Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Historia perseritet 2

Sipas rrëfenjave të lashta të Kinës, një mbret deshi ta shpërblejë një qytetar të mbretërisë, për shkak të përkushtimit të tij. Ai i tha:”Do të të jap të gjitha pronat të cilat do i përshkosh në këmbë!”
Burri u gëzua shumë nga ky premtim i mbretit dhe menjëherë nisi udhëtimin e tij në këmbë. Pasi kishte përshkuar një distanca të gjatë, ndjeu lodhje dhe vendosi të qëndrojë aty. Aq sa kishte shkelur i mjaftonin. Por kur hodhi shikimin nga ana tjetër, gjerësia e tokave të gjelbra, pyje pafund, lumenj dhe kafshë të egra, hoqi dorë dhe vazhdoi rrugëtimin për më shumë prona.
Përshkoi distancë të gjatë në këmbë dhe mendoi të ndalej dhe të kthehej duke u mjaftuar me aq, por sërish hezitoi dhe vendosi të vazhdojë të ecë për më shumë. Në mendje i vinin fëmijët, nipërit e mbesat e tij që do i gëzonin këto toka. Ai shihte fëmijët e vegjël, pasardhësit e vet duke luajtur në ato vende, duke gjuajtur kafshë të egra dhe duke falënderuar gjyshin e tyre që ishte lodhur aq shumë për ta.
Ai vazhdoi të ecë e të ecë, për të mos u kthyer më kurrë. Disa thonë se u gjet pa frymë i shembur përtokë, dikush tjetër thotë se humbi rrugën nëpër pyje dhe nuk dinte si të kthehej, dikush tha se e hëngrën egërsirat. Gjithsesi, ajo që dihet është se ai nuk posedoi as dhe një metër tokë nga ato që përshkoi në këmbë. Ai nuk u mjaftua, nuk u ngop dhe lakmoi më shumë. Histori që përsëritet

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free