Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Bujaria dhe vrazhdesia

Një vajzë u martua për një tregtar të pasur. Ai posedonte një punëtori të madhe në të cilën shiste pëlhura dhe veshje. Një ditë kishte blerë mish pule dhe kërkoi nga gruaja e tij që ta përgatiste në mënyrë që të hanin për darkë.

Kur filluan darkën dikush iu trokiti në derë. Burri e hapi derën dhe e shikoi një varfanjak të uritur i cili kërkonte diç për të ngrënë. Burri refuzoi t’i jepte diçka, ia ngriti zërin dhe e largoi.

– Allahu të faltë, zotëri – i tha lypësi – po të mos kisha nevojë të madhe dhe të mos më mundonte uria e madhe nuk do të trokitja në derën tënde!

Tregtari nuk priti që ta përfundonte lypësi, me forcë ia përplasi derën dhe u kthye pranë tavolinës.

– Pse ia mbylle derën ashtu atij të varfëri? – e pyeti gruaja.

– Çfarë duhej të bëja? – i nervozuar ia ktheu burri.

– Ke mundur t’i japësh një pjesë mishi, qoftë edhe krahët e pulës të cilat sa do pak do t’ia zbutnin urinë!

– A t’ia jap komplet krahët?! A je çmendur?!

– Por, të paktën ke mundur të sillesh mirë!

Pas një kohe duke shkuar në punëtori, tregtari e pa se e kishte kapluar flaka dhe se ishte djegur gjithçka brenda. I mërzitur u kthye në shtëpi dhe i tha gruas: – Flaka e ka shndërruar në hi punëtorinë time, kam mbetur pa as gjë!!

– Mos vuaj, burri im! Pajto me caktimin e Allahut! Mos e humb shpresën nga mëshira e Tij, e Ai do të ta kompensojë.

– Dëgjomë grua, deri sa kjo nuk ndodh, shko te babit yt, sepse unë nuk mund të përkujdesem për ty!

Atëherë, gruaja e braktisi atë, mirëpo Allahu e shpërbleu me martesë të re me një burrë i cili ishte i zoti dhe ishte i mëshirshëm ndaj mysafirëve. I ushqente të uriturit dhe nuk i largonte të varfrit dhe lypësit. Një natë kur u ulën për darkë dikush trokiti në derë. Ajo u ngrit të shohë se kush ishte.

– Është një lypës i cili ankohet se është i uritur dhe kërkon diçka për të ngrënë – tha gruaja.

– Jepja njërën nga këto dy pula. Neve na mjafton njëra. Allahu do të na e kompensojë. Nuk do ta dëshpërojmë atë që na ka trokitur në derë.

-Sa i sjellshëm që je burri im!

Gruaja e mori pulën dhe ia dha lypësit. Por, u kthye me lot në sy për të vazhduar darkën. Kur (burri) e vërejti këtë gjë i tha asaj i habitur: – Ç’të bëri të qashë moj gruaja ime e dashur?!

– Po qaj nga mërzia e madhe!

Burri e pyeti për arsyen, ndërsa ajo iu përgjigj: – Po qaj sepse lypësi që ishte në derë, ishte ish-burri im!!!

Ajo ia tregoi tërë atë që kishte ngjarë me burrin e saj koprrac, i cili i ofendonte lypësit dhe i dëbonte ata duke mos iu dhuruar asgjë.

– Gruaja ime, nëse lypësi që kishte trokitur në derën tonë ishte burri yt i parë, atëherë dije se unë jam lypësi i parë! – i tha burri i saj bujar.
 

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free