Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

te gjithe neve na lidh dicka

 
 
Miu shikonte nga vrima e tij në mur se si fshatari dhe gruaja e tij hapnin një kuti.
 
A thua çka mund të jetë në të? Mendoi miu, por u dëshpërua kur pa se nga kutia doli një kurth minjsh.
 
Doli miu në oborr i trishtuar që t’i paralajmëroj të tjerët: "Në shtëpi është një kurth minjsh! Në shtëpi është një kurth minjsh!” Bërtiste miu që ta dëgjojnë të tjerët.
 
Pula e dëgjoi, hapi krahët, ngriti kokën dhe tha: "zotëri mi, mund të them se kjo është një çështje shumë serioze për ty, por kjo nuk ka të bëjë me mua. Kurthi i minjve mua nuk më bën dëm."
 
Miu iu kthye dhisë: "Në shtëpi është një kurth minjsh!"
 
Edhe dhisë i erdhi keq dhe tha: "Më vjen shumë keq, zotëri mi, por nuk mund të bëj asgjë, vetëmse të lutem për ty."
 
Miu iu kthye lopës: "Në shtëpi është një kurth minjsh."
 
Lopa tha: "Hmmm, zotëri mi. Më vjen keq për ty, por kjo mua nuk më intereson fare."
 
Miu u kthye në shtëpi kokë ulur dhe i brengosur, duke menduar se vetëm duhet të ballafaqohet me kurthin e fshatarit.
 
Atë mbrëmje, në shtëpi u dëgjua zhurma e kurthit. Gruaja e fermerit nxitoi të shikon se çfarë u kap në kurth. Në errësirën e natës nuk pa se në të ishte një gjarpër helmues, bisht i të cilit ishte kapur në kurth. Gjarpri e kafshoi gruan e fermerit, ajo menjëherë u dërgua në spital, por në shtëpi u kthye me ethe.
 
Dihet se ethet trajtohen me supë pule të freskët, kështu që fermeri shkoi me sëpatë në oborr dhe e preu pulën.
 
Sëmundja e gruas mori përmasa më të mëdha, miqtë dhe fqinjët erdhën që ta vizitojnë. Për t’i ushqyer ata, fermeri preu dhinë.
 
Gjendja e gruas u përkeqësua dhe ajo vdiq. Një numër i madh i njerëzve erdhën në funeral, dhe fermeri u detyrua ta prenë lopën që të sigurojë ushqim të mjaftueshëm.
 
E miu i trishtuar të gjitha këto i shikonte nga vrima e tij në mur.
 
-------------------------------------------------
 
Lexues të nderuar kur të dëgjoni dikë që është duke u përballur me një problem dhe mendoni se kjo nuk ka të bëjë me ju, mos harroni se kur njëri prej nesh është i kërcënuar, të gjithë jemi në rrezik. Të gjithë ne jemi të përfshirë në këtë udhëtim të mrekullueshëm të quajtur jetë. Duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe të bëjnë përpjekje që ta inkurajojmë njëri-tjetrin. Ndoshta nuk kemi lidhje gjaku, ndoshta nuk jemi as miq, por të gjithë ne na lidhë humaniteti.
 
Shembulli i besimtarëve për dashurinë e tyre reciproke dhe mëshirën e ndërsjellë është sikurse shembulli i një trupi të vetëm: nëse vetëm një organ ankohet, atëherë edhe organet tjera nuk janë të qeta”.