Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Po Vdekja ?

Jeton, ushqehesh, shetite. Nuk i falenderon Zotin për të mirat që të dërgoi ty! Po vallë rob i ALL-LLAHUT ndonjeherë të shkon mendja për ahiret, për terrin e varrit që do të kaploje, po për torturat që do të perjetosh aty! Hmm. Jo se ske menduar asnjeherë për të, ngase gjithmone ke menduar vetëm për këtë botë të shkretë. Nuk të shkoi ndërmend të falesh ndonjëherë ndonjë vakt dhe te falenderosh ZOTIN, po ramazanin a ke agjëruar ndonjëherë, të bësh diçka për hir të ZOTIT? Jo, sepse gjithmonë për ty primare ka qenë jeta dhe mik të ngusht e kishe djallin që ishe i dirigjuar nga ai. O motra ime dhe vllau im, pse në momentin e vdekjes frikesoheni nga meleku i vdekjes. Pse? A mundoheni ti ikni atij? Po jo se nuk mundni. Pse kerkoni nga Zoti i juaj ndihmën atëherë, e ju i percollet me kënaqësi thirjet e shejtanit. Hmm, tash kërkon të të shtyhen vjetet dhe i premton Zotit se do të përmisohesh, po jo, sepse ti do të jesh i njëjti. Të shkoj jeta more i shkretë. Po në këto momentet e vdekjes çka do të thuash kur shejtani eshte duke të mundur në betejën që ka kunder teje. Oj krijes e Allahut, si nuk tu kujtua ndonjëherë Krijuesi yt, po salavat a i dergove ndonjëherë të Dërguarit të Allahut. Jo, kurrë. sepse per ty më me rëndësi ishin muzika, filmat, sporti se sa të dërguarit salavat të Dërguarit të Allahut. Po pse harxhove kohën kot, kur Allahu të përsosi, të dha diturinë, të krijoi 
në formën më të bukur. Ndërrove xhennetin me dynja e që eshte vërtet shëmtuese. Andaj ata qe kane shkuar pa pendim Allahu i mëshiroftë ndërsa ju që keni mundësinë pendohuni dhe mos vdisni ndryshe veçse besimtarë. 
Fitore !

 


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free