Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Televizori,lexojeni sa e bukur që është

Nje i huaj ne shtepine time
Disa muaj para lindjes sime , babi im kishte takuar një te huaj I cili ishte I ri ne qytetin tone. Babi qe nga fillimi ishte I epur me këtë te huaj dhe tregimet e tij sa qe shume shpejt e ftoi te jetoj me ne. Shume shpejt u be anëtar I familjes sonë.


Ne kohen kur unë fillova gradualisht te rritem kur nuk kam pyetur për këtë te huaj , nga është, kush është dhe çka është . Isha mësuar te jete gjithnjë me ne. Kishte fituar vend ne zemrën time si te gjithë anëtaret e familjes sime.
Prindërit e mi ishin instruktor ne familje, Nena me ka mësuar ta dua fenë e Allahut e babi me ka mësuar ta nderoj. Megjithatë , ky I huaj ishte ai I cili na tregonte ngjarje nga e kaluara , na ka argëtuar dhe na ka mbledhur me ore te tera ne një rreth. Dëgjonim tregimet e tij fascinuese nga e kaluara. Për te gjitha qe neve na interesonin për Historinë,Shkencën,Politiken ….. për te gjitha ai kishte përgjigje.
E dinte te kaluarën e ka kuptuar te tashmen dhe ngapak kishte mundësi te tregonte se cfare do te ndodh ne mes te njerëzve ne te ardhmen. Fotografitë qe dinte t'I vizatonte dukeshin si te gjalla kur e shikoja qaja apo qeshesha. Ishte një shok I mire I gjithë familjes. Na dërgonte mua babin dhe Bilallin ne lojërat tona te para te futbollit dhe basketbollit.
Gjithmonë na shtynte te shikojmë filma sa qe edhe na ofroi shansin te njihemi me shume yje filmash.

Ky I huaj ishte një flasaman I madh, kishte dëshire te fliste shume edhe pse e dinte se ne familjen tone nuk përdoreshin fjale me përmbajtje vullgare, shume shpesh I ikte ndonjë fjale sa qe te afërmit tanë dhe shoqëria nuk kishin guxim te përdorin këso fjale ne bisedat e tyre e sidomos para nesh fëmijëve .Megjithatë atij nuk ja zënte për te madhe ai ka qene I vetmi ne shtëpi qe ka mundur te flas sipas dëshire e askush ta pengonte.
Derisa ai me ore te tera na argëtonte me tregimet e tij nena shpesh ngrihej dhe shkonte ne dhomën e saj te lexonte Kuran . Pyes se a është lutur ndonjëherë ne duatë e saj qe ky I huaj te lëshonte shtëpinë tone.
Ne shtëpinë tone ne atë kohe mbahej ligji Islam , nuk është përdorur e as mbajtur alkooli, por ky I huaj me ngulm na tregonte se si duhet te bëjmë lëshime se si duhet te jetojmë ne mënyrën e jetesës se sotshme.
Shpesh na ofronte birre dhe na I tregonte cigaret qe te fitonim një përshtypje se janë te shijshme dhe tërheqëse. Fliste me një stil te lire, mund te them edhe shume te lire për temat e turpshme rreth grave. Zëri I tij dinte te jete aq vullgar dhe aq I turpshëm për ta dëgjuar para anëtareve te familjes. Tash e di se ai I huaj ka ndikuar shume ne qëndrimet e mia ne raportin mashkull-femër dhe lidhja ne mes tyre
Kur e shikoj te kaluarën them se neve vetëm mëshira e Allahut na ka shpetuar qe ky I huaj te këtë ndikim me te madh ne sjelljet tona.
Kohe pas kohesh I ka përulur prindërit e mi dhe me ato te cilat na kanë mësuar I ka nënçmuar dhe I ka kundërshtuar qëndrimet e tyre por asnjëherë nuk ka kërkuar ta lëshon shtëpinë .

Edhe sot e kësaj dite këtë te huaj mund ta shihni se si është ulur ne një qoshe te dhomës dhe prêt qe njeri nga ne t' i kushtoj vëmendje t'i dëgjoj tregimet e tij dhe t'i shoh fotografitë e tij . Me pyesni se si quhet ky I huaj?
Ne e kemi thirrur TELEVIZORI.


 


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free