Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

E pamundur

Filozofia e historisë që do të sjellim në rreshtat e mëposhtme sillet rreth prodhimit të ideve. Është ligj i jetës që idetë sjellin para, kurse paratë nuk sjellin ide. Praktika dhe jeta kanë treguar se idetë, sado imagjinare dhe të pamundura të duken, kanë një efekt magjik në zemrat e atyre që u besojnë. Të gjithë shpikjet madhore që kanë ndodhur dy shekujt e fundit në veçanti, kanë ndodhur pikërisht nga idetë imagjinare, ato që dukeshin në pamje të parë të pamundura. 
Kjo histori bën fjalë për një të ri i cili kishte një ide, po një ide e cila në vitin 1990 dukej totalisht e pamundur, një iluzion. 
Ai ishte një i ri 26 vjeçar dhe quhej Xhef Bezos. Ideja dhe ëndrra e tij ishte të ngrejë tregun më të madh në botë, por jo në botën reale, por në atë virtuale. Asokohe interneti sapo kishte dhënë shenjat e tij të para dhe nuk kishte përhapje masive. Ai ëndërronte për këtë treg dhe pazar virtual nga i cili njerëzit do të blinin gjithçka që donin. Pasi e kishte pjekur mirë me veten, ai e hodhi në letër në formën e një plan biznesi, me një buxhet prej njëqind mijë dollarësh për ta finalizuar. 
Me projektin e tij ai filloi të shkojë tek biznesmenë të ndryshëm të cilëve ua prezantonte dhe u kërkonte ta financojnë. Nga të gjithë biznesmenët, nuk kishte as dhe një të vetëm që nuk kishte qeshur dhe nuk ishte tallur me këtë ide të çuditshme. Të gjithë e përcillnin me fjalët:”Mos na humb kohën!”
Për një moment, 26 vjeçari Xhef Bez i humbi shpresat dhe u mërzit shumë. Duke parë gjendjen shpirtërore të rënduar të djalit të tyre, prindërit u shtrënguan, mblodhën dhjetë mijë dollarë dhe i thanë:”Ja ku i ke dhjetë mijë dollarë sa për t’ia nisur projektit tënd!”
Me një shumë modeste të tillë ai bëri aq sa mund të bënte. Për pesë vite nuk gjeti dot as dhe një financues apo dhe ortak për projektin e tij. Pas pesë vitesh filloi të gjejë disa persona, të cilët nuk futën më shumë se dhjetë mijë dollarë secili, derisa ia arriti ta ngrejë në këmbë si projekt. Bëhet fjalë për faqen e njohur nga të gjithë www.amazon.com 
Ai që mezi i gjeti njëqind mijë dollarë për ta finalizuar projektin e tij, ka një pasuri prej njëzet miliardë dollarësh. Sot njerëzit blejnë në amazon nga të gjitha vendet e botës dhe amazon.com është faqja e parë që njerëzve u vjen ndërmend kur duan të blejnë diçka në internet.
Fillimisht amazon.com ishte një ëndërr e pamundur për të gjithë, përveç Xhefit i cili besonte se kjo ëndërr është e realizueshme. Idetë madhështore shndërrohen në realitet kur njerëzit besojnë në to dhe bëjnë çmos që ti shohin të konkretizuara.

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free