Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Kasapi dhe qeni

Teksa vështronte i shpërqendruar nga penxherja e dyqanit të tij, kasapi vuri re një qen të hyjë brenda. Ai shkëputi vargun e mendimeve dhe pasi rrëmbeu fshesën e përzuri jashtë duke i bërtitur. Pas disa minutash, qeni u kthye sërish dhe hyri brenda, por sërish kasapi iu qep derisa e nxorri jashtë. Herën e tretë, para se ti bërtasë e ti çirret, vuri re një letër të vogël në gojën e qenit, mbi të cilën shkruante:”Ju lutem, dua 2 kg mish të ndarë në thela. Në fund të letrës ishte ngjitur dhe shuma e mishit. Kasapi u shtang nga kjo që i shihnin sytë. Edhe pse diçka e çuditshme, ai preu 2 kg mish, e paketoi, e futi në një qese dhe pasi mori paratë, ia vuri qenit në gojë. Qeni e kafshoi qesen dhe u nis menjëherë. Meqë kishte ardhur koha për ta mbyllur dyqanin, kasapi mendoi ti shkojë pas qenit dhe të shohë çfarë do të ndodhë.
Qeni ndoqi rrugën e tij, sa herë që gjendej në një semafor, ai ulte qesen përtokë dhe priste dritën jeshile. Kur mbërriti tek stacioni autobusit, filloi të shohë oraret dhe destinacionin e urbanëve. Sakaq, kasapi ndiqte gjithë emocion lëvizjet e qenit. Habia e tij u shtua më shumë, kur qeni dalloi autobusin që i interesonte dhe kërceu brenda tij. Kur fatorino iu afrua, qeni ngriti kokën ku u shfaq një abone mujore e varur në qafë.
Kasapi dhe pasagjerët e tjerë fërkuan sytë dhe nuk e besonin dot atë që po shihnin. Kur iu afruan një stacioni, qeni iu afrua shoferit dhe i lëvizi bishtin, duke nënkuptuar se i duhej të zbresë pikërisht aty. Me të zbritur, qeni u drejtua për tek një rrugicë. Atje qëndroi para një dere dhe u orvat ta hapë, por mesa dukej dera ishte e kyçur. Ai vajti tek dritarja dhe e goditi disa herë me kokë.
Ndërkohë del një burrë i madh dhe i shëndoshë, i cili i bërtiti me sa kishte në kokë, e si të mos mjaftonte kjo i këputi dhe një shkelm, pasi i kishte marrë qesen e mishit nga goja.
Kasapi se përmbajti dot veten por iu turr burrit të shëndoshë duke i bërtitur:”Çfarë bën more? Je në vete? Ai është qeni më i zgjuar që kam parë ndonjëherë! Pasha Zotin, po të njoftohen mediat, ky qen bëhet biseda e ditës.”
Plot mllef e neveri burri i shëndoshë iu përgjigj:”Jo more zotëri jo! Ky qen jo që nuk është i zgjuar, por është qeni më injorant që kam parë ndonjëherë! Është hera e dytë që del jashtë dhe harron të marrë çelësat e shtëpisë!”
Ka shumë njerëz të cilët punojnë me besnikëri dhe zell për tu shërbyer të tjerëve, por që për fat të keq, në vend të vlerësimit dhe mirënjohjes, marrin fjalë fyese dhe ndëshkuese.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free