Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Gruaja e Çarls De Gol

Gruaja e Çarls De Gol
Kjo histori ka të bëjë me thënien:”Pas çdo burri të suksesshëm qëndron një grua”. 
Çarls De Gol ka qenë president i Francës gjatë luftës së Dytë Botërore. Një ditë, për tu shkëputur pak nga tensionet e ditës, Çarls De Gol dhe e shoqja vendosin të shkojnë në një restorant për të ngrënë darkë. 
Ata gjetën një restorant të vogël larg zhurmave të qytetit dhe larg syrit të njerëzve. Pronari i restorantit u mrekullua nga prania e presidentit në restorantin e tij. Pasi bënë porosinë, pronari iu afrua çiftit dhe i dha të njohur gruas së presidentit. Pasi u largua, Çarls De Gol e pyeti të shoqen:”E njeh atë?” 
Ajo i përgjigjet:”Po, e njoh. Kur kam qenë vajzë pati bërë tentative që të fejohej me mua.” 
Çarls De Gol, nuk i erdhi mirë kjo, prandaj dhe i tha:”Po të ishe fejuar dhe martuar me të, sigurisht që sot do të ishe bashkëshortja e pronarit të këtij restoranti!”
Kurse e shoqja ia ktheu:”Jo i dashur. Po të isha martuar me të, do e kisha bërë president të Francës!” 
Thënia se pas çdo burri të suksesshëm qëndron një grua, është e vërtetë, por vetëm nëse: I qëndron pranë, e mbështet me gjithçka që mundet dhe e motivon. Kjo ngjarje më kujtoi të shoqen e profetit Muhamed a.s, Hadixhen. Ajo e vizitonte herë pas here në meditimet e tij, i dërgonte ushqim, shkonte e bisedonte dhe nuk e linte vetëm. Kur Profetit a.s iu shfaq engjëlli Xhibril për herë të parë, gjë e cila e frikësoi, ai vajti tek e shoqja, e cila e qetësoi dhe e motivoi.