të ketë kuptim”.

 

Lusim Allahun (xh.sh), ta bëjë profetin (a.s) dhe shokët e tij shembull në zemrat tona dhe në jetët tona. Lusim Zotin, të na jap forcë për ta ndjekur rrugën e tij. Lusim Allahun (xh.sh), të dërgojë erëra e t`i pastrojë sytë dhe zemrat tona nga retë, që pengojnë shikimin e diellit të Islamit. Lus Zotin e gjithësisë, që zemrat tona t`i drejtojë nga besimi. Lus Allahun (xh.sh), që mëshira e tij të na përfshijë të gjithëve.

 A M I N
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free