Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Te gjithe po genjejne

Servimi Si po na servojnë, gjithmonë, më herët dhe tani personalitete të dyshimta. Pastaj po ua rrëzojmë edhe përmendoret, dhe kemi për t’ua rrëzuar, por për popullin po bëhet vonë. Kurrfarë fitimi nga rrëzimi i përmendoreve, sepse ngrihen përsëri përmendore të tjera të dyshimta. Bile edhe më shumë! Popull i trullosur. Derisa nuk ç’trullohet do të vazhdojë kështu. Veç inshaAllah jo shumë gjatë. Deri sa të fillojnë të mendojnë. Ngjyrat e ylberit Janë shumuar xhahilët. Dhe po të mbajnë ders për çdo gjë. Sikur të të shpjegojë i verbëri ngjyrat e ylberit! Apo shurdhmemeci notat e muzikës. Dyshohet Për vrasjen – vdekjen e Dajanës. Për vrasjen e Kenedit. Për Rambujenë, Kumanovën, LDB, Holokaustin, në 11.09., vetëvrasjen e Mehmet Shehut, prejardhjen dhe historinë e Skënderbeut, të Nënës Terezë, të Ali Pashë Tepelenës, për Betejën e Kosovës, për vrasjen e Sulltan Muratit, revolucionet, për zbulimin e Amerikës në 1492, për Homeinin, kryqëzatat, qeveritë kukulla të të gjithë qeverive të botës, dhe te ne, për demokracinë, komunizmin, socializmin, globalizmin, euro-n, Titon, Ataturkun, Leninin, Stalinin, Nolin, Avni Rustemin, Enverin, 1981-shin,1912-tën, 1878-tën,1997 tën, Nanon, Berishën, Mojsiun, liderët tanë të sotëm, Niksonin, Bushin, Kastron, Gadafin, mbretërit Hasanin, Hysenin, Saudin, Milloshin, Sadamin, Bin Ladenin, Kofi Ananin… Çdo gjë e dyshimtë. Pastaj ec e merre vesh politikën! Të mëdhenjtë Niçe ka bërë vetëvrasje. Frojdit djali ia ka keqpërdorur gruan. Pra nënën e tij. Ajnshtajni ishte martuar me kushërirën e tij. Dhe pastaj edhe me vajzën e kësaj kushërire. I kishte pasur edhe njëqind afera dashurie. Fëmijët i ishin çmendur. Marksit i kanë bërë vetëvrasje vajzat. Stalini kishte qenë homo. Edhe disa shokë të tij që ne i kemi madhëruar. E ne iu thoshim ‘të mëdhenjtë’!!! Programi Ndërkombëtarët thanë se do të bëjnë programin për parandalimin e drogës. Aman, me mund me iu thënë, mos bëni kurrfarë programe për shqiptarët. Ne nuk kemi ditur se ç‘është droga pa ardhur ju!!! E programuar Pa kurrfarë të ardhura. Edhe ata që marrin nuk iu dalin për bukë. Fitimi i vogël, obligimet e mëdha. Të ardhurat e limituara, në minus minimum, e jeta dhjetë herë më shtrenjtë. Kurrë më vështirë. Dhe të poshtëruar e të nënçmuar. Pastaj, po korruptohen. Po vjedhin rrymën,ujin , etj, etj. Na kanë bërë hajna. Me harame. Dhe të gjithë deri në fyt, nëpër borxhe. Pastaj po eksplodojmë, shajmë, ofendojmë, etiketojmë, fyejmë, shpifim,grindemi, rrihemi, vrasim, vetëvritemi. Si me bë sabër? E programuar. Starti ishte nën zero. Starti nën zero Pa shtëpi. Pa punë, pa fabrika. Shpirtërisht të dërmuar. Pa anëtarë të familjes. Pa rrymë, pa ujë, pa telefon. Pa të ardhura, pa pensione, pa ndihmë sociale. Çdo gjë shumë e shtrenjtë. Çdo gjë ishte nën zero. Pastaj vrasjet, vetëvrasjet, dhuna, krimi. Pasiguria, pakënaqësia. Tani, edhe nëse për çdo vit kemi përparim nga 2 % në vit, sa na premtohet, duhen 50 vjet që të arrijnë pensionet 80 euro. Prapë fukara! Starti ishte qëllimisht shumë nën zero. Pa shtet, pa sovranitet! Cunami, shkatërrim në rrënjë Te ne ishte cunami. Në vitin 1945, kur e sollëm ideologjinë antikombëtare. Në vitin 1997, kur prapë në Shqipëri u rilind ideologjia antikombëtare, që u eksportua në Kosovë, si atëherë, si tani. Çka po doni cunam më të madh për ne shqiptarët?! Vetëm nëse i shpall këto cuname fitore! Dikur dhe sot Dikur rininë tonë e helmuan me ateizëm, ndërsa sot me amoralizëm. Qëllimi është i njëjtë. Largimi i rinisë nga Zoti. E ne po shikojmë. Dikush, me të vërtetë, duhet t’u thotë stop satanëve që po e prishin rininë e pastër. A nuk është kjo çështje patriotike, a? Ta shpëtosh rininë. Dhe popullin. Nga TV-të sataniste, nga këngët sataniste, nga liria sataniste. Nga demon-kracia sataniste. Është e qartë se ata që duhet ta shpëtojnë popullin, dhe që janë përgjegjës për këtë, nuk po ndërmarrin ende atë që duhet ndërmarrë. Prandaj të tjerët po bëjnë çfarë po dëshirojnë. Jo se i keqi është i fortë, por i miri është tërhequr tërësisht. Shpifja Është vepër e dënuar me ligj. Nëse shpif për një njeri. Apo nëse shpif të pavërteta. Por, nëse shpif për Zotin, s’ka gajle. As nëse shpif për të vërteta të mëdha historike, shkencore dhe fetare, nuk ka gajle! Këtu, sipas ligjeve të sotme, se në Botën e Ardhshme, mjerë për shpifësit, trilluesit, gënjeshtarët dhe mashtruesit. Kujt i konvenon Kujt, në realitet, i konvenon kjo gjendje në botë, në Shqipëri dhe në Kosovë? Popujve jo. Neve jo. Strukturave udhëheqëse?! Partive?! Mafies?! Popullatës jo se jo. Kujt pra???... Shqiptarët Në kohën e anarkisë së princërve dhe të demokracisë shqiptare kishim dhe kemi: kusari, mafi, anarki! Në kohën e sunduesve të antishqiptarëve: të serbëve, bullgarëve, bizantinëve, grekëve ishim: të nënshtruar, të persekutuar, të ndjekur, të vrarë, të dhunuar, të nënçmuar! Në kohën e Perandorisë Osmanë ishim: Kryeministra, ministra, profesorë, komandantë, kapedanë, agallarë, pashallarë. A duhet koment! Të gjithë po gënjejnë Topi aut. Të dy e ngrenë dorën. Topi korner, të dy e ngrenë dorën. Faull, të dy e ngrenë dorën. Rrëzohet pa e prekur. Kërkon faull. E rrëzon me qëllim. Thotë nuk është faull. Edhe pranë kamerave bile. Gënjeshtar të hapët. Të gjithë. Jo vetëm në sport. Edhe në politikë, edhe në kulturë, ehe në shoqëri. Çdo kund. E punët keq. E po me gënjeshtra!!!