Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

mbreti dhe i cmenduri

Një ditë një mbret tiran, i njohur për tiraninë e tij, i mblodhi disa dijetare dhe i pyeti: A jam unë mbret i drejtë apo zullumqar?
 
Aman, aman, o mbret, gjithsesi ti je i drejtë. Pasi i dëgjoi këto fjalë, mbreti urdhëroi t'ju pritet koka menjëherë.
 
Ditën tjetër thirri një grup tjetër dijetarësh dhe u beri të njëjtën pyetje: A jam i drejtë apo zullumqar? O mbret, ti je zullumqar- i thanë ata.
 
Edhe këtyre mbreti urdhëroi t'ju pritet koka. Urdhëroi përsëri të sjellin dijetarë të tjerë për t'ju parashtruar të njëjtën pyetje.
 
Gjate rrugës për të mbreti, dijetarëve u doli përpara një i çmendur, duke insistuar që ta marrin me veti dhe ta lejojnë që vetëm ai t'i përgjigjet mbretit. Posa arritën para mbretit, ai i pyeti: Disa njerëz më thanë se jam i drejtë e disa të tjerë se jam zullumqar, çfarë thoni ju?
 
Kësaj radhe pyetjes së mbretit iu përgjigj i çmenduri: O mbret, ti nuk je as i drejtë, as zullumqar. Ti je dënimi i Allahut për gjendjen tonë të vështirë.
 
Mbretit i pëlqyen këto fjalë të njeriut të çmendur dhe urdhëroi që ta shpërblejnë.
 
Më pastaj mbreti filloi të mendojë: Pra, unë jam vendosur nga Allahu si shkas i gjendjes së popullit. Kur populli është i drejtë edhe unë bëhem i drejtë, ndërsa kur populli është zullumqar edhe unë jam i tillë.
 
Muhammedi, a.s., ka thënë: "Si është gjendja (hali) juaj, ashtu do të jenë udhëheqësit tuaj".

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free