Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Historia e ''Patericës''

Kur isha i vogel, i lutesha pernate gjyshes te me tregonte perralla… nje mbremje ajo mori fryme thelle dhe me tha :”Sot, do te te tregoj nje histori te vertete…..

 Historine e nje vajze dhe paterices se saj…!!!! …dhe filloi :

Dikur, nje vajze e vogel, nuk kishte mundesi qe te ecte me kembet e saj, ajo, ju drejtua nje zdrukthari plak, dhe ju lut qe ti falte nje paterice!!!

 Zdrukthari, e pa vajzen me lot ne sy, dhe vendosi ta ndihmonte, ja beri patericen vajzes, dhe kur e mbaroi ate, vajza I tha, :”Nje dite, kur te kem mundesi do te ta shperblej” zdrukthari I qete I pergjigjet:

 “Si shperblim, dua vetem qe ti te kujdesesh per kete paterice, dhe mos ta harrosh kurre ate”.

 Vajza nga gezimi harroi ti premtonte zdruktharit se nuk do e harronte asnjehere, ajo e mori patericen e saj, dhe filloi te levizte rrugeve te qytetit, me lotet e gezimit ne faqe... 

Ditet pasonin njera tjetren, dhe vajza, fale paterices se drunjte, mesoi aq mire te ecte, mesoi aq mire te kalonte pengesat e femijerise se saj, mesoi te ngjiste shkalle, mesoi te zbriste te tilla, ajo filloi te besonte, se endrra e saj, per te ecur e lire ne kete bote, po behej realitet.

 Ajo me ndihmen e paterices, arriti te mposhte idene se nuk ishte e dobet, se mund tja dilte mbane, madje madje arriti te mendonet se mund tja dilte mbane edhe pa te!!!

 Dhe, keshtu ndodhi!!! Vajza u rrit, dhe nje dite, nuk I nevojitej me paterica, ajo e hodhi ate ne nje cep, dhe vazdoi jeten e saj, e lumtur, duke qene e sigurt mbi kembet e saj, ajo ishte e sigurt, se tani me, ajo mund edhe te vraponte, dhe te gjitha keto, pa ndihmen e nje cope druri (duke harruar, qe e gjithe kjo, ishte fale paterices se saj…)” -

 Per nje moment, ngrita koken, dhe pashe ne fytyren e plakur te gjyshes tek po rridhte nje pike loti……

 

Dhe, krejt pafajesisht, me kureshtjen e nje femije, e pyeta :Gjyshe, cfare u be me patericen…???????? …ajo buzeqeshi lehte, u mundua te mposhtte lotet dhe vazhdoi ….. : “…ehhhh, paterica biri im…..vajza e la patericen ne nje cep, duke I premtuar, se do e kujtonte gjithmone, dhe vazhdoi te ecte rrugeve te jetes.

 

Por ajo harroi qe paterica e saj e cmuar, ajo, qe ishte kujdesuar aq shume per vajzen e vogel, ishte vetem nje objekt prej druri, dhe nje dite ajo mund te kalbej, ose mund ta brente krimbi, nese vajza nuk do kujdesej me per te….

 

– Gjyshja ndaloi per nje cast, dhe me lot ne sy, me tha :

 

- Fli tani biri im, sepse ora po shkon vone…”Shume pyetje me trubullonin koken ne ato momente, shume enigmatike me ishte dukur ajo “perrallez” qe gjyshja me tha, por per asnje nga keto nuk pata guximin ta pyesja gjyshen ate nate.

 

Dhe qe nga ajo nate me zinte gjumi duke menduar :

 

“Valle, ku mund te jete ajo paterice tani?????

 

Kush kujdeset per ate???

 

A eshte ajo ne gjendje te ndihmoje edhe njerez te tjere, si vajza a vogel?????

 

Dhe sot, arrita me te vertete te kuptoja se cfare donte ne te vertete gjyshja te thoshte me fjalen “PATERICE” ato pyetje qe me kishin brejtur per vite me radhe, sot papritur u gjej pergjigjen ne veten time.

 

Kuptova qe, njerezit, marrin cfare tu nevojitet, nga te tjeret, dhe pastaj ikin, te qete ne jeten e tyre!!!

 

Kuptova qe me e pakta qe mund te bejme, eshte te kujdesemi sadopak, dhe me sadopak dashuri te sinqerte per ato gjera qe na kane ndihmuar me te vertete ne jete, per te gjitha ato gjera qe na kane beret e ecim me kembet tona ne jete, sepse nese I le ne harrese, ato do te jene te “kalbura” nje dite!!!!

 

Kuptova ate fjale, qe gjyshja e thoshte me lot ne sy …”PATERICE”….. qe ne te vertete nuk ishte thjesht nje object prej druri, por dikush, qe dikur merrte fryme, qe dikur mund te falte buzeqeshje, qe dikur mund te jepte ngrohtesi nga zemra e tij, ajo “Paterice” ishte dikush qe kishte zemer, dikush qe u perpoq me te gjitha forcat e tij, per ti dhene zemer kesaj vajze te vogel, dhe per ti bere te besonte se ajo nje dite, do e realizonte endrren e saj.

 

Por, nje dite, te gjitha keto u harruan, sot, “paterica” nuk I hyn ne pune asnje njeriu, sepse ajo eshte e kalbur tashme, dhe shume shpejt, do kthehet ne pluhur…  


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free