Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Mendo mirë për të tjerët, të jetosh i lumtur

Bëhet fjalë për një nga bujarët dhe zemërgjerët më të mëdhenj nga mesi i arabëve. Një ditë, e shoqja ia tha:”Aman! S’kam parë njerëz më të ligj se miqtë e shokët e tu!”
I shoqi e pyeti:”E përse kështu? Çfarë ka ngjarë?!”
Gruaja:”Si përse? Kur ke para dhe je në gjendje të mirë ekonomike, vijnë e nuk të shqiten, kur varfërohesh nuk i sheh me sy!”
I shoqi i tha:”Për Zotin kjo qenka për tu gëzuar, jo për tu hidhëruar. Ata na vijnë kur jemi në gjendje ti nderojmë e respektojmë, e na lënë rehat kur jemi ngushtë dhe nuk u shërbejmë siç e kërkon tradita.”
Ta pastrosh zemrën nga mëritë dhe inati, do të thotë të bësh një jetë të lumtur dhe pa stres. Jo vetëm kaq, por është dhe një portë për të fituar parajsën e amshuar në botën tjetër. Prandaj, mendoni mirë për të tjerët! Më besoni, është me leverdi!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free