Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

PASTËRTIA E ZEMRËS

Zoti ynë thotë në Kuranin famëlartë: “Besimtarët e vërtetë janë ata të cilët, kur iu përmendet Zoti iu zbuten zemrat dhe kur iu lexohet atyre fjala e Zotit, besimi iu shtohet e gjithmonë Zotit të tyre I mbështeten
Zemra sëmuret si çdo gjymtyrë tjetër në trupin e njeriut, madje edhe më tepër se kaq e shërimi i saj është pendimi, kthimi tek Zoti. Zemra e njeriut ndryshket si çdo copë hekuri, madje edhe më shumë se kaq e pastrimi i saj është dhikri, përmendja e Zotit. Zemra e njeriut ka etje, ka dhe uri, si çdo gjallesë tjetër, madje edhe më shumë se kaq e ushqimi i vetëm i saj është njohja e Zotit dhe mbështetja tek madhështia e Tij.
 
Zemra e butë dhe e qetë është pa ekzagjerim pasuria më e madhe, që mund të ketë njeriu në këtë botë. Nëse njeriu nuk e ka zemrën e qetë, nuk mund ta gjejë atë në pazar edhe sikur të ketë milionat dhe miliardat. Zemra e butë dhe e qetë ta lehtëson trupin, ta hap kraharorin, ta ndriçon fytyrën, ta rregullon dhe humorin. Ajo ta kujton Zotin, ta largon shejtanin dhe gjynahun. Ajo bëhet shoku më i mirë që mund të kesh njohur ndonjëherë.
 
Çdo njeri ka dëshirë ta ketë zemrën e butë, ta ketë zemrën e qetë, ta ketë pa strese pa siklete. Nga ana tjetër çdo njeriu, kushdo qoftë ai, i vijnë disa momente në jetë, kur zemra i rëndohet, i bëhet si gur, si një copë hekuri në kraharor e nuk është rehat edhe po t’i japësh ushqimin më të mirë të kësaj bote, apo po t’i flasësh fjalët më të mira, sepse zemra e tij nuk ndihet e qetë. Nganjëherë ajo bëhet aq e fortë, aq e ngurtë sa dhe guri është më i butë se kjo zemër.
 
Si zbuten zemrat tona? Këtë pyetje ia bëjmë sot vetes teorikish, ia bëjmë vetes çdo ditë praktikisht, atëherë kur e ndjejmë se zemra është e rëndë, kur zemra nuk është rehat. Dashje pa dashje besimtari dhe jobesimtari thotë: “Si ta zbus zemrën? Nuk jam mirë me zemrën time”.
Gjëja e parë, që zbut zemrën e robit, është njohja e Zotit, është njohja e emrave të Tij, cilësive të Tij. Kush nuk njeh Zotin, s’mund ta ketë zemrën e tij të butë. Kush e njeh Zotin, do të qetësohet me Zotin e kur qetësohesh me Zotin, nuk ka gjë që të tremb. Kush e njeh Zotin, ngopet dhe mjaftohet me të dhe çdo gjë tjetër i duket e vogël. Kush e njeh Zotin e kujton Atë dhe kush e kujton Atë, zemra do t’i zbutet. Zoti thotë në Kuran: “Me përmendjen e Zotit, zemrat gjithmonë do të qetësohen
 
Si njihet Zoti?
Zoti njihet në dy forma. Nëpërmjet librit të Tij të shkruar dhe librit të Tij “të medituar”. Libri i medituar është krijesa e Zotit, çdo gjë që Ai ka krijuar. Kush mediton në krijesat e Zotit, po shikon forcën e Allahut (xh.sh). Besimtarit i bën përshtypje edhe një milingonë. Jobesimtarit mund t’ia tregosh argumentet e Zotit në qiell dhe në tokë, por ai e kthen shpinën dhe nuk i bën përshtypje asgjë.
Njëherë Aishja (Zoti qoftë i kënqur me të) e pa burrin e saj, profetin (a.s) në pjesën e fundit të natës duke qarë me dënesë dhe i tha: “O profet i Zotit, Zoti të mëshiroftë, po shkatërron veten tënde. A nuk t’i ka falur Zoti që të gjitha gjynahet që ke bërë? Pse qan kaq shumë?”
Ai i tha: “O Aishe më kanë zbritur përpara pak minutash disa ajete, kush i lexon ata dhe nuk qan, mjerë për atë njeriçfarë ajetesh të kanë zbritur o profet i Zotit?”, e pyeti Aishja.
Profeti (a.s) i lexoi ajetet kuranore:“Në krijimin e qiejve dhe të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumenta dhe fakte për njerëzit që kanë mend, për ata që përmendin Zotin e tyre, kur janë në këmbë, kur janë ulur edhe kur janë shtrirë, e kur shikojnë këtë krijim thonë “O Zot, i Lartësuar dhe i Pastër je Ti. Ti s’e ke krijuar gjithë këtë gjë kot. I Lartësuar je Ti o Zot! Na ruaj nga dënimi i zjarrit
Kështu njihet Zoti, duke parë argumentet e Tij me sytë tanë, ndërsa libri i lexuar është fjala e Tij, është Kurani famëlartë. Ndryshimi mes Kuranit dhe oratorisë më të madhe që mund të ketë në këtë botë, është si ndryshimi mes Zotit dhe njeriut më të mirë që mund të ketë në këtë botë. A krahasohet Zoti, Krijuesi me krijesat? Ashtu nuk krahasohet dhe Kurani me fjalimet më të bukura, më tërheqëse, që mund t’i thonë njerëzit. Zoti thotë në Kuran në lidhje me këtë: “Nëse këtë Kuran do t’ia zbrisja një mali, do ta shikoje atë duke rënkuar e duke u shpërbërë pjesë pjesë nga frika e Zotit. Këtu ka shembuj për njerëzit që mendojnë
 
Ai njeri që lexon Kuranin e nuk i zbutet zemra, ta dijë se e ka zemrën më të fortë se gurët e malit.
Njohja e Zotit është gjëja më e mirë që ta zbut zemrën. Për ta zbutur zemrën tënde, kujtoji disa gjëra, që janë të thjeshta, por janë realiteti i vërtetë i kësaj bote dhe i botës tjetër. Kujtoje vdekjen, kujtoje ahiretin, kujtoje ringjalljen.
 
Profeti (a.s) thoshte: “Përmendeni shpesh atë që ua prish qejfet dhe kënaqësitë e kësaj bote, e ajo quhet vdekjeç në krahasim me pjesën tjetër. Kujtoje vdekjen, se çdokush që ka lindur do të vdesë. Çdokush që ka një fillim e ka dhe një fund, qofsh i pasur apo i varfër, i kënaqur apo i mërzitur një fund ke. Ai fund quhet vdekje.
 
Profeti (a.s) thoshte: “Vizitoni varrezat
 
Profeti (a.s) thoshte: “Kujtoni llogarinëKujtoni o njerëz atë ditë, kur do të dilni të gjithë pa pëjashtim përpara Zotit, pa përkthyes, vetëm ju dhe Zoti juaj
Profeti (a.s), ka thënë gjithashtu: “Në atë ditë njeriu do të shikojë përpara vetes dhe ka vetëm punën e tij. Do të shikojë nga e djathta e do të shohë xhenetin. Nga e majta do të shohë zjarrin. O njerëz! Kini mëshirë për këtë ditë, kini mëshirë për veten tuaj. Ruajuni nga zjarri i xhehenemit, qoftë edhe me gjysëm hurme, që e jepni sadaka
 
Kur Imam Shafiut (Zoti e mëshiroftë), i erdhi vdekja, njerëzit e pyetën: “O imam, si ndihesh?”
Ai tha: “Si mund të ndihet ai njeri, që nga dynjaja po largohet, nga vëllezërit po ndahet, gotën e vdekjes po shijon, Zotin e tij pret ta takojë, shpërblimin e punës së tij pret që ta marrë?” Pastaj tha: “Çfarë t’i them shpirtit? A është shpirti im i shpëtuar e ta përgëzoj? A është i dënuar e ta ngushëlloj? Tani m`u mbyllën të gjitha dyert, zemra m’u ngurtësua. Në këtë moment kur askush nuk më vjen në ndihmë, më kujtohet vetëm një gjë; mëshira dhe rixhaja e madhe tek Zoti i gjithësisë. Tek Ai i kam varur të gjitha shpresat. Kur më kujtohen gjynahet më duken shumë, por kur më kujtohet mëshira e Zotit, më duket edhe më shumë. Kësaj mëshire i jam mbështetur”. Zoti e mëshiroftë atë dhe të gjithë njerëzit e mirë!
Rrini me njerëz të mirë, që t`ju zbuten zemrat. Rrini me ata njerëz, që e kujtojnë Zotin, që e kanë frikë haramin, që jetën duan ta jetojnë si besimtarë.
 
Pse të mos rrimë me ta, kur vetë profeti (a.s) është urdhëruar prej Zotit: “O Muhamed bëj durim dhe rri me ata njerëz, që Zotin e tyre e përmendin në mëngjes e në darkë. Ata duan vetëm një gjë: Kënaqësinë e Zotit. Mos i largo sytë prej tyre! A dëshiron kënaqësinë e kësaj bote? A do t’u bindesh atyre njerëzve që zemrat ua kemi vulosur, që ndjekin epshet e tyre dhe punët nuk i kanë mirë me Zotin
Rri me njerëz të mirë! Të parët tanë kanë thënë: “Kur e ndjeja se zemra më ngurtësohej, që ashpërsohej, shkoja tek dikush, që e dija se është më shumë besimtar se vetja ime”.
Rrini me xhematin! Rrini me besimtarët! Kudo që punoni, mundohuni që të ktheheni me zemrën tuaj, me fytyrën tuaj tek ata njerëz, që e përmendin Zotin nga mëngjesi e deri në darkë.
 
Zemra zbutet me punë të thjeshta. Dikush e pyeti profetin (a.s): “O profet i Zotit, më është rënduar zemra, si ta zbus atë?” Ai tha: “Ushqeje të varfrin, lëmoja kokën jetimit. Kush ushqen të varfërin dhe i heq një siklet atij, kush i lëmon kokën jetimit, atij që s’ka baba, atij që s’ka nënë, atij që askush nuk e afron, me siguri ka për t’iu zbutur zemra
 
Zemra e butë është shkak për të hyrë në xhenet dhe Zot na ruaj, zemra e ashpër është shkak për të hyrë në zjarr. I thanë profetit (a.s): “O profet i Zotit, na fol për  banorët e xhenetit”. Ai tha: “Janë ata njerëz të thjeshtë, ata të urtit, por që zemrat i kanë të buta”. Zoti flet në Kuran për banorët e zjarrit dhe thotë: “Mjerë për ata, që zemrat i kanë të ngurta, nga përmendja e Zotit
 
Duaja (lutja) është një nga shkaqet më të mëdha, që të të zbutet zemra, pasi zemra e robit nuk është në dorën e tij. Ti gënjen veten, nëse të duket se e ke zemrën tënde në dorë, pasi Zoti thotë: “Unë hyj mes zemrës së robit dhe vetë robit 
 
Dynjaja është e ashpër, sidomos në ditët e sotme, prandaj gjithmonë i lutemi Zotit, t’i zbusë zemrat tona, t’i ruajë zemrat tona, t’i bëjë ato zemra të buta e të qeta në këtë botë dhe inshallah të qeta dhe në botën tjetër, t’i bëjë zemra, të cilat kur qetësohen, qetësohet i gjithë trupi. I lutem Zotit me mëshirën e Tij më të madhe, me cilësitë e Tij të larta, me emrat e Tij të bukur, që ta zbusë zemrën time, zemrën tuaj dhe zemrat e gjithë njerëzve të mirë. Zoti i mbuloftë gjynahet tona, gabimet tona e të metat tona. Allahu thotë në Kuran: “Atë ditë nuk vlen as pasuria e as fëmijët, përveçse kush i shkon Zotit me zemër të pastër
 A M I N