Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

keshilla

 
 
Njëherë një njeri shkoi te Selman Farisiu r.a., për të kërkuar këshillë.
 
Mos fol! – i tha Selmani.
Është e pamundur që njeriu të mos flasë sa të jetë gjallë, tha njeriu.
Nëse flet, thaj vetëm të vërtetën ose hesht, i tha Selmani
Më këshillo edhe më tej! - tha njeriu.
Mos u hidhëro! - Këshilloi Selmani.
Por, është e pamundur që njeriu të mos hidhërohet ndonjëherë.
Nëse hidhërohesh, mbylle gjuhën tënde dhe lidhi duart e tua! - ia tërhoqi vërejtjen Selmani.
Vazhdo më tej! - U lut njeriu.
Mos u përziej me njerëzit! - i tha Selmani.
Si është e mundur. Të jetosh me njerëz e të mos kontaktosh me ta? - pyeti njeriu.
Atëherë fol drejt dhe kij kujdes për amanetin! - përfundoi Selmani r.a.
 

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free