Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Historia e dy lapsave

Njëherë e një kohë, ishin dy lapsa, të cilët ishin shokë të ngushtë. Për shkak se ata nuk ishin mprehur kurrë, ata kishin të njëjtën gjatësi. Megjithatë, njëri prej tyre u lodh duke jetuar në heshtje dhe në pasivitet. Prandaj, ai shkoi tek një mprehëse lapsash dhe i kërkoi që ta mprehte atë. Duke u frikësuar nga mprehja, lapsi i dytë u tërhoq; ai ishte i vendosur të ruante paraqitjen e tij elegante. Pasi u mpreh, lapsi i parë vendosi të kalonte pak kohë larg shtëpisë. Ai u kthye pas njëfarë kohe “i shkurtër”, por i zgjuar. Pasi e pa lapsi elegant i pa mprehur nuk e njohu, madje nuk pranoi të fliste me të. Lapsi i mprehur mori guximin dhe ia tregoi se kush ishte në të vërtetë. Lapsi i gjatë u habit, dhe në fytyrën e tij u vunë re shenja talljeje, kur vuri re sa i shkurtër ishte shoku i tij i ngushtë. Lapsi i shkurtër nuk i kushtoi rëndësi talljes së mikut të tij. Ai filloi të fliste për gjërat që kishte mësuar gjatë kohës që kishte qenë larg. Ai filloi të shkruante shumë fjalë dhe të vizatonte forma shumë interesante, ndërsa po i tregonte mikut të tij të gjatë për përvojën që kishte kaluar jashtë shtëpisë. Në fakt ai kishte mësuar shumë gjëra që e kishin bërë më të zgjuar. Pas kësaj lot pendimi rrodhën nga sytë e lapsit të gjatë dhe ai menjëherë nxitoi tek lapsi që të mprihej. Ai e prishi barrierën e heshtjes, të pasivitetit dhe të frikës vetëm pasi e mësoi se kushdo që dëshiron të mësojë, në fillim duhet të vuajë. Megjithëse historia e mësipërme nuk është e vërtetë, ajo ka një moral intrigues të lidhur me botën reale. Vetëm nëpërmjet përvojës në jetë njeriu mund të përparojë dhe të fitojë urtësinë që ka nevojë që të durojë vështirësitë dhe peripecitë e jetës. Nëse një njeri tregohet kokëfortë në jetë, asnjë mbështetje e asnjë lloji nuk do të t’i jepet atij apo asaj. Kjo mund të kuptohet nga vargu kuranor i mëposhtëm: “Për atë nga mesi juaj që dëshiron të përparojë (në të mira) apo të ngecë”. (Al-Muddaththir, 74:37) Njeriu duhet t’ia atribuojë të gjithë suksesin vullnetit të Allahut, sepse asnjeri nuk mund të ketë sukses në diçka nëse atij apo asaj nuk i jepet leja hyjnore prej Allahut të Plotfuqishëm. Megjithatë, vargu kuranor thotë më shumë se kaq: Ai mohon ndalimin apo amullinë në jetë. Njeriu ose “shkon përpara”, ose “mbetet prapa” ndërkohë që të gjithë shkojnë përpara, duke e lënë atë pas duke derdhur lot keqardhjeje më kot. Veç kësaj, personi që është lënë mbrapa mund të përdoret nga të tjerët si një vegël që u shërben qëllimeve të tyre, por akoma ata nuk e marrin parasysh interesin apo mirëqenien e tyre. Në administrimin e biznesit, është e ditur se nëse një tregtar nuk ka planin e tij, ai do të bëhet pjesë e planeve të të tjerëve. Një qenie e vërtetë i cili ka arsyetim të shëndoshë nuk pranon asnjëherë të bëhet vegël në duart e të tjerëve. Jeta ka të bëjë gjithmonë me zgjedhje. Njerëzit e gjejnë gjithmonë veten të detyruar të vendosin për një ecuri të caktuar veprimi për një sërë zgjedhjesh që kanë në duar. Prandaj, është gjithmonë në dorën e njeriut të zgjedhë, dhe ajo që është e rëndësishme është se ne duhet të jemi të gatshëm të përballemi me pasojat e zgjedhjeve tona. Ne nuk do të bëjmë asnjëherë përpara nëse nuk marrin iniciativën dhe nuk bëjmë diçka të mirë për veten dhe për njerëzit e tjerë rreth nesh. Ne përfundimisht do të shpërblehemi nga Allahu ose në këtë jetë ose në jetën tjetër. Është e rëndësishme të dimë se edhe nëse nuk marrim shpërblim në këtë botë për përpjekjet tona, pa dyshim ato do të shpërblehen në botën tjetër, sepse Allahu i Plotfuqishëm nuk e trajton askënd padrejtësisht. Për më tepër, është detyra e secilës qenie njerëzore të bëjë përpjekje që të ketë sukses në jetë. Megjithatë, suksesi duhet t’i atribuohet vetëm vullnetit të Allahut, sepse asnjeri nuk mund të ketë sukses në diçka nëse atij apo asaj nuk i jepet leja hyjnore nga Allahu i Plotfuqishëm. Frika sjell vetëm prapambetje dhe inferioritet në të gjitha aspektet e jetës. Mohimi i frikës së panevojshme është mundësia e vetme që kanë njerëzit nëse duan të bëjnë përpara dhe të jetojnë në mirëqenie. Ne duhet ta largojmë frikën tonë dhe të fillojmë të bëjmë jetën që duhet të bëjmë si qenie njerëzore racionale. Si përfundim është shumë e rëndësishme që ne të kujtojmë vargun e mëposhtëm kuranor: “Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat), përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre”. (Ar-Rad 13:11)


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free