Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Dy miqte

Diku në një qytet bregdetar, ishin dy shokë që duheshin aq shumë, saqë mund të sakrifikonin ghithqka për njëri-tjetrin. Ishin njohur gjatë studimeve universitare dhe kishin qëndruar në të njëjtën shtëpi. Njëri prej tyre dukej koprrac, kurse tjetri shumë bujar. Vjen një ditë që shokët koprrac i ishin prishur punët e biznesit. Asnjë përpjekje nuk ndikonte në përmirsimin e punës së tij. Shkon te shoku i tij bujar dhe i kërkon që ta ndihmoj me një shumë të caktuar të hollash. Miku i tij nxori ç’kishte dhe ia dhuroi me shumë dëshirë. - Urdhëro vëlla, gjithçka kam le të jetë e jotja, i tha miku bujar. Shoku që nuk kursehej për asgjë, tashmë ishte fejuar dhe priste që së shpejti të martohej. Miku i tij koprrac vjen dhe e fton për një kafe. - Dua të të them diçka shumë të rëndësishme, por nuk e di se si, – i tha ai. - Të ketë vallë gjë më të rëndësishme se miqësia jonë?!, – ia ktheu miku bujar. - Dëgjo vëlla, mua më pëlqen shumë e fejuara jote, prandaj dhe dua te martohem me të, – i tha ai duke ulur kokën përdhe. Pas një qetësie të dyfishtë, miku bujar u mendua gjate dhe nga dashuria që kishte për shokun e tij, nuk ia refuzoi kërkesën. - Le të bëhet ajo që thua ti, – i tha bujari dhe kështu u nda nga fejuara e tij vetem për t’a bërë të lumtur mikun e tij. Kalojnë ca vite dhe punët e mikut të mirë po shkonin shumë keq e më keq,ndersa koprraci ishte shum mire... - Të shkoj të kërkojë punë tek miku im, – tha ai me vete. – Ai duhet të më ndihmojë patjetër, – vazhdoi ai. Kur trokiti në portën e mikut të tij dhe i këkoj punë, ç’të shikonte, ç’të dëgjonte?! dhe largohet pa fjale... I miri, i mërzitur për atë që kishte ndodhur, nisi të mendonte sërish pozitivisht. - S’ka gjë, nuk dihet si i janë bërë punët prandaj edhe nuk më ndihmoj, – tha me vete. Kaluan disa ditë dhe djali bujar takon në rrugë një burrë të vjetër e të sëmurë. Dukej që atij po i afrohej vdekja. E merr dhe e çon në shtëpin e tij dhe e ndihmon dhe e përcjellë deri diku ku mund të gjente shtëpinë e tij. Pas disa ditësh ai tashmë kishte vdekur. Një avokat troket në derën e shtëpisë së djalit bujar dhe i thotë se plaku, të cilit i kishte ndihmuar kishte qenë shumë i pasur dhe se i kishte lënë atij gjithë pasurinë që kishte. Kalojnë ditë e javë dhe djali, tashmë i pasur merr, një shtëpi pranë asaj të mikut të tij. Një ditë, tek sa po kthehej në shtëpi, pranë portës takon një grua të lodhur e të sëmurë që i kërkon diçka për të ngrënë, pasi ishte shumë e uritur. Djali e merr në shtëpi, e ushqen dhe duke qene se jetonte i vetëm, i kërkon asaj që të qëndrojë me të. - Ti merru me punët e shtëpisë dhe gatimin, kurse unë shkoj në punë e vij në shtëpi. Kështu as ti mbetesh rrugëve, as unë nuk vuaj nga këto nga këto gjëra, – tha ai. E moshuara pranoj me kënaqësi. Pas disa kohësh, gruaja, tashmë e kthyer në një nënë për djalin që e kishte ndihmuar aq shumë i kërkon atij që të gjej një vajzë dhe të martohet. - Në fakt edhe unë, kam menduar por deri më tani nuk më ka dalur ndonjë njeri i përshtatshëm për ballë, – ia kthen djali. Gruaja i propozoi të martohej me një vajzë që e njihte nga afër. Dy të rinjtë njihen dhe më në fund vendosin të martohen. Erdhi koha e dasmës dhe të riut bujar i duhej të mendonte për të ftuarit. Sido që punët kishin ardhur, atij i duhej t’a ftonte edhe mikun e tij të vjetër. - Miqësia jonë duhet të jetë më e fortë se keqardhjet. Prandaj do t’a ftoj edhe atë në këtë ditë të lumtur për mua, – mendoi dhe ia dërgoj ftesën. Në ditën e dasmës, dhëndrri dhe nusja dukej se ishin më të bukur se gjithë të tjerët. Lumturia dhe gëzimi pasqyroheshin nga sytë e tyre. Në një sallon të zbukuruar mjaft të këndshëm, u futën në shoqërinë e duartrokitjeve të ftuarve. Të gjithë po argëtoheshin më së miri. Dhëndrri merr mikrofoni dhe nisi të shpjegoj historinë e jetës së tij: - Njëherë e një kohë, kam pasur një mik për kokë . E doja shumë, madje mund të jepja edhe jetën për të. Një ditë, kur punët po më shkonin me së keqi, më kërkoi para dhe i dhashë gjithçka që kisha. Një ditë, tjetër më kërkoi të fejuarën që e doja shumë. I mërzitur, ia dhashë edhe atë sepse ne ishim miq, e donim njëri-tjetrin dhe nuk duhet të kishte ndonjë gjë që të na ndante. Pas disa kohësh, kur unë isha në gjendje të keqe ekonomike, iu drejtova atij dhe i kërkova punë. Nuk më dha, madje me një zë të vrzdhë gati sa nuk më përzuri. U mërzita shumë, por përsëri nuk mund të mendoja keq për të. Ishte miku im i shtrenjtë. Pas këtyr fjalëve, miku koprrac, me sytë e përlotur merr mikrofonin dhe nis të tregojë: - Njëherë e një kohë edhe unë kisha një mik për kokë. Kur punët nuk po më ecnin ashtu siç duhej, i kërkova ndihmë dhe më dha gjithçka që kishte. Më pas, i kërkova të fejuarën, edhe atë ma dha. Arsyeja që i kërkova të fejuarën, ishte se ajo vajzë nuk ishte e duhura për të. Ajo ishte një grua e pamoralshme. Në këtë mënyrë, shpëtova mikun tim të shtrenjtë nga ajo grua jo e denjë për të. Një ditë, kur punët nuk po i shkonin siç duhej, miku im erdhi dhe kërkoi punë nga unë. Unë nuk i ofrova një gjë të tillë pasi që nuk mund të urdhëroja atë që të bënte diçka në atë ambient. Ndërsa, burri moshuar që miku im takoi në rrugë, ishte babai im. Im atë ishte në prag të vdekjes dhe unë e dërgova pranë mikut tim. I kërkova babait që të gjithë pasurinë që kishte t’ia linte atij. Kurse grauaja lypasare që i erdhi në shtëpi, ështe nëna ime. E dërgova atë që të kujdesej për mikun tim e ta ndihmonte që të kalonte një jetë sa më të qëte. Ndërsa vajza me të cilën miku im por martohet, është motra ime. Unë e binda atë që të martohej me mikun tim