Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Urtesia e diteve

Tregohet se një burrë i mençur kishte një kalë race të mirë. Ai preferonte të jetojë i vetmuar me familjen e tij, mbi një kodër të rrethuar nga pyje e drurë të shumtë. Një ditë, kali i tij mori arratinë dhe u zhduk. Të afërmit dhe fshatarët, vajtën ta ngushëllojnë, duke i thënë:”Çfarë qe kjo fatkeqësi?!”
Plaku i mençur u përgjigjej gjithë urtësie maturi:”E ku e dini ju se është fatkeqësi?”
Disa ditë më vonë, kali i tij i dashur kthehet në shtëpi, në shoqërinë e një tufe të madhe me kuaj të egër. Atëherë të gjithë komshinjtë dhe të njohurit vajtën ta urojnë duke i thënë:”Ah çfarë fati!”
Kurse plaku u përgjigjej me qetësi:”E ku e dini ju se është fat i mirë?”
Pa kaluar disa ditë, djali i tij, duke u orvatur të shalojë njërin nga hamshorët e egër, rrëzohet dhe thyen këmbën. Të gjithë të afërmit dhe fshatarët vajtën ta ngushëllojnë duke i thënë:”Ç’qe ky fat i zi kështu?”
Kurse plaku u përgjigjej me durim e urtësi:”E ku e dini ju se ishte fat i zi?”
Disa javë më vonë, shpallet gjendje lufte dhe të gjithë të rinjtë mobilizohen për luftë, sakaq djali i plakut të urtë shpëtoi pasi kishte thyer këmbën.
E kështu, fati i keq pasohej nga ai i mirë dhe anasjelltas, deri në pafundësi.
 
Morali:
Diçka e ngjashme i ndodh secilit prej nesh në jetë. Njerëzit e mençur, nuk e teprojnë me dëshpërim për diçka të humbur, pasi nuk e dinë me siguri nëse ajo që u ka humbur ishte e hairit apo e sherrit. Ata nuk e teprojnë as me gëzim dhe ngazëllim për mirësitë, duke e falënderuar Zotin në çdo gjendje. Njerëz të tillë gëzohen me masë dhe hidhërohen me masë. Njeriu s’ka pse të ngazëllehet për fatin e tij të mirë, pasi kjo mund të jetë pikënisja e vuajtjeve dhe e kundërta. Njeri i lumtur është ai që arrin ta vërë në praktikë konceptin e të qenurit i kënaqur me caktimin e Zotit. Ai përballet me kaderin me besim dhe elasticitet. Këta janë njerëzit e vetëm të lumtur.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free