Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Nafaka gjithmone e gjen rrugen e vet

"Më ka treguar shejh Sadik al-Maxhidi, ish-ministër afgan në Egjipt, se si një herë kishte marrë një detyrë të rëndësishme politike në Rusi. Për shkak të frikës se gjatë udhëtimit do të kalonte nëpër fshatra banorët e të cilëve nuk e therin mishin në formë të lejuar, hallall, ai mori dy pula, i theri dhe nga gruaja e tij kërkoi që t’i përgatiste për udhëtim. 
Kur ai arriti në Tashkent (kryeqyteti i Uzbekistanit të sotëm), një shejh lokal e ftoi në shtëpinë e tij. Ai e pranoi ftesën, por i erdhi keq që në shtëpinë e tij të shkonte me ushqimin të cilin e kishte me vete. Rrugës pa një grua të varfër besimtare me fëmijë, ku shihej qartë se ata ishin të uritur, dhe Al-Maxhidi ia ofroi të dy pulat që ia kishte përgatitur gruaja e tij. 
Nuk kaloi as një orë dhe Al-Maxhidin e lajmëruan se është liruar nga kjo detyrë, prandaj mund të kthehej në shtëpinë e tij. 
I gjithë ky udhëtim, rezultoi të ketë pasur një arsye, e këto ishin dy pulat e tij, të cilat nuk ishin nafakë e tij dhe familjes së tij, por të gruas së varfër dhe fëmijëve të saj. Gruaja e Al-Maxhidit i kishte përgatitur, ndërsa ai i kishte bartur me vete 4 000 kilometra që të arrijnë tek ajo."