Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

ALLAHU SHKROI ME DORËN E TIJ MËSHIRËN, QË TË DËSHMOJË PËR MADHËSHTINË E FALJES

 Me të vërtetë, Allahu i ka krijuar krijesat duke thënë: “Bëhu!”, dhe ato janë bërë. Kurse disa gjëra, për shkak të pozitës së lartë që kanë tek Allahu, i ka krijuar me Dorën e Tij, sikurse disa gjëra i ka shkruar me Dorën e Tij për shkak të dinjitetit dhe vlerës që kanë tek Ai. Si për shembull, e ka krijuar me Dorën e Vet Ademin e Xhenetin Adën, kurse e ka shkruar me Dorën e Vet Tevratin për Musain dhe librin e mëshirës. Sa madhështore që është bujaria e Mëshiruesit.

            I Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Me Dorën e Vet Zoti i juaj ia shkroi Vetvetës, -para se të krijonte krijesat-: Mëshira ime, ia ka kaluar Hidhërimit Tim!”[1]

            Gjithashtu i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Kur Allahu i krijoi krijesat, e shkroi tek libri i Tij i cili gjendet mbi Arsh: Me të vërtetë Mëshira Ime, e ka mundur Hidhërimin Tim!”.[2]

            Falja është mëshirë; Allahu i Lartësuar, ka thënë: “Thuaj: “O robërit e mi, që i keni bërë keq vetvetes duke bërë mëkate, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i falë të gjitha mëkatet. Ai, me të vërtetë, është Falës dhe Mëshirues.”[3]

            Gjithashtu i Lartësuari, ka thënë: “Allahu, me të vërtetë, nuk e falë atë që i bën shok Atij, por ia falë të tjerat mëkate kujt të dojë, përveç këtij. Kushdo që i bën shok Allahut, ai ka bërë mëkat të madh.”[4]