Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Vlera e kohes

Për të kuptuar vlerën e një viti, pyet një student që ka humbur një vit në shkollë. Për të kuptuar vlerën e një muaji, pyet një nënë qe ka lindur para kohe. Për të kuptuar vlerën e një jave, pyet botuesin e një të përjavshmeje. Për të kuptuar vlerën e një ore, pyet dy të dashuruar që presin të takohen. Për të kuptuar vlerën e një minuti, pyet dikë që sapo ka humbur trenin. Për të kuptuar vlerën e një sekonde, pyet dikë që sapo ka shpëtuar nga një aksident. Për të kuptuar vlerën e një të miljonten e sekondit, pyet një atlet që ka fituar medaljen e argjendtë në Olimpjadë. Jepi vlere çdo momenti që jeton, dhe jepi akoma më vlerë nëse e ndan me një njeri të veçantë, aq special sa ti dedikosh kohën tënde dhe kujto që koha nuk pret asnjë...!!