Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

E Pashpjeguara me Fjalë

Kuptimi i përgjithshëm që kemi për shprehjen gjuhësore varet nga ekzistenca e komunitetit të gjërë të përjetimeve të përbashkëta në të cilat gati të gjithë ne marrim pjesë.  Ky fakt krijon një vështirësi të rëndësishme që e komplikon të gjithë diskutimin që do të vijon. Ndodhitë që janë përjetuar nga ata të cilët kanë qenë afër vdekjes, ndodhen jashtë përjetimeve të zakonshme të komunitetit, prandaj njëri mund të kuptojë se ata do të kenë vështirësi gjuhësore për tu shprehur se c’farë u ka ndodhur atyre. … Personat e involvuar në menyrë të përgjithshme i karakterizojnë përjetimet e tyre si të pashpjeguara, të pamundura për tu shprehur.
Shumë njerëz janë shprehur në atë mënyrë që “Nuk ekzistojnë fjalë për të shprehur atë qe dua të them,” ….Nje grua me pak fjalë më tha:
“Tani, është një problem real për mua derisa mundohem të ta them këtë, sepse të gjitha fjalët që unë i di janë tre dimenzionale. Derisa po e studioja, po mendoja, ‘Kur mësoja gjeometrinë, gjithmonë më kanë thënë se janë vetëm tre dimenzione, dhe gjithmonë e kam pranuar ashtu. Por ata e kishin gabim. Ka më shumë.’ Dhe, me siguri, bota jonë që ne po jetojmë tani – është tre dimenzionale, por tjetra me radhë definitivishtë nuk është.  Prandaj e kam shumë vështire të ta them këtë.  Duhet të ta shpjegojë në fjalë që janë tre dimenzionale. Ajo është mënyra më e afërt për tu shprehur por nuk është adekuate. Në të vërtetë nuk mund të të jap një panoramë të kompletuar”.
"jetë pas jete" Rejmond Mudi